MË VJEN NË ËNDËRR
1.
Ik në gjumin e natës, me mendjen tek ti
Një dritë e fortë në zemër më godet,
Ngadal thellësit e mia të errëta të vuajtjes
Me dritën e dashurisë provon ti vret!
2.
Hyn në kokën time ngadal si puhi
Pastaj si vullkani merr hov dhe forcë,
Më përshkon trupin, mendjen dhe kokën
Nën lëkur më hyn dhe më then çdo kockë!
3.
Hap sytë me trishtim errësirën vështroj
Sikur mbrenda vehtes time kam bërë fole,
Errësirë nga mbrenda, errësirë nga jasht
Ëndrra më bartë hapsirës si pelën pa fre!
4.
Pse kështu më mundon, çdo ditë dhe çdo natë
Ëndrrat e mia kështu pse m’i vret?
Pse më vjen çdo natë vetëm në ëndërr
Dhe asnjëherë nuk më erdhe në jetë!?
Krijoni Kontakt