Erdha edhe ne kete vit (2007) me nje poezi timen. Shpresoj ta pelqeni.
DO TË PUTHEM!
1.
Do puthem me vdekjen
Më mirë se të të puth Ty,
Nuk kanë shije buzët pelin
Të helmuara me trathëti!
2.
Do puth edhe erën e ftohët veriore
Me më shumë dëshirë se sa Ty,
Dashuri nuk mund ta ndjejnë buzët
Që jetojnë në vetmi!
3.
Do të të puthja Ty vetëm atëherë
Kur nga sytë e tu të dalin shkëndija,
Vetëm atëherë do ta dëshmosh
Se në zemrën tënde banon Dashuria!
Krijoni Kontakt