Sot ėshtė dita tė pėrkrahim Pavarėsinė e Kosovės
Tė nderuar bashkatdhetarė,
Jo mė larg, por nė vitin 1999 populli shqiptar i Kosovės shpėtoi nga zhdukja qė i kishte rezervuar Millosheviēi dhe nacionalizmi i shfrenuar antishqiptar. Falė luftės sė popullit shqiptar dhe nderhyrjes sė Shteteve tė Bashkuara dhe NATOs, Kosova sot jeton nė paqe dhe po krijon institucionet e veta. Por shqiptarėt nuk janė ende tė qetė pėrderisa pėr fatet e tyre vendos Beogradi qė nga ana e vet po bėn tė pamundurėn pėr tiu kthyer Kosovės.
Lufta pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė zhvendosur nė kanceleritė Perėndimore. Kėshtu pritet qė nė fund tė shtatorit Kongresi Amerikan tė kalojė pėr miratim rezolutėn e pėrgatitur nga kongresistėt Benjamin Gilman (R-NY) dhe Tom Lantos (D-CA). Serbėt dhe aleatėt e tyre nuk po lėnė gurė pa lėvizur pėr tė penguar kėtė levizje qė zgjon shpresa pėr pavarėsinė e Kosovės.
Vėllezėr dhe motra !
Ju qė nė deje u zien gjaku i shqiptarit, ju qė e doni tė mirėn e Kombit tonė ka ardhur koha tė tregojmė se dhe ne jemi pėr tė ndihmuar ēeshtjen tonė kombėtare. Mjafton njė orė nga koha juaj, mjafton njė telefonatė tek njė i afėrmi juaj qė flet gjuhėn e Naimit dhe tė Fishtės, mjafton tė grumbullohemi tė gjithė rreth flamurit tė Skėnderbeut, nė njė ditė, nė njė orė, pėr tė pėrkrahur Pavarėsinė e Kosovės. Nė fillim tė shekullit tė kaluar fituam njė gjysmė pavarėsi. Le tė luftojmė tė fitojmė atė qė na ka ngelur mangėt.
Kėshtu, Ju ftojmė tė mblidheni nė mitingje paqesore nė qytetin ku banoni, nė datėn dhe orėn qė do tė gjykohen mė e pėrshtatshme. Ftojmė tė gjithė komunitetet shqiptare, tė gjitha shoqatat patriotike, politike e jo politike qė tė krijojnė komitetet organizuese, te cilat do tė sigurojnė mbarėvajtjen e mitingjeve.
http://www.edsh.org/kospav/kosovapavarur.html
Krijoni Kontakt