THELLË NË SYTË E TUA
1.
Ulem në gjunjë pran fotografis tënde
Me kujdes shikoj thellë në sytë e tua,
Dhe pyes vehten: Vallë ç’po ndodhë me mua?
Përse kaq shumë vuaj edhe pse të dua!
2.
Sikur edhe ti në sy më shikon mua
Dhe mendimet i kemi njësoj,
Sikur dëshëron diçka të më thuash
Por nuk nxjerr zë, s’më flet dot me gojë!
3.
Se si një ngrohtësi mu sikur një rreze
Më përshkon trupin dhe arrin në zemër,
Vallë çfarë po ndodhë kështu me mua
Sa shumë të dua, por s’të thërras në emër!?
Krijoni Kontakt