Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Fisnik, nuk po flitet per Albon po flitet per aktivizmin e secilit per ceshtjen kombetare. Ne kete forum nuk diskutohen personat por idete. Nese ti e ke praktike te shprehuri qe kapesh me postuesin dhe jo me mendimet qe shprehen, shume shpejt do ta gjesh veten vetem duke lexuar ne kete forum.

    Une jam personi i fundit me te cilin ti duhet te behesh "ironik" ne kete forum.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116

    Aktivizimi...

    Postuar mė parė nga Albo

    "...E shoh qe eshte e kote te bej komente ne kete teme. Per ju te djathtet jane engjej dhe te majtet jane djaj me brire. [/B]
    ..."



    Po mire mo, provoje ti te kunderten, dmth qe "te majtet" nuk jane djaj (me brire apo pa brire nuk ka rendesi). Megjithse duke i quajtur te majte Banden dhe perkrahesit e tvre, nuk i pergjigjesh realitetit. Ideologjia e tyre eshte ajo e nje grupi hajdutesh dhe kriminelesh qe duan te pasurohen(dhe jane pasuruar) duke vjedhur dhe vrare shqiptaret.
    Qe te bindesh qe ata as "te majte" nuk jane merr dhe krahaso programet partiake te tyre me nje parti te majte ne Perendim. Aty do ta shohesh se ata as te majte nuk jane. ATA JANE THJESHT NJE GRUP ORDINER QE PATI FATIN, OSE MUNDESINE, TE QEVERISI DMTH. TE VJEDHI DHE TE VRASI, SHQIPERINE DHE SHQIPTARET.
    kUSH NUK E KA KUPTUAR AKOMA NJE GJE TE TILLE ESHTE OSE I SEMURE NE KOKE OSE ESHTE BASHKEPUNTOR OSE SIMPATIZANT I KETYRE ORDINEREVE QE SHPRESON EDHE AI TE MARRI NDONJE KOCKE QE MUND TE LENE KJO LUKUNI HAJDUTESH.






    Kastriot

  3. #23
    Kastriot, c'lidhje kane te gjitha keto qe ke shkruar me temen per diskutim?

    Do te provosh qe Albo nuk eshte normal???

    Diskutoji ne privat me te keto gjera. Me sa kujtoj une, posti yt i pare ne kete forum ka qene pjese e historise se Ahmet Zogut shkruar nga Tavajani dhe qe ti e kishe marre nga seksioni i Historise ne Albasoul.


    Ki parasysh qe atje e ka hedhur 3-4 vite me pare ky Albo qe ti e gjykon sot.


    Fisnik dhe disa te tjere.

    Nuk e di nese e ke vene re qe une ne te tilla tema nuk para kam shkruar.

    Tani po e bej meqe me ke kerkuar mendim.

    Si fillim po te them qe nuk eshte mire kur perdor ate lloj ironie kundra Albos, Albasoul-it apo kujdo tjeter qe ka kontribuar ne te.

    Ki parasysh qe kur shumica nga ju nuk ka ditur se cfare eshte interneti, Albasouli u krijua me nje qellim te caktuar dhe per te arritur diku.

    Dhe sot pas disa vitesh, ka arritur nje grade qe ajo ironia jote duket fare pa vend, dhe cfare eshte me e keqja ngjan njelloj me ato ironirat qe jane bere prej vitesh dhe behen akoma nga Komunistet.

    Po ate gjuhe po perdor edhe ti dhe disa te tjere sot.

    Pra mesa duket duhen pare disa gjera ketu.


    Mos kujtoni se beni ndonje gje te madhe, pasi na eshte mesuar kurrizi me keto gjera.

    Mos ju dukemi Komuniste edhe ne?? Kot po pyes se cfare nuk kemi degjuar deri tani dhe eshte mire qe ti degjojme te gjitha.


    Ne lidhje me temen mund te te them kete.



    Kerkohet qe te perkrahim Pavaresine e Kosoves.

    E kush eshte ai shqiptar qe nuk e ben kete gje???

    Une jam i pari qe e dua nje gje te tille dhe po te shohesh, gjithcka qe eshte bere ne Forum apo kudo nuk besoj se mund t'ju kete lene ndonje pershtypje tjeter.


    Por problemi qendron tek menyra se si kerkohet kjo gje dhe tek faktori politik dhe diplomatik.


    Pavaresine e kosoves e kerkojne Presidenti i Saj, Qeveria dhe Parlamenti Kosovar. Pra e kam fjalen per institucionet zyrtare shteterore te Kosoves.

    Pavaresine e Kosoves e kerkon si Rugova (i djathte) ashtu edhe Thaci (i majte).

    Pavaresine e Kosoves une mund te them qe e duan mbi 95% e shqiptareve.

    Tani problemi qendron tek menyra qe kerkoni ju per ta arritur.

    Ju thoni mitingje, peticione etj etj.


    Ok mund te jem dakort me keto rruge, pra mund te mendoj qe Pavaresia do te arrihet me keto menyra, por sa jemi ne nje gjendje qe te organizojme te tilla mitingje kaq madheshtore??


    Cfare kemi ne ne dore??

    Llogjikoni me thelle, pa pasione dhe pastaj dilni ne konkluzione.


    Un mund ta di se sa shqiptare kane per tu sensibilizuar nga kjo gje, pasi mund te shoh statistikat ne lidhje me frekuentimin e kesaj faqeje dhe te disa te tjerave dhe mund te hamendesoj.

    Plus shoh dhe te tjera gjera qe nuk kam ndermend ti permend ketu ne publik (Antoni nese do mund te komunikoje me mua diku tjeter dhe t'ja shpjegoj me qarte) dhe mendja ime thote qe nuk mund te organizojme miting me me shume se 200-300 persona.


    Edhe nese do te zgjidhnim rrugen e peticionit, perseri numri i Firmave veshtire se do ti kalonte 1 ose 2 mije.

    Shkaqet jane te shumta dhe me duket e cuditshme se si nuk i merrni me mend.

    Imagjinoni vetem kete fakt; qe shqiptaret nuk kane te gjithe komputera dhe internet dhe nuk jane te lidhur ne vendet ku rrine, pra qe te kemi komunistet te forte qe te marri persiper organizimet ne terren.

    Mitingjet me te medha qe organizohen jane ato ne SHBA qe i organizon Albanin Civic Center dhe qe reklamohen neper gazeta qe shiten ne tere Boten apo nga mediat elektronike, radiot televizionet etj.

    Pra behet nje sensibilizim i pergjithshem i opinionit.


    dhe nuk thuhet qe te Djathtet apo te Majtet po organizojne dicka, perkundrazi as qe degjohet nje gje e tille.



    Si ai teksti qe eshte shkruar aty, gjen shume te tjera neper faqe te tjera shqiptaresh te cilet propagandojne te tilla gjera, pra Pavaresine, Lufte kundra Serbise, Maqwedonise, Greqise etj etj.


    Ka faqe ne internet qe bertasin e ulerasin per ceshtjen kombetare dhe bejne be e rrufe qe jane patriote e atdhetare.

    Deklarojne qe nuk njohin kurrfare marreveshje me armikun, Fatos Nanon, Sali Berishen, Ibrahim Rugoven etj i kane denuar me vdekje, qe nuk njohin marreveshjen e Ohrit etj etj etj.

    O hu, te marrin ne qafe me fjale. por realiteti eshte ndryshe, pasi ata nuk jane gje tjeter vecse demagoge.

    Megjithate, ata ken shume me teper mjete qe ti bejne te besueshem, pasi kane njerez ne front, here pas here bejne ndonje aksion ne terren etj.

    Dhe ne kete menyre bejne per vete nje pjese te shqiptareve te cilet nuk marrin vesh nga politika dhe as qe duan t'ja dine i Majte apo i Djathte.

    Ndersa kur specifikohet termi i Djathte, atehere automatikisht ju seleksiononi dhe menjanoni nje grup jo te vogel shqiptaresh.

    Eshte njelloj sikur PD-ja ose kushdo parti i djathte ne Shqiperi te pretendoje te fitoje zgjedhjet me 100% te votave.

    Sado qe te perpiqen nje gje e tille eshte e pamundur, pasi ata jane deklauar te Djathte, dhe qe kushdo qe nuk eshte i tille nuk i jep voten.

    Edhe ketu deklarohet per Pavaresine e Kosoves, por nga ana tjeter ate e kerkojne te Djathtet, pasi te majtet kane kriminel apo hajdute.

    KJo gje eshte gabim. Jo sepse ata nuk mund te jene te tille, por sepse krijohet nje diferencim i tille qe do te bente te deshtonte cdo gje.

    Pra ne vend qe te sensibilizojme opinionin, bejme te kunderten e percajme ate.

    NUk dua te shkruaj me teper per kete gje, pasi eshte nje teme te cilen nuk me pelqen ta diskutoj ne publik. Antoni apo kushdo tjeter qe ka lidhje me organizimin e ketyre gjerave di se ku te me kontaktoje.


    Mos beni gabim te na sulmoni ne kete menyre sepse eshte me te vertete turp.

    Kur te arrini te beni se paku 1/10 e asaj qe ka bere Albasoul ne keto vite per Bashkimin e Shqptareve atehere mund edhe te kerkoni llogari.

    Sa per Komunizmin, apo bindjet e djathta, ju keshilloj te lexoni shkrimet e mia ne kete forum apo edhe ne tjetrin qe te mesoni cili jam.

    Nuk pranoj gjykime nga askush prej jush ne lidhje me bindjet e mia politike, nuk me interesojne dhe per me teper nga sa kam pare shume as ja kane haberin nga politika dhe ndaresite e ideollogjite e saj, por nisen nga pasionet e ndjenjat qe ata kane.


    PS.Nese dikush ka edhe per mua ndonje dyshim se ndofta eshte gjyshi im ai qe shkruan dhe jo une, mund ta thoje hapur qe ti dergoj certifikaten e vdekjes.


    PS.2- Edhe dicka tjeter. Ju lutem permbahuni temse se diskutimit dhe mos gjykoni personat qe marrin pjese ne diskutim. Se sa i djathte jam une apo te tjere nuk ka mbetur njeri ketu qe ta gjykoje, por merruni me idete dhe ato qe shprehen.

    Nuk guxon njeriu qe te shkruaje dicka qe mendon se do ti hidheni ne gryke. Jo komunist jo fashist. Dhe nuk mbaron avazi prej vitesh.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Se pari, une Historine e Shqiperise te shkruar nga Tajar Zavalani e kam ketu ne origjinal dhe nuk kam nevoje ta kopjoj prej Albos se qendrimin e tij e njof edhe tek AF.

    Se dyti, mos i zhdukni postimet e te tjereve vetem sepse nuk ju vjen mire ti lexoni. Me kete qendrim tregoni me te vertete qe keni nevoje per ndihme mjekesore.
    Pergjigja jote i takon shkrimit tim qe e keni zhdukur.
    Per keto arsye une nuk e shoh me vend te diskutoj me njerez qe jane dashuruar cmendurisht me vehten e tyre.

    Pershendetje "veteraneve " te internetit!!!
    Thone se njeriu kur plaket edhe rrjedh nga pak!!!





    Kastriot
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kastriot : 23-09-2002 mė 11:32

  5. #25
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2002
    Postime
    126
    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lulja_e_dimrit : 04-11-2002 mė 20:02

  6. #26
    Ne shtepi mund te kesh cfare te duash, por une kam dashur te them tjeter gje me ate, por me vjen keq qe ju dhe te tjeret nuk mundoheni te kuptoheni.

    Eshte nje praktike e njohur kjo gje nder shqiptare kjo gje, te majte apo te djathte, qe ne vend qe te diskutojne per ide, merren me gjera personale, jo kush jam une e jo kush je ti.


    Albo nuk beri gje tjeter vetem se shprehu mendimin e tij dhe disa nga ju i jane hedhur ne gryke, jo vetem duke e ofenduar ne menyre te turpshme por edhe duke vene ne diskutim edhe shume gjera te tjera.

    Mos jepni goditje te ulta zoterinj, pasi nuk eshte mire.

    Rrofsh per gjykimin tuaj. Mund edhe te kemi rrjedhur por nuk kjo nuk ka te beje fare me cfare diskutohet ketu dhe qe ju apo te tjere nuk thane gje fare, pasi e kishin mendjen per tu marre me Albon.


    Nuk e di se per cfare shkrimedh behet fjale, por zakonisht fshihen te gjitha shkrimet qe nuk perputhen me temen.

    Edhe keto shkrime tona do te hiqen pasi nuk kane kurrfare lidhje.


    FLM, per respektin, ty dhe disa te tjereve.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Qellimi dhe Mjeti

    Po nuk e patet bezdi, merreni parasysh edhe kete postimin tim.

    Qellimi i shumices se atyre qe kane hyre ketu eshte i perbashket.
    Sic mund t'a permbedh me nje fjale eshte "shqiptaria".

    Sic edhe ka nisur tema nje nga elementet me te nxehta te shqiptarise eshte ceshtja e Kosoves.

    Po te ekplorosh edhe temat e tjera mbi kete ceshtje ka pasur dhe ka mendime te ndryshme dhe diskutime te zjarrta.

    Ajo qe dua te nxjerr ketu eshte se shumica e sheh si rrugen me efikase per shqiptarine Pavaresine e Kosoves.

    Hedhja e nje nisme me shume nga Antoni duhet pergezuar dhe perkrahur.

    Debatet nuk i sjellin dobi askujt.

    Sic e gjykoj une, Antonit te mos i ngelet qejfi kur nuk e ndjek njeri.

    Dhe jo vetem kaq por ska pse ta kanalizoje diskutimin ne formen:

    "Po nuk me ndoqe mua nuk je shqiptar"

    Debate te tilla te vogla duhet qe ti kalojme prapa kraheve.

    Anton te mos te ngelet qejfi

    Nuk eshte kollaj te behesh udheheqes.

    Duhet qe te kesh shume cilesi dhe mbi te gjitha te jesh bindes dhe te rrezatosh hapesire per ndjekesit

    Nje element tjeter qe po ta ve ne dukje eshte konteksti detyrues i propozimit dhe kjo ska se si te pritet mire.

    Morra si shembull Antonin per te kritikuar nga pak te gjithe duke perfshire edhe veten

    Diskutimet le ti bejme perfshirese.

    Shqiptaria ka nevoje per te majte, qender dhe te djathte.

    Rruga dhe mjetet qe perdor gjithsecili per nje qellim jane.

    Skenderbeu nuk sulmonte vetem nga e djathta.

    Por ja mbeshtillte nga te gjitha anet.

    Prandaj skalionet e te gjitha kraheve duhet te koordinojne veprimet

    Hajt pajtohuni tani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baobabi : 23-09-2002 mė 21:01

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Kur une jam futur per here te pare ne Internet, 5 vjet me pare ne 1997, ata shqiptare te paket qe merrnin pjese ne diskutimet mbi problematiken ballkanike, e konceptonin kontributin me te madh per ceshtjen shqiptare si "gjuha e ashper kunder serbeve dhe grekerve" qe merrnin pjese neper forume dhe newsgrupe. Dhe keto diskutime ngriheshin mbi sharrje, ofendime, kryenecesi si nga rradhet e shqiptareve edhe nga rradhet e grekerve dhe serbve. Ata mbronin qendrimet e tyre, dhe ne tonat. Te tille lloj aktivizmi ka edhe sot e kesas dite, megjithese une mendoj se nuk i vjen aspak ne ndihme ceshtjes sone kombetare, perkundrazi e demton ate.

    Ndryshe nga ata qe "donin tu mbushnin mendjen serbeve dhe grekerve se Kosova eshte toke shqiptare", une zgjodha nje rruge tjeter pak me te gjate por me efikase. Greket dhe serbet nuk i kemi bere armiq dje e sot, por kemi shekuj te tere. Ata nuk do te heqin dore nga pretendimet e tyre ashtu sikunder ne nuk kemi hequr dore nga tonat. E gjithe ajo lloj propagande behej per ate lexuesin jo-ballkanik te cilin te dyja palet deshironin ta benin per vete. Po a i lexonte kush sharrjet dhe ofendimet qe degjeneronin deri ne kercenime adoleshentesh? Sigurisht qe askush nuk ua vinte veshin, dhe ballkanasve u vihej etiketa e "kokeshkreteve".

    Rruga qe une zgjodha, ishte ajo e ndergjegjesimit te shqiptareve mbi ceshtjen kombetare pa humbur kohe aspak me greket, serbet dhe ata qe nuk e kane fort per zemer ceshtjen tone kombetare dhe Shqiperine si komb. Shqiptar patriot eshte ai qe njeh historine e tij, qe mban gjalle traditen, nderon herronjte kombetare dhe mbi te gjitha ndihmon e respekton vellezerit e nje gjaku. Nuk mund te mbrosh ceshtjen kombetare ne arenen nderkombetare, nese ne nuk kemi nje njohje ne detaj te asaj qe quajme "ceshtje kombetare". Fatkeqesisht, ne ato vite te fillimit ceshtja kombetare ishte nje fjale qe shqiptaret e shqiptonin por nuk i dinin kuptimin. Aq pak flitej per te neper faqet shqiptare sa te lihej pershtypja se shqiptaret jane nje popull qe nuk kane probleme kombetare qe kerkojne zgjidhje.

    Fenomeni i dyte qe manifeston hapur nje injorance politike ne rradhet e shqiptareve eshte mentaliteti alla-komunist i politikes dhe mbleseria qe mundohet te krijohet midis politikes dhe ceshtjes kombetare. Ashtu si ne komunizem, edhe ne tranzicionin pluralist shqiptar, politika u konceptua si nje perplasje njerezish, tregimi me gisht, kercenimet, fleterrufete, marrja neper goje, thashethemet (c) Sigurim Shteti, dhe deklasimi i shqiptareve perseri sipas bindjeve politike: "komunist", "anti-komunist". Komunistetet e quajne veten te majte, kurse anti-komunistet e quajne veten te djathte. Te majtet jane te majte pasi mbajne mbi supe trashegimi komuniste, kurse te djathtet jane te djathte pasi urrejne komunizmin. Por a mjaftojne keto per te qene njeri politik me bindje te majta apo te djathta? Ndonje profesori shkencash politike do ti vinte per te qeshur me kete konceptim te shqiptareve mbi politiken, por standartet e shpikuar politike ne Shqiperi jane mese te mjaftueshme per shqiptaret qe u pelqen "te merren me politike".

    Ne nje fryme percarese politike qe egziston ne te gjitha trojet shqiptare, nuk ka vend per diskutime te ceshtjes kombetare dhe as qe behet fjale per inisiativa kombetare. Kete fryme e kane mbjelle pikerisht politikanet duke perfituar edhe nga nje lume padrejtesish historike qe ende nuk jane vene ne vend nga drejtesia shqiptare. Shume pak njerez arrijne te kuptojne se ceshtja kombetare ka nevoje per aktivizmin dhe perkrahjen e gjithe shqiptareve, komuniste e anti-komuniste, demokrate e socialiste, fshatare e intelektuale. Por perpara se ai demokrati e socialisti te pranoje pergjegjesite e tij si shqiptar, ai duhet te njihet me ceshtjen tone kombetare. Sot ceshtja kombetare per shqiptaret perfshihet me fjalet "te marrim Kosoven", "te marrim Camerine", "te marrim Strugen e Tetoven". Me shume se aktivizem, keto jane aspirata kombetare.

    Fatkeqesia e ceshtjen sone kombetare eshte se nuk egziston nje platforme dhe nje institucion qe merret pikerisht me mbrojtjen dhe avancimin e ketyre interesave. Kjo do te ishte shume ideale ne fare menyre kur realiteti i sotem flet per mungese te nje lidershipi legjitim qe merr persiper perfaqesimin e interesave tona kombetare. Kete vakum perpiqen ta mbushin individe ose grupime sa enigmatike edhe jo legjitim. Sot ne rradhet e shqiptareve kemi mbi 4-5 ushtri clirimtare, mbi 10 grupime politike pa kurrfare elektorati dhe plotesisht ne anonimetet qe flasin ne emer te interesave kombetare. Keta mire bejne pasi kjo eshte axhenda e tyre, por pyetja qe une shtroj eshte perse une duhet ta mbeshtes kete kategori njerezish? Cfare garanci kam une qe keta perfaqesojne sic duhet interesat tona te perbashketa kombetare? Dhe dolem perseri atje ku Ilirian01 na nxorri disa muaj me pare. Ashtu sic u shpreha ne ate teme, po e perseri edhe ketu qe te gjithe shqiptaret kane te drejten te shprehin mendimin e tyre mbi ceshtjen kombetare, por ata qe mund te marrin inisiativa konkrete te suksesshme jane te paket. Kjo per arsye se po aq e rendesishme sa inisiativa, eshte edhe individi ose grupimi qe e merre kete insiative kombetare. Inisiativat individuale mund te aktvizojne 100-1000 shqiptare, por kjo eshte shume pak krahasuar me numerin e shqiptareve ne total.

    Ne krye te inisiativave kombetare dalin ata lider dhe organizata qe gezojne simpatine dhe respektin e nje numri te konsiderueshem shqiptaresh. Kete besim ata nuk e kane ngritur mbi militantizmin politik, as mbi urrejtjen dhe percmimin e kategorive te ndryshme shoqerore, por mbi te miren e perbashket, ate qe i quajme interesa kombetare. Pika e dyte e rendesishme eshte se inisiativat kombetare duhet te dalin si produkt final i nje debati kombetar. Nuk duhen te vihen limite, nuk duhen te diktohen veprime dhe qendrime. Duhet qe te gjithe shqiptaret e perkushtuar ne kete drejtim te shprehin vizionin e tyre dhe rruget qe duhen ndjekur. Sa me shume mendime dhe qendrime, aq me te edukuar do te jemi ne si shqiptare mbi te tashmen dhe te ardhmen e ceshtjes kombetare.

    Inisiativat qe nuk jane te organizuara sic duhet ne rang kombetar, nuk sjellin asnjehere rezultatet qe ne presim. Koha ne te cilen ne jetojme, e lehteson jashte mase komunikimin e mendimeve dhe qendrimeve tona me te gjitha institucionet nderkombetare, dhe me te gjithe faktoret e brendshem e te jashtem qe punojne per ceshtjen shqiptare.

    Seriozitetin dhe momentin e duhur cdo inisiative e fiton nga procesi te cilin ndjek per te arritur qellimin final.

  9. #29
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    "Kėshtu, Ju ftojmė tė mblidheni nė mitingje paqesore nė qytetin ku banoni, nė datėn dhe orėn qė do tė gjykohen mė e pėrshtatshme.



    Ftojmė tė gjithė komunitetet shqiptare, tė gjitha shoqatat patriotike, politike e jo politike







    qė tė krijojnė komitetet organizuese, te cilat do tė sigurojnė mbarėvajtjen e mitingjeve."





    Nejse,

    gjate kesaj kohe ne punojme:

    "Ditėn e enjte une do shkoje te firmos lejen ne organet lokale ne emer te komunitetit shqiptar dhe ka shume te ngjare qe me 26 tetor te mbahet manifestimi ne Montreal dhe pse jo edhe ne qytete te tjera. Nder te tjera ne do ti dorezojme konsullates Amerikane nje Leter per Senatin ku do ti falenedojme per ndihmen e dhene dhe do shprehim perkrahjen tone ne mbeshtetje te Pavaresise se Kosoves. Sapo te jepet drita jeshile mund te fillojme nga pergatitjet per ta bere nje dite manifestimesh per te gjithe. Ketu ne Montreal jane entuziaste per mbajtjen e manifestimit. Sot pres te marr nje mesazh nga kryesia e shoqates se shqiptareve qe do t'jua transmetoj. Mendimi per ta mbajtur manifestimin dy jave para se rezoluta te kaloj ne senat eshte e pavend sepse ketu me nentorin fillon dhe bora."

    Ky SHQIPTAR QE KA SHKRUAR KETO RRESHTA, perpara se te jete i djathte eshte SHQIPTAR.

    Pra te nderuar bashkeatdhetare:

    DATA eshte 26 tetori.

    Perulem para te gjithe bashkatdhetareve nga Kanadaja!


    Rrofte Bashkimi!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    He Bravo

    Pervishjuni punes.

    Sukses eshte edhe nje miting i vetem. Nuk e bejme dot zinxhir ne shume qytete. Le te behet nje.

    Aty ku ka me shume organizim.

    Pershendetje

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Shqiptar : Fan Noli mbi ceshtjen tone kombetare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 20:25
  3. Roli i Kishes Orthodhokse ne ceshtjen tone kombetare
    Nga ilia spiro nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-05-2009, 13:53
  4. Shqiptarėt s`kanė pse tė druajnė nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •