Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 128
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    MË VJEN NË ËNDËRR

    1.
    Ik në gjumin e natës, me mendjen tek ti
    Një dritë e fortë në zemër më godet,
    Ngadal thellësit e mia të errëta të vuajtjes
    Me dritën e dashurisë provon ti vret!

    2.
    Hyn në kokën time ngadal si puhi
    Pastaj si vullkani merr hov dhe forcë,
    Më përshkon trupin, mendjen dhe kokën
    Nën lëkur më hyn dhe më then çdo kockë!

    3.
    Hap sytë me trishtim errësirën vështroj
    Sikur mbrenda vehtes time kam bërë fole,
    Errësirë nga mbrenda, errësirë nga jasht
    Ëndrra më bartë hapsirës si pelën pa fre!

    4.
    Pse kështu më mundon, çdo ditë dhe çdo natë
    Ëndrrat e mia kështu pse m’i vret?
    Pse më vjen çdo natë vetëm në ëndërr
    Dhe asnjëherë nuk më erdhe në jetë!?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    KUJTIMET E FJETURA!

    1.
    Porsi një arkeolog hulumtoj të kaluarën
    Provoj të gjej aty kujtimet e mia të fjetura,
    Dhe në çdo fletë të ditarit tim jetësor
    Tjetër gjë nuk kishte vetëm lot që më solli jeta!

    2.
    Mundohem të hyj në thellësi të kujtimeve
    Të gjej atë shkëndinë që më mbante gjall,
    Por nuk gjej dot as edhe një gjurmë
    Që për pak kohë të ma shuaj këtë mall!

    3.
    Sa shpejt u tretën të gjitha kujtimet e ëmbëla
    Që dikur në flatrat e tyre më bartnin qiellit,
    Tani më asgjë nuk më mbron nga rrezet e forta
    Perëndoi tashmë rrugëtimi im drejt diellit!

    4.
    Së bashku me kujtimet u treta dhe unë
    Apokalipsa shkatrrimtare shpirtin po më then,
    Tani do të rrugëtoj drejt pafundësisë
    Me kujtimet e mia të fjetura edhe ti më vjen!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    bukur edhe interesante

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2006
    Postime
    61
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    KUJTIMET E FJETURA!

    1.
    Porsi një arkeolog hulumtoj të kaluarën
    Provoj të gjej aty kujtimet e mia të fjetura,
    Dhe në çdo fletë të ditarit tim jetësor
    Tjetër gjë nuk kishte vetëm lot që më solli jeta!

    2.
    Mundohem të hyj në thellësi të kujtimeve
    Të gjej atë shkëndinë që më mbante gjall,
    Por nuk gjej dot as edhe një gjurmë
    Që për pak kohë të ma shuaj këtë mall!

    3.
    Sa shpejt u tretën të gjitha kujtimet e ëmbëla
    Që dikur në flatrat e tyre më bartnin qiellit,
    Tani më asgjë nuk më mbron nga rrezet e forta
    Perëndoi tashmë rrugëtimi im drejt diellit!

    4.
    Së bashku me kujtimet u treta dhe unë
    Apokalipsa shkatrrimtare shpirtin po më then,
    Tani do të rrugëtoj drejt pafundësisë
    Me kujtimet e mia të fjetura edhe ti më vjen!

    Shume prekese dhe plot malle,besoj se do te vije ajo dite qe do te kthehet,besoj se edhe ju do ti kthehen shkrimeve dhe do te na dhuroni qe do te lexojme .......
    Ndryshuar për herë të fundit nga _DIAMANTA1_ : 18-08-2006 më 09:02

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    YaSmiN dhe _DIAMANTA1_,

    Ju falemnderit per vleresimin e shkrimeve te mia. Kam nderin te iu ofroj kenaqesine e leximit dhe te shijimit te poezise. Shpresoj se edhe me tutje do te jem prezent me shkrimet e mia, per kenaqesine tuaj.

    P.S. _DIAMANTA1_, shpresa e mban gjalle njeriun, prandaj edhe une shpresoj ne rikthim nje dite te ardhme, heredokur ajo te jete!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Unë diellin e kam marrë inatë.
    Bile e urrej!
    Se nuk mundem t'a shoh sy ndër sy
    ndaj prehje natën gjej.



    Te lumte dora POET!!!!!!!!

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    urime Poet per vargjet dhe poezite qe shkruan

    me pelqejne dhe i lexoj vazhdimisht

    pres te te lexoj serish
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi
    Unë diellin e kam marrë inatë.
    Bile e urrej!
    Se nuk mundem t'a shoh sy ndër sy
    ndaj prehje natën gjej.



    Te lumte dora POET!!!!!!!!
    Vleresimi nga nje dore poeti siç qe je ti Agim i nderuar, eshte nderi me i madh qe mund te perjetoj nje poet si une. Te falemnderit shume qe poston ne temat e mia dhe qe me vlereson.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga hope31
    urime Poet per vargjet dhe poezite qe shkruan

    me pelqejne dhe i lexoj vazhdimisht

    pres te te lexoj serish
    Te falemnderit per vleresimin dhe respektin hope31!
    Shpresoj edhe une qe do te kete edhe me tutje postime ne kete forumj, per kenaqesine time dhe tuajen.

    Respekt per ty
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Ja edhe nje enderr e imja:


    UDHËTIMI I ËNDRRAVE

    1.
    Sa shpejt udhëtojnë ëndrrat e mia
    Nëpër botë anë e kënd,
    Vijnë tek ti dhe ikin prap
    Askund nuk zënë vend!?

    2.
    Nga çdo udhëtim lënë një gjurmë
    Në trurin dhe zemrën time,
    Nga çdo udhëtim në vend të dhuratës
    Mua më sjellin vetëm dëshprime!

    3.
    Kurse ti e qetë flenë
    Me mëndafsh e tëra mbuluar,
    Ëndrrat e mia mahniten me bukurinë
    Kthehen në jetën time të trishtuar!

    4.
    Për bukurinë tënde më tregojnë
    Në flatra më bartin drejt teje,
    Dhe nga dhembja që më mbulon
    Zemrën e gjakosur e shkëpusin prej meje!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Më erdhe në enderr
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Enderr e trishtuar
    Nga babygirl1982 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 11:12
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •