Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 128
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Poetit ne shenje respektit

    KUR LODHESH NGA DASHURIJA

    dëshiroja vetëm një mbrëmje
    të flija gjumë se u kapita!...
    e të më vije në mes t'nji ëndrre
    Aty ku unë gjithë kohën prita!!!

    Dhe ja, për fatin e mirë të shpirtit
    më erdhe mbrëmë e përmalluar
    më prekje trupin me bulzë të gishtit
    më puthje buzën e përvëluar....

    Dhe psherëtinje o shpirt në endërr
    duke u ngjitur pas gjoksit tim
    mbështesje kokën në gjoks e zemër
    princesh e endrrës së pambarim

    Pastaj rà drita ma prishi ëndrrën
    sa u mërzita...mund t'a kuptosh.
    Ku e kam shpirtin, ku e kam zemrën
    Krevati im qenka krejt bosh

    Qofsh e bekuar për jetë të jetëve!
    Ti Dashuri e Dashurive!
    Se je Atdheu i të gjithë njerëzve
    Që ke bekimin e Perëndive!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi
    Poetit ne shenje respektit

    KUR LODHESH NGA DASHURIJA

    dëshiroja vetëm një mbrëmje
    të flija gjumë se u kapita!...
    e të më vije në mes t'nji ëndrre
    Aty ku unë gjithë kohën prita!!!

    Dhe ja, për fatin e mirë të shpirtit
    më erdhe mbrëmë e përmalluar
    më prekje trupin me bulzë të gishtit
    më puthje buzën e përvëluar....

    Dhe psherëtinje o shpirt në endërr
    duke u ngjitur pas gjoksit tim
    mbështesje kokën në gjoks e zemër
    princesh e endrrës së pambarim

    Pastaj rà drita ma prishi ëndrrën
    sa u mërzita...mund t'a kuptosh.
    Ku e kam shpirtin, ku e kam zemrën
    Krevati im qenka krejt bosh

    Qofsh e bekuar për jetë të jetëve!
    Ti Dashuri e Dashurive!
    Se je Atdheu i të gjithë njerëzve
    Që ke bekimin e Perëndive!

    Agim, të falemnderit, ma ke zbukuruar temën.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ne poezi ti miku im
    nga muza kurr s'kam patur frike
    Une zbukurova me vargun tim
    talentin tend pa kozmetike

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    RËRA E GJALLË

    1.
    Provoj të shkëputem nga ti
    Të largohem përgjithmonë,
    Por magnet i fortë i dashurisë
    Gjithnjë më shumë më afron!

    2.
    Sikur jam mbrenda në pyll
    Shtigjeve të pashkelura sikur kaloj,
    Kurse ti, rërë e gjallë
    S’më len rrugën të vazhdoj!

    3.
    Më tërheq në brendin tënde
    As më lëshon dhe as më mbytë,
    Brenda teje më mban rob
    Të fundosur gjer në fyt!

    4.
    Por as unë nuk kam aq forcë
    Dhe as dua të të harroj,
    I fundosur gjer në fyt
    Bashk me ty tani jetoj!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Ne Temen e Poetit kushtuar, Poetit/eve...!

    * *
    Ererat shkojne e vin
    me epshe, fryejn
    ketu ne fletushke len,
    Gjurme "Poezin"!
    embel, prekin-Zemrat
    nga Furi e eres se leht,
    Lart nga qielli' shkeputen
    Rete e bardha n'kte flet
    Udhen krahe-hapur
    mbledh rreze *Diellit*
    per t'gjetur qetsin,
    ne Shpirt Njeriu!
    t'moshuar e te rinje,
    mbi vargje, ven Poezine
    duke kenduar,
    Sa shum per Dashurin.
    * *
    Ne hapesir' e Natyres
    Thurin Vargje Tok!
    Si mali e Fusha
    se bashku,
    Lidhen per dore!
    Lozin me njera tjetren,
    neper Luadhe
    duke Thurur Vargje,
    Vargje Poetike!
    duke i kenduar
    Letersise SHQIPE.
    Ndjenjes dhe mallit
    Gurit dhe malit,
    Vashes dhe Djalit
    Motres e Vellaut
    Bijes e Nanes..
    Atedheut, Legjendarit!!
    Mergimtarit, mergimtares..


    Me mall nga Laaart!
    hajla, nga Rugova Kumria.
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Sonte nuk dua të postoj poezi në këtë temë, por vetëm dua të ju njohtoj forumist të nderuar se para katër ditësh doli nga shtypi libri im i parë me poezi i titulluar:"LULET E HELMIT" në të cilën janë të botuara 60 poezi të shkruajtura në periudhën nga viti 2003 - 2005.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  7. #47
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Pergezimet me te sinqerta, Poet i dashur! Suksese ne vazhdimesi...!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    Sonte nuk dua të postoj poezi në këtë temë, por vetëm dua të ju njohtoj forumist të nderuar se para katër ditësh doli nga shtypi libri im i parë me poezi i titulluar:"LULET E HELMIT" në të cilën janë të botuara 60 poezi të shkruajtura në periudhën nga viti 2003 - 2005.


    KONGRATULATION "POETI" URIME...
    I Nderuar Miku POETI Pranoni Urimin Tim, nga Kumria!
    Shpresoi qe do me bie ne dor ay Liber i botuar:
    me Titullin"LULET E HELMIT"mqse duket ca prekse; sipas Titullit!...gjithsesi ia vlen, nje lloje Tituulli duke ia kushtuar.Poetikes se lamive nder poezit, ashtu dhe si e kerkon jeta, dhe natyra vete!. Po pse, jeta i ka Lindur Poetet, qe t'shkruajn....
    per (helmin)?!
    Poetet emeritoin qe t;jen me te Lumturit ne BOT!!!!! qe ti shkruajn gezimit,lumturise ejo (hidherimit)
    sa e,mahnitur jeta?
    mbi te gjitha te uroi qe t'jeni mir, me te Ngushten Familjare....Tung hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    whisper, hajla,

    Ju falemnderit për urimin, ua paqa borgj.


    PRANVERË GRI!

    Sa më gëzim e pritja këtë ditë
    Që me natyrën të lulëzoja dhe unë
    I mbështetur në krahët e dashurisë
    I përkundur në ëndërra të fleja gjumë!

    Sa plane bëra, sa ide në kokë
    Dhe sa premtime që më dhe ti
    Pranvera erdhi me ngjyrën gri
    Por me pranverën nuk erdhe ti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 20-03-2006 më 15:49
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #50
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    urime e suksese ne krijimtari poet.
    Ndoshta do kem nderin ta bej kur te kthehem ne shqiperi.
    Indriti
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Më erdhe në enderr
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Enderr e trishtuar
    Nga babygirl1982 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 11:12
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •