Definitivisht edhe dita e promovimit të librit tim: “LULET E HELMIT” po afrohet. Më 11.04.2006 (e martë) me fillim në ora 18:00 në Ferizaj do të bëhet prezentimi zyrtar i veprës time të parë para publikut artëdashës. Besoj se shumëkush nga ju që me ëndje më lexoni do të donit të ishit pjesë e këtij promovimi, prandaj përmes këtij postimi ju ftoj që të më bashkangjiteni në datën dhe orën e cekur më lart. Për ata që janë të interesuar dhe kanë mundësi të marrin pjesë i ftoj të më shkruajn në PV për detajet tjera (Emrin e vendit dhe të autorit (sigurisht se emri im nuk është Poeti, hahaha)).Postuar më parë nga Poeti
Krijoni Kontakt