Ne Mall me enderr gatuar ushqehem,
ushqej zogjte e pritjes me kraharorin e perflakur.
Eshte Nate polare vetmia ime.....
Ne Mall me enderr gatuar ushqehem,
ushqej zogjte e pritjes me kraharorin e perflakur.
Eshte Nate polare vetmia ime.....
Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....
I dashur Poet, je mjaft i ndjerë. Të lumtë. Më poshtë falë mgacmimit tënd po "luaj" me endrrën sipas këndveshtrimit ti.
Respekt
Në mes endrrës dhe reales
shtrihet një çarçaf i bardhë...
them, t'i bëhem endërr vajzes
them, të mbytem nepër mallë.
Them, çfar them...s'e di i gjori
nuk e shtykam dot vetminë!
Morra plagë...u fsheh gjaksori
që ma vrau dashurinë...
NJË FJALË
Sikur rrufeja të godet
Me gjithë forcë mu në zemër,
Të pëshkon sikur rrymë
Nga koka gjer në thembër!
Prap të ngjallë sikur feniksin
Buzëqeshjen të kthen në buzë,
Të bën të ngritesh lartësive
Ty që të kishin përbuzë!
Kështu me ty luan gjithnjë
Si kur me lodra luan fëmiu,
Sa të bën të ndjehesh i marrë
Sa më i menqur se gjeniu!
Sa bartë helm, sa mjaltë sjell
Sa rrudhat të shton në ballë,
Pastaj të rinon si me magji
Dhe n’ty e shuan çdo mallë!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
I nderuari Poet !
Je i mireseardhur ne qdo kohe me poezit e vujtjes dhe mallengjimit te cilat mbajne nje peshe te veqant .....si anetare te falenderoj sinqerisht per sjelljen tek ne boten e ndjenjave shpirterore tuajen ....dhe nga kjo ndjenj po na frymezon edhe neve .....vazhdo sepse penda e juaj eshte e domosdoshme.
Sinqerisht
Çaushi!
Çaushi, te falenderoj nga zemra per fjalet e thena. Ata qe shkruajn, jetojne dhe shkruajn per ju qe na lexoni, prandaj eshte kenaqesi imja e vecante qe ju me lexoni dhe me vleresoni.Postuar më parë nga Çaushi
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
I respektuari Agim Doçi !Postuar më parë nga Agim Doçi
Jashte mase me pelqeu kjo peozi e vendosur ketu muaj me pare dhe qe e ndieshme per mua .....pa shkrimet tua forumi mbetet i zbeht ....gjej kohe o shqiptar i madhe behu i gjalle,dhe vazhdo e shkruaj keshtu sepse po ndihemi me te clodhur ne qe po i lexojme shkrimet e tua....penda juaj eshte burim qe rrjedh dhe flet shume ...ju mirepresim ne cdo kohe ....je i pershendetur nga une dhe gjithe Drenica e Kosoves!
Sinqerisht miku i juaj
"Çaushi"....!
Dhuro shumë...e prit pak!
Pas nje kohe te gjate ja edhe nje punim i imi:
TI JE JETA!
1.
Mëngjesi i sotëm ëndrrën ma fundosi
Kur unë fluturoja si një zog në qiell,
Ishte vetëm hëna lart bashk me yjet
Dhe pranë meje ti shkëlqeje si diell!
2.
Oh sa me forcë zemra më rrahte
Mu sikur nga gjoksi provonte të dalë,
Kurse ti e buzëqeshur më shikoje
Për qudi nuk flisje asnjë fjalë!
3.
Kur të rrahurat e zemrës u shpeshtuan shumë
Dhe për qudi unë pa frymë mbeta
Ti u afrove dhe lehtas më puthe
Në buzët e mia sërish u kthy jeta!
4.
Mbi qepallat e mia e lëshove dorën
Shumë lehtë i mbylle sikur një puhi,
Porsi me ninulë më vure në gjumë
Mëngjesi më zgjoi, por nuk ishe Ti!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Postime rralle e per mall:
KUJTIMET E HUMBURA
1.
Më kanë humbur kujtimet
Në llumin e jetës sime,
Çdo ditë e re që vie
S’më sjell gjë tjetër, veç se dështime!
2.
Sikur perëndisë i linda me dhunë
Dhe nuk më deshi në këtë botë,
Ditët e mia janë të zymta
Mu si një vorbull e mbushur me lotë!
3.
S’mund të kujtoj asnjë ditë gëzimi
Asnjë ditë të mbushur lumturi,
Të gjitha më humbën dhe u harruan
Që atë ditë kur ike ti!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Postuar më parë nga Poeti
natyre e gjalle e tretur ne vargje,
rezart
RSHP (rezart),Postuar më parë nga RSHP
Te falemnderit pervleresimin qe i ke bere poezis sime. Eshte nder per mua qe mund te ju ofroj kenaqesine e te lexuarit.
Me respekt Poeti
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Krijoni Kontakt