15 vjet nga demonstrata antikomuniste ne Shkoder
nga - Luigj Curri dhe Shyqyri Selhani


Shkodranet jane te paret ato qe e njohen me pare se kushdo ne Shqiperi natyren antinjerezore, antikombetare, kriminale te komunizmit

SHKODER : Kane kaluar 15 vite nga dita kur qindra e mijera shkodrane, kryesisht te rinj dhe studente u ndeshen me diktaturen komuniste, ne demonstraten e 13 Dhjetorit. Ajo dite historike tregoi para gjithe shqiptareve, para komunisteve, ndergjegjes shkodrane se shpirti demokratik shkodran nuk ishte mposhtur, ai priste nje dite per te shperthyer me dhjetra ngjyra, per te dhene mesazhin e madh te mposhtjes se komunizmit, per fitoren e lirise dhe demokracise. Ishte normale dhe objektive qe levizjet e para demokratike, antikomuniste te fillonin ne qytetin e Shkodres, ne qytetin kampion te perpjekjeve historike per pavaresi, liri e demokraci.
Me intuiten dhe inteligjencen qe i karakterizon shkodranet e kishin te qarte se e ardhmja e tyre nuk ishte komunizmi e as cepat e Rusise, por perendimi Shtetet e Bashkuara te Amerikes, demokracia dhe mireqenia qe lulezonin ne ato vende, prandaj te paret, qe ne vitet '45 - '46 shkodranet iu kundervune edhe me arme komunizmit. Me qindra e mijera u vrane, me qindra e mijera u burgosen e dhe u internuan, nje rreth i tere per 50 vjet u persekutua me shume se kushdo ne Shqiperi, me motivin kryesor per te mposhtur shpirtin liridashes demokrat te shkodranit dhe per te dhene pastaj mesazhin e nenshtrimit te te gjithe Shqiperise.

Por komunistet gabuan. Per asnje çast nuk rreshti perpjekja dhe besimi shkodran se ato do te ngriheshim perseri dhe demokracia do te vendosej ne Shqiperi. Ato shpresonin ne ZOTIN, SHBA, se dita e lirise do te vinte, prandaj me ore, dite e vite ato degjonin me radio fshehtas "ZERIN E AMERIKES" dhe shpresonin shume ne demokracine e madhe te ketij vendi demokrat dhe ne te madhin ZOT. 13 Dhjetori dhe levizje te tjera qe erdhen ne qytetin e Shkodres dhe pastaj ne te gjithe Shqiperine treguan se thelle ne shpirtin e çdo shkodrani kishte mbetur, ruajtur si gjeja me e shtrejte idealet e lirise dhe te demokracise. Dita e 13 Dhjetorit e 1990 zbardhi ne Shkoder si ditet e tjera, por me nje ndryshim, jeta ishte bere me e gjalle, besimi se diçka do ndryshonte per te mire ishte rritur e mbi te gjitha besimi tek roli i individit ne shoqeri. Shume shpejt komunistet e kuptuan se rreziku i ndryshimit te madh do te vinte nga Shkodra dhe u perpoqen ta mbysnin qe ne djep.

Ne balle ishte Komiteti i Partise ne Shkoder dhe mbrapa sigurimi mizor.

Ate dite ne Universitetin "Luigj Gurakuqi" studentet ishin mbledhur per te protestuar ndaj kushteve te renda ne kete Universitet. Drejtuesit e Komitetit te Partise u perpoqen, permes mashtrimeve, te zbusnin protesten studentore, por deshtuan. Me dhjetra e qindra studente dolen neper rruget e qytetit. Me to u bashkuan te rinj qytetare. Nje grup i madh protestuesish filluan te levizin neper rrugen qe sot mban emrin 13 Dhjetori ne krah te Bankes se Shtetit. Ato leshonin parrulla si "Poshte Komunizmi, Enver - Hitler" . Ne trotuare, ne rrugicen qe te çon tek ish-Komiteti i Partise, nje eksponent i larte i Partise se Punes ne rreth, i tmerruar, i shtangur, peshperiste me ze te ngritur, pa e ditur se çfare thoshte: "Çfare behet keshtu, çfare behet keshtu".

Turma e protestuesve ishte rritur shume.

Prane lokalit Ylli, sot Koloseu, doli me shpejtesi nje grup i madh policesh te armatosur. U degjua kercitja e armeve qe po mbusheshin. Turma u step per nje moment, u ndal, disa u larguan, por zeri i nje te riu i mblodhi perseri te gjithe "Mos u largoni, te bashkuar s'kane çfare na bejne, ne jemi me trima se ato" dhe u drejtua drejt grupit te armatosur te policeve. Policet u frikesuan, dalengadale filluan te terhiqen, pastaj te shthurur e te tmerruar ia dhane vrapit drejt policise, zjarrfikese e ndjekur mbrapa nga turma entuziaste. Ne dyer te zjarrfikesve u degjua nje krisem pushke. Turma u terhoq dhe u drejtua ne qender te sheshit ku ndodhet sot busti i Heroit Kombetar Luigj Gurakuqi .

Tani numri i protestuesve ishte rritur ne mijera. Kur arritem prane Kafes se Madhe dhjetra e qindra te rinj u futen ne librarine e qytetit, rrembyen veprat e Enver Hoxhes, portrete te tij dhe filluan t'i grisnin ato. Duke pasur frike edhe nga te infiltruar nga Sigurimi i Shtetit shpesh qytetare te ndryshem benin thirrje qe te mos thyhej asnje xham, te mos plaçkitej asnje dyqan. Tek Gastronomi, ku njerezit veniheshin ne rralle per te marre nje here ne muaj 1 kg. mish, perballe godines se Bashkise se sotme, nje grua rreth te 50 dhjetave me pardesy te holle feshfesheje, bertiti me te madhe, duke zbuluar dhembet e arrnuar metalik therriti "lerini t'i thyejne e t'i shkaterrojne se na mbyten tash 50 vjet".

Ishte urrejtja, vuajtja e madhe, qe me siguri ajo grua e qindra e mijera shkodrane kishin perjetuar nga komunizmi.

Turma u ndal para godines se Bashkise se sotme. Disa te rinj u perpoqen te hiqnin nga muret e godines pllaken me mbishkrimin "Rruga Enver Hoxha", por nuk ia dolen. Protestuesit vazhduan me tej, por 5 te rinj qendruan. Se ku gjeten nje leve te madhe dhe arriten te hidhnin pertoke pllaken me emrin e Enver Hoxhes, pastaj e thyen, duke i rene disa here me leve, u perqafuan njeri me tjetrin dhe u bashkuan me vrap me turmen qe i ishte drejtuar Komitetit te Partise. Turma disa qindra e mijera vetesh u ndodh pak metra pa hyre brenda. Nje i ri u kacavjerr ne nje tub qe ndodhej i fiksuar ne murin anesor te godines, poshte salles ku zhvilloheshin zakonisht mbledhjet dhe grisi parrullen "Njeriu yne i ri vepra me e shkelqyer e partise".

Policet te tmerruar braktisen katin e pare dhe u ngjiten ne te dytin. Protestuesit pushtuan katin e pare, por krismat e pushkeve nuk e lejuan te ngjitej ne katin e dyte. Protestuesit u drejtuan drejt monumentit te Enver Hoxhes, e godisnin ate me grushta e shkopinj e me çfare mundnin, disa te rinj hipen mbi te dhe pas pak u degjua nje krisem dinamiti qe holli perdhe koken e Enver Hoxhes. Brohoritjet mbuluan çdo gje. Ate nate askush nuk fjeti ne Shkoder. Shkodranet e dini se me dhjetra e qindra do te arrestoheshin qe ate nate, gje qe ndodhi me te vertete, por ato ishin te gezuar e krenare se i kishin dhene nje goditje te fuqishme bishes komuniste, e kishin tmerruar per vdekje, kishin rritur besimin e qytetareve per mposhtjen e komunizmit dhe i kishin dhene nje mesazh te madh te gjithe Shqiperise se te bashkuar do te ishin ne gjendje t'i sillnin Shqiperise lirine dhe demokracine e enderruar dhe te deshiruar ne shekuj.

Viti 1997, viti i mbrashte i ardhjes ne pushtet me kryengritje te armatosur te komunisteve, qe nje gur prove jo vetem per tere shqiptaret, por edhe per Shoqaten "13 Dhjetori", sepse shkodranet i njihnin dhe i njohin mire, cilet qene 13 dhjetorasit, idealistet e medhenj, mesazheret e lirise dhe demokracise dhe kerkonin qe pikerisht ato, te "Shoqates 2 Prilli", "14 Janari", "16 Qershorit", ne veçanti te perndjekurit politik t'i shihnin perseri ne rreshtin e pare te qendrestareve.

Dhe ato e kapercuen me sukses dhe kete prove.

Drejtuesit me te mire te tyre, me te njohur ne popull, te Deges se PD se, te seksioneve, te pushtetit vendor, konferenca shtypi, intervista, takime, mitingje e demonstrata qendruan, u bene burim i madh frymezimi per qindra e mijera shkodrane dhe gjithe shqiptaret. Edhe sot jane pikerisht keto idealiste, njerez te hekurt e te vendosur, qe kaluan proven e madhe, qe nuk u tkurren, perkulen, levizen bishtin, qe jo rralle, pak jane shperblyer nga pushteti demokratik, te cilet kane fituar besimin dhe respektin e banoreve te nje rrethi te tere, te cilet kerkojne nga Qeveria Demokratike qe me aftesi dhe ndershmeri te ndertojne shtet ligjor, demokratik, te integruar, me mireqenie e ekonomi te zhvilluar.

Dhjetoristet shkodrane, Shoqatat Antikomuniste, tere populli shkodran do te jene gjithmone mbeshtetje e fuqishme e demokracise dhe e vlerave te saj.

Luigj Curri, Kryetar i Shoqates "13 Dhjetori"
Shyqyri Selhani, Anetar i Kryesise se Shoqates "13 Dhjetori"