MUZA E TRETUR
1.
Kam harruar si duket të shkruaj
Dy fjalë varg më nuk i bëj dot,
Inspirimi së bashku me ëndërrat
Përgjithmonë ikën me Ty nga kjo botë!
2.
Vargun që dikur me lehtësi e thurrja
Tash më duket mundim i kotë!
Iku vargu, kur ike dhe ti
Sikur që unë po ik nga kjo botë!
3.
Trurin tim tashmë e kam bosh
Zbraztësi të madhe në te ti ke lënë,
Çdo ditë pres athua mos kthehesh
Shikimin drejtoj horizontit të pa anë!
4.
Por ti nuk po vjen më as në kokën time
Për qudi as në ëndërr më nuk po më vjen,
Sikur të burgosur në burgun e jetës
Pa kthy kokën mbrapa ti mua më ke lënë!
17.10.2007 / 15:58
Krijoni Kontakt