Close
Faqja 11 prej 49 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 485
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    Nje sihariq ky per Partizanin pasi i duhej nje golshenues i mirefillte. Me Bylykbashin do behen nje dyshe shume e forte. Ishalla nuk e prish Xhani si perhere.
    Tulipano,

    Sa te jete Xhani ne krye te Partizanit, dhe kjo federate me keto rob ne krye te saj, Partizani do te jete si Interi i Moratit...

    Asnjehere s'do shkoj me teper se 1 tur paraeliminator ne intertoto dhe se vendi i trete ne kampionat.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #102
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga bayern
    Z'je do vish te shtune me pa Red Bullsat kunder Bayernit mre?

    Plako nuk harxhoj pare per ekipe te dores se dyte si Bayerni une jo. Ne Bayernin e rrafem 2-0 nje jave pasi fitoi Champions League e jo me tani.

    Neshja eshte te Shtunen tjeter, me 27. Kte te Shtune e kemi me Chivas USA. Ate weekend luan Amerika ne Hartford dhe mun dte iki ti shoh nqs nuk iki tek kunati ne Kanada per Memorial weekend.

    Une vajta ne opening game kunder New England po kte vit jane skandal fare. Tani qe mbarova shkollen mund te iki edhe cik me shpesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 19-05-2006 mė 07:28
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  3. #103
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Partizani, gati skuadra e Intertotos
    19 Maj Partizani ka plotesuar organiken, me te cilen do te marre pjese ne Kupen Intertoto, ku do te ndeshet me nje skuader qipriote, e cila duket se nuk do te jete Anorthosis Famagusta, qe renditet ne vendin e katert, pasi nuk ka pranuar te marre pjese ne kete kompeticion. Kjo konfirmohet nga dergimi i list`s se federimit nga te kuqte ne FSHF, edhe pse gjithcka eshte mbajtur sekret. E vetmja arsye, qe mund te shpjegoje fshehtesine e veprimit nga ana e klubit te kuq, eshte mosarritja e marreveshjeve zyrtare me lojtare te ndryshem, edhe pse mund te jete arritur paraprakisht akordi me ta. Trajneri Sulejman Starova do te mbledhe grupin e lojtareve te marten e ardhshme, per te nisur pergatitjet per kompeticionin evropian. Pasi nuk arriten kualifikimin ne Kupen UEFA, te kuqte do te kerkojne te bejne nje paraqitje te mire ne Intertoto, ku perballe do te kene nje skuader qipriote. Veshtiresia shtohet, sidomos nese perballe do te kene Famagusten, e cila ne sezonin e kaluar beri nje paraqitje mjaft te mire ne Ligen e Kampioneve, kur ishte fare prane kalimit ne fazen e grupeve.

    Skuadra e Staroves, me perforcime

    Per kete arsye, duket se lista e federimit qe Partizani ka derguar ne Federate e prej ketej ne UEFA, do te kete surpriza. Tashme eshte bere i njohur perforcimi i pare, i cili eshte sulmuesi Vioresin Sinani, i ardhur nga Vllaznia. Sulmuesi shkodran ka nje eksperience te madhe mbi supe dhe mund te jete teper i vlefshem per synimet e Partizanit. Klubi i kuq ka kerkuar ne ditet e kaluara te marre edhe dy lojtare te Beses, Abdullah Ishaka dhe Alban Dragusha, por qe te dy kane rinovuar kontratat me presidentin e verdhezinjve, Nexhat Bizhdili. Megjithate, dyshja drejtuese e te kuqve, Albert Xhani e Piro Angjeli, nuk ka hequr dore plotesisht nga synimet e saj. Nga klubi mesohet se mbrojtesi kosovar i Beses mund te luaje me Partizanin, por vetem per ndeshjet e Intertotos. Dragusha nuk leshohet nga Bizhdili, por ai mund te huazohet gjate qershorit, per te vazhduar me pas, ne kampionatin e ardhshem, serish me klubin kavajas. Sinani e Dragusha nuk do te jene perforcimet e vetme te Partizanit ne Intertoto, sepse te kuqte po punojne edhe ne drejtime te tjera. Vec portierit Llani, ne skene ka dale edhe emri i mesfushorit Gjondeda, per t’i dhene me shume krijimtari lojes te te kuqve ne fazen sulmuese. Nderkohe, nga skuadra e Staroves tashme eshte larguar kosovari Arian Berisha. Mesfushori nuk ka arritur te aktivizohej sa deshironte ne sezonin e sapombyllur dhe ka preferuar largimin.

    Bylykbashi, rikthimi me qipriotet

    Te kuqte paten nje finale sezoni te trazuar nga mungesat e shumta, te ardhura per shkak pezullimesh e demtimesh. Ne ndeshjet vendimtare, si ajo kunder Tiranes ne cerekfinalet e Kupes se Shqiperise, Starova u perball me mungesa te lojtareve te rendesishem, cka ndikoi ne arritjen e synimeve nga ana e te kuqve. Ne Intertoto, trajneri do te mund te mbeshtetet serish te kapiteniDorian Bylykbashi, i cili pothuajse nuk luajti fare ne fazen e katert te kampionatit. Bylykbashi pesoi nje demtim, qe e la jashte per disa ndeshje, per t’u rikthyer ne derbin kunder Dinamos. Per fat te keq, kartoni i kuq dhe polemika me gjyqtarin e takimit i sollen nje pezullim 12 javor, i cili me pas u reduktua deri ne perfundim te sezonit. Kesisoj, ndeshja kunder skuadres qipriote do te jete e para zyrtare me Partizanin per Bylykbashin, qe nga derbi i humbur 0 3 me blute.

    D.Ikonomi

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Partizani ka fituar ndeshjen e kthimit ndaj Qiprioteve me rezultatin 2-1 por nuk ka mjaftuar per kualifikim te metejshem pasi ndeshjen e pare zhvilluar ne Qipro eshte mundur me rezultatin 4-2.

    Qipriotet kan shenuar qe ne minutat e para ne Selman Stermasi duke ja bere shume te veshtire Partizanit kualifikimin. Demat e Kuq nuk u dorezuan, ata shenojne ne minuten e 36 me ane te Bylykbashit me nje goditje nga larg gjate nje kundersulmi. Pjesa e pare mbyllet 1-1. Ne pjesen e dyte Partizani ngulmoi vazhdimisht por ishte i paqarte ne organizimin e aksioneve. Goli i dyte erdhi me koke nga Abilaliaj ne minuten e 84 nga 1 korne ne krahun e majte te sulmit.
    Minutat e mbetura ishin nje ferr i vertete per Qipriotet por qe u treguan te sakte ne mbrojte te rezultatit deri ne fund te takimit. Rezultati perfundon 2-1 per Partizanin por qe nuk i hyri ne pune pasi i duhej diference 2 golash per tu kualifikuar.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Ndeshja: PARTIZANI 2-1 ETHNIKOS


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 25-06-2006 mė 12:10

  6. #106
    123456.... Maska e FsHaTaRi
    Anėtarėsuar
    20-07-2002
    Vendndodhja
    Hollywood Profesioni : SuperStar
    Postime
    483
    kemb robi se paska stadiumi, rrezik vetem kte cunin qe ka bere foton

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    LooooooL po ishin te gjithe ne Tribune mer se aty ke karshia te piqte dielli

  8. #108
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Hajde stadium hajde, me thene te drejten Dibra e ka stadiumin me te mire dhe me te bukur,hajde stadium hajde,hajde Tirone hajde, fajet i ka bashkia me gjith rrobt e futbollit.

  9. #109
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    Unhappy

    Me vjene keq per Morrat e kuq!
    Te rroni vete!

    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Bajko: Trajner, pėr mė tė mirėn e Partizanit

    Nuk ishte afruar te Partizani pėr tė bėrė detyrėn e trajnerit, tė paktėn kėshtu ka deklaruar ai vetė, por vendimi i Neptun Bajkos ka ardhur pasi e ka parė si zgjidhjen mė tė mirė tė mundshme pėr Partizanin e kėtij sezoni. Tė gjitha kandidaturat e tjera pėr postin e trajnerit ranė poshtė pas konsultimeve tė gjata tė stafit drejtues. Nuk u gjet asnjė zgjidhje mė e mirė se ajo e Bajkos, duke e detyruar kėtė tė fundit tė "dorėzohet" dhe ta pranojė detyrėn.
    - Zoti Bajko, mund t'ju drejtohemi si trajner i Partizanit?
    - Po. Qė mbrėmė, nė orėt e vona, jam trajner i Partizanit. E pranova kėtė detyrė pas konsultimeve tė gjata.


    - Pėrse nuk jeni emėruar trajner qė nė momentin kur erdhėt para dy javėsh?
    - Pranova tani pasi e pashė si zgjidhjen mė tė mirė pėr Partizanin. Nė fillim nuk mendoja tė bėhesha trajner, por ta jepja kontributin tim nė stafin drejtues. Mirėpo ngjarjet rrodhėn nė atė mėnyrė qė sot e shoh veten pėrsėri nė postin e trajnerit. E thashė edhe mė lart, kam menduar tė bėj mė tė mirėn pėr kėtė skuadėr, ndaj pranova tė jem trajner pas insistimeve tė shumta.
    - Cila do tė jetė ndėrmarrja juaj e parė si trajner i Partizanit?
    - Pėr momentin nuk mund tė them asgjė. Ndihem pak i lodhur dhe i stresuar nga angazhimi i madh gjatė kėtyre ditėve dhe vetėm dua tė pushoj pak pranė familjes. Tė hėnėn do tė rifillojmė pėrsėri nga puna, madje duhet tė nxitojmė, sepse koha nuk ėshtė aspak nė favorin tonė.
    - Nga do tė jenė drejtuar sytė e Bajkos pėr merkaton e Partizanit?
    - Mė parė kemi tė tjera punė pėr tė bėrė. Ideja jonė ka qenė tė mos mos e prishim grupin, pra skuadra e sezonit tė ri tė bazohet nė boshtin e vjetėr. Me kėtė dua tė them se kryesorja pėr momentin ėshtė nėnshkrimi i kontratave me futbollistėt aktualė, pastaj tė shikojmė pėrforcimet qė do tė duhen pėr tė plotėsuar grupin aktual. - Ndonjė emėr konkret?
    -Puna ime si trajner nis tė hėnėn. Ne kemi diskutuar si staf drejtues pėr blerjet e mundshme, por do tė veprojmė konkretisht pas tė hėnės.

Faqja 11 prej 49 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Demat e Kuq" tė Partizonit - (#3)
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 512
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 13:27
  2. Diaspora-Bėhet promovimi i romanit tė Bedri Dedjes "Presidenti i planetit tė kuq"
    Nga Vicianum nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 01:45
  3. "Demat e Kuq" tė Partizonit!
    Nga gabriel nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 16-12-2005, 10:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •