Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 128
  1. #91
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anëtarësuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Ne Mall me enderr gatuar ushqehem,
    ushqej zogjte e pritjes me kraharorin e perflakur.
    Eshte Nate polare vetmia ime.....
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I dashur Poet, je mjaft i ndjerë. Të lumtë. Më poshtë falë mgacmimit tënd po "luaj" me endrrën sipas këndveshtrimit ti.
    Respekt

    Në mes endrrës dhe reales
    shtrihet një çarçaf i bardhë...
    them, t'i bëhem endërr vajzes
    them, të mbytem nepër mallë.

    Them, çfar them...s'e di i gjori
    nuk e shtykam dot vetminë!
    Morra plagë...u fsheh gjaksori
    që ma vrau dashurinë...

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    NJË FJALË

    Sikur rrufeja të godet
    Me gjithë forcë mu në zemër,
    Të pëshkon sikur rrymë
    Nga koka gjer në thembër!

    Prap të ngjallë sikur feniksin
    Buzëqeshjen të kthen në buzë,
    Të bën të ngritesh lartësive
    Ty që të kishin përbuzë!

    Kështu me ty luan gjithnjë
    Si kur me lodra luan fëmiu,
    Sa të bën të ndjehesh i marrë
    Sa më i menqur se gjeniu!

    Sa bartë helm, sa mjaltë sjell
    Sa rrudhat të shton në ballë,
    Pastaj të rinon si me magji
    Dhe n’ty e shuan çdo mallë!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283
    I nderuari Poet !
    Je i mireseardhur ne qdo kohe me poezit e vujtjes dhe mallengjimit te cilat mbajne nje peshe te veqant .....si anetare te falenderoj sinqerisht per sjelljen tek ne boten e ndjenjave shpirterore tuajen ....dhe nga kjo ndjenj po na frymezon edhe neve .....vazhdo sepse penda e juaj eshte e domosdoshme.

    Sinqerisht
    Çaushi!

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Çaushi
    I nderuari Poet !
    Je i mireseardhur ne qdo kohe me poezit e vujtjes dhe mallengjimit te cilat mbajne nje peshe te veqant .....si anetare te falenderoj sinqerisht per sjelljen tek ne boten e ndjenjave shpirterore tuajen ....dhe nga kjo ndjenj po na frymezon edhe neve .....vazhdo sepse penda e juaj eshte e domosdoshme.

    Sinqerisht
    Çaushi!
    Çaushi, te falenderoj nga zemra per fjalet e thena. Ata qe shkruajn, jetojne dhe shkruajn per ju qe na lexoni, prandaj eshte kenaqesi imja e vecante qe ju me lexoni dhe me vleresoni.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi
    Poetit ne shenje respektit

    KUR LODHESH NGA DASHURIJA

    dëshiroja vetëm një mbrëmje
    të flija gjumë se u kapita!...
    e të më vije në mes t'nji ëndrre
    Aty ku unë gjithë kohën prita!!!

    Dhe ja, për fatin e mirë të shpirtit
    më erdhe mbrëmë e përmalluar
    më prekje trupin me bulzë të gishtit
    më puthje buzën e përvëluar....

    Dhe psherëtinje o shpirt në endërr
    duke u ngjitur pas gjoksit tim
    mbështesje kokën në gjoks e zemër
    princesh e endrrës së pambarim

    Pastaj rà drita ma prishi ëndrrën
    sa u mërzita...mund t'a kuptosh.
    Ku e kam shpirtin, ku e kam zemrën
    Krevati im qenka krejt bosh

    Qofsh e bekuar për jetë të jetëve!
    Ti Dashuri e Dashurive!
    Se je Atdheu i të gjithë njerëzve
    Që ke bekimin e Perëndive!
    I respektuari Agim Doçi !

    Jashte mase me pelqeu kjo peozi e vendosur ketu muaj me pare dhe qe e ndieshme per mua .....pa shkrimet tua forumi mbetet i zbeht ....gjej kohe o shqiptar i madhe behu i gjalle,dhe vazhdo e shkruaj keshtu sepse po ndihemi me te clodhur ne qe po i lexojme shkrimet e tua....penda juaj eshte burim qe rrjedh dhe flet shume ...ju mirepresim ne cdo kohe ....je i pershendetur nga une dhe gjithe Drenica e Kosoves!

    Sinqerisht miku i juaj
    "Çaushi"....!
    Dhuro shumë...e prit pak!

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Pas nje kohe te gjate ja edhe nje punim i imi:

    TI JE JETA!

    1.
    Mëngjesi i sotëm ëndrrën ma fundosi
    Kur unë fluturoja si një zog në qiell,
    Ishte vetëm hëna lart bashk me yjet
    Dhe pranë meje ti shkëlqeje si diell!

    2.
    Oh sa me forcë zemra më rrahte
    Mu sikur nga gjoksi provonte të dalë,
    Kurse ti e buzëqeshur më shikoje
    Për qudi nuk flisje asnjë fjalë!

    3.
    Kur të rrahurat e zemrës u shpeshtuan shumë
    Dhe për qudi unë pa frymë mbeta
    Ti u afrove dhe lehtas më puthe
    Në buzët e mia sërish u kthy jeta!

    4.
    Mbi qepallat e mia e lëshove dorën
    Shumë lehtë i mbylle sikur një puhi,
    Porsi me ninulë më vure në gjumë
    Mëngjesi më zgjoi, por nuk ishe Ti!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Postime rralle e per mall:


    KUJTIMET E HUMBURA

    1.
    Më kanë humbur kujtimet
    Në llumin e jetës sime,
    Çdo ditë e re që vie
    S’më sjell gjë tjetër, veç se dështime!

    2.
    Sikur perëndisë i linda me dhunë
    Dhe nuk më deshi në këtë botë,
    Ditët e mia janë të zymta
    Mu si një vorbull e mbushur me lotë!

    3.
    S’mund të kujtoj asnjë ditë gëzimi
    Asnjë ditë të mbushur lumturi,
    Të gjitha më humbën dhe u harruan
    Që atë ditë kur ike ti!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  9. #99
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    ËNDËRR DHE MALLË

    Ja sërish me një temë të re tani në postimin nr.1000.
    Po e bëj këtë me qëllim te të festuarit në një mënyrë të këtij jubileu shumë të rëndësishëm për mua. Në këtë shtëpi (pra në Forum) që nga fillim e kam ndjerë vehten sikur në shtëpinë time dhe me këtë rast falënderoj nga zemra personin që më ka treguar rrugën gjer në këtë fole të ngrohtë mbarshqiptare. Më vie keq vetëm për një gjë: Te gjitha temat e mia kanë lotë, mallë, vuajtje, hidhërim apo dështim (por ja që unë jam i tillë). Prandaj me qëllim të sjelljes së një imazhi paksa më ndryshe hapa këtë temë.

    ËNDËRR DHE MALLË


    1.
    I tretur në botën përplot me ëndërra
    Kënaqësitë që sjell jeta i shijoj,
    Malli i mendjes më bie mbi qepallë
    Një jetë të tërë në ëndërra e jetoj!

    2.
    Sa më bartin lartësive të kaltërta
    Pastaj nëpër luadhet përplotë me vesë,
    Herë më dërgojnë në plazhet me rërë
    Hërë më thonë të qëndroj, të pres!

    3.
    Unë nuk mund të vijë dot tek ti
    Por ëndërrat e mia askush s’mund ti ndalë,
    Vijnë ashtu në qetësi sikur një hije
    Në majë të gishtërinjëve, pa as edhe një fjalë!

    4.
    Gjumin e natës ta ruajn me xhelozi
    Me bukurinë tënde zemrën më shërojnë,
    Kënaqësitë e ditës që jeta të solli
    Sikur me dorë në qepallë, ëndrrat e mia ti lëshojnë!

    5.
    Dhe ti ashtu në gjumë, ëndërrës i buzëqesh
    Asaj ëndërre të bukur me mua në te,
    Sikur më buzëqesh mua dhe dashurisë
    Qetas thua: “Qëndro me mua, vetëm mos më le”!

    6.
    Dhe unë nuk ik dot, rri si i shtanguar
    Ashtu i mahnitur me bukurinë tënde,
    Lehtas sikur një puhi pranvere
    Së bashku me gëzim ia marrim një kënge!

    natyre e gjalle e tretur ne vargje,

    rezart

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga RSHP
    natyre e gjalle e tretur ne vargje,

    rezart
    RSHP (rezart),

    Te falemnderit pervleresimin qe i ke bere poezis sime. Eshte nder per mua qe mund te ju ofroj kenaqesine e te lexuarit.

    Me respekt Poeti
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Më erdhe në enderr
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Enderr e trishtuar
    Nga babygirl1982 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 11:12
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •