Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 128
  1. #11
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Edhe mbreme si cdo nate u perpoqa ta harroj Ate. Ta largoj nga mendja se paku per nje cast te vetem. U perpoqa te e mbys me kujtime te embela.Por AI si cdo here me mori ne gjirin e tij plot gjemba dhe me nanuriti kengen me melodin e zakonshme,melodine vajtuese qe vetem Ai din te mos ia ndryshoj kurre refrenin e merzitshem qe e krijoi vet. Gjumi me doli nga puthjet e TIJ me buzet e vrazhda , duke me kujtuar qe kishte qendruar tere naten pran meje si nje hije duke me ruajtur me xhelozi se mos zgjohem dhe per nje cast do ta harroj.Me buzeqeshi ne pasqyre deri sa laja syt nga gjumi ne preherin gjembor qe kisha bere.E luta te me lej , te ik nga une, por si duket tek une ka gjetur qerdhen ku pushon embel, dhe nuk e kupton qe mua me shkakton dhembje, apo ndoshta Ai ushqehet nga dhembjet e mia dhe behet cdo here e me i forte.Me kot ecja rruges me hapa gjigant duke dashur ta tejkaloj , dhe te mbetet diku neper metropolet e ketij vendi .Atij i pelqente ky vend , i pelqen madheshtia qe krijojne bjeshket e larta, sepse edhe AI krijon bjeshke te fuqishme, sa qe edhe deterat te ishin krijuar nga lotet sdo te mund te e shembnin fortesin e Tij. E lodhur nga lufta me TE ,sonte do te shtrihem lehtas ne preherin e TIJ, dhe do ti pershperis ne vesh... zhduku MALLE ... sepse ne lufte me ty jam e pafuqishme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Foleja_ : 23-12-2005 më 19:29

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    si ne enderr kam mbet
    loqka ime pellumbesh
    si ne enderr po ta shkruaj kete vjersh
    desha te pershendes
    diqka ne zemer me there
    diqka peng me mbet
    si nuk te kam preher
    te mbaja ne duart emija
    vall,qasht kjo shterngat qesht ky mall?
    qe me sillet verdall
    frymen ma ka nxan
    diqka me shterngon
    e paimagjinuar
    ishte desht gjyshja sot te mban ne duar
    ishte deshte gjyshja sot ti hap dhuratat e tua
    bashk me ty duke te perqafuar fort
    sa me ka marr malli per ty sy larusha ime
    ky mall veq po medjeg thellesin e shpirtit
    po me perbin gjakun e qdo qelize
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    NË ËNDËRR

    1.
    Valët më përkundin si varkë prej letre
    Si një lodër fëmijësh e zhytur në vaskë,
    Një zog me pupla të bukura mbi kokë më pëshpëriti
    Ja ku po të pret ajo që gjithënjë e ke dashtë!?

    2.
    Hapa ashtu krahët sikur të ishin flatra
    Në përqafim të erdha me nxitim,
    Kaptoja kodra, male dhe luadhe
    Vetëm me një shikim!

    3.
    Ti më pritje sikur një princeshë
    E veshur me të bardha, me kurorë në kokë,
    Kur të erdha pranë lehtë më pëshpërite
    Të të ftoj të vijsh, unë e dërgova atë zog!

    4.
    Dhe hapa lehtas krahët, t’mora në përqafim
    Fort të mbështeta kokën në krahërorë,
    Ti më puthe ëmbël, sikur veç ti din
    Më shpure në altar që t’bëhemi kurorë!

    5.
    Sa shumë u gëzova, tokën nuk takoja
    Më dukej vehtja sikur jam një flutur,
    Drejt altarit shkoja dhe përkrah kisha
    Gocën më të bukur!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 25-12-2005 më 12:06
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Postime
    135
    Ne enderr dua te jem me ty
    ku askush te nga mos pengoj
    qe te jem une dhe vetem ti
    ............
    Malli qe kam per ty
    kete e din vetem ti
    nuk dua qe te zgjohem
    dua te rri ............
    vetem ne gjume .
    Rina

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    NË KRAHËT E VALËS

    Valët e detit janë shqetësuar
    Shkojnë dhe ngriten në lartësi,
    Nuk munden dot, duke bartur zemrën time
    Të arrijën aty ku je Ti!
    Dhe deti shqetësohet
    Nga fuqia që i mungon,
    Përplaset në shkëmbij
    Sërish nuk arrin aty ku ti jeton!
    I hipa valës më të madhe
    Që deti e solli
    Hipa në këtë valë të hazdisur,
    Së bashku me te sot drejt teje
    Jam nisur.
    Nuk do të kthehem prapa
    As për edhe një hap,
    Nu dorëzohem kurrë
    Gjersa Ty me duart e mia
    Nuk do të të kap!
    Dua të t’marr ne gji
    Fort të të shtërngoj
    Dhe aty ku është zemra ime
    Edhe unë bashk me te të jetoj!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    NË NDËRRIM MOTESH

    1.
    Edhe një vit i ri po fillon
    Për mua asgje e re në te,
    Malli dhe vaji s’po më ndahen
    Që kur ike dhe më le!

    2.
    Në ndërrimin e viteve
    Asnjë ndërrim s’ka për mua,
    Edhe vitin që po vie
    Do të vuaj pse të dua!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    PRINCESHA ME VELLO

    1.
    Në gjumin e natës ika
    Ty të kisha ndër mend,
    Në shtratin e butë ku flija
    Nga ëndërrat nuk zija dot vend!

    2.
    Ëndërrat vendin e njëra-tjetrës zinin
    Për qudi të gjithat ishin njësoj,
    Para meje me pamjen engjulli fanitej
    Pamja jote e ëmbël që aq shumë e çmoj!

    3.
    Dhe gjumi s’më zinte, por se kisha dert
    Ishe ti me mua së paku në ëndërr,
    As si dhe as kur dot s’më kujtohet
    Kur në kulmin e ëndërrës unë hyra dhëndërr!

    4.
    Para meje qëndronte mu sikur një zanë
    Princesha më e bukur me vello të bardhë,
    Posa hyra mbrenda në dhomë, më tha:
    “Kujdes nuk je në ëndërr, unë vërtetë kam ardhë!?”
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    DO TË DOJA

    Do të doja një herë me ty të flas
    Atë që kam në zemër pa frikë ta rrëfej!
    Do të doja shumë fjalë të ti them,
    Të të tregoj sa shumë të dua
    Të ta dëshmoj
    Sa vlerë të madhe ke për mua!
    Do të doja që të bëhem rreze
    Që e para të zgjon nga gjumi,
    Do të doja të bëhem diell
    Që të mbulon me rreze tek lumi!
    Do të doja të bëhem
    Pikë e kthjellët e ujit
    Që sytë ti lan në mëngjes
    Do të doja kur shkel barin
    Unë të bëhem vesë!
    Do të doja, çfarë nuk do të doja
    Shumë gjëra që në ëndërr i shoh
    Do të doja së pakut një herë
    Me shikimin tënd, zemrën të ngroh!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    KUNDËR BOTËS

    1.
    Në luftë me tërë botën jam ngritur
    Me ngulm e mbroj dashurinë
    Ëndërrat që çdo natë më përcjellin
    Së bashku me mua e luftojnë vetminë!

    2.
    Kundrejt vehtes luftova me ditë, muaj dhe vite
    Desha që të bëj atë që zemra s’thot
    Muret më të larta jeta përpara mi vuri
    Por i shpërtheva, nuk më ndalën dot!

    3.
    Në prehërin tënd fjeta dhe u zgjova
    I përkundur me ëndrrën më të bukur,
    Në krahët e dashurisë fluturova lehtas
    Mu sikur të isha një flutur!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    UNË JAM ENGJULL
    1.
    Jam engjull shetitës në hapsirën pa fund
    Në krahët e erës çdo skaj e mbuloj,
    Mbi ëndërrat e tua roje e përherëshme
    I pavdekshëm me jetën garën e garoj!

    2.
    Ti qetas mbyllë sytë dhe në gjumë ik
    Unë mbi kokën tënde si hije qëndroj,
    Gjumin tënd ta ruaj me shumë xhelozi
    Ëndërrën më të bukur me ty e ëndërroj!

    3.
    Jam puhi e lehtë që mëngjesi të sjell
    Dhe me qepallat e tua lehtas luan lojë,
    Jam si rrezja e parë që troket në dritare
    Dhe nga gjumi i natës provon të të zgjoj!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Më erdhe në enderr
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Enderr e trishtuar
    Nga babygirl1982 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 11:12
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •