Një ish-pjesëtar i UÇK-së arrestohet në Guantanamo
Në burgun e bazës amerikane në Guantanamo të Kubës ndodhet edhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), australiani Dejvid Hiks, publikoi sot radioja B92.
Sipas radios B92, Hiks është arrestuar në Afganistan nën dyshimin se është pjesëtar i forcave kryengritëse talebane. Ai ngarkohet për tentim për vrasje, ndihmë ndaj armikut, planifikim të sulmeve mbi civilë dhe për terrorizëm.
Në vitin 1999 Hiks përmes Shqipërisë ka udhëtuar për në Kosovë, ku i është inkuadruar UÇK-së.
Pas një kohe të shkurtër është kthyer në Australi, ku ka kaluar në fenë islame dhe ka filluar të mësojë arabisht. Pas disa muajve ka shkuar në Pakistan ku e ka mësuar religjionin islam. Prej aty më vonë ka udhëtuar për në Afganistan dhe u është bashkangjitur talebanëve
Krijoni Kontakt