Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vlorë, lind një qengj me tri këmbë

    Për kafshën e çuditshme banorët e zonës thonë se është një ogur i keq

    Vlorë, lind një qengj me tri këmbë

    Ermal SIKA

    VLORE – Një qengj me tri këmbë. Kjo është çudia që është shënuar në fshatin Sherisht të Vlorës. Qengji i sapoardhur në jetë ka vështirësi në të ecur, ndërsa nuk mund të vrapojë për t’u ushqyer si qengjat e tjerë drejt deles që e solli në jetë. Kjo gjë e rrallë ka ndodhur pikërisht në fshatin Sherisht të Vlorës, disa kilometra larg nga qyteti, ndërsa aktualisht qengji, i cili tashmë është pagëzuar me një emër të marrë nga telenovelat, është vetëm pesë ditësh. Banorët e zonës thonë se ky është një lajm tepër i rrallë për këtë zonë, madje dhe për të gjithë vendin, por është gjithashtu dhe një ogur jo i mirë, pasi gjëja e gjallë është me gjymtyrë të përgjysmuar. Me gjithë këtë, për familjen Gjondedaj ku është pritur qengji, ai është një fat, pasi mund të kushtojë goxha para për ata që mbledhin koleksione dhe padyshim ky është dhe qëllimi i kësaj familjeje. E zonja e shtëpisë, Liljana Gjondedaj, për gazetën “Tirana Observer” ka folur për momentin që e priti me duart e saj qengjin që lindi. Por ajo nuk e mohon faktin se qengjin mund ta përdorë edhe për qëllime përfitimi, duke e kthyer kështu qengjin në më të privilegjuarin e tufës. Në një intervistë për gazetën, Liljana Gjondedaj tregon se madje i ka vendosur dhe një emër shelegut. Ai tashmë do të gëzojë një emër të një aktori të telenovelës, Luisi.

    Si e pritët lindjen e këtij qengji?
    Në fakt është një gëzim dhe diçka e rrallë për familjen tonë, për fshatin, por mendoj dhe për gjithë vendin. Këto janë gjëra të rralla, nuk janë të shpeshta. Isha duke pritur qengjat dhe kur shoh se ky sheleg nuk ishte si të tjerët, ai nuk kishte një këmbë. E kam marrë në dorë shelegun dhe nuk dinim se çfarë t’i bënim, madje ziheshim kush ta mbante më tepër në krahë, megjithëse ai ishte i vogël. Kam pasur dhe shumë vizitorë, pasi lajmi u hap shpejt, madje mund të them se u shkul gjithë fshati dhe erdhi këtu.
    A keni menduar për emrin e shelegut?
    Po, e kemi pagëzuar me emër, ia kemi vënë Luis. Eshtë emri i një telenovele që ne kemi ndjekur.
    Çfarë do të bëni me këtë sheleg?
    Nëse do të na dalë ndonjë që mund ta marrë për studim, atëherë do ta shesim, nëse jo do ta mbajmë vetë. Nuk do ta therim, por do ta mbajmë në pëllëmbë të dorës, ashtu si mbahen fëmijët e vetëm.
    Mendoni se do të ketë probleme, meqë i mungon njëra këmbë?
    Them se nuk ka problem, kjo pasi ai do të rritet dhe do t’i forcohen shpatullat. Kështu që Luisi do të jetë si të gjithë të tjerët.
    Në fshat thonë se ky është një ogur i keq?
    Për ne ky është një fat, nuk di çfarë të them më tjetër.
    Sa ditësh është Luisi?
    Ai është pesë ditësh, ka lindur në datën 10 dhjetor. Unë e ushqej atë me qumësht me duart e mia, të gjithë e adhurojmë, pasi është i veçantë.

    1. Mushka pjell dy herë
    Në zonën e Elbasanit është shënuar edhe një rast tjetër i veçantë, kur një mushkë ka pjellë dy herë. Një gjë e tillë natyrisht që shpjegohet nga ana e specialistëve si një prishje të ekuilibrave biologjikë.

    2. Lepuri me 2 kokë e 6 këmbë
    Një lepur me dy kokë e gjashtë këmbë është një nga kafshët e çuditshme në qytetin e Elbasanit. Një gjë e tillë është shënuar në familjen Gogunja në Elbasan, e cila ka mbetur e shtangur kur ka konstatuar lindjen e një lepuri mostër.

    3. Një viç me dy kokë
    Një viç me dy kokë ka lindur në fshatin Gjocaj të Peqinit. Viçi kishte dy kokë të ngjitura në qafë dhe ushqehej me dy gojë, me buzët, nofullat dhe gjuhët e veçanta. Ai kishte katër sy, dy hundë dhe katër veshë.

    4. Dash me katër brirë
    Çudia e radhës është shënuar në një fshat të Cërrikut, kur kishte lindur një qengj me katër brirë. Por çudia nuk mbaron këtu, pasi kohë më pas në fshatin Gjonme erdhi në jetë një viç, i cili nuk kishte organe gjenitale.

    5. Pula me katër këmbë
    Një pulë me katër këmbë, kjo ka ndodhur në një fshat të Librazhdit. Këmbët e “tepërta” pula i kishte në pjesën e sipërme të trupit. Ndërsa një zog me dy koka është çudia e radhës në një familje që banonte në periferi të Librazhdit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    gjynah, besoj se do ta fusin ne furre s'eshpejti :/
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    A thua mos kan fshehur italinët aty afer Ebasanit ndonje arme Merthamore apo dreqe se merr vesh se ç'behet ne keto treva ?
    Ose pesticidet por eshte e mujtur qeset e najllonit dhe plehrat kan ndikuar ne çrregullimet biologjike kove te fundit ne viset shqiptare ?
    Duhet ti haîm syt se ne vend te mrekullis nje dite zoti do te na dergoje ndonje kulsheder a drangue qe s'ka kush ti del perpara, veç n'ardht Spilbergi me ekipen e tiej aty, do gjeje materjale sa te doje, se kam ndegjuar se eshte ne deficit....

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Shume keq... ja c'ndodh po te abuzosh me ambientin.

    Shpresoj te jene larg kohet kur gjera te tilla te ndodhin ne mase edhe me njerezit!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Shpresoj te jene larg kohet kur gjera te tilla te ndodhin ne mase edhe me njerezit!
    kan ndodhur edhe me ngjerzit :/
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  6. #6
    Once Upon A Time... Maska e BluE-MooN
    Anëtarësuar
    13-12-2005
    Vendndodhja
    Diku Lart...
    Postime
    62
    Keto jane mutacione gjenetike te kromozomet qe mund te ndodhin si te kafshet dhe te njerezit jo ndonje gje e habitshme.
    E habitshme mund te jete nese ndodhin ne mase ne nje fare zone te zaktuar qe tregon ndikim te ambjentit ne rritjen e % te rasteve te tilla. Normalisht po abuzuam me natyren , ne te shumten e rasteve shperblehemi jo mire prej saj.

  7. #7
    ~*ShwEEt Babe*~ Maska e FaboLous BabY
    Anëtarësuar
    13-04-2005
    Vendndodhja
    In My Own Lil World ;)
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~*
    gjynah, besoj se do ta fusin ne furre s'eshpejti :/

    ahahahhahah its up tek ne dy vlonjatet ta marrim kte
    qengjin ne amerike e ta bejme save
    ahahahha imagine... wooow kulmi qengj me tre kembe
    kushedi ca kemikate kane perdor :/
    Dashuria!Nje oqean ne nje pike loti,nje turbellire ne nje qeshje,nje mijevjecar ne nje sekond

  8. #8
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Amon mer yahoo...sa sensacionale qe behen! Ke mijera raste te ngjashme, ku lindin njerezit me gjymtyre te mangeta ose te teperta...dhe i plasi kujt per kafshet! Keta jane c'rregullime qe ndodhin shpesh dhe jam i sigurte qe shume kane informacion rreth ketyre fenomeneve...

    Apo ti xhuxho deshe te na informoje qe tani kane filluar edhe kafshet te lindin me mangesira...ne Vlore?

    (mos qesh)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2005
    Vendndodhja
    QUEENS, NYC
    Postime
    160
    mos kan fillu te xhirojn X-MEN 3 mer qaffirat ne at katundin aty. shif ai qingji ne pak kur ti bejn noji comic book. me vjen gjynaf do ja nrrojn emrin se Luis si shkon per superhero.

  10. #10
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    E shikoni ca pasojash ka TEC-i per Vloren....akoma pa u ndertuar dhe po lindin qingja me tre kembe....imagjino te ndertohet.....Berisha po e prish ambientin qe ne ...fjalim!
    "Who is John Galt?"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •