Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2005
    Postime
    22

    Mediat Shqiptare Ne Sh.b.a

    MEDIAT SHQIPTARE NE MICHIGAN KUNDER KOMUNITETIT


    Nga: ETNIK KABASHI

    Eshte me teper se domosdoshmeri qe nje komunitet si ai shqiptar te mundesoje hapjen e mediave,qe do te bente te mundur pasqyrimin e ngjarjeve,aktiviteteve dhe problemeve qe do te hasnin pjestaret e tij ne kete shtet te SH.B.A-se.Por me kalimin e kohes,mediat e shpallura me buje si pjese integrale e ketij komuniteti,do te fillonin te humbnin dukshem kete epitet,te marre ne startin e tyre.Sot eshte me teper se realitet se ne faqet e shtypit te shkruar apo ne ekranet e medias televise,shohim te njejtet fytyra qe perpiqen ti imponhen komunitetit ketu ne Michigan,si Zeuse te tij apo si me te mencurit qe kemi.Eshte per te ardhur keq por ky eshte nje fakt qe nuk pranon kundershti apo hamendesime.Mediat shqiptare qe veprojne ne kete hapesire te vendit me demokratik te botes,ne vazhdimesi mbeten te infektuara nga semundjet qe trashegojne drejtuesit apo pronaret e tyre.Fatkeqsia shqiptare duket se po ndjek hap pas hapi bashkekombasit edhe ketu ne Amerike.Censura ndaj mendimit te lire,politizimi i dukshem,krahinizmi pa kufi apo dhe primitivizmi banal po behen urzupatoret reale,te ketij ushqimi qe duhej te ishte vertete me vlere per komunitetin tone.Me sa shohim,akoma dhe sot,idete e ideologjizmat lindore jane pjese integrale e botkuptimit qe mundohen te shperndajne keto media se bashku me pronaret e tyre,neper kete hapesire ku banojne e punojne shqiptare.Kesisoj komuniteti yne ndjehet i fyer per menyren se si mundohen te operojne keto te vetquajtura pasqyra te komunitetit.Sepse e rendesishme per drejtuesit e ketyre pseudomediave,mbetet vetem paraja dhe deshira per te perfituar ne kurriz te deshirave te pjeses me te madhe te shqiptareve,qe jetojne e punojne ketu ne Michigan.Komuniteti ka deshire qe faqet e revistave ose gazetave,ne ekranet e TV apo ne radio te degjojne ose shohin vlerat e komunitetit,te mesojne me shume per ato qe nuk dijne si dhe te perceptojne e thithin me te miren e kombit tone.Ky komunitet tashme eshte bere me realist per ato qe kerkon te shohe apo degjoje.Koha e paspunes duhet vertete te jete clodhese e argetuese dhe jo e merzitshme deri ne primitivizem.Nuk ja vlen te te harxhosh kohen duke degjuar persiatjet e antivlerave,analfabeteve,antishqiptareve,enveriste ve apo tere llumnajes se komunitetit,qe shfaqen gjithnje e me shpesh neper mediat ketu ne Michigan.Komuniteti gjithnje e me teper ka fituar vlera intelektuale me ardhjet e reja ne keto vite,kesisoj nuk mund te bjere pre e atyre qe servirin neper mediat shqiptare vetem gjera te pavlefshme dhe jocivilizuese.Keshtu mund te konkludojme pa frike se keto media tashme kane dale hapur kunder bashkombasve te tyre,sepse kane harruar se jane pjese e ketij komuniteti,duke rendur pas perfitimeve dhe orekseve joshqiptare.


    Marre nga "Monitori Shqiptar"

  2. #2
    eternal Maska e Janka
    Anėtarėsuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    C'propozoni ju? Dhe ke cilesoni qendrim te drejte mediatik ne SHBA?

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •