Poetit ne shenje respektit
KUR LODHESH NGA DASHURIJA
dëshiroja vetëm një mbrëmje
të flija gjumë se u kapita!...
e të më vije në mes t'nji ëndrre
Aty ku unë gjithë kohën prita!!!
Dhe ja, për fatin e mirë të shpirtit
më erdhe mbrëmë e përmalluar
më prekje trupin me bulzë të gishtit
më puthje buzën e përvëluar....
Dhe psherëtinje o shpirt në endërr
duke u ngjitur pas gjoksit tim
mbështesje kokën në gjoks e zemër
princesh e endrrës së pambarim
Pastaj rà drita ma prishi ëndrrën
sa u mërzita...mund t'a kuptosh.
Ku e kam shpirtin, ku e kam zemrën
Krevati im qenka krejt bosh
Qofsh e bekuar për jetë të jetëve!
Ti Dashuri e Dashurive!
Se je Atdheu i të gjithë njerëzve
Që ke bekimin e Perëndive!
Krijoni Kontakt