Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 128
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    Sonte nuk dua të postoj poezi në këtë temë, por vetëm dua të ju njohtoj forumist të nderuar se para katër ditësh doli nga shtypi libri im i parë me poezi i titulluar:"LULET E HELMIT" në të cilën janë të botuara 60 poezi të shkruajtura në periudhën nga viti 2003 - 2005.
    Definitivisht edhe dita e promovimit të librit tim: “LULET E HELMIT” po afrohet. Më 11.04.2006 (e martë) me fillim në ora 18:00 në Ferizaj do të bëhet prezentimi zyrtar i veprës time të parë para publikut artëdashës. Besoj se shumëkush nga ju që me ëndje më lexoni do të donit të ishit pjesë e këtij promovimi, prandaj përmes këtij postimi ju ftoj që të më bashkangjiteni në datën dhe orën e cekur më lart. Për ata që janë të interesuar dhe kanë mundësi të marrin pjesë i ftoj të më shkruajn në PV për detajet tjera (Emrin e vendit dhe të autorit (sigurisht se emri im nuk është Poeti, hahaha)).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 05-04-2006 më 16:17
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Poeti te uroj shume sukesese per librin tuaj dhe te hapi rrugen per libra te tjere.

    Urime!
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Poeti ,rruga qe ke marre eshte shume e gjate,dhe monopatet jane te veshtira,por,uroj qe cdo gjethe e rene,nje re apo nje yll ne qiell,gjithcka qe syri te sheh e dora te prek,te te sjelle Muzen ne shpirt e ti te krijosh sa me shume.Eshte privilegj Poeti!

    Urime te perzemerta!

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Postime
    135
    Poet_


    Pranoni pergezimet e mija per rastin e promovimit te librit "LULET E HELMIT"
    duke ju deshiruar suksese te metjme ne qdo lemi te jetes.

    Urime te perzemrta!
    Rina

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Era1, Ard, Nanushja,

    Ju falemnderit per urimet tuaja te perzemerta. Shpresoj qe nje dite do te keni mundesine te keni ne duart tuaja librin tim. Nese nuk e bleni dot, do te ua dhuroj une....
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Tung Poeti

    "Pergezimet e mija miku,te uroj udhe te mbar... ne periudhen e juaj poetike,suksese te metutjeshme...Duke respektuar dhe ftesen e juaj me deshire te madhe do e kisha zgjedhur ate, te pamunduren...lol, per t'shtuar dhe nje numer karrike, ne mesin e PUBLIKUT per t'ndegjuar zera ne gjuhen e embel Shqipe...Pikerisht duke e pare krenarin e lart shpallur "Autor" i poetikes se juaj, (mbrenda nje afati te shkureter)sa kenaqesi KJO Ju lumt puna e Vyer...! GEZUAR
    Caste te bukura ne monomentin e promovimit te Librit per-
    "LULET E HELMIT"!

    PSuke te kushtuar !

    Poezin
    ..................
    Lart ne qiell ni(1) poet
    ul, n'karrik sikur mbret
    hena e yjet' po bejn seri !
    n'mesin ton ka ardhur ni njeri?"
    stilo-penen,merr ne dor !
    po i shkruan, mendjes se holl
    shkruan proz me poezin
    ndjeshem,
    shkruan per-dashurin...
    here me diellin, e here me shin,
    prush,dhe akull, zemren gur
    nuk perkulet "poeti" kurr
    (nen germadhen e dikures)
    ..shpalon ndjenjat e matures..
    mishin t'grin te ben cop
    nder kujtime t'kaluaresOK
    dhimbje, epshe, mall,
    t'bejn akull t'pervlojn si zjarr..!!
    ..............................................."dy pika loti"
    nga hajla!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    SA E ZBRAZËT ËSHTË JETA

    1.
    Sa e zbrazët më duket vehtja
    Sikur gota që nuk ka fund,
    Shumë hije që më përcjellin
    Por ti nuk je askund!?

    2.
    Sa e zbehtë është natyra
    Sikur ngjyrat dikush ia vodhi,
    As dhe erë e fortë e veriut
    Tek unë nuk të solli!

    3.
    Sa e varfër është poezia
    Kur muzat i mungojnë,
    As dhe lotët e poetit
    Ty nuk të afrojnë!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2006
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    26
    ishte nje ndarje pa trishtim e lot
    ish nje nate qe te kujtonte majin
    edhe ne veten kot e lodhem kot
    per te gjet kush e kishte fajin

    ajo dashuri ishte si nje vjollce e ndrojtur
    e rritur pa diell permbi dhe
    qe jetoji aq sa duhet rrojtur
    dhe me faj s'rendoi asnje nga ne............

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    DESHA

    Desha të të mbroj nga shiu
    Nga rrezet e forta te diellit
    Desha të të mbroj nga të këqiat
    Që mbi ty i hedhte qielli!

    Desha mburoj të të bëhem
    Nga furtunë që sjell veriu
    Desha të të ruaj mbrenda meje
    Të të mbrojë nga njeriu!

    Nga të gjitha munda të të mbroj
    Por jo edhe nga vetvehtja
    Thellë rashë në dashuri
    Ti mu bëre vet jeta!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    ME TY I VDEKUR

    Zgjohem i trembur nga gjumi
    Me ëndrrën që s’më la vend,
    Sikur ne dy të humbur në mendime
    U bëmë viktima për të ziun tren!

    Si nuk dëgjuam zhurmën e rrotëve
    Që mbi hekura aq shumë gjëmonte,
    Si nuk dëgjuam as fishkëllimën
    Që veshët të shponte?

    Apo ishim humbur në njëri tjetrin
    Sa edhe tërmetin nuk do ta ndjenim,
    Aq shumë ishim të dashuruar
    Me afsh të pashur dashurinë rrëfenim!

    Djersët shoh më kishin mbuluar
    Fillova të qaj sikur një fëmijë,
    Do të doja të isha i vdekur
    Vetëm me mua të ishe ti!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Më erdhe në enderr
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Enderr e trishtuar
    Nga babygirl1982 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 11:12
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •