Close
Faqja 12 prej 49 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 485
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Abilio-Leandro, "shėnjestra" e Partizanit

    Ekipi i Partizanit, kėto ditė tė nxehta korriku ka filluar tė konfigurohet si nė aspektin e stafit drejtues, por edhe nė atė tė plotėsimit tė organikės sė lojtarėve. Tashmė dihet se Neptun Bajko ėshtė trajneri i ri dhe nėn urdhrat e tij do tė jenė "demat" e rinj tė Partizanit. Sipas burimeve brenda klubit dhe njė prononcimi tė presidentit tė ekipit, zotit Albert Xhani, pėr njė radio sportive, mėsohet se bėrthama e ekipit tė ri do tė jetė nga ajo e sezonit tė kaluar dhe pritet sė shpejti qė tė ndėrhyjnė suksesshėm edhe nė merkato. Sipas kėtyre burimeve, bėrthama qė qėndron nga sezoni i kaluar do tė jetė e pėrbėrė nga Shehi, Beqiri, Alan, Delain, Bylykbashi, Muzaka dhe ndonjė tjetėr. Pra, siē shihet, nė kėtė bėrthamė pėrfshihen edhe lojtarė, qė mė parė ishin pėrfolur se do tė largoheshin dhe sigurisht nė ekipin e ri tė Bajkos janė afruar edhe disa tė rinj, tė ardhur nga ekipet zinxhir tė akademisė, tė cilėt kanė perspektivė.

    Me kėta tė rinj klubi ka nėnshkruar kontrata katėrvjeēare dhe nga kėta Partizani mund tė pėrfitojė shumė si nė gjetjen e rezultateve pozitive, por edhe nė atė tė perspektivės si burim fitimi financiar, pasi dihet qė pėr kėta tė rinj nuk kanė munguar edhe interesimet nga klube tė huaja. Hemorragjia e lojtarėve tek Partizani nė kėtė fund sezoni ka qenė e konsiderueshme dhe pėr tė plotėsuar kėto largime presidencės i duhet tė hyjė fuqishėm edhe nė merkato. Por, siē shihet ditėt, po kalojnė dhe Partizani po i afrohet atij tė sezonit tė kaluar, ku grumbullimi i plotė u arrit vetėm nė muajin gusht. Sipas burimeve qė pėrmendėm mė sipėr, shihet se pista e re e pėrforcimeve tė Partizanit do tė jetė njė dashuri e vjetėr e klubit me lojtarėt brazilianė. Mendohet pėr njė rikthim tė sulmuesit Abilio, i cili nuk ėshtė i panjohur pėr tifozėt e kuq, gjithashtu pretendohet se parimisht kanė rėnė dakord me brazilianin Leandro, qė sezonin e kaluar bėri njė figurė tė kėnaqshme me Vllazninė. Por njohja mė e re qė hyn nė dashuritė e vjetra tė Partizanit mund tė jetė pėrsėri njė sulmues brazilian, emri i tė cilit ėshtė Fabiano (sigurisht qė nuk bėhet fjalė pėr yllin e futbollit brazilian Luis Fabiano). Ajo qė dimė pėr momentin pėr kėtė lojtar ėshtė se ai ėshtė sulmues dhe luan nė kategorinė e parė braziliane.
    Duke parė qė pėr momentin shumė lojtarė tė kampionatit tonė, madje edhe cilėsorė, janė tė lirė dhe pa skuadėr, nuk pėrjashtohet qė ndonjėri tė nėnshkruajė pėr tė kuqtė nė ditėt nė vazhdim. Megjithėse atmosfera duket optimiste nė klubin e Partizanit, asnjėri nuk u jep siguri tifozėve tė shumtė tė ekipit se nė sezonin e ardhshėm do tė kenė mundėsinė pėr tė shijuar ndonjė trofe.

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823


    He si ju duken Tifozet

  3. #113
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Hallall 007 qe e ringjalle temen dhe solle kete foto te mrekullueshme.
    Nga derbi me Tironen eshte kjo?
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Jo jo , se me Tironen u bo noten me drita, esht me Elbasonin me duket !!

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823


    Ja dhe ca tifoze me shume

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Partizani ben te paberen ne Peqin duke fituar me rezultatin 2-0

    Agresiv shum Peqinasit qe nuk duan te pranojn humbjen, arijn deri aty sa te godasin dhe Presidentin e Partizanit A.Xhanin qe ishte duke pare ndeshjen nga tribuna e stadiumit.

    Ktu keni dhe disa pamje nga ndeshja:

    Kronika e ndeshjes---> Shkumbini 0 - 2 Partizani

    Dhuna Peqinase

    GOLI i Pare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 14-10-2006 mė 19:03

  7. #117
    shqiptar Maska e eagle's son
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    161
    Citim Postuar mė parė nga OO7
    Partizani ben te paberen ne Peqin duke fituar me rezultatin 2-0

    Agresiv shum Peqinasit qe nuk duan te pranojn humbjen, arijn deri aty sa te godasin dhe Presidentin e Partizanit A.Xhanin qe ishte duke pare ndeshjen nga tribuna e stadiumit.

    Ktu keni dhe disa pamje nga ndeshja:

    Kronika e ndeshjes---> Shkumbini 0 - 2 Partizani

    Dhuna Peqinase

    GOLI i Pare

    partizani ben te paberen edhe ne lushnje




    te sportishqiptar ishte kjo hahahahahahahahha

    Mbrojtėsi shtatlartė lezhjan ėshtė nxjerrė me karton tė kuq, pas zėnkės me shokun e skuadrės

    Ndreka-Hallaēi, sherr brenda Partizanit

    Njė ngjarje jo e zakontė ka ndodhur dje nė stadiumim "Roza Haxhiu" tė qytetit tė Lushnjės nė pėrballjen e kupės mes Lushnjės vendėse dhe Partizanit. Nė pjesėn e dytė tė takimit, gjyqtari kryesor, Sokol Jareci, ka ndėshkuar me karton tė kuq Henri Ndrekėn, i cili ėshtė zėnė me shokun e tij tė skuadrės, Rrahman Hallaēi. E pazakontė pėr vetė faktin se njė futbollist del nga loja jo pėr ndėrhyrje tė rėndė apo pėr qėndrim jokorrekt ndaj kundėrshtarit, por pėr sjellje tė pahijshme ndaj shokut tė skuadrės. Rasti mė i freksėt ėshtė ai i futbollistit me ngjyrė tė Luftėtarit Simon, qė nė transfertėn e disa javėve mė parė me Teutėn nė Durrės, ka goditur me kokė shokun e tij tė skuadrės. Nė fakt, gjyqtari Jareci ėshtė treguar shumė i vėmendshėm nė gjykimin e tij, duke mos lejuar qė sherri mes futbollistėve tė kuq tė degjeneronte mė tej. Gjithēka ėshtė sqaruar mė pas nė dhomat e zhveshjes, pasi sherri ka ardhur pas njė keqkuptimi mes futbollistėve tė Partizanit. Ndreka i ka kėrkuar llogari Hallaēit, pas depėrtimit tė njė futbollisti lushnjar nė krahun e mesfushorit tė Partizanit dhe ky i fundit i ėshtė kundėrpėrgjigjur. Shtatlarti lezhjan ka kujtuar se Hallaēi e ka ofenduar, ndaj ka reaguar keq. Mirėpo Sokol Jareci, kryesori i ndeshjes, e ka vėnė re gjestin e Ndrekės, i cili ka shtyrė mė dorė kuksianin e Partizanit dhe nuk ka ngurruar t'i tregojė atij kartonin e kuq, vendim i marrė sipas rregullores. Natyrshėm Ndreka ka dalė mjaft i mėrzitur nga fusha, por situata mėsohet tė jetė qetėsuar shumė shpejt. Sipas burimeve pranė skuadrės, mėsohet se nė dhomat e zhveshjes gjithēka ėshtė sqaruar dhe tė dy futbollistėt i kanė shtrėnguar dorėn njėri-tjetrit. Gjithsesi, ajo qė ka ndodhur nė "Roza Haxhiu" ka lėnė njė shije tė hidhur nė kampin e kuq dhe te opinioni sportiv shqiptar. Eshtė dėgjuar shpesh pėr sherre mes futbollistėve tė skuadrave kundėrshtare, por kur zėnka ndodh mes lojtarėve tė njė ekipi, situata bėhet sa dramatike aq edhe komike.
    Adi METALIU



    sa te papam jeni hahahhahaahahha
    proud 2 be me, the eagle's son

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Post Cikli "Dosjet e Partizanit" nga Neptun Bajko

    Ish-trajneri Neptun Bajko hap "Dosjen Partizani". Njė cikėl shkrimesh, ku ai rrėfen paskuintat e largimit tė tij

    Neptun Bajko hap "Dosjen Partizani"!

    "Telenovela Xhani-Bajko", tė mėrkurėn mbylli "serinė e katėrt" tė saj. Kohė mė parė, nė rrethe tė ngushta gazetarėsh, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, me humor deklaronte, se "Bajkon e kam trajner pėr stinėn e verės". Por pėr ēudinė e tė gjithėve, largimi i trajnerit Neptun Bajko, kėsaj here i theu rekordet, ai u largua nė fund tė stinės sė vjeshtės... Dhe si ēdo "divorc", kuptohet, fillimisht ai nis dhe ndjehet nė media, e cila ka komoditetin pėr tė krijuar mjedisin e pėrshtatshėm pėr tė. Kėtij "skenari" nuk shpėtoi edhe "divorci" mė i fundit, Xhani-Bajko.
    Kjo ngjarjeje nuk mund tė kalonte nė heshtje, pėr vetė faktin se bėhet fjalė pėr Partizanin, njė ekip me njė histori tė lavdishme nė futbollin shqiptar, si dhe pėr Neptun Bajkon, njė ish-trajner tė kombėtares dhe me back-ground tė lakmueshėm profesional.
    Kėsisoj, redaksia arriti tė kontaktonte me trajnerin Bajko, i cili premtoi tė shkruante njė cikėl shkrimesh, nė tė cilėt do tė tregojė prapaskenat djallėzore tė punės dhe tė drejtimit tė ekipit tė Partizanit, siē shprehet ai. Ky ėshtė shkrimi i parė, tė asaj, tė cilėn gazeta "Sporti Shqiptar", e ka titulluar: "Dosja Partizani!"


    "Kurrėn e kurrės te Partizani. Gjysma e lojtarėve, trajnerėt e dytė, tė tretė dhe mjekėt e skuadrės, asnjė kacidhe"

    Bajko: Ja prapaskenat e largimit tim

    (Pjesa e parė)

    Dua ta them qė nė fillim, duke bėrė tashmė edhe njė pėrgjithėsim tė punės sime nė klubin e Partizanit, pėr aq herė sa kam qenė nė drejtimin e skuadrės sė kuqe, se ndiej keqardhje pėr mėnyrėn e largimit tė fundit. Kėtė e them, sepse, edhe pse kam punuar me pėrkushtim e sakrificė, aq sa e kam ditur dhe njohur prej vitesh ketė profesion, nuk kam mundur asnjėherė ta bėj punėn time ashtu siē jam mėsuar dhe siē duhet. Arsyet janė nga mė tė shumėllojtat, por dy sezonet e fundit kurrė nuk arrita tė pėrshtatesha me format, metodat nga mė tė ulėtat, me drejtimin prej hijene dhe kameleoni, pa asnjė normė e bazė ligjore e profesionale, pa le pastaj morale dhe shoqėrore. Kėto dhe shumė tė tjera personifikohen nė atė qė drejton prej gati 8 vitesh ekipin mė popullor, mė dinjitoz dhe njė nga simbolet e futbollit tė pėrparuar shqiptar, Partizanin. Tashmė unė largohem pėrfundimisht nga ai ekip, pėr tė mos u kthyer mė kurrė, jo si trajner profesionist dhe kuadėr i rritur, i edukuar me cilėsitė mė tė mira njerėzore dhe profesionale, por as edhe si njė njeri i thjeshtė, pėr tė simpatizuar nga larg ekipin e famshėm tė Besim Fagut, Loro Boriēit, Kolec Krajės, Gani Merjes, tė tė talentuarit dhe kapitenit fisnik Refik Resmja, tė tė madhit Pano, tė Sabah Bizit, Mihal Gjikės, Agim Muratit, tė gjigantit tė portės shqiptare, Perlat Musta, tė kapitenit tė hekurt Lin Shllaku, tė vėllezėrve Janku, tė Sllave Llambit, Ramazan Ragamit e mijėra futbollistėve qė kanė kryer me shumė sukses e lavdi "universitetin futbollistik tė Partizanit".
    Sot, pėr ata nuk ka njė shenjė ku tė vendoset madhėshtia dhe thjeshtėsia njerėzore dhe profesionale. Klubi i futbollit "Partizani" sot nuk mėshiron mė vlerat e vėrteta sportive dhe ėshtė pėr tė ardhur keq, sepse ai ėshtė kthyer nė njė mjet pėr tė shfrytėzuar imazhin tepėr tė pasur, qė pėr gati 50-60 vjet ka pasur nė futbollin shqiptar. Unė largohem i bindur nga Partizani, pėr tė mos u kthyer mė kurrė, por mė i pastėr shpirtėrisht, mė i pėrgatitur ndaj vėshtirėsive objektive dhe subjektive, i ndėrgjegjshėm se njoha tashmė njė botė tjetėr futbollistike, tė cilėn jashtė fushės sė lojės mė duhej ta ndryshoja. Fatmirėsisht a fatkeqėsisht, nuk arrita as ta ndryshoja dhe as tė pėrshtatesha me kėtė botė, jashtė fushės sė lojės. E mira dhe e keqja ime qėndron kėtu dhe vetėm kėtu. Dhe nė kėtė optikė kuptova se kam ende shumė gjėra pėr tė mėsuar. Por "pėr tė mėsuar duhet tė dish tė dėgjosh", thotė Saki! Dhe unė arrita tė dėgjoj atė qė nuk dinte se ēfarė tė thoshte nė atė konferencė shtypi tepėr tė nxituar alla-اarēani me podium alla-Xhani.
    Po pse erdhi dhe pse duhej tė vinte kjo gjė pikėrisht nė kėto momente? Cilat janė arsyet e vėrteta dhe pse mė sė fundi skenari i pėrgatitur me mjeshtėri djallėzore, jo nga mendja e tij e vetme kėtė radhė, i plasi nė duar, pa arritur qėllimin final tė tij?
    E vėrteta nuk ka tė bėjė me arsye teknike dhe taktike, pėr ndryshime jo tė pėrshtatshme nė formacion, pėr ecuri tė dobėt nė 2-3 ndeshjet e fundit, sikurse pretendon Xhani apo "ultrasit" e tij, por pėr kushte jo tė mira stėrvitore, pėr mospagesė tė lojtarėve, tė trajnerėve tė dytė apo tė tretė dhe tė mjekėve etj., etj. Ky njeri mendjefyell shpiku mosdashjen nga ana e "ultrasve tė kuq", tė sponsorizuar nga vetė ai, sajoi peticionin e famshėm dhe mendoi qė skenari funksionoi si pėrherė gjatė kėtyre 8 vjetėve tė "udhėheqjes" sė tij tė Partizanit. Ah, po, harrova edhe njė hollėsi, futjen e Oliverės nė njė ndeshje kaq tė rėndėsishme, kur ai nuk ishte aktivizuar nė asnjė ndeshje mė parė. "Si bėri vaki dhe ēfarė fshihet pas kėtij aktivizimi nga trajneri Bajko? Tani me kėtė argument tė rrallė taktik nuk ka se ku tė lėvizė Neptuni. Po Bylykbashin pse e futi kur e la rezervė kapitenin e skuadrės? Ose ta fuste nė fillim, ose tė mos e fuste fare. Ai formacionin e bėn vetė dhe unė nuk i kam ndėrhyrė asnjėherė! Edhe kur i sugjeroja ndonjė gjė, sepse tani mua mė jepet e drejta, qė pėr gati 8 vjet tė marr vesh nga futbolli, nuk e merrte parasysh. Por, megjithatė, paraprakisht marr mendimin e specialistėve (nėnkupton me kėtė trajnerin qė sapo e emėroi) tė gazetarėve dhe tė 2-3 ultrasve, qė thonė hiq kėtė dhe vėr kėtė, bėj ashtu dhe bėj kėshtu".
    Tė gjitha kėto argumente teknike, tė sheqerosura, ose tė ēartosura nga ai vetė, djallėzori Xhani, nuk pinė ujė. Atėherė, pėrsėri shtrohet ēėshtja: pse erdhi dhe pse duhej tė vinte kjo pikėrisht nė kėto momente?
    Shkaqe teknike, ndoshta! Arsye psikologjike, pėrsėri ndoshta! Shkaqe tė kushteve jo tė mira stėrvitore, tė punės pa cilėsi profesionale, lojtarė tė pamotivuar mirė, formacion me shumė ndryshime vendesh (treshja e mbrojtjes nuk ka lėvizuar asnjėherė dhe ekipi ka fituar dhe barazuar jashtė fushės, si asnjėherė tjetėr, 18-20 ndeshje miqėsore, stėrvitore dhe zyrtare) apo ngaqė disa lojtarė janė stėrpaguar dhe disa tė tjerė nuk kanė marrė asnjė kacidhe? Ndoshta edhe kjo etj., etj. Por unė mendoj se tė gjitha kėto janė pjesė e jetės nė njė ekip futbolli dhe, ku mė shumė e ku mė pak, ato ndikojnė nė ecurinė e njė skuadre. Arsyet e vėrteta, pėr mendimin tim, janė morale dhe financiare. Eshtė megalomania dhe paaftėsia e tij pėr tė drejtuar njė ekip si Partizani, tė cilin e mban tė lidhur pas vetes me ēfarėdolloj formash dhe marifetesh. Viktimat e tij janė lojtarėt, trajnerėt, prindėrit qė ēojnė fėmijėt nė tė ashtuquajturėn akademi "tė pluhurit dhe tė shtufit" dhe ata tė pėrvuajturit tifozė, "ultras tė demave tė kuq", qė me komandė vėnė dhe heqin parullat "Xhani...", apo gėrthasin "Parizan, Parizan..."
    Viktimė e tij ishte bashkėpresidenti i emėruar po nga ai, zoti Pirro Angjeli, qė, pasi plotėsoi si asnjėherė tjetėr kushtet financiare pėr funksionimin normal tė ekipit tė futbollit, na doli se edhe ai bėnte pjesė nė grupin sabotator, prandaj duhej larguar pa u bėrė i rrezikshėm pėr tė ardhmen e tij. Njė punė e ndėrtuar nė kėtė mėnyrė dhe e drejtuar me kėto forma dėshton gjithmonė, pėr mendimin tim, pėr shkaqe morale dhe financiare.
    E di dhe e kam tė qartė se pas kėtij reagimi Xhani nuk do tė mė paguajė pėr djersėn dhe lodhjen time (mendja e tij tani punon me regjim tė plotė). Pra, e njėjta sasi dollarėsh pėr njė, do tė ndahet mė dysh. Kėshtu, njė rrugė dhe dy punė tė fėlliqura (siē ka vepruar pėrherė president Xhani me trajnerėt dhe lojtarėt, kur vjen dita e kėsteve). Gjithashtu, e kuptoj fare mirė qė mund tė mendohet se edhe prestigji im mund tė dėmtohet, ashtu si edhe xhepi. Por nė asnjė mėnyrė nuk do tė ndiej keqardhje. Kurrėn e kurrės nuk do tė ndodhė njė gjė e tillė. Mes vėshtirėsive mėsohet shumė, edhe pse e di qė kam ende plot gjėra pėr tė mėsuar. Dhe nė kėtė rast unė mėsova gjėra tė reja. Pra, puna nuk ka vajtur dėm nė kėtė aspekt tė formimit tim profesional dhe njerėzor. Ai duhet ta kuptojė njė herė e mirė, se detyra e njė drejtuesi nuk ėshtė si ajo e njė trajneri. Njė drejtues i mirė dhe i aftė duhet tė zgjidhė problemet, ato qė i takojnė atij, dhe jo tė mundohet t'ua hedhė fajin tė tjerėve, sepse vuan nga morali i tij dhe nė tė njėjtėn kohė nuk ėshtė nė gjendje nga ana financiare tė pėrballojė njė ekip si Partizani. Ai, pėr mendimin tim, ėshtė njė imitues i keq i ish-presidentit tė Tiranės, El Sajed. Nė ndryshim me Xhanin, ai ishte tepėr i zgjuar, mė dinak dhe shumė mė profesionist se ky, sepse tė paktėn kishte para pėr ta mbajtur si duhet njė klub me emėr dhe jo pėr ta mbajtur peng, siē po ndodh me Partizanin.

    (Nesėr, pjesa e dytė)

    Nga Neptun Bajko
    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 05-11-2006 mė 08:53

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Reagon Presidenti Xhani

    Presidenti Xhani, njė anekdotė pėr Bajkon

    Dje kam biseduar dhe kontaktuar disa herė me presidentin e Partizanit, Albert Xhani. Kuptohet, temė e bisedave tona ishte e ashtuquajtura "Dosja Partizani", tė cilėn kėrkon ta hapė nėpėrmjet njė cikli shkrimesh nė gazetėn "Sporti shqiptar" ish-trajneri i tė kuqve, Neptun Bajko. "Nuk kam pėr tė thėnė asgjė, nuk dua tė bėj asnjė koment. Por po tė tregoj njė anekdotė pėr Bajkon," - mė tha ai nė mėnyrė tė prerė dhe mjaft i qetė.
    Njė herė, nė Jerusalem, kishin kapur 3 keqbėrės dhe po bėheshin gati pėr t'i ekzekutuar. Nė atė kohė, vjen Jezu Krishti dhe shikon qė ishin grumbulluar mjaft njerėz.
    - اfarė kanė bėrė kėta njerėz,- u drejtohet ai priftėrinjve,- qė doni t'i vrisni?
    - Po ja,- ia kthejnė ata,- pyeti dhe vendos vetė se ē'duhet tė bėjmė.
    - اfarė ke bėrė ti? - i drejtohet Krishti tė parit.
    - Unė kam vjedhur. Nuk kisha bukė pėr fėmijėt dhe u detyrova tė vidhja.
    - Lirojeni kėtė, - tha Krishti dhe ndėrkohė i drejtohet tė dytit: - Po ti ē'ke bėrė?
    - Kam vrarė, - ia ktheu i dyti Krishtit.
    - Po pse? - e pyeti sėrish ai.
    - Pėr punė nderi. E nisėm grindjen fillimisht me fjalė, por pastaj miku mė preku nė nder tė familjes dhe unė e vrava.
    - Lirojeni edhe kėtė, - tha pėrsėri Krishti.- Edhe ky nuk ka faj. E kanė cėnuar nė nder.
    - Po ti ēfarė ke bėrė? - i drejtohet Krishti tė burgosurit tė tretė.
    - Po ja, - nis e flet ai. - Unė punoja te njė zotėri, i cili mė donte dhe mė paguante mirė. Unė me ato lekė mbaja familjen. Mirėpo njė ditė pashė se pronari im fitonte shumė mė tepėr sesa unė. Atėherė, njė natė, unė vendosa ta vrisja dhe e vrava.
    Krishti, pasi e dėgjoi me kujdes, tha:
    - Kėtė vareni, ky ėshtė mosmirėnjohės!
    Kjo ishte anekdota e presidentit tė Partizanit, Albert Xhani, me fabulėn e sė cilės ai i pėrgjigjet ish-trajnerit dhe mikut tė tij, Neptun Bajko.

    Bashkim Tufa
    Sporti Shqiptar

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Bajko: Xhani di tė luajė mirė jashtė fushe

    (Pjesa e dytė, vijon nga numri i kaluar)
    Nuk dua tė ndalem nė shumė biseda tė bėra me tė gjatė orėve tė gjata, kur rrinim duke pirė kafe nė hotel "Rogner". Interesi i kėtyre bisedave mund tė ruhet pėr mė vonė, duke i parė ato nė njė kėndvėshtrim tjetėr dhe duke ia lėnė kohės, si gjykatėsi mė i mirė. Tre kanė qenė faktorėt themelorė tė acarimit tim me drejtuesin e "demave tė kuq".
    1 - Duke parė vėshtirėsitė tepėr tė mėdha nė formimin e ekipit, vonesėn tej mase tė ardhjes sė lojtarėve, edhe ata e filluan stėrvitjen vetėm, pasi njė pjesė e tyre morėn kėstet e premtuara. Ato vėshtirėsi, qė nuk janė kurrė tė lejueshme edhe pėr njė ekip tė vogėl dhe pa pretendime, ndikuan qė punėt tė bėhen me nxitim, nė kushte jo tė mira stėrvitore. Me njė numėr kaq tė madh lojtarėsh, lista arriti deri nė 45 veta, sa ishte e pamundur tė gjeje kohė jo thjesht pėr stėrvitje, por pėr tė bėrė seleksionimin e saktė dhe profesional tė tyre. Nė bisedat e stėrzgjatura debatonim pėr shumė aspekte dhe nė njė moment i kam thėnė: "Nėse ekipi ndėrtohet vetėm me djem tė rinj dhe me disa lojtarė qė kanė qenė edhe mė parė te Partizani, atėhere e vetmja gjė qė mund tė premtojmė ėshtė mbijetesa nė ligėn superiore." Kėshtu nisi edhe stėrvitja. Nė njė moment tė caktuar u gjetėn fondet e nevojshme pėr afrimin e disa lojtarėve titullarė, tė cilėt vazhdonin pushimet e stėrzgjatura. Sidoqoftė, ardhja e Beqirit, Dhėmbit, Ndrekės, Abilaliajt dhe e ndonjė tjetri, mundėsoi deri diku qė ekipi tė plotėsohej nė njėfarė mase me lojtarė tė kategorisė superiore. Nė njė nga momentet, kur ekipi sapo nisi stėrvitjen, ai mė lajmėron se do tė vinte portieri Egbo, i cili kishte tre vjet e mė tepėr i larguar nga futbolli shqiptar. Sė bashku me Birēen e kundėrshtuam kėtė zgjedhje tė tij tė papritur, duke argumentuar se portierin, Shehin, e kishim, madje shumė tė mirė, madje i thamė qė mund tė jetė nga mė tė mirėt e kampionatit. Jo, na tha, Shehi le tė ikė, se unė nuk e harroj barazimin 2-2 me Vllazninė, prandaj e kam vendosur qė Egbo duhet tė fillojė stėrvitjen. Dhe Egbo u paraqit nė stėrvitje, ndėrsa Shehi filloi pushimet nė plazhin e Durrėsit. Pėr fatin tonė, Egbo kėrkonte kushte specifike (kupto pagesėn) dhe vėshtirėsia e drejtuesit tė kuq nga ana financiare bėri tė mundur riafrimin e Shehit. Po Egbo ēfarė pėrfaqėson nė futbollin tiranas dhe atė shqiptar? Pse pikėrisht ky zgjodhi tė vinte pėrsėri Egbo nga Egjipti i largėt? Apo mendoi se njė portier i tillė i duhej dhe heshtja trevjeēare e Egbosė i kishte larguar tė gjitha dyshimet?
    2 - Faza pėrgatitore njė herė u mendua tė bėhej nė Turqi, por ky variant dėshtoi. Herėn tjetėr u mendua tė bėhej nė Maqedoni, por edhe ky variant dėshtoi. Varianti i tretė ishte Pogradeci, por ky qytet ishte "i pushtuar" nga 4-5 ekipe, atėherė kur tė gjitha skuadrat, madje edhe ato tė kategorisė sė parė, vazhdonin tė ishin tė grumbulluara dhe zhvillonin njė fazė pėrgatitore normale. Kurse ne stėrviteshim te Liqeni dhe debatonim te "Rogneri" pėr njė Partizan tė madh. Nuk mund tė kuptohet puna nė njė ekip futbolli pa njė organizim tė mirėfilltė. Dhe mbi tė gjitha, ndėrtimi i ekipit duhej tė fillonte pėrpara se tė mbaronte kampionati, aq mė tepėr tė kishte kohėn e duhur pėr fazėn pėrgatitore dhe kushtet mė normale pėr zhvillimin e saj. Ky ėshtė njė aspekt teknik, taktik, fizik, apo mosfunksionim dhe organizim jonormal i njė ekipi, siē ėshtė Partizani, qė mė vonė do tė pretendonte pėr fitimin e trofeve nė futbollin shqiptar. Jo, unė mendoj se ky ėshtė njė ēorganizim i organizuar dhe, mbi tė gjitha, ana financiare duhet atėherė kur e kėrkon futbolli dhe jo kur t'i gjesh ti paratė. Njė njeri qė nuk e ka tė qartė, ose nuk ka mundėsi ta njohė kėtė aspekt, kėrkon tė nxjerrė lloj-lloj argumentesh pėr tė justifikuar dobėsitė e kėtij ēorganizimi tė organizuar.
    3 - Faktori i tretė ėshtė intervista ime e dhėnė pas ndeshjes me Tiranėn, ku humbėm me rezultatin 2-0. Para ndeshjes, tė gjithė thonė se humbja me Tiranėn nuk pėrbėn ndonjė hata tė madhe, por, kur humbet me tė vėrtetė me Tiranėn, tė gjithė pas ndeshjes fillojnė dhe analizojnė punėn e trajnerit, gabimet, vendosjen taktike dhe mėnyrėn e zhvillimit tė ndeshjes. Kjo ėshtė gjėja mė e lehtė qė mund tė bėhet. Megjithatė, nuk do tė bėj analizėn, por do tė qėndroj tek acarimi i madh, qė i shkaktoi kjo intervistė drejtuesit tė "demave tė kuq". "ا'na bėre Bajko, ē'ishte ajo qė the! Unė e di mė mirė se ty, qė nuk shiten ndeshjet nė Shqipėri, se nuk ka kush t'i shesė dhe, aq mė pak, kush t'i blejė." Prandaj, ai nxitoi tė dilte te televizioni "Koha" dhe tė bėnte sqarimin e thėnies sime. Unė edhe tani e pėrsėris, i bindur plotėsisht, se luhet 90 minuta nė fushė, por luhet akoma mė mirė gjatė gjithė javės, muajit dhe vitit nė futboll. Kjo nuk ėshtė shpikja ime. Kush ėshtė i interesuar, le tė kėrkojė dhe do ta gjejė nė tė gjitha kampionatet europiane, tė Amerikės Latine dhe mė tej. Megjithatė, u duk sikur kjo u harrua deri nė ndeshjen me Elbasanin dhe nė njė moment bisede ai tha: "Pse e pėrdore shprehjen qė futbolli luhet edhe jashtė fushe"? Dhe unė iu pėrgjigja: "Po lėre atė tani, ajo u tha nė atė kohė dhe unė nuk kam se ēfarė t'i heq asaj. Le t'i bėjmė analizėn kėsaj humbjeje..."
    Pėr tė plotėsuar thjesht dhe qartė kuptimin e shprehjes sime, qė futbolli luhet edhe jashtė fushe, po ju jap njė shembull konkret, tė freskėt dhe kuptimplotė: emėrimin e trajnerit tė ri. Kur u pėrgatit, pėr aq kohė sa iu desh, pėr tė thurur skenarin, sa e sa njerės "tė menēur" ka pyetur pėr formėn e kėtij skenari, qė nuk do t'i ngjante asnjė tjetri tė bėrė mė parė, qė "struci" tė mos dilte nė pah (por harroi dredharaku se kjo shprehje pikėrisht pėr kėtė ka dalė). Qė "struci" tė mos dilte nė pah, por tė shfaqeshin ultrasit alla-Xhani, kėtė herė jo me banderola madhėshtore, por me njė kartė peticioni, pa firma dhe vulė, gatuar nga njerėz frikacakė, tė cilėt u vunė nė pėrdorim nga ai. Pra, pėr kėtė caktim (trajneri i ri) nė tė njėjtėn orė, kur unė duhej tė filloja stėrvitjen, ai kishte lėnė konferencėn pėr shtyp, duke e ditur fare mirė, nga burime "ekspresi", qė Bajko nuk do tė paraqitej pėr arsye dinjiteti.
    Zoti drejtues i "demave tė kuq", a nuk ėshtė kjo e luajtur futbolli jashtė fushe? Madje, edhe me njė taktikė "tė rafinuar". Unė mendoj se dyluftimi im me drejtuesin e "demave tė kuq" bėhet me qėllimin e vetėm pėr tė kuptuar qėllimet tona rreth funksionimit tė futbollit nė Shqipėri, funksionimit tė njė klubi me tradita tė mėdha dhe, ajo qė ka mė tepėr rėndėsi, ėshtė qėllimi vetėm pėr progresin e futbollit, tė atij futbolli qė e do shumica e sportdashėsve mbarėshqiptarė pėr vendosjen e rregullave dhe ligjeve ekonomike dhe profesionale tė funksionimit tė klubeve, tė vetė FSHF-sė dhe tė gjitha aktiviteteve futbollistike nė Shqipėri. Ky ėshtė qėllimi im edhe nė kėtė debat, por asnjėherė nuk jam dakord me formėn tinzare, me armėt e pandershme qė zgjodhi pėr tė mė detyruar tė largohem, nė njė kohė qė, me hipokrizi, njė ditė para peticionit dhe kinezėrive qė ai fliste nėpėrmjet celularit me tė tjerėt, deklaronte nė takim me ekipin se: "Kam stafin mė tė mirė, dy trajnerė tė respektuar dhe fitues, qė kanė dhėnė kontribut tė paēmuar nė futbollin shqiptar, dhe te Partizani nė veēanti. Zotin Birēe, drejtorin teknik dhe zotin Bajko, qė ėshtė ende vetėm nė detyrė dhe punon me shumė vėshtirėsi, pasi ka njė ekip prej 40 lojtarėsh. Kėta do tė qėndrojnė nė punė deri mė 31 maj, sepse mjaft gabime kam bėrė nė tė kaluarėn dhe tani e kam kuptuar qė nuk mund tė ndėrrohen trajnerėt ēdo 2-3 muaj."
    اfarė hipokrizie! اfarė mosmirėnjohėsi! Kur vetėm pak orė mė vonė, kontaktonte me celular me trajnerin tjetėr, duke iu pėrkėdhelur me tė vetmin qėllim plotėsimin e sedrės sė tij tė sėmurė qė tė arrinte realizimin e planit tė tij, gjithmonė tė luajtur jashtė fushės sė lojės. Hipokrizia ėshtė shumė shpesh funksionale tek i padituri, por ai nuk e kupton, sepse e ka nė formimin e tij njė armė tė tillė, pėr t'ua hedhur fajin tė tjerėve...
    "Merimanga e zezė" ēdo gjė e kishte menduar mirė, e kishte endur me kujdes, por harroi "diēka" dhe ajo "diēka" ėshtė shumė mė themelore se heqja apo caktimi i njė trajneri, kushdo qoftė ky. Fitimi apo humbja e njė ndeshjeje, plotėsimi apo mosplotėsimi i kushteve optimale, fitimi apo dėshtimi nė njė sezon futbollistik. Ajo "diēka" nuk blihet me dollarė, me atė mjet qė drejtuesi i "demave tė kuq" ka arritur t'i realizojė shpeshherė planet e tij qė tė funksiononin mė sė miri, edhe pse kush mbaronte punė me tė, largohej ashtu siē ishte afruar. Ajo "diēka" nuk ka rėndėsi vetėm pėr prestigjin e analistit Neptun Bajko, por ėshtė diēka mė tepėr, shumė mė e madhe dhe me e rėndėsishme nga sa mendohet...
    Unė kam rezervat e mia edhe pėr futbollistėt, qė i takon njė teme mė vete, por mė parė ata duhet tė rrisin kulturėn e tyre, plotėsimin profesional, tė pėrgjegjėsohen dhe jo tė fajėsohen. Ata duhet tė kuptojnė qė tė mos shihen si njė mall tregu, qė blihet, shitet, e largon dhe pastaj e afron, e akuzon dhe pastaj e riblen, gjithmonė pėr tė arritur qėllimet dhe pėr tė plotėsuar interesin e tij. Pjesa mė mirė e tyre, ashtu si edhe jona si trajnerė, specialistė dhe njerėz, duhet tė pėrgjegjėsohemi e jo tė fajėsohemi. Pėr kėtė do tė flas kur tė vijė momenti.
    Herėn tjetėr unė do tė tregoj kurrikulumin tim, ndėrsa ai, po tė dojė, le tė tregojė tė tijin.
    (Neser pjesa e trete)

    nga Neptun Bajko
    Sporti Shqiptar

Faqja 12 prej 49 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Demat e Kuq" tė Partizonit - (#3)
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 512
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 13:27
  2. Diaspora-Bėhet promovimi i romanit tė Bedri Dedjes "Presidenti i planetit tė kuq"
    Nga Vicianum nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 01:45
  3. "Demat e Kuq" tė Partizonit!
    Nga gabriel nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 16-12-2005, 10:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •