Abilio-Leandro, "shėnjestra" e Partizanit
Ekipi i Partizanit, kėto ditė tė nxehta korriku ka filluar tė konfigurohet si nė aspektin e stafit drejtues, por edhe nė atė tė plotėsimit tė organikės sė lojtarėve. Tashmė dihet se Neptun Bajko ėshtė trajneri i ri dhe nėn urdhrat e tij do tė jenė "demat" e rinj tė Partizanit. Sipas burimeve brenda klubit dhe njė prononcimi tė presidentit tė ekipit, zotit Albert Xhani, pėr njė radio sportive, mėsohet se bėrthama e ekipit tė ri do tė jetė nga ajo e sezonit tė kaluar dhe pritet sė shpejti qė tė ndėrhyjnė suksesshėm edhe nė merkato. Sipas kėtyre burimeve, bėrthama qė qėndron nga sezoni i kaluar do tė jetė e pėrbėrė nga Shehi, Beqiri, Alan, Delain, Bylykbashi, Muzaka dhe ndonjė tjetėr. Pra, siē shihet, nė kėtė bėrthamė pėrfshihen edhe lojtarė, qė mė parė ishin pėrfolur se do tė largoheshin dhe sigurisht nė ekipin e ri tė Bajkos janė afruar edhe disa tė rinj, tė ardhur nga ekipet zinxhir tė akademisė, tė cilėt kanė perspektivė.
Me kėta tė rinj klubi ka nėnshkruar kontrata katėrvjeēare dhe nga kėta Partizani mund tė pėrfitojė shumė si nė gjetjen e rezultateve pozitive, por edhe nė atė tė perspektivės si burim fitimi financiar, pasi dihet qė pėr kėta tė rinj nuk kanė munguar edhe interesimet nga klube tė huaja. Hemorragjia e lojtarėve tek Partizani nė kėtė fund sezoni ka qenė e konsiderueshme dhe pėr tė plotėsuar kėto largime presidencės i duhet tė hyjė fuqishėm edhe nė merkato. Por, siē shihet ditėt, po kalojnė dhe Partizani po i afrohet atij tė sezonit tė kaluar, ku grumbullimi i plotė u arrit vetėm nė muajin gusht. Sipas burimeve qė pėrmendėm mė sipėr, shihet se pista e re e pėrforcimeve tė Partizanit do tė jetė njė dashuri e vjetėr e klubit me lojtarėt brazilianė. Mendohet pėr njė rikthim tė sulmuesit Abilio, i cili nuk ėshtė i panjohur pėr tifozėt e kuq, gjithashtu pretendohet se parimisht kanė rėnė dakord me brazilianin Leandro, qė sezonin e kaluar bėri njė figurė tė kėnaqshme me Vllazninė. Por njohja mė e re qė hyn nė dashuritė e vjetra tė Partizanit mund tė jetė pėrsėri njė sulmues brazilian, emri i tė cilit ėshtė Fabiano (sigurisht qė nuk bėhet fjalė pėr yllin e futbollit brazilian Luis Fabiano). Ajo qė dimė pėr momentin pėr kėtė lojtar ėshtė se ai ėshtė sulmues dhe luan nė kategorinė e parė braziliane.
Duke parė qė pėr momentin shumė lojtarė tė kampionatit tonė, madje edhe cilėsorė, janė tė lirė dhe pa skuadėr, nuk pėrjashtohet qė ndonjėri tė nėnshkruajė pėr tė kuqtė nė ditėt nė vazhdim. Megjithėse atmosfera duket optimiste nė klubin e Partizanit, asnjėri nuk u jep siguri tifozėve tė shumtė tė ekipit se nė sezonin e ardhshėm do tė kenė mundėsinė pėr tė shijuar ndonjė trofe.
Krijoni Kontakt