Dantela e dimrit shkrihej
pranvera kish nis me ardh,
Pse edhe pas kaq vitesh
unë, për ty Kam mall?
------------------------------------
Dëshirova, jetën në ëndërr
ta shëndrroja,
vetëm aty isha e lirë
që TY të dashuroja.
Dantela e dimrit shkrihej
pranvera kish nis me ardh,
Pse edhe pas kaq vitesh
unë, për ty Kam mall?
------------------------------------
Dëshirova, jetën në ëndërr
ta shëndrroja,
vetëm aty isha e lirë
që TY të dashuroja.
SHPATA E DEMOKLEUT
Të kërkova në thellësinë e unit tim
Aty ku një kohë të gjatë kishe folenë,
Të kërkova në premtimin e dhënë
Në ëndërrat që të fle nuk më lenë!
Të kërkova prapa rrezeve të diellit
Aty ku shkëlqimi më merrte sytë,
Shpresova të të gjeja mu sikur dikur
Më s’ishe vetem, por vet e dytë!
Të kërkova në pikat e lotëve
Që pandërpre më rrjedhin nga sytë,
Shpresova në ty të gjeja dashurinë
Por e gjeta vdekjen që po më mbytë!
Të kërkova në muzgun plotë bukuri
Me qastet e ëmbla që ruaja kujtim,
Takova në shpatën e Demokleut mbi kokë
Që peng më mbante shpirtin tim!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Damocles’ sword. Eshte nje disambiguacion i paster(Qehet "Shpata e Damokleut", Jo shpata e DemokleutPostuar më parë nga Poeti
Megjithate poezia pergjithesisht me pelqeu.
Shoh disa gabime ortografike ne te qe do t'i quaja me dashamiresi "dialektizma"
1- Por e gjeta vdekjen që po më mbytë!. Duhet thene: mbyt
2-Shpresova të të gjeja mu sikur dikur. Seshte poetike fjala mu sikur.
3-Që pandërpre më rrjedhin nga sytë, duhet: panderprere
4-Me qastet e ëmbla që ruaja kujtim, Ketu gjej germen qe duhet se e ka kompjuteri, e ka spjeguar Agimi si te besh.
Strofa e pare eshte vertet e bukur, poetike... te tjerat duhen punuar o mik me teper.
Respekt
DP
Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 10-05-2006 më 19:40
sereno
Me pelqeu poezia,mund te them qe eshte nje nga me te bukurat qe kam lexuar ne kete cikel nga ty poeti.
p.s.Po te vesh re dhe korrigjimet nga dp17ego
(gjera te vogla sigur. dialektore),atehere do behet akoma me e bukur.Beje nje prove ketu.
Ja me sygjerimin e dp17ego dhe mikes se nderuar Ard, poezia e njejte e redaktuar.
Ju falemnderit per keshillat.
SHPATA E DAMOKLEUT
Të kërkova në thellësinë e unit tim
Aty ku një kohë të gjatë kishe folenë,
Të kërkova në premtimin e dhënë
Në ëndërrat që të fle nuk më lenë!
Të kërkova prapa rrezeve të diellit
Aty ku shkëlqimi më merrte sytë,
Shpresova të të gjeja mu si dikur
Më s’ishe vetem, por vet e dytë!
Të kërkova në pikat e lotëve
Që pandërprere më rrjedhin nga sytë,
Shpresova në ty të gjeja dashurinë
Por e gjeta vdekjen që po më mbyt!
Të kërkova në muzgun plotë bukuri
Me çastet e ëmbla që ruaja kujtim,
Takova në shpatën e Damokleut mbi kokë
Që peng më mbante shpirtin tim!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
TEK PEMA E VJETËR
U ula nën hije të pemës së vjetër
Aty ku për çdo ditë takoheshim,
Të përqafuar në puthjet e pafund
Binte shi, frynte erë, ne dot nuk largoheshim!
Sot ti nuk ishe me mua, kurse era fryente
Më duket dhe shi i ftohtë binte mbi mua,
Apo vallë mos ishin lotët që më rridhnin për faqe
Ngase zemra qante, n’heshtje thoshte të dua!
Ti nuk ishe pranë meje, zërin s’e lëshoja dot
Veçse dënesja, dhe zemra më digjej,
Provoja të mbyllja ndjenjat në frengji burgu
Por dashuria për ty dot nuk më fashitej!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Duhet thene Enderr dhe mall(jo malle)
Emrore -mall
Gjin. -i,e mallit
Dhan. -mallit
Kall. -mallin
Thirr. -o mall
Rrjedh. -prej mallit
Nuk dua te theksoj njohurite time gramatikore, por sa here hap kete faqe, me vret syte, s'eshte faji im dhe nuk mu durua pa ta thene.
Ti ke poezi te mire, por une mendoj qe duhet ta redaktosh me shume...dhe keshtu do t'ja ngresh vlerat. Eshte si puna e diamantit, qe po nuk u punua, mbetet nje cope gur i cmuar dhe aq.
Respekt per punen qe ben
DP
Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 20-05-2006 më 14:02
sereno
Une jam inxhinier, pra nuk kam studjuar gjuhen dhe kjo me ben qe ndonjehere edhe te bej gabime. Eshte verejtje e bere me vend sa i perket titullit, por nuk e nderroj dot, kete mund ta bejne administratoret apo moderatoret e ketij nenforumi, per çka edhe i kisha lutur me kete rast qe ta bejne.Postuar më parë nga dp17ego
Nuk hidherohem aspak kur dikush me jep verejtje me vend, por te them te dreejten poezite e bartura ketu jane te shkruajtura pothuaj se drejteperdrejte.
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Ja edhe një nga unë, shpresoj të mos ket vërejtje:
MË GODIT?!
Më godit me tërë forcën që ke
Me ëndrrat e pa ëndërruara
Më godit me vetminë time
Me ditët e pa jetuara!
Më godit se nuk ndjej dhembje
Trupi im më nuk ndjen asgjë
Vetëm zemra qan dha vuan
Që nga dita kur ike dhe më le!
Me gjuaj me plumbat e helmuar
Ata nuk ndikojn më në mua
Më shumë ka helm në zemrën time
Që kur ike dhe më the s’të dua!
Më gjuaj dhe me shtiza akulli
Nuk mund të jen më të ftohta se ti,
I vdekur jam që nga ikja jote
Prandaj të vdekurin nuk e vret asgjë!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Poezi e shkruajtur në mëngjesin e sotëm:
PSE MË PRISH ËNDRRËN
Pse më prish ëndrrën
Duke ikur pa kthim,
Pse mu kur dua të të puth
Ti kthen kokën në tjetër drejtim?
Pse më vjen sërish
Posa unë të mbyll sytë
Dhe për sherr nuk më vjen vetëm
Por vet e dytë!
Pse s’më len ëndrrën të qetë
Të lundroj qiellit të pa skaj,
Pse më mundon kaq shumë
Vallë pse të dua paskam faj!?
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Krijoni Kontakt