Close
Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 128
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga INDRITI
    urime e suksese ne krijimtari poet.
    Ndoshta do kem nderin ta bej kur te kthehem ne shqiperi.
    Indriti
    INDRIT,

    Nese mund te takohemi bashk, do ta kesh dhurate nga une, pa pasur nevoje te shpenzosh per ta blere. Do te ishte nderi im.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    YJET PA NGROHTËSI

    Yjet në qiell nga gjumi u zgjuan
    Rrezet e tyre ia drejtuan tokës
    Por nuk e shkrinë akullin e zemrës
    As edhe po të lëshonin ngrohtësin e botës!

    Veç sa më mikluan paksa fytyrën
    Sikur po luanin kështu me mua
    A akulli mbetej edhe në buzë
    Buzët e ngrira nuk thonë të dua!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    YJET PA NGROHTËSI

    Yjet në qiell nga gjumi u zgjuan
    Rrezet e tyre ia drejtuan tokës
    Por nuk e shkrinë akullin e zemrës
    As edhe po të lëshonin ngrohtësin e botës!

    Veç sa më mikluan paksa fytyrën
    Sikur po luanin kështu me mua
    A akulli mbetej edhe në buzë
    Buzët e ngrira nuk thonë të dua!

    Ti Poet thur-e-qthur, poezin e ben si gur!
    ndjenja jote e ndal diellin, shpartallisen yjet me qiellin...lol


    Te tharta,te prekin (palcin e zemres) po kshtu dhe jeta eshte e krijuar q'ti bejm?!

    pershedes hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Ne Enderr
    .............
    mbrem nje enderr-te veshtire pash!
    rruges isha duke ardhur,
    mjegull e dendur, me kishte kapluar
    per t'gjetur udhen isha hutuar,
    fare se disha, nga jam duke shkuar...?

    hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Poetët

    Kur ulem shkruaj vjershërime
    Ndjehem i tëri tjetër njeri
    Më burojnë vargje nga zemra ime
    Dhe u fal njerëzvë veç dashuri

    I zgjoj mëngjeset, me varg në buzë
    Dhe netët ngrys me këngë malli
    Më digjet shpirti, më bëhet shpuzë
    Mbetur si peshk në mes një zalli

    Se lumi i njerëzve më ka shteruar
    Në një shtrat tjetër, ka marrë drejtim…
    Ndaj shpirtin tim e ka ngarkuar
    Me thasë vargjesh për dashurinë

    Pra asnjeri nuk ka të drejtë
    Poetëve vetë t’u marrë inat
    Ata shpërthejnë në varg e fletë
    Se janë të gjith dashnorë të zjarrtë.

  6. #56
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Poeti, kjo poezi eshte shume here me e bukur se ato me "ti ike..." Kur do kalosh nga tema "Ti erdhe..."?
    Meqenese ka plot merita ca po ia leme postimit te 1000, ca endrrave...

    Po qendroj ne teme:

    Kembengules troket shiu ne dritare
    me pika kureshtare,
    pergjon kohe hyjnore, kohe mekatare...
    Pikat, deshmitare.
    Diku tkurren dhe zgjerohen botra
    nen nje frymemarrje,
    shemben dhe ndertohen nga e para…
    Dy zemra, nje rrahje.
    …dhe nata tretet nen driten e zbehte.
    Sot asgje nuk çudit, as shiu qe flet
    me gjuhen e syve lutes ne çdo pike:
    ...mos ik, mos ik, mos ik…
    Mos rresht, mos rresht, mos rresht...
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    KOLOMBO

    Do të doja të zhytem në ty
    Sikur në valët e detit të trazuar
    Do të doja të isha Kolombo
    Brendinë për të ta hulumtuar!

    Do të doja të ngrohem në ty
    Sikur pranë zjarrit të ngrohtë
    Do të doja avujt tua ti thith
    Me epshet që nuk njeh kjo botë!

    Do të doja të shijoj lëkurën tënde
    Sikur puplat që kanë butësi
    Do të doja edhe të vdekur
    Të më varrosin mbrenda në ty!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Ti bre yll'qe rrin ne qiell,
    qdo mengjes ti e gedhir
    ti gjithnje me veshtron,
    me veshtron me goj s'me flet
    aman yll' ma thuaj nje fjal,
    ne zemren time, mos lere plag
    plagen time, bere rreze
    mos me ziej si kafen, ne (gjeze)


    hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    NJË PREMTIM

    Nuk kërkova asgjë më shumë
    Se peng të mbash fjalën e dhënë
    Nuk kërkova asgjë me dhunë
    Veç se të bësh atë ç’ke thënë!

    Nuk të luta, në gjunjë nuk rash
    Që e imja njëherë të jesh,
    Nuk kërkova asnjëherë
    Që një natë me mua ta kesh!

    Nuk t’kërkova, vet më the
    Se më don si askënd tjetër,
    Nuk të thash më duaj me dhunë
    E imja s’kërkova të jesh patjetër!

    Pse premtimin nuk e mbajte
    Pse m’gënjeve se me don
    Pse kur s’deshe t’më afrosh
    Tani kështu egër m’largon!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Ndjenje e ndaluar

    Pertej dritares time
    Bora e prillit akoma bie
    me inat dimeror quditerisht !
    Po fsheh, ngjyrat e pranveres
    dhe format po i fsheh
    qe sythet te mos duken me,
    as lulet, as gjethet e reja
    qdo gje e fsheh nene te bardh
    sikur s'ka qen kurr aty

    Athua valle do te mund
    te mbulonte keshtu
    edhe te ndaluaren
    te fshehuren, ndjenjen time?

    U ngrita dhe bera te pa beren:
    I mblodha, te gjitha
    letrat, bisedat,mesazhet te tera tok
    Mbylla syt, e i lidha per gryke
    ne nje qese te zez, te gjate plastike
    Stuhia e bores me mbeshtolli
    te me ndalte frymen
    tek perpiqesha ti fundoseja
    nene debore,
    ndjenja e lidhur, te shtrydhur,
    te denuaren ndjenjen time
    tek groposja...

    Kthehem brenda
    duke fshire duart...
    Ne veshtrimin e perhumbur
    nje faqe e bardhe, bosh,
    me ftohtesi debore,e vendosur si dige
    ne mes te kaluares dhe te sotmes,
    Mbyll syt e gelltitem
    por mjerisht,(!)
    ndjej si shkrihet e tera,
    e njomur nga lotet e nxehte
    prush te fajit

    hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Më erdhe në enderr
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Enderr e trishtuar
    Nga babygirl1982 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 11:12
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •