Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Te them te verteten ēuditem shume.I vleresoj diskutimet e Redit por kurrsesi nuk mund te pajtohem me mendimet e Albos.Qe te hapesh nje forum nuk eshte dhe aq e veshtire por ēfare permban ky forum?Si ndertohet dhe ēfare na bashkon atje..Thuhet ..Shqiptaria...por sa e vertete eshte?Me Albon nuk kam asgje por ai nganjehere gabon.Ja p.sh. ku thote se domostratat nuk do ti organizojne grupe poltitike por...Atehere te ishte ashtu po te mos formohej partia opozitare me PPSh a do te tronditej komunizmi ne Shqiperi.Sa demostrata organizoji LDK-ja nė Nju-Jork apo ne qytete te tjera te Amerikes?Tjeter si kryeadministrator qe eshte te pakten ndienjat shpirterore meqe jeton ne Amerike si dhe une a do ti pranonin te hapeshin ne kete forum diskutime te tilla teper te neveritshe se a ishte i mire komunizmi,si e vleresoni Enver Hoxhen per te mirat qe beri e.t.j.Pak vuajtem per 50 vjet,pak gjak dhe lumenj loti derdhem ne ate diktature?Si guxojne dhe bejne pyetje te tilla.Te diskutojme per te mirat dhe te metae e trashiguera te PS-se apo per gabimet e PD-se OK por Redi e di mire se i kam shkruaj se per disa dite u shkeputa ngaqe pa pike turpi tjetri thote u festua nje vjetori i 11 shtatorit dhe askush se fshin,tjetri thote shteti terrorist i Amerikes dhe serishmi buzeqeshje..Ky forum mund te kete ēdo lloj emri por ne rrugen qe po merr(ishalla dikush ben pak kthese) kurrsesi nuk mund ti sherbeje ēeshtjes shqiptare.Nje tjeter hedh nje mendim per pavarsine e Kosoves dhe oburra....pse flasin broēkulla.Ju te gjithe duhet ta dini se visten per pavarsine e Kosoves e jep vetem Amerika dhe as Rogova apo Thaēi ku ndikimin me te madh e jep lobi shqiptar ne Amerike me Riēard Lukaj ne krye..Si thashe nuk kam asgje me Albon por ai duhet ti permbahet parime demokratike te ngritjes se forumit dhe jo demogagjizmave...pershendetje Lek Gjoka-Kallmeti


    e di Shqipni qe bijte e tu
    ēdo dite ēdo ēaste bejne shamate
    dikush benzine zjarrit a ti i shtu
    e zgerdhiqet hasmi i prapte..

    e di se ''dhurate'' e komunistave
    eshte gjithe ku sherr i mbire ne ēast
    Hidhni valle o Petrita
    se Enverit litarin ia hodhem nė qafe!..

    Gezohuni dhe pak sa te dale dielli
    qe mendjen disave tiu ndriēoje
    jo ne kete forum nuk ka vend enveri
    e mos guxoni ta zini me me goje

    Dhe idhtaret e tij tia marrin koēkat
    e ne qafe ti varin si vampirsa
    vdiq koha,s'di thyeni me novulla
    O ju te shkrete sigurimsa...

    por..pote ket sigurimsa ne kupole
    ...eee atehere lamtumire pergjithmone
    pse kohen kot ta harxhojme
    dhe vetveten te idhnojme...

    Lek Gjoka- Kallmeti

  2. #32
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te nderuar!

    Diskutimet tuaja i jane larguar shume qellimit prej se cilit duket se eshte hapur kjo teme. Mua me shume do te me ngjante se ajo kerkon te njoftoje per nje thirrje qe i drejtohet shqiptareve ne bote per te dale ne mitingje ne mbeshtetje te dickaje te madhe me vlera kombetare. Ajo qe nuk kuptoj eshte se pse kjo shfrytezohet per te shperthyer ne inate personale. Nese ato ekzistojne atehere ju lutem shprehini privatisht. Keni adresa emaili e forumi mundeson edhe mesazhet private.

    Kosova ka nevoje per mbeshtetje. Shteti shqiptar ka pranuar rihapjen e ambasades jugosllave, ka rivendosur marredheniet diplomatike dhe ato ekonomike me Jugosllavine. E nderkohe statusi i Kosoves eshte akoma i pasqaruar brenda kesaj restoje shtetesh. Redi ka shkruar se te pakten 95% e shqiptareve perkrahin idene e Kosoves se pavarur. Shume mire bejen ata, shume mire bej edhe une qe jam nje prej tyre, por c'thote shteti shqiptar. NUk ben as gek as mek e as nuk ka per te bere, sepse nuk e ka qellimin te tille. Pra nese une personalisht deshiroj qe ta mbeshtes pavaresine e Kosoves ne kuadrin e dickaje te organizuar me duhet te marr pjese te pakten ne nje miting. C'fitova? Ndoshta asgje, ndoshta thjesht satisfaksionin e te marrit pjese ne dicka ne te cilen une besoj. Pra nese ne qytetin ku une jetoj zhvillohet nje miting i tille (dhe une e shpresoj shume qe te organizohet) une do te marr pjese.
    Si nenshkruese e letres drejtuar parlamentit shqiptar une bej pjese ne listen elektronike qe mori mesazhin e ri nga grupimi qe eshte formuar. Dhe se ai eshte paraqitur ketu besoj ka ndodhur sepse audienca ketu do te ishte ndoshta edhe me e gjere.


    Ndoshta nuk behet asgje, ndoshta nuk organizohet as edhe nje miting. Ndoshta organizohen dhe bien ne vesh te shurdher.
    Te nderuar une nuk do te guxoja ta sulmoja albasoulin se nuk ka bere per ceshtjen shqiptare dhe kete forum ku perplasim mendimet aq me pak. Thjesht fakti i bashkimit te zerave ne nje vend dhe rrahjes se mendimeve te shqiptareve te shperndare neper bote eshte dicka e madhe.

    Si anetare e ketij forumi dhe meqe ketu tek ceshtja kombetare kryej dhe funksion moderues do te propozoja qe anetaret e ketij forumi te formulojne nje Thirrje, apo kerkese apo lutje apo nuk e di se si do te titullohej ajo drejtuar Kongresit amerikan dhe meqe data e mbledhjes dhe shqyrtimit te rezolutes se mundshme ne favor te Kosoves eshte larg do te kishim kohe edhe pr pregatitje. Une do te propozoja qe ajo t'i dergohej te gjithe kongresmeneve amerikane, adresat elektronike te se cileve besoj se nuk eshte veshtire te gjenden edhe permes internetit.

    Sidoqofte, realisht apo virtualisht une do ta mbeshtetja cdo inciative ne te mir te pavaresise se Kosoves. Besoj se ky eshte dhe drejtimi qe duhet te merrte kjo teme e hapur mbi aktivizimin per ceshtjen kombetare dhe jo e majta e djathta, kush eshte grupimi qe ben thirrjen kush eshte albasouli e ofendime personale.


    Uroj qe te behet dicka e mire per Kosove, qe ata qe kane pasur mundesi te lexojne te duan te dalin neper mitingje dhe shoqatat te dine te organizohen. Se nisma u ndermorr nga nje grupim i djathte nuk do te thote se ate nuk duhet ta perkrahin te gjithe.

    Ajo nis me fjalet: Thirrje drejtuar gjithe shqiptareve.


    Ky ishte reagimi im lidhur me kete teme. Duke mos dashur te krijoj konflikte me ju qe keni shkruar brenda saj, nuk po largoj asnjerin nga mesazhet, por dijeni me sy te qete prej burokrati virtual shumica prej tyre do te meritonin fshirjen.

    Nderime!

  3. #33
    i/e larguar Maska e mitrovica13
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    New york city
    Postime
    22

    Kombi

    Me falni se do te shkruaj ne anglisht pasi po e shoh se ne shqiptaret kemi shume veshtiresi te kuptojme njeri tjetrin ne gjuhen tone.

    No one needs to send invitations to anyone here on isssues that have no importance on which party you belong. Everyone must try to do their part for albanians. Left or right we all must contribute to the future of our country and culture. Past is irrelevant future is the one goal we all must concentrate on. We are lucky when it comes to many things one being is that we are a unique culture, how many nations in europe can claim being unique. We albanians as individuals can achieve a lot for our nation, forget on trying to get groups of albanians to agree on issues, I beleive its impossible. We are all accusing each other of being communist or monarchist or whatever, things which have no importance whatsoever on national questions, after the war for freedom we can all form our own parties and then kill each other. America has almost half a billion people and there are two parties our nation has 6 million if that and we have 200 parties.
    We need people who will live and die for our nation and not someone who is ready to bicker all day about issues that have no importance whatsoever. Napoleon said " Its better for an army of jackasses to be led by a lion then an army of lions to be led by a jackass", in the next 10 years it will be decided whether we albanians will have a chair at the table of great nations or our culture will be a part of history. Whether there is a country called Albania is not important when its ruled by other nations and others decide our future. Our nation needs people who beleive, sceptics need not apply.

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Duhet te arrini te kuptoni qe:

    1. Ceshtja kombetare shqiptare dhe ceshtja e Kosoves ne pergjithesi eshte ne rrugen e duhur. Une nuk di qe Washingtoni ose Berlini ose ndonje shtet tjeter me peshe tu kete mohuar shqiptareve te drejten e pavaresise ose te beje negociata me Serbet. Perkundrazi, kongresi amerikan po perpilon rezolute per Kosoven e Camerine, ashtu si departamenti i mbrojtjes gjermane financoi luften e shqiptareve ne Maqedoni. Beogradit si kusht asocimi ne BE i vihet njohja e humbjes se sovranitetit mbi Kosoven!!! Pra me kete dua te them qe Kosova gezon mbeshtetjen e Perendimit dhe USA mbi te gjitha.

    2. Kosova tashme ben news ne mbare boten dhe eshte ne krye te vemendjes te Perendimit dhe mediave te tyre. Kosova nuk eshte me ne gjendjen e 1990 ku faktori politik shqiptar mundohet ta nderkombetarizonte ceshtjen e Kosoves. Presidenti i Kosoves dhe kryeministri jane njohur e ftuar nga homologet perendimore.

    3. Demonstratat behen atehere kur ka nje shkelje te te drejtave te popullit te Kosoves dhe deshires se tyre per pavaresi. Kjo ne Kosove nuk ka ndodhur, dhe pavaresisht se ne shqiptareve na pelqen ta shikojme Kosoven te pavarur nje ore e me pare, realiteti na dikton se Kosova do ende kohe ne ndertimin e institucioneve te saj demokratike qe do te zevendesojne pushtetin e forcave paqeruajtese.

    Eshte e drejta e cdo shqiptari te dali e protestoje jo vetem per kete ceshtje por per gjithcka, por perpara se ta beni kete, bejini pyetje vetes se cfare do te nxirrni ne drite? Nuk eshte koha e demonstrata pasi Perendimi na ka dale borxhit dhe na doli krah ne 1999, po na ndihmon qe te ndertojme edhe demokracine ne Kosove.

    Tani nuk eshte koha e demonstratave, tani eshte koha qe te ulim koken, te punojme e ndertojme nje Kosove e Shqiperi te lire e demokratike. Forcat e UMNIK do te largohet nga Kosova atehere kur pushteti lokal dhe qendror te jete konsoliduar.

    Pavaresine nje popull nuk e fiton me firmen e vulen e Perendimit, e fiton me arritjet demokratike dhe rolin qe luan ne rajon e me gjere. Jo me kot Joe Dio Guardi nuk eshte ne Washington por ne Kosove, duke ndjekur nga afer fushaten e zgjedhjeve lokale.

  5. #35
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Albo,

    ke te drejte.

    Kosova nga kjo kohe e me tutje, mundet t'ia mohoje pavaresine vetvetes se dikush tjeter as qe ka shance.

    Informata se BE si parakusht ia ka vene "Jugosllavise" pranimin e humbjes se sovranitetit mbi Kosoven eshte e re, dhe e mireseardhur per mua, kuptohet nese eshte me te vertete e tille duke e ditur se me fjale mund te manipulohet sidomos nese jane te lehte si era...

    Cdo te mire,

    Star.

  6. #36
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Mos prisni qe lirine te ta fale kush si lemoshe.Nuk mund tja fale Kosoves pamvarsine Evropa,sepse ishte Evropa djepi i dhimbjes Kosovare.
    Ishte Franca qe e krijoi Jugosllavine.Ishin oficeret Franceze ata qe i jepnin Serbise informata ne kohen e bombardimeve te NATO-s,ishte Italia qe u shpall kunder bombardimeve,ishte Greqia qe dogji edhe makinat e ambasades Amerikane.
    Askush nuk u kerkoi qe te protestojme,por te mbeshtesim moralisht nje nisme te disa Kongresmeneve ,miqve te Shqiperise ne SHBA e nje miting paqesor as nuk na fyen e as nuk na kushton.
    Vec Shqiperise me thoni nje shtet qe e ka njohur pavarsine e Kosoves me dokumente dhe ka hapur Ambasade ne Prishtine.
    ASNJE!
    Pse prisni tju bejne lemoshe te tjeret!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Shqiptar : Fan Noli mbi ceshtjen tone kombetare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 20:25
  3. Roli i Kishes Orthodhokse ne ceshtjen tone kombetare
    Nga ilia spiro nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-05-2009, 13:53
  4. Shqiptarėt s`kanė pse tė druajnė nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •