Si u zhvilluan ndeshjet me Besėn, nė Izrael, nė Maltė e Qipro? Ēfarė ndodhi aty le t'i tregojė Xhani! 09-11-2006
Neptun Bajko tregon trukimet e Partizanit
Duke u bėrė publik njė debat i tillė, kuptohet qė nuk ėshtė mė prona jonė, por e tė gjithėve. Nė kėtė aspekt, pavarėsisht se ėshtė personal, me njė shikim tė shpejtė desha tė nxjerr nė pah funksionimin tepėr tė dobėt dhe hileqar tė njė modeli qė, ngado qė tė jetė huazuar, ėshtė i keq dhe tipik shqiptar. Ne duhet tė ndeshemi, tė debatojmė, tė japim mendime e tė shkėmbejmė pėrvojat gjithmonė jo me ligėsi apo pėr arritjen e qėllimeve tė ngushta me mjete dredharake, por pėr tė pėrballuar me kulturė e njerėzillėk idetė e njėrit e tė tjetrit, tė drejtėn, mė tė mirėn, tė ndershmen dhe pėr mė tepėr, tė vėrtetėn. Asnjėherė nuk kam dashur qė tė keqinterpretohem apo tė merren jashtė kontekstit tė dhėnė mendimet e gjykimet e mia pėr njėrin apo tjetrin problem. Duke u nisur thjesht si njė problem personal, tėrhoqa vėmendjen se nė tė njėjtėn kohė kjo pasqyron krizėn qė ka mbėrthyer futbollin tonė, problemet e shumta qė ka funksionimi i tij normal, nėnvlerėsimi me qėllim tė pėrcaktuar tė kuadrit trajner, mbi tė cilėt bien tė gjitha fėlliqėsirat, qė gatuajnė drejtuesit e sotėm nga FSHF-ja e deri tek drejtuesi i njė ekipi province, qė imiton kėtė model tashmė tė degjeneruar, qė trajnerėt, edhe ai mė i riu, janė viktima tė kėtij modeli tė presidentėve, tė president lojtarė, tė basteve dhe trukimeve tė ndeshjeve, tashmė jo vetėm ato tė kompeticioneve europiane, pėr arritjen e tė cilave sponsorė e presidentė bėjnė si mos mė keq me njėri tjetrin. Pra, me njė fjalė, sistemi i futbollit nė Shqipėri nė tė gjitha nivelet po gėrryhet nga kriza dhe dėmtohet nė qėllimin e tij fisnik. Kaq doja tė thoja, duke pėrsėritur se nuk do tė kthehesha mė kurrė te Partizani sa tė jetė mosmirėnjohės Xhani.
Anekdota dhe sulmi i Genc Xhanit
Por anekdota e tij publike, si dhe shkrimi i nxituar i Genci Xhanit dhe ardhja papritur e paftesė e Genci Tomorrit nė emisionin "Top Show" mė dha tė drejtė edhe t'i pėrgjigjem publikisht. Po them vetėm atė qė mundem dhe jo atė qė do tė dėshiroja. Dhe kjo ka arsyet e veta tani pėr tani. Unė "akuzohem" si mosmirėnjohės nga Xhani dhe si "puēist" ndaj italianėve qė kishin klubin "Partizani" nga Genc Tomorri. Unė i them atij, por edhe atij qė e ka dėrguar atė qė u paraqit si avokati mė i paaftė qė mund tė dilte nė mbrojtje tė kėtij debati tepėr domethėnės. Pėr t'i dhėnė njė vision sa mė tė qartė ideve tė mia qė shtrova mė lart e qė lindėn nga ky debat, unė jam i detyruar tė parashtroj disa ngjarje qė i kam pėrjetuar vetė me futbollin. Njė nga ēėshtjet mė tė pėrfolura nė futbollin e sotėm shqiptar ėshtė ai i trukimeve, pavarėsisht se janė thėnė me nėnkuptime apo edhe direkt nga ana ime. Po pėrqėndrohem nė disa raste. Kam qenė i vetmi qė pas dorėheqjes nga ekipi kombėtar si trajner, ekip tė cilin e kam dashur aq shumė dhe qė mė dha shumė mė tepėr, tė konstatoj mė sė fundi nė ndeshjen me Portugalinė qė ekipi mė "tradhtoi" taktikisht. Kaq mund tė thoja atėherė. Po ishte shumė pėr kėdo, sidomos pėr mediat. Kaq mė mjaftoi tė them edhe pas ndeshjes me Tiranėn, kur unė deklarova se futbolli vėrtet luhet 90 minuta nė fushė, por luhet mė tepėr jashtė fushe. Kjo ishte shenja e parė e acarimit tė Xhanit me mua si trajner dhe pėr rrjedhojė tė gjitha ngjarjet e mėvonshme erdhėn vetėm nga ky shkak. Arsyet mė mirė se kushdo i di vetė ai.
Disa nga ndeshjet e trukuara nga Xhani
Do t'i rikujtoja, si Xhanit ashtu edhe Tomorrit, qė nuk kam pranuar kurrė, edhe pse ai me njė zell tė paparė mundohej tė mė bindtte mua dhe tė respektuarin doktor Lluka Heqimin, qė njė sezon tė viteve tė kaluara t'ia linim ndeshjen Kavajės nė mes tė Tiranės. U largova me indinjatė nga ekipi dhe profesioni, duke ia lėnė kėtė "ēorbė" alla-Xhani avokatit tė tij, Genc Tomorri, qė e drejtoi ekipin nė kėtė ndeshje tė turpshme. Pas kėsaj shfaqjeje tė shėmtuar futbolli, ku merrte pjesė gjithė media e shkruar dhe vizive, deklarova nė televizionin sportiv "Tele Sport" se njė fenomen i tillė pėrbėn krim ekonomik. Siē duket, ky Xhani mirėnjohės nuk e harroi kurrė kėtė "gjėmė" publike qė i shkaktova dhe, si njė mjeshtėr i rrallė djallėzor, ndėrtoi nė trurin e tij plot halucionacione strategjinė e shkopit e karrotės. Pėr tė mė ulur nė minimum jo vetėm profesionalisht, por edhe dinjitetin njerėzor. Ai di tė "miklojė" me njė dhelpėri tė pėrsosur (profesion i njerėzve tė veēantė, qė e kanė vlerė tė vetme njė gjė tė tillė), tė tė ofrojė kushte pune tė mira, tė tė paguajė kėtė radhė realisht (?!), tė bombardojė se do bėjė mė sė fundi njė ekip tė madh me pėrmasa europiane, se gjithė pasurinė e tij do ta shkrijė pėr ekipin e Partizanit dhe ndonjė "fushatė politike", qė pastaj politika t'ia kthejė kėtij disa herė mė tepėr. Gjithė opinioni sportiv e ka mė se tė qartė, kur unė nuk kam qenė nė atė kohė trajneri i Partizanit, se si u zhvilluan ndeshjet nė Izrael. Ēfarė ndodhi aty le t'i tregojė Xhani! Po nė Maltė e Qipro? Po nė kampionatet e fundit, ku pėrsėri me dashje janė lėnė ndeshjet nė mes tė ditės? Ju zoti Xhani e Tomori keni qenė pėrherė sė bashku nė kėto ndeshje. Dhe pėr fatin tim tė mirė, unė nuk kam qenė jo mė si trajner, por as edhe si disa qė kishin "nderin" tė venin e tė vinin me Charter pėr tė ndjekur kėto takime tė bujshme?! Neptun Bajko ka qenė vetėm nė Bullgari, ku Partizanit iu desh tė ndeshej me njė prej 8 ekipeve mė tė mira tė Europės nė atė kohė, Hapoelin e Tel-Avivit. Duhet thėnė se ekipi u pėrgatit sė bashku me Xhanin, i cili pėr hir tė sė vėrtetės, nė ēdo rast ka harxhuar shumė para, por nė kėtė edicion europian ekipi u pėrgatit nė kushte tepėr profesionale. Ky ekip me shqiptarė, brazilianė e kongolezė luajti njė ndeshje tė madhe dhe pėr kėtė ne u ndiemė vėrtet krenarė dhe menduam se e ardhmja do tė ishte me siguri akoma mė e mirė pėr Partizanin. U luajt njė futboll i vėrtetė, i ndershėm dhe me plot vlera (por edhe nė kėtė rast, o mosmirėnjohėsi Xhani, dua tė tė rikujtoj se ēfarė presioni tė vinte nė dhomėn tonė nė hotel nga kushedi se kush, e di vetėm ti pėr atė ndeshje), por nuk veprove, ose se kishe frikė, ose se ende ishe i ri nė kėtė sferė, ose pėr fatin tonė. Ky ėshtė i vetmi takim ndėrkombėtar qė ti mund tė mburresh me ekipin dhe, pėr fat, vetėm nė kėtė ndeshje trajner kam qenė unė. Nė Tiranė nuk e drejtova unė ekipin, se isha i shtruar nė spital nga infeksioni qė mora nė fushat "e bukura" tė akademisė tėnde dhe, si pėrherė, mė zėvendėsoi zėvendėsuesi yt i gjithė kėtyre 8 viteve, Genci Tomorri!
Pse hedh baltė Genc Xhani (Tomori)?
Por po e pėrsėris: Do tė them vetėm atė qė mundem dhe jo atė qė dėshiroj, por edhe me kaq mjaftojnė. Vure Genc Tomorrin qė t'i tregonte opinionit tė "Panorama Sport" puēin e Neptun Bajkos pėr tė marrė Partizanin. Si ke guxim tė rihapėsh kėtė ēėshtje? A e di ti se as Neptuni e as qindra tė tjerė nuk kishte nevojė pėr tė sajuar kėtė "puē", sepse ne ishim e do tė jemi nė historinė e lavdishme dhe nė muzeun e kėtij klubi, tė njė ekipi tė madh, ekip i medaljeve tė argjendta nė Lajpcig e Hanoi, ekip qė nėpėrmjet tij njihej Shqipėria nė mbarė botėn nė atė kohė, kur ti ishe kushedi ku ishe! Do ta hap kėtė ēėshtje se e kėrkove vetė (kėtu je treguar vėrtet njė "i pashkollė" dhe je ndikuar nga ata qė tė rrinė afėr sa herė qė ndiejnė erėn e dollarit) dhe dėshiroj qė pėrballė De Simones dhe Genc Tomorrit kėtė herė tė jesh ti dhe jo mė unė e disa tė tjerė, qė ndihmuan pėr t'u rikthyer ai klub nė identitet. Letra e Genc Tomorrit ishte njė paēavure e vėrtetė e ndėrtuar nga dy njerėz, tė cilėt vetėm i bėjnė qejfin njėri tjetrit dhe e lavdėrojnė nė sy, duke i thėnė: "Je i madh". Po ēfarė keni dashur tė thoni ju nė atė letėr? Pse pėrdridheni aq shumė, duke pėrmendur gjėra dhe asgjė, sa edhe vetė njė "kurtizane" do t'jua kishte zili? Si ka mundėsi, more Genc Xhani, qė Neptun Bajko ta tėrheq kaq shumė prej hundėve "zotninė 420" tė Pėrmetit dhe ta bėjė kaq lolo, sa ta marrė e ta ēojė nė Brazil pėr tė blerė 12 lojtarė (as 12 filxhan kafe nuk sjell dot nga Brazili, jo mė 12 adoleshentė brazilianė, qė vetėm biletat e tyre bėnin 18 mijė dollarė)? Si ka mundėsi qė njė njeri i aftė tė drejtojė disa fabrika e hotele nė Pėrmet, e kudo me dhjetėra punėtorė, njė president i deklaruar i "VEFA Plus Holding", me njė buxhet vetjak me miliona dollarė, me eskortė personale dhe unė ta marr pėr dore ketė "naiv" e ta bėj sponsor gjeneral tė ekipit Partizani, duke larguar italianėt, tė cilėt ishin tė paligjshėm nė atė klub? Si ka mundėsi tė shpifėsh kur ti e di mirė, bile me mirė se ne tė gjithė, qė unė paskam hequr dy lojtarė tė shquar, si Ilir Shulkun dhe Ledio Panon nga ekipi? Njė "gjėmė" kjo kaq e madhe, qė po bėnte vaki pėr herė tė parė te Partizani. Nė njė kohė, qė prapė ti Genci Xhani e di mė mirė se ai tjetri qė unė jo vetėm i kam marrė kėta kur ishin 17-vjeēarė nė ekip dhe i aktivizova pėr herė tė parė si 18-vjeēarė, etj., etj. Isha po unė qė i rimora nė ekipin kombėtar, kur tė gjithė tė tjerėt dhe ty bashkė, i kishit hequr nga lista dhe nga mendja? Ndėrsa Xhani as i kishte dėgjuar emrat e tyre, ndoshta vetėm nė radio. Po e pėrsėris, po them vetėm ato qė mundem, e jo ato qė dėshiroj.
Po ju them me sinqeritet qė Genci Xhani jeni nxituar shumė pėr tė hedhur baltė mbi mua. Bile nuk do t'jua zija emrin fare, por ardhja juaj krejt papritur nė emisionin "Top Show" mė irritoi. Boll, mos shko mė tutje si njė vegėl qorre, ashtu siē di t'i pėrdorė ai njerėzit me kulturė tė mirė profesionale dhe kėtu nuk pėrjashtoj as veten time dhe disa tė tjerė. Puēi juaj i ndėrtuar me kaq nxitim nė tė ardhmen mund t'i hapė po kaq shumė probleme vetė Xhanit, por kėtė radhė jo nga unė. Shpresoj qė De Simone ta vazhdojė kėtė ēėshtje, por ai e di shumė mirė se atė gjyq e fitoi shteti, jo Neptuni. Kur tė vijė momenti tė gjitha do tė sqarohen. Ai di vetėm njė gjė: pėrēmon njerėzit e shkolluar, ėshtė tepėr ziliqar, vuan nga kompleksi i madhėshtisė, ėshtė dredharak dhe frikacak, ėshtė bosh dhe pa ndjenja njerėzore. Ai ėshtė mosmirėnjohėsi mė i madh dhe njė gjė e tillė ėshtė sėmundje, bile e pashėrueshme.
E di qė jam vetėm, por me tė vėrtetėn. Edhe pse shumė njerėz tė menēur mė thonė: "E vėrteta vjen shpeshherė me "thesin e tė vdekurit". Unė dua tė falėnderoj shumė avokaten qė mė pėrfaqėsonte nė gjyqin ndaj De Simones, pėr kėshillėn e urtė qė mė dha: "Ruaji me kujdes tė gjitha kėto dokumente gjyqėsore, se do tė vijė njė ditė qė do tė tė duhen shumė. Ndoshta edhe pas shumė viteve, por ajo ditė do tė vijė. Prandaj ki kujdes! Unė kėtė kėshillė e ruaj me tepėr mirėnjohje. Dua ta mbyll me atė qė mė tha njė miku im: "Edhe helm po tė bėhesh nuk i mbyt dot, prandaj gjej njė punė dhe pėr ca kohė rri sa mė larg futbollit."
Sporti Shqiptar
Krijoni Kontakt