Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33

Tema: Ata tė dy

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856

    Ata tė dy

    Ata tė dy

    Ata tė dy… ishin njė ēift i zakonshėm… pleqsh…
    Prej shumė vitesh, jetonin nė njė lagje tė braktisur... nė njė qytezė... gjithashtu... tė braktisur...
    Muzgjeve, plaku vinte kasketėn e lėkurtė, tė rrjepur, vende – vende… dhe dilte rrugėve tė shkreta, ku nuk pipėtinte asnjė frymė njeriu.
    Kur nata binte dhe plaku nuk dukej te porta, plaka hidhte njė shall mbi flokėt e thinjur dhe dilte e kėrkonte nėpėr natė...
    Ndonjėherė e gjente tė dehur, tek e vetmja kioskė karakatinė, e lagjes sė vjeter, e cila, mė keq se plaku, mezi mbahej pėr vete, nė kėmbė...
    E ndonjėherė, e takonte rrugės, sė bashku me ndonjė fqinj tė lagjes tjetėr, i cili e sillte plakun pėrkrahu. (Nė lagjjen e largėt, nė anėn tjetėr tė qytezės, fatmirėsisht kishte mbetur pa emigruar, tek – tuk, ndonjė « i ri »...).
    « I riu », i’a dorezonte plakes, trupin qė lėkundej si purtekė, pastaj largohej me nxitim...
    Ndėrsa plaka e mbante pėr krahėsh, plakut i binte kasketa e rrjepur...
    Plaka ulej me vėshtirėsi dhe e ngrinte kasketen nga toka, pa bėrė zė.
    Ky ritual pėrsėritej me tė njejtėn pėrpikmėri, ēdo herė qė plaku pinte.
    Mbas mbrritjes nė shtėpi, plaku ulej kembėkryq nė qoshen e tij dhe niste tė kėndonte. Plaku kėndonte nėpėr dhėmbė njė kėngė tė vjetėr, e cila nuk kuptohej mirė, nėse ishte e gėzuar apo e trishtuar...
    Ai kishte zė tė bukur.
    Zėri i zbukurohej mė shumė prej rakisė, e cila shpesh herė e bėnte mė tė ndjeshėm... e shpesh herė, e bėnte tė derdhte edhe ndonjė pikėz lot…

    Kur plaku kėndonte... plaka shfrynte...
    I shfryhej plakut, vetes, botės, Zotit...

    Plaku ndėrpriste kengen njė ēast dhe i bėrtiste: « Ē’ke me zotin moj « virane »... lėre Zotin atje ku ėshtė... ».
    Pastaj vazhdonte kėngėn pėrsėri...

    Mėrmėrima e asaj kėnge tė vjetėr, e bėnte plakėn tė kujtonte rininė, ish - bashkortin e saj tė parė, dashurinė e madhe tė jetės sė saj, nga e cila, fati e kishte ndarė pakuptimisht...

    Plaku mėrzitej se tė shfryrat e saj, i ndėrprisnin kėngėn... kėshtu niste ti bėrtiste plakės (tė vetmes spektatore tė pavėmendshme, tė kėngės sė tij...)
    Pikėrisht atherė plaka heshtte...

    Heshtja qė pasonte mė pas, e bėnte plakun tė niste tė kujtonte edhe ai, ish - bashkshorten e tij tė pare, dashurinė e madhe tė jetės sė tij, nga e cila, edhe atė si plakėn, e kishin ndarė pakuptimisht...

    Plaka inatosej se ai i ndėrpriste rrjedhėn e kujtimeve (ai ishte i vetmi dėgjues i heshtur i psherėtimave te saj…), kėshtu ajo niste ti bėrtiste plakut…
    Pikėrisht atherė plaku heshtte....

    Kėshtu gdhiheshin e ngryseshin ditėt nė atė lagje tė braktisur prej kohesh, prej tė rinjve... prej tė tjereve...e ndoshta prej vetė Zotit...

    Plaka ēohej nė tė gdhirė... dhe rregullonte shtėpinė. Rregullonte kujdesshėm ēentrot kushedi sa vjeēare tė punuara me grep, prej saj, nė kohėt kur kishte qenė nuse e re...
    Sistemonte divanėt me merak...
    Lante dyshemenė dhe fshinte oborrin me fshesėn e ngrėnė...
    Diteve tė vjeshtės ajo mundohej mė shumė se zakonisht, pasi oborri mbushej plot, me gjethet qė lėshonte pa kujdes, hardhia e vjetėr...
    Nė kėte mėnyrė sedra e saj prej amvise tė mirė nuk do tė nėpėrkėmbej, nėse nė portė, do t’ia behte papritur, ndonjė mik i shumė - pritur.
    Pėrkujdesjet e saj ndaj shtėpise, gjithmonė shkonin dėm... sepse nė portė kushedi prej sa e sa kohėsh, nuk dukej njeri...
    E dorėzuar nga mendimi se nė portė nuk do tė shfaqej asnjė trajtė njerėzore, pėrveē ecjakeve tė pėrditshme tė maces nazike, nė orėt nė vazhdim, nė njė tenxhere te vjetėr, ajo gatuante drekėn pėr vete dhe pėr plakun...
    Macja rrinte sy - pėrndritur pranė sobės, me shpresėn sė plakės do ti shpėtonte vigjilenca dhe ajo do tė arrinte ti rrėmbente ndonjė thelė mish nga tenxherja e vjetėr...
    Megjithatė macja ishte e qetė, sepse e e dinte se nėse nuk do tė nxirrte gjė prej hutimit tė plakės... padyshim do tė nxirrte diēka nga bujaria e plakut... i cili, e ndante gjithmonė racionin e tij, pėrgjysėm me tė...

    Ditėve tė ftohta tė dimrit, kur malet mbuloheshin me mjegullėn e bardhė, ata tė dy pajtoheshin, ndėrsa i hidhnin dru, me rradhė, sobės qė kėrciste me njė zhurmė tė bukur...
    Tek dėgjonin nė heshtje flakėn qė kėrciste, ata komentonin me njėri tjetrin ndonjė lajm tė dėgjuar rishtaz... nga ndonjė « i ri » prej lagjes sė pertejme... apo nga televizori, i cili, mezi mundte tė kapte njė kanal tė vetėm, televiziv.
    Bota, sė bashku me lajmet, bėheshin mė tė prekshme pėr ata tė dy, ndėrsa vėrtiteshin rreth sobės, me kercitjen e druve nė sfond.

    Ditėve tė ftohta tė dimrit, macja futej pėr tu ngrohur, nė brendėsi tė peliēes ushtarake tė plakut dhe niste tė bėnte gėr - gėr...
    Plaku i pėrkėdhelte gushėn, ndėrsa ajo e ēonte mė lart volumin e gėr – gėr – eve...
    Vinte njė ēast kur macja lodhej nga pėrkėdheljet e plakut. Ajo ngrihej befas nė kėmbė, shkundte qimet e pėrhirta tė kurrizit tė saj, tė shtruara prej dorės sė plakut, i hidhte njė sy sendeve pėrreth dhe i kafshonte gishtin, nėse plaku tentonte t’a pėrkėdhelte sėrish…

    E lodhur nga dashuria e plakut, macja hapte derėn me putėr dhe dilte jashtė… ... njėlloj siē kishin dalė jashtė... bijtė e tyre... disa vite mė parė...

    Edhe ata tė lodhur... ashtu si macja... kishin hapur derėn dhe ishin larguar pa zhurmė...
    ...ashtu pa zhurmė ishin shpėrndarė nėpėr botė… nėpėr atė botėn… tė cilėn... plaku dhe plaka... e mallkonin pėrditė...

    Pa zhurmė... kalonin edhe ditėt...
    Pa zhurmė... pemėt ēelnin sythe... mė vonė i rrėzonin... mė tutje ēelnin pėrsėri nga e para... ndėrsa te porta... vazhdonte tė mos dukej njeri....

    Edhe macja ndėronte qimet, njėlloj si pemėt... derisa njė ditė u plak edhe ajo...

    Erdhi njė dite dhe plaku u sėmur.
    Nė fillim sėmundja e pengoi tė shkonte deri tek porta me kangjella tė ndryshkura, mė vonė e pengoi tė shkonte deri te dera e dhomes sė ndenjjes, e ca mė vonė, e pengoi tė ngrihej nga krevati...

    Plaka i ndenji mbi kokė e pėrkushtuar, derisa plaku njė ditė... ndėrsa hardhia e vjetėr i kishte rrėzuar tė gjitha gjethet... mbylli syte…

    Plaka e qau ashtu siē i ka hije njė bashkėshorteje tė mirė...
    Siē i ka hije njė bashkeshorteje tė mirė, plaka pothuajse pėrdite, i shkon te varri...
    Ajo qėron barėrat e kėqija, pastron me kujdes fotografinė e tij, e ndonjėherė i lė atje... edhe ndonjė shishe raki...

    Qysh mbas vdekjes sė tij, plaka nuk e kujton mė dashurinė e madhe tė jetės sė saj, ish – bashkshortin e saj, tė parė...

    Qysh mbas vdekjes sė tij, ajo e vajton plakun pėrditė...

    ...ndėrsa shtėpia... pėrditė vazhdon tė rrėnohet...
    ...ndėrsa kangjellat... pėrditė vazhdojnė tė ndryshken...

    Ata tė dy ishin njė ēift i zakonshėm… pleqsh…

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me mallengjeve bashke me gruan(sa te lira m'i ka lotet), moj engjellore. Realizem i shkruar me nje rrjedhshmeri fjalesh e shprehjesh, qe e ndjeva tek e lexoja me ze per ta degjuar dhe gruaja. Une i mbajta lotet(burre, jo llafe)kurse e dashura time(gruaja, se mos keqkuptohesh), e ndjeshme si gjithmone ne raste te tilla, e pashe qe po i fshinte lotet. C'te te them me shume se kaq? Urime!

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Engjellorja ... ē'te te them ..........Urime shume prekese
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Me mallengjeve bashke me gruan(sa te lira m'i ka lotet), moj engjellore. Realizem i shkruar me nje rrjedhshmeri fjalesh e shprehjesh, qe e ndjeva tek e lexoja me ze per ta degjuar dhe gruaja. Une i mbajta lotet(burre, jo llafe)kurse e dashura time(gruaja, se mos keqkuptohesh), e ndjeshme si gjithmone ne raste te tilla, e pashe qe po i fshinte lotet. C'te te them me shume se kaq? Urime!
    me vjen keq o mondi qe e paskam bere te qaje te dashuren tende...pershendete nga ana ime dhe kerkoji ndjese...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Engjellorja ... ē'te te them ..........Urime shume prekese
    flm perla...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    E bukur ,nje pikturim i sakte i pleqerise ,i natyres ,i shtepise.-po une c pata qe lexova tregimin tend qe ne mengjes?
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    E bukur ,nje pikturim i sakte i pleqerise ,i natyres ,i shtepise.-po une c pata qe lexova tregimin tend qe ne mengjes?
    po une c'desha qe e shkrova...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja Lexo Postimin
    po une c'desha qe e shkrova...
    Jo ti mire bere,por per nje cast u trishtova pastaj mu kujtua nje tregim i Shollohovit
    Po c ti besh ,keshtu e ka jeta si ne tregimin tend
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    nuk e kam lexuar ate tregim qe thua ti

  10. #10
    life is a flower Maska e maryp
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    shume shume prekes... te lumte, kishte kohe qe nuk lexoja dicka kaq te bukur ne gjuhen shqipe...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •