Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 128
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Ëndërr dhe Mall

    ËNDËRR DHE MALLË

    Ja sërish me një temë të re tani në postimin nr.1000.
    Po e bëj këtë me qëllim te të festuarit në një mënyrë të këtij jubileu shumë të rëndësishëm për mua. Në këtë shtëpi (pra në Forum) që nga fillim e kam ndjerë vehten sikur në shtëpinë time dhe me këtë rast falënderoj nga zemra personin që më ka treguar rrugën gjer në këtë fole të ngrohtë mbarshqiptare. Më vie keq vetëm për një gjë: Te gjitha temat e mia kanë lotë, mallë, vuajtje, hidhërim apo dështim (por ja që unë jam i tillë). Prandaj me qëllim të sjelljes së një imazhi paksa më ndryshe hapa këtë temë.

    ËNDËRR DHE MALLË


    1.
    I tretur në botën përplot me ëndërra
    Kënaqësitë që sjell jeta i shijoj,
    Malli i mendjes më bie mbi qepallë
    Një jetë të tërë në ëndërra e jetoj!

    2.
    Sa më bartin lartësive të kaltërta
    Pastaj nëpër luadhet përplotë me vesë,
    Herë më dërgojnë në plazhet me rërë
    Hërë më thonë të qëndroj, të pres!

    3.
    Unë nuk mund të vijë dot tek ti
    Por ëndërrat e mia askush s’mund ti ndalë,
    Vijnë ashtu në qetësi sikur një hije
    Në majë të gishtërinjëve, pa as edhe një fjalë!

    4.
    Gjumin e natës ta ruajn me xhelozi
    Me bukurinë tënde zemrën më shërojnë,
    Kënaqësitë e ditës që jeta të solli
    Sikur me dorë në qepallë, ëndrrat e mia ti lëshojnë!

    5.
    Dhe ti ashtu në gjumë, ëndërrës i buzëqesh
    Asaj ëndërre të bukur me mua në te,
    Sikur më buzëqesh mua dhe dashurisë
    Qetas thua: “Qëndro me mua, vetëm mos më le”!

    6.
    Dhe unë nuk ik dot, rri si i shtanguar
    Ashtu i mahnitur me bukurinë tënde,
    Lehtas sikur një puhi pranvere
    Së bashku me gëzim ia marrim një kënge!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    ËNDËRR DHE MALLË

    Ja sërish me një temë të re tani në postimin nr.1000.
    Po e bëj këtë me qëllim te të festuarit në një mënyrë të këtij jubileu shumë të rëndësishëm për mua. Në këtë shtëpi (pra në Forum) që nga fillim e kam ndjerë vehten sikur në shtëpinë time dhe me këtë rast falënderoj nga zemra personin që më ka treguar rrugën gjer në këtë fole të ngrohtë mbarshqiptare. Më vie keq vetëm për një gjë: Te gjitha temat e mia kanë lotë, mallë, vuajtje, hidhërim apo dështim (por ja që unë jam i tillë). Prandaj me qëllim të sjelljes së një imazhi paksa më ndryshe hapa këtë temë.

    ËNDËRR DHE MALLË


    1.
    I tretur në botën përplot me ëndërra
    Kënaqësitë që sjell jeta i shijoj,
    Malli i mendjes më bie mbi qepallë
    Një jetë të tërë në ëndërra e jetoj!

    2.
    Sa më bartin lartësive të kaltërta
    Pastaj nëpër luadhet përplotë me vesë,
    Herë më dërgojnë në plazhet me rërë
    Hërë më thonë të qëndroj, të pres!

    3.
    Unë nuk mund të vijë dot tek ti
    Por ëndërrat e mia askush s’mund ti ndalë,
    Vijnë ashtu në qetësi sikur një hije
    Në majë të gishtërinjëve, pa as edhe një fjalë!

    4.
    Gjumin e natës ta ruajn me xhelozi
    Me bukurinë tënde zemrën më shërojnë,
    Kënaqësitë e ditës që jeta të solli
    Sikur me dorë në qepallë, ëndrrat e mia ti lëshojnë!

    5.
    Dhe ti ashtu në gjumë, ëndërrës i buzëqesh
    Asaj ëndërre të bukur me mua në te,
    Sikur më buzëqesh mua dhe dashurisë
    Qetas thua: “Qëndro me mua, vetëm mos më le”!

    6.
    Dhe unë nuk ik dot, rri si i shtanguar
    Ashtu i mahnitur me bukurinë tënde,
    Lehtas sikur një puhi pranvere
    Së bashku me gëzim ia marrim një kënge!
    Poezi e mahnitur Poeti! si nje maragaritare,qe bie dhe zgjohet bashk me (endrren pran)

    te jen lum nd,ne Poezit etuaja... sikur ja keni sjellur Pranveren, natyres ne kete stin te dimrit!
    ```````````````
    hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Poeti, kjo poezi eshte shume here me e bukur se ato me "ti ike..." Kur do kalosh nga tema "Ti erdhe..."?
    Meqenese ka plot merita ca po ia leme postimit te 1000, ca endrrave...

    Po qendroj ne teme:

    Kembengules troket shiu ne dritare
    me pika kureshtare,
    pergjon kohe hyjnore, kohe mekatare...
    Pikat, deshmitare.
    Diku tkurren dhe zgjerohen botra
    nen nje frymemarrje,
    shemben dhe ndertohen nga e para…
    Dy zemra, nje rrahje.
    …dhe nata tretet nen driten e zbehte.
    Sot asgje nuk çudit, as shiu qe flet
    me gjuhen e syve lutes ne çdo pike:
    ...mos ik, mos ik, mos ik…
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 18-12-2005 më 13:31
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ne zemer ruaj kujtimin
    dhe endrren e bukur per ty
    Dhe shoh nder vegime te brishta
    sikur jemi te dy ..
    Nese dikur kam gabuar
    E mban zemra pendimin e sinqerte
    Tani dua te te kem prane
    dhe nje deshire ....
    qe te mos ikesh shpejt


    Poeti
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  5. #5
    Cobra1 Maska e Cobra1
    Anëtarësuar
    18-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    288
    Nje nat e qet qyelli plot yje
    Syt i mbaja mbyllur dhe prisja te vije,
    Oh sa shum spejt nje zan me dy thelleza
    Sic edoja vet ashtu ma kish dhe enda.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Hajla, SuiGeneris,White_Angel dhe Cobra1,
    Në shenjë falënderimi për komplimentet e dhëna vetëm pë ju kjo poezi:

    NJË LOT NË SY

    1.
    Në sytë e mi ishe si një lot
    Që gjithënjë qëndron në qepallë,
    Ishe dikur ndriqimi i syve të mi
    Tani sa shpesh për ty kam mallë!

    2.
    Të dua edhe sikur të ishe një lot
    Që buron dhe tutje rrjedh sikur një valë,
    Gjithënjë në zemër si ilaq të mbaj
    Dhe çdo ditë për ty më shtohet ky mallë!

    3.
    Dhe sërish i mendoj ditët e lumtura
    Që ikën dhe shkuan e nuk kthehen dot,
    E në zemrën time së bashku jetojnë
    Dhembja dhe malli të lara me lot!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    MË FANITESH SIKUR NJË YLL

    1.
    Më fanitesh sikur shkëlqimi yllit
    Që nga lartësia qiellore tokën ndriqon,
    Dhe çdo rreze e jotja thellësin e prekë
    Në çdo cep të trupit tim depërton!

    2.
    Ngritesh mu sikur të ishe valë
    Që në detin e tërbuar e sjell batica,
    Kur sytë e mi bukurinë tënde takojnë
    Se si nëpër trup më shkojnë ca mornica!?

    3.
    Kështu një shqetësim trupin më mbulon
    Dhe i tëri dridhem sikur nga tërmeti,
    Shumë mirë e di se edhe tani je me mua
    Me ëndrrën dhe mallin që e bart me veti!

    4.
    Je bërë pjesë e imja me plotë bukuri
    Gjysma që gjithënjë më plotëson,
    Dhe kur truri mendon se të ka humbur
    Edhe atëherë zemra si më parë të don!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 20-12-2005 më 15:37
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Poeti gjitha te mirat, vertet jeni i sinqert dhe ne poezit!..

    Citim Postuar më parë nga Poeti
    Hajla, SuiGeneris,White_Angel dhe Cobra1,
    Në shenjë falënderimi për komplimentet e dhëna vetëm pë ju kjo poezi:

    NJË LOT NË SY

    1.
    Në sytë e mi ishe si një lot
    Që gjithënjë qëndron në qepallë,
    Ishe dikur ndriqimi i syve të mi
    Tani sa shpesh për ty kam mallë!

    2.
    Të dua edhe sikur të ishe një lot
    Që buron dhe tutje rrjedh sikur një valë,
    Gjithënjë në zemër si ilaq të mbaj
    Dhe çdo ditë për ty më shtohet ky mallë!

    3.
    Dhe sërish i mendoj ditët e lumtura
    Që ikën dhe shkuan e nuk kthehen dot,
    E në zemrën time së bashku jetojnë
    Dhembja dhe malli të lara me lot!
    se di, cilen nga keto vargje ti ndaja.. po ma ne fund nje vlersim i duhur..!!

    Pershendetje, nga larg hajla!
    appreciate.......
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Vuajtjet,per njerez jane....Seshte turp te vuash....Ky imazhi i ri i yti,po na bo i cik kurioz....Duhet te jete nje burim i kthjellet ndjenjash qe te ka frymezuar...Sidoqofte,te uroj te jesh i lumtur dhe i frymezuar gjithmone...Urime...
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Anisela
    Vuajtjet,per njerez jane....Seshte turp te vuash....Ky imazhi i ri i yti,po na bo i cik kurioz....Duhet te jete nje burim i kthjellet ndjenjash qe te ka frymezuar...Sidoqofte,te uroj te jesh i lumtur dhe i frymezuar gjithmone...Urime...
    Anisela,
    Eshte imazhi im i vjeter ne paketim te ri, sepse ne vazhdimsi merrja kritika per shkrimet e mia me lote dhe vuajtje.....jam duke provuar te modifikohem, por nuk e di sa po ia arrij se...???
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Më erdhe në enderr
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Enderr e trishtuar
    Nga babygirl1982 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 11:12
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •