Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837

    Microsoft drejt arkitekturës së UNIX?

    Para disa ditesh u lajmerua se Microsoft po planifikon ndryshime rrenjesore ne Windows Vista:

    Ndryshimi ne instalimin e pergjithshem(default) ne perdorim te nje perdoruesi te paprivilegjuar qe eshte nje teknologji e perdorur nga UNIX qe ne krijimin e tij.
    Kjo do te zgjidhte disa nga problemet me viruset dhe spyware qe nuk do te prishnin gjithe sistemin por vetem keqfunksionim per perdoruesin.

    Nxerrja e grafikes nga kerneli(berthama e sistemit) duke e kthyer ate ne "user-land" sic ka qene ne win3.1 ose sic ben Unix me X, e justifikuar me nje rritje te qendrueshmerise se sistemit dhe rritje te performances se arkitekturave te PC-ve.

    Nuk do te cuditesha nqs do te shikoja dhe lajme mbi Windows Vista te jete kompatibel me POSIX(Portable Operating System Interface for UNIX) ose me mire nderthurjen e POSIX subsytem me ate te standard te windows. Ky nensistem eshte lene pas dore me kohe nga windows per shkak dhe te disa problemeve qe ai prezanton me teknologjine e inxhinierimit te tij.

    Mbase me fantazine time nuk do te cuditesha kur windows do te perbeje ne te ardhmen nje FrameWork(nje baze) mbi kernel UNIX ne te ardhmen. Do te ishte zgjidhja ideale e ketyre problemeve.

    Gjithcka me siper duket se con windows te paraqese dy UI(nderfaqe perdoruesish) nje per ata te thjeshte dhe nje CLI(command line interface) per ata te avancuar. PEr me teper duke pare qe me ne fund Microsoft po ndryshon metodologjine e vete me presion nga kompani si Google, qe konsiderojne Internetin nje kompjuter te madh, jo si Microsoft ka bere deri tani qe interneti eshte i perbere nga disa PC dmth PC i jepet rendesia kryesore.

    Le te shpresojme qe kjo do te sjelli dicka te mire dhe nje kompatibilitet te munguar deri tani midis platformes me te zhvilluar deri tani UNIX dhe fuqise Microsoft.

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Qoska,

    Harrove të na thoshe adresën e Blog-ut (Bllokut?) nga e ke marrë këtë lajm sensacional. Sikur të mos e mbaje veten për kompjuteraxhi, do e kisha lëvizur temën tek forumi i letërsisë; ke imagjinatë të shkëlqyer.

    Më duket e çuditshme që Microsoft është ende duke bërë plane kaq themelore për Windows Vista kur tashmë po afron koha të testojë atë. Si anti-microsoft i fuqishëm që je, më bën përshtypje si e paske studiuar Windows me dhëmb e dhëmballë. Do të hiqja kapelen për këtë (po të kisha). Mos vallë ke humbur shpresat tek shpirti kod-i-hapur, apo po racionalizon dëshirën e madhe për të përdorur Windows Vista? Unë për pak do hidhesha në FreeBSD, por meqë po ndryshon Windows, s'ia vleka.
    Edi

  3. #3
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    hehehehhe.
    edspace mire e the eshte afer per te testuar gjithe keto inovacione ne boten e windows une po te jap adresat te cilat vine direkt nga slashdot.org .
    Vista do te nxjerre grafiken nga kernel
    Vista do te beje updatet pa nevojen e risnisjes
    LUA(least previledged user account)
    Nga slashdot.org per LUA

    Besoj do te te mbushet mendja se windows po ben disa gjera ne drejtime te cilat i ka konsideruar te papershtatshme dhe i ka justifikuar mjaft mire me perpara.

    Persa i perket fantazise sime ne lidhje me POSIX dhe framework te Windows mbi kernel UNIX (eshte nje zgjidhje nga ana ime) dhe jo per te thene qe unix eshte i keq ne grafik por do te ishte transparent per perdorues te mesuar me windows per te perballuar kete ndryshim thelbesor.

    Persa i perket FreeBSD une vazhdoj te ta keshilloj akoma dhe do te me pelqente ne fakt te shikoja forumishqiptar.com ne nje host me FreeBSD(mbase dhe eshte se kam kontrolluar) pasi besoj se e ke vene re qendrueshmerine, thjeshtesine dhe sidomos shpejtesine e protokolleve TCP/IP ne te .

    P.S. me lajmero kur te shkosh ne FreeBSD pasi do te kem nje partner me shume per te promovuar mbase dhe pershtatur ne shqip kete sistem bashke me dokumentacionin e tij te shkelqyer!

  4. #4
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Se harrova per windows kam studiuar shume pasi ne shqiperi sha dot buke ndryshe dhe per me teper kam luajtur pak me reactos.org nje implementim windows nga open-source .

  5. #5
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Qoska,

    Sa për novacione, jam i sigurtë se mund të gjesh dhjetëra teknologji të Windows që nuk përfshihen në Unix/Linux. Të kam thënë dhe më parë që mjafton të shikosh numrin e rreshtave të kodit që janë shkruar për Windows, për të kuptuar sa i ndërlikuar është sistemi.

    Disa prej këtyre ndërlikimeve ty mund të të duken të panevojshëm, por duke u nisur gjithnjë nga biznesi, Microsoft nuk do harxhonte asnjë qindarkë për të shtuar funksione të reja që nuk do e përmirësonin sistemin. Për ato vendime të Microsoft, që ty të duken si budallallëk tani, janë bëre me patjetër mbledhje ku inxhinierë e shkencëtarë nga më të zgjuarit kanë mbushur mendjen e përgjegjësve për të zgjedhur mënyrën më fitimprurëse. A është kjo gjithnjë mënyra më e mirë? Jo, patjetër që bëhen gabime, por ajo që nuk sjell fitim zëvendësohet gjithnjë nga diçka e re.

    Microsoft ka bërë, bën, e do bëjë gabime prej vetë natyrës së komplikuar të sistemeve operative dhe softuereve në përgjithësi, por suksesi i tij është në korrigjimin e gabimeve, njohjen e kërkesave të klientëve, dhe përmbushjen e këtyre kërkesave më mirë se konkurruesit. Kjo është formula e suksesit të biznesit Amerikan të cilën Microsoft e ka përvetësuar gjatë dy dekadave të fundit.

    Nëse Microsoft do shihte mundësi përfitimi nga teknologjitë e Unix/Linux, do ishte hedhur në atë drejtim sepse gjithnjë i ka pasur mundësitë. Arsyeja pse nuk e ka bërë këtë deri tani, ka qënë se Windows ka qënë më fitimprurës.

    U zgjata pak si shumë në botën e biznesit për të të treguar se ka llogjikë pas gjithçkaje që është krijuar në Windows. Sot mund të gjesh shumë pjesë të Windows-it që mund të jenë të papërshtatshme, por Windows nuk u ndërtua sot. Gjatë kohës që Windows ka kaluar prej versionit 3.1 e deri tek Vista, ndryshimet në botën e kompjuterit kanë qënë marramendëse. Windows 3.1 kërkonte të paktën 1 MB memorje dhe 8 MB hapësirë bosh në hard disk. Krahasoje këtë me Windows XP që kërkon të paktën 128 MB dhe 1.5 GB përkatësisht. Përveç ndryshimeve të harduereve, ke dhe kërkesat e përdoruesve, rrjetet, internetin, e qindra teknologji të tjera që as mund të imagjinoheshin këtu e 10-20 vjet përpara, kur Windows ka hedhur themelet. Ato themele që Windows ka hedhur gjatë këtyre viteve patjetër që nuk janë plotësisht të përshtatshëm për kompjuterat e sotëm, por siç thashë dhe më lart, sekreti është tek përshtatja e tyre hap pas hapi.

    Për t'u rikthyer përsëri tek ndryshimet që ke përmendur më lart, Unix, ndryshe nga Windows, nuk ka pasur shumë nevojë për grafika, prandaj nuk i ka kushtuar rëndësi dhe ka zgjedhur ta lërë jashtë bërthamës (kernel). Ndërsa në anën tjetër, Windows, prej vetë emrit, është ndërtuar me ndërfaqe grafike dhe e ka mbajtur sistemin grafik brenda bërthamës me qëllim që të jetë më i shpejtë dhe të komunikojë më mirë me nënsistemet e tjerë. Në atë kohë, Microsoft mund të ketë qënë e vetmja kompani që krijonte drejtues grafikësh, kështu që kjo zgjidhje nuk ka pasur probleme dhe ka mbështetur shkëlqyeshëm GUI-n e Windows brenda aftësive të kufizuar të kartave grafike të atëhershme.

    Kartat grafike e sotme kanë procesorët dhe memorjen e tyre dhe janë tepër të shpejta, kështu që nuk është më aq e leverdishme për të mbajtur nënsistemin grafik brenda kernel-it. Për më tepër, tashmë ka me dhjetëra kompani që krijojnë karta grafike dhe çdo kompani krijon edhe drejtuesit e tyre. Këta drejtues shkruhen me gabime dhe shkaktojnë probleme edhe me kernelin e Windows. Kjo është arsyeja pse Microsoft krijoi çertifikatat e përshtatjes për drejtuesit e pajisjeve. Nëse ti instalon në Windows një drejtues që nuk është aprovuar nga Microsoft, atëherë Windows të paralajmëron se Microsoft nuk mund të mbajë përgjegjësi për gabimet që mund të shkaktojë drejtuesi difektoz i një kompanie tjetër. Por, shumica e përdoruesve nuk u kushtojnë rëndësi këtyre paralajmërimeve dhe kompanitë që prodhojnë karta grafike nuk presin të marrin çertifikata nga Microsoft, dhe si rezultat: sistemi bllokohet dhe përdoruesit ja hedhin fajin Microsoft sepse aq dinë.

    Teorikisht, nënsistemi i grafikëve mendoj se duhet të jetë i përfshirë në kernel, por për shkak të probleme të përmendura më lart, probleme që nuk ekzistonin 10 vite më parë kur Microsoft ka ndarë detyrat e kernel, atëherë Microsoft ka vendosur ta lëvizë nënsistemin grafik jashtë kernel-it. Duke zgjedhur këtë rrugë, mund të ketë sakrifikuar pak shpejtësinë, por sot-për-sot, kjo është zgjidhja më me leverdi. Në të ardhmen mund të kthehet përsëri brenda kernel-it.

    E pra, në kohën që kanë krijuar kernel-et, si Windows, ashtu dhe Unix kanë zgjedhur mënyrën më të mirë që u përshtatej sistemeve të tyre për atë kohë. Unix nuk ka pasur nevojë për sistem grafikësh në kernel, ndërsa Windows kishte nevojë dhe gjeti zgjidhjen më të mirë për kushtet e asaj kohe me qëllim që sistemi grafik të funksiononte sa më mirë. Pikërisht për këtë arsye, Linux, i ndërtuar mbi Unix, gjatë gjithë këtyre viteve ka qënë gjithnjë një hap mbrapa sistemit grafik të Windows, por kartat grafike moderne kanë kompensuar për këto mangësi të Linux deri në atë pikë sa avantazhet e përfshirjes së sistemit grafik në kernel janë kthyer tashmë në pengesa për Windows. Kjo është arsyeja kryesore pse Microsoft po lëviz nënsistemin grafik jashtë kernel-it. Nuk po bën asgjë të re nga ç'ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve që ka qënë i suksesshëm.


    Ata që nuk njohin së pari informatikën, dhe së dyti biznesin, të gjitha hapat e Microsoft i interpretojnë si korrigjim të gabimeve të vjetra dhe shfrytëzojnë rastin për të vërtetuar edhe njëherë përkryerjen e Unix dhe Linux. Ndërkaq, kush ka dy pare mend, mëson të respektojë Microsoft, pse jo, edhe të nxjerrë bukën e gojës.
    Edi

  6. #6
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Ne ketu po flasim per parime se si duhet impelementuar(na gjeni nje fjale me te mire se nuk me tingellon sic duhet :P) nje sistem qe te jape maksimumin e vet si per fillestarin dhe per ekspertin.

    Per te krahasuar 2 sisteme kaq kollaj sic ben ti, ne fushen e biznesit, nuk me duket e drejte pasi ne jemi informaticiene, nuk merremi me biznes.
    Parashtrohen kerkesat qe kerkohen nga biznesi ne i zgjedhim ne menyre per ti kenaqur ato. Pjesa me e veshtire e gjithe kesaj jane sistemet operative. Ato nuk jane lexues CD, ku perdoruesit kerkojne te njejten nderfaqe, ne inxhinierimin e tyre duhet te merret parasysh nje diapazaon mjaft i gjere perdoruesish dhe per Windows ky diapazon ka qene totalisht i copetuar.

    Justifikimet persa i perket rritjes se shpejtesise se paisjeve fizike dhe nje rritje te qendrueshmerise se sistemit nuk duket se i kane bere pershtypje Microsoft ne vitin 2001 kur Windows XP(experience) doli ne treg(pervec daljes te procesoreve 64bit nuk me duket se ne arktiketuren 32bit shpejtesite kane ndryshuar).

    Xerox shpiku grafiken, sistemin me dritare(windows) dhe nuk diti te perfitoje.
    Apple arriti te bente bumin ne kete nderfaqe dhe u quajt monopol per kete u detyrua te limitonte kete ndikim.
    Microsoft merrej me DOS(sistem ne assembler) kur te gjithe shkruanin sisteme ne C ose gjuhe te tjera me "portable" dhe thjesht perfitoi nga rregullat qe i vune Apple(e cila ka dhe gabimet e tjera te veta) sic ka bere gjithmone.
    Sun me Project Looking Glass, opencroquet.org ... po ritransformojne boten e grafikes dhe tryezes(desktop), nderfaqes me perdoruesin, duke rimodeluar ate ne 3D.

    Gjithscka te thashe me siper eshte per te treguar qe Microsoft nuk ka ndikuar ne ate mase qe kujton ti ne invoacion te teknologjive por ka ditur ti shese ato(si rasti i Kerberos). Kjo, per mendimin tim, nuk ka lidhje fare me nje sistem operativ. Numri i rreshtave qe ka shkruar Microsoft besoj mund te jete i krahasuar me sourceforge.net dhe nuk besoj, po ta them edhe njehere tjeter, te mund te krahasohen me 30 vjet kod dhe dhjetra version te ndryshme te nje sistemi(UNIX), qe sjell gje jo me te mire se perfeksion. (Mund te kisha thene dhe nje pafundesi kodi)

    Sistemet Unix jane perdorur per grafike kur Micorosoft nuk kishte lindur dhe vazhdojne te perdoren per kete pune. Mbase pengesa me e madhe ne kete aspekt kane qene nderfaqet e ndryshme. Me kete nuk ve ne diskutim qe ne kontekste si CAD me AUTOCAD e familje Windows perben zgjidhjen por prape me duket e limituar.

    Nese do ti kishe lexuar te gjithe artikujt qe te dhashe me siper dhe te kishe ndjekur URI do ta kishe kuptuar pse Microsoft po nxjerr grafiken nga kernel pasi ajo po kufizon veten me mjetet e saj. "Managed code" ose teknologjia .NET ne te cilen eshte shkruar sistemi i ri grafik e percakton kete.

    Nga ana tjeter Microsoft po konkurron ne te gjitha tregjet e informatikes qe nga HIGH-END dhe LOW-END qe nenkuptojne nje pergjithshmeri sa me te madhe. Kjo larmi e ben ate sidomos ne HIGH-END te perballet me standartet DEFACTO te Unix te cilat kane cuar ne VISTA integrimin e "Windows services for Unix" ne kernel.
    Ne mos do te kemi dy sisteme operative te ndryshme per funksione te ndryshem nga e njejta kompani!

    Per ta thjeshtuar, me ato me siper nenkutpoj se ka sisteme te tjera qe e kane arritur kete stad te cilat monopoli i PC Microsoft po mundohet ti pengoje jo me konkurrence te paster por me metoda si patenat ose ajo qe me duket me e cudtishmja nje sulm i bere ndaj laptopeve 100$ te prezantuar nga M.I.T. pasi ato perdornin nje version Linux(Red HAT), etj...
    Kjo perfaqeson pamundesine e Microsoft per te ecur perpara me hapat e teknologjise sidomos ate te internetit dhe jo te kontribuoje ne te duke peguar sic ben psh me projektin SAMBA.

    Gjithsesi le te shohim ku do te shkoje por te perdoresh fjalet informatike dhe biznes ne kete kontekst nuk ka te beje fare me perparim por me nxjerrje te bukes se gojes.
    Kush ka dy pare mend
    mbase meson dhe te respektoje te tjeret thjesht per hir te rruges qe ata kane hapur deri me sot. Mbase te kuptoje se nuk mund te ecesh perpara pa ditur se ku ke shkelur perpara dhe per mua Microsoft po mundohet gjithsesi me kokefortesine e saj dhe kete e vleresoj.


    P.S> persa i perket inxhiniereve qe jane ne Microsoft nuk kam asnje dyshim qe ata jane te zote, por ata duhet te punojne sipas rregullav te kompanise, qe nje person :O antimicrosoft :O si une nuk do ti pranante kurre!
    Ndryshuar për herë të fundit nga qoska : 18-12-2005 më 11:43

  7. #7
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Se mos të ftoi Microsoft në punë e nuk vajte ti!

    Fryma kodi-i-hapur, sado njerëzore të jetë, deri më sot nuk është aplikuar me sukses për të nxjerrë fitim. Gjithë ata programues që kanë kontribuar në Unix/Linux, me siguri që kanë punuar edhe për korporata të mëdha si Microsoft dhe IBM me shokë.

    Unë nuk krahasova sistemet operative në botën e biznesit, por shkruajta për biznesin si pikënisje për çdo veprim të Microsoft. Biznesi patjetër që ka hilerat e tij, qofshin këto edhe brënda ligjit, por në fund janë klientët (përdoruesit) të cilët zgjedhin sistemin më të mirë. Biznesi nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk plotëson kërkesat e klientëve; kërkesat e klientëve nuk mund të plotësohen pa patur një sistem operativ të mirë; gjithçka është e lidhur. Familja Unix mund të ketë shumë anë më të mira, por është ende i specializuar në disa drejtime të caktuara. Microsoft ndërtoi një sistem për përdorim të përgjithshëm në shtëpi dhe zyrë, ndërsa Unix u ndërtua për tu kyçur në një dollap dhe për tu shërbyer përdoruesve si server.

    Monopole e patenta ke gjithandej. Mos vallë Adobe nuk është monopol? Po Symantec? Po Autodesk (krijuesit e Autocad)? Po Real Networks nuk ka patentë për Real Media? Po gjyqin e Sun kundër Microsoft për JVM e harrove? S'ka Google patentë për motorin e kërkimit? Një nga arsyet pse kompanitë e mëdha nuk guxojnë të shesin apo të përdorin Linux, është se në çastin që Linux bëhet fitimprurës, do dalin me dhjetra kompani që ta hedhin në gjyq për shkelje të patentave që deri më sot i ka injoruar.

    Vetëm nga numri i madh i patentave që ka duhet të kuptosh sa shpikje ka bërë Microsoft. Microsoft përfitoi nga shpikjet e Xerox dhe Mac ashtu siç AMD ka përfituar nga shpikjet e Intel. Apo nuk quhet kjo, sepse AMD është kompani gjakëmbël e njerëzore Evropiane, jo si kompanitë gjakpirëse e kapitaliste Amerikane?!

    Microsoft u hodh në gjyq për një Internet Explorer e Windows Media Player dhe i ka paguar shtrenjtë. Mendo sa gjyqe do bëheshin nëse do kishte shkelur patenta për të krijuar kernel-in.

    Sigurisht që do ishte mirë që të gjitha kompanitë të bashkëpunonin dhe kjo me siguri që do krijonte një sistem operativ të shkëlqyer për të gjithë përdoruesit, paçka se mund të ngeleshim pa bukë gjatë këtij procesi. Biznesi ka lindur për të nxjerrë fitim dhe është budallallëk të shpresosh për idealizëm njerëzor. Këtë e provoi komunizmi dhe e pamë vetë ku na nxorri; ne Shqiptarët e pësuam më keq se gjithë popujt e tjerë. Cilësitë më të mira të njeriut (përfshirë këtu edhe inxhinierët), mbase dhe më të ligat njëkohësisht, i nxjerr në pah kapitalizmi. Shoqëria është ndërtuar në atë mënyrë që çdo alternativë tjetër është gati e pamundur të dalë me sukses. Për këtë nuk mund të bësh me faj Microsoft sepse jam i sigurtë se çdo kompani tjetër, kudo qoftë, do bënte pikërisht të njëjtën gjë si Microsoft nëse do i jepej mundësia.

    E pra, ti ke mësuar Windows për të nxjerrë bukën e gojës, dhe ai inxhinieri i dalluar ka shpikur për Microsoft për të njëjtën arsye (mbase për të nxjerrë edhe ndonjë vilë me BMW tek dera). Kjo është arsyeja pse Windows ka qënë kaq e suksesshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 18-12-2005 më 14:32
    Edi

  8. #8
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Jam shume dakort me kendveshtrimin e biznesit.

    Gjithsesi kam rezervat e mia ndaj nje kompanie multi-miliardere qe operon ne Amerike, vendin e kapitalizmit te ashper. Microsoft eshte hedhur ne gjyq per monopolet qe do te krijoje por ne Amerike nuk e di pse nuk jane marre masa kaq drastike sa ne Europe apo disa vende te Azise mos ndoshta ekonomia po kushtezon zhvillimin.

    Patenta kane te gjithe une nuk jam kunder IP(intelectual property) pasi cdo njeri meriton nje jete me te mire sidomos kur eshte lodhur per ta fituar.
    Ndoshta presionet ekonomike bejne te veten. Ka produkte ne treg qe ofrojne ate cka "e shkelqyera" Microsoft po tenton te sjelle me Visten?!
    Ndoshta fryma kod i hapur perdoret me shume sesa reklamohet per shkak te presioneve qe behen ndaj te tille reklamimi?!
    Ndoshta statistikat do te tregonin qe zhvillimet e fundit ne CS kane ardhur nga kodi i hapur?!
    Ndoshta ata qe i perdorin keto teknologji, bashke me ta dhe Microsoft, mbase si reklamojne por ne kundershtim me Microsoft i ndihmojne nga ana financiare?!
    Shembuj ka sa te duash dhe ata qe merren me kod te hapur nuk jane barkthare besoj kjo duhet theksuar. IBM po e ben kete gje dhe inxhinieret e saj jane mjaft te zgjedhur dhe te paguar. Sun po ndihmon ne kete fryme me menyren e saj.

    edspace,
    ti flet me superlativa per Microsoft dhe shpikjet qe ajo ka bere une ndihem pak konfuz se cfare nenkutpon me kete, por te keshilloj te shohesh me gjere sesa metaliteti i kufizuar ne boten ekesaj kompanie.
    Microsoft ka lene mbrapa nje mori me probleme ne korporata qe akoma vazhdojne te perdorin programe problematike te saj per shkak te kostos se madhe qe duhet per ti levizur ato ne sitemet e reja por nuk mund te perdorin alternativat per probleme akoma me te medha!
    Mos ndoshta per hir te planeve te nje kompanie se si te fitoje leke nga e para duke korigjuar gabimet qe ka bere ne te kaluaren duhet te justifikojne gjithcka sepse ne fund te fundit une e ti jemi ata qe paguajne per keto "suksese".
    Ne shqiperi psh te gjithe perdorin Microsoft, programet me te fundit te saj, por le te shohim ne te ardhmen kur gjithcka do te duhet te blehet si kudo, ndoshta ne "barktharet" kendej qe sdo te mund ti perballojme ato cmime te Microsoft bashke me te edhe problemet qe sjell kjo platforme(viruse, spyware etj nje kosto me shume). Kjo sipas teje mund te justifikohet me modelin e biznesit te ndertuar nga Microsoft duke perfshire ketu dhe presionet qe sjellin perdorimi i alternativave te mbeshtetura keto nga gjigande te tjere ne bashkepunim me te.

    Pergjigja dihet ky eshte kapitalizem me i shkathti fiton dhe une thjesht po mundohem te jap alternative ne te gjithe kete. Do vahdoj te "nxjerr buken e gojes " me ate cka kerkon tregu por mbase dhe te shoh pak me larg.
    Mjaft mire mund te shoh pergjigje per idealizem por nuk eshte, une e quaj ndergjegjesim ne te miren e te gjitheve.

    P.S. nqs lorencone ka te drejte une jam i pari qe do ta mbyll gojen nese ne kete forum ka persona qe synojne ose "mbahen ne mbikeqyrje" per perfshirje ne projekte. Por fjala eshte liria me themelore dhe shpresoj qe te kemi me "buonsense"(me falni per fjalen) ne gjithe kete histori ndoshta duke sakrifikuar dicka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga qoska : 19-12-2005 më 11:03

  9. #9
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Se jam kurioz per sa i perket "tregut" qe po zhvillon microsoft ne vende si india ose vende te tjera te azise do te thote cmime me te uleta apo fitime me te medha per microsoft?!

    Mbase ndonje dite do te vi dhe ne shqiperi per te na ofruar vilat dhe BMW :P.

  10. #10
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Fryma kodi-i-hapur, sado njerëzore të jetë, deri më sot nuk është aplikuar me sukses për të nxjerrë fitim.
    Edspace, Kodi - i - Hapur nuk ka tentuar ndonjehere as drejt njerezores, (dhe te pakten jo qellim) as drejt perfitimit.
    Kodi - i - hapur eshte nje nga vazhdimesite e perpjekjeve per pasur kod sa me te paster, pra sa me me pak gabime (bugs). Kjo eshte perpjekja me e veshtire dhe sfiduese ne boten e informatikes (e pare si shkence, me pak bizneseve). Kur programimi me procedura, funksione beri revolucion ne fushen e Software Development u perkrah nga e gjithe bota informatike. E njejta gje ndodhi atehere kur Orientimi me Objekte beri revolucion ne cilesine e kodit dhe sidomos sistemeve te permasave te ster-medha. Neper rruges ka pasur gjithashtu edhe evolucione (zhvillimi dhe permiresimi i gjuheve psh.) , te cilat gjithashtu ne pergjithesi jane perkrahur nga gjithkush. Kodi - i - Hapur po ashtu eshte nje revolucion (te pakten per mendimin e shkencetareve te pa-politizuar ), problemi me te eshte se i hyn ne hak, deri diku gjithkujt qe i ka dale fryma per vite me rradhe ne industri, dhe me specifikisht Korporatave te medha. Kjo nga menyra se si eshte ideuar.

    C'do korporate ose qofte edhe firme jo shume e madhe tenton te mbizoteroj ne industri, per kete arsye llogjikisht koncepti "shperndarje" (sharing) nuk egziston dhe s'ka si te egzistoje. Kodi - i - hapur nuk e perfill dhe e shkel, kete rregull nga vete natyra e tij, prandaj ky revolucion i rradhes ka ngelur ne udhekryq. Megjithese ka disa nga kompanite me te fuqishme qe po mundohen ti japin njefare qellimi gjithashtu fitim-prures, personalisht akoma nuk e kam shume te qarte kete vizion, dhe interesante eshte qe as Sun, IBM, etj. nuk e kane te qarte akoma, por mesa kam vene re po e marrin seriozisht. Sun po arrin deri aty sa te hapi UltraSPARC T1.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 08:39
  2. Adobe nuk lejon Microsoft të ofrojë PDF falas
    Nga edspace në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-06-2006, 16:30
  3. Microsoft hyn në fushën e sigurimeve
    Nga edspace në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-02-2005, 19:28
  4. TCPA - kompjuterat e rinj
    Nga Elvis-BG në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-03-2004, 17:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •