Close

Rezultati i Sondazhit: Cila skuader kualifikohet ?

Votues
51. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • INTER

    38 74.51%
  • AJAX

    13 25.49%
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 113
  1. #101
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Ajaxi do rikthehet fitimtar, kur ti vi ndonje brez i art. Njeher ne 20 vjet perseritet. Brezi Krojfit qe boni kerdin, pastaj brezi Van Basten e Rijkard po ashtu kerdine, edhe se fundmi brezi Kluivert, Davids, Seddorf, Overmars e me shok. Te kishte fuqi Ajaxi te mbante ket brezin e fundit nuk llogariste ekip, si atehere me Krujfin kur pothuajse i gjith Ajaxi ishte kombetarja Hollandes edhe nuk linte ekip pa i fut i petull per 15 minuta.

    Nejse, pak a shum dihej qe Interi do kualifikohej edhe ashtu sic e parashikova me nje rezultat 1-0. Po s'pate dy tre yje ne ekip nuk shkon dot shum larg, edhe Ajaxi per momentin s'ka yje. Mir edhe kaq, se vallahi se bom si ca e ca qe rrifen nga 4-1.

    Ajaxi boni me shume se cishte e mundur me ata lojtar qe ka.

    Hajd Suksese edhe cojeni deri ne fund, se e keni zakoni i lini gjonat pergjysem. Megjithse ste lejn ata ujqit e Barces me e shiju funin e filxhonit. :P
    HOLLAND...

  2. #102
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    Un ja mshtes ktij siper meje ..skom ca te shtoj ic
    Ajaksi i kishte shoncet shum te vogla me fitu,sepse e tille osht gjendja e skuadres tani.

    Kurse Interi thjesht ka shonc,,
    Mare nga gazeta LA VERITA :P
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TiLoNcE : 15-03-2006 mė 00:34
    o-le-le firma

  3. #103
    123456.... Maska e FsHaTaRi
    Anėtarėsuar
    20-07-2002
    Vendndodhja
    Hollywood Profesioni : SuperStar
    Postime
    483
    Me duket se do ta shijojm fundin e filxhanit kete vite o D.M Fitojm me vilarealin dalim ne gjysemfinale mundim Juven ,dhe rafim me letsi ne finale Barcen
    Edhe Adrianon mos e shani se o lojtar i papar por sic dihet cdo lojtar kalon periudha te veshtira .

    Neon qiri drite kete ndeshje e fitum me merita ashtu sic kemi fituar te gjitha
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FsHaTaRi : 15-03-2006 mė 00:15
    B

  4. #104
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar mė parė nga FsHaTaRi
    Me duket se do ta shijojm fundin e filxhanit kete vite o D.M Fitojm me vilarealin dalim ne gjysemfinale mundim Juven ,dhe rafim me letsi ne finale Barcen
    Edhe Adrianon mos e shani se o lojtar i papar por sic dihet cdo lojtar kalon periudha te veshtira .

    Neon qiri drite kete ndeshje e fitum me merita ashtu sic kemi fituar te gjitha

    O Fshatar po na ere tu befsha na, mbaji njecik frenot se do ja besh bam. Apo ste puno kondrapedali? Po ku vate a i zi, i rrave te gjith me llafe forumi. Kshu si thu ti dal kampion bote per box 3 her rresht une edhe per pesha te ronda biles. Hajd a tu mbyllte hajde. Po ti po kalove Villarealin te jesh i nerum.

    Ika ika, edhe me kom ntok kur i thon i fjalie turt.
    HOLLAND...

  5. #105
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Avash tani se Villarealin kemi per ta rraf se sben. Qef ka te me bie Juventusi ne gjysemfinale dhe ta eliminojme. Pastaj shofim e bejme.
    Interi mund te kete patur shanc kesaj rradhe, po ashtu sic i hecin punet Interit, qe sulmi ka 10 ndeshje qe nuk ben gol, ose me sakte nuk ka fare vazhdimesi atehere cja fusim kot.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #106
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    rrofte inter. Forca inter. poshte xhuve-mmoxhi

  7. #107
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Nese kete te sotmen e quani loje te shkelqyer mendoj se me Barcen keni per te na skandalizuar.
    Tifoza jemi te ter, ca me te cmen ca me normal, por s'e di sa mund te quash loje te shkelqyer kete sot.
    Ajaxin e kemi dashur dhe e duam por e verteta eshte qe per momentin eshte ekip kalamajsh keshtu qe Interi duhej te kalonte ashtu sic kaloi dhe ja uruam te kalonte (na keni bere me zemer vallahi, bravo ju qofte per tifozeri s'kam c'tju them). Problemi eshte se ky Interi sot zhgenjen shume ta krahasosh me Barcen apo qofte edhe Milanin e para nje jave sado inat t'ju vije juve.
    Me ate loje te hapur qe ben e beri Ajaxi une u habita qe s'pashe goleade sot. Megjithese juve s'ju interesonte sterlodhja e lojtareve, ne fushe behet futbolli jo hesapet.
    Nje gje tjeter qe me ben pershtypje, per tu qare e ankuar jeni bere te njohur aq sa sic e thashe na keni bere edhe neve neutraleve me dhimbje, Si nuk pashe nje te permendi penalltine e paster qe i duhej dhene Ajaxit pas kapjes me dore me duket Materazzi qe bente edhe si shkencetar pastaj, i thoshte atij kalamanit, mos fol i thoshte se e di une.
    Nejse ...
    Shpresoj ta ngrini kete kupe se megjithate me pelqeni si ekip.
    ps. Ai Figo cuditerisht po ju ben goxha pune dhe e keni alamet lojtari

  8. #108
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    pershendetje cunimartum ...

    Askush nuk e zuri ne goje ate ''prekjen'' me dore te Materazzit , sepse asnje moviole nuk e diskutoi fare ( as trajneri i Ajaxit e gjithe futbollistat pas ndeshjes nuk e permenden ) ...
    Gjuajtja e lojtarit te Ajaxit perfundoi ne fillim ne KOFSHEN e Materazzit , e me pas shkoi e goditi berrylin e lojtarit ..Nuk jepet penallti asnjehere , se quhet e pavullnetshme ....E kunderta me penalltine e Stankovic , ku lojtari Ajaxit beri ''pritje '' si portier ...topin shkoi direkt tek krahu i hapur ...
    Kjo sa per sqarim , megjithese Interi nuk fitoi me penallti , por me nje supergol te Stankovic...


    Cdo ndeshje analizohet per ate 90 minutesh ... Interi lozi SHKELQYER dhe beri SPEKTAKEL 30 minutat e para ( mbi 5-6 raste golash ...shtylla e Martins ...penallti e humbur ) e Ajax nuk kaloi mesfushen ....Me pas uli ritmin dhe kontrolloi lojen ...
    Si perfundim nje loje e dominuar e Toldo ne shume vleresime specialistesh u vlersua me S.V , pra PA VOTE... Sepse nuk beri ASNJE pritje ...Merite ka KUNDERSHTARI (Materazi e Samuel ) qe nuk te le te gjuash ne porte ....Mungonin 2 titullare Cordoba e Favalli ne mbrojtje ...
    E kam thene edhe me pare Inter ka mbrojtjen me te forte ne bote , derisa arrin te kete rezerve lojtaret perfaqesuse si Materazzi ( kur loz qete , eshte super ..e meta e tij eshte nervozizmi )... Kurse Samuel (the wall) tregoi edhe nje here gafen qe ka bere Reali ...
    Pastaj mund te flasim gjithe diten per Ajaxin , qe ka mungesa apo per sulmusit e Interit qe duhen te lozin me mire ... Nje tifoz romanist me tha mbreme '' jepi nje goleador kesaj skuadre dhe shpartallon ke te duash ''' ...e ka te drejte , se me nje Henry ne fushe (shembull) pjesa e pare ishte 3-0 pa frike ...nejse...

    Interit i kerkohej VETEM te kalonte turin ...E beri me loje edhe me rezultat ...Ka faj Interi se Ajax ka mungesa ????? Ka faj Interi se Ajax nuk gjuan asnjehere ne porte ????
    DUHET te kalonte turin PA ASNJE PROBLEM edhe Liverpool , por u rraf edhe ne fushe te tij...Apo Juve duhet te shpartallonte Werderin , q e hante nga 4-5 gola ne ndeshje , por VETEM nje gol gafe i dhuruar shpetoi Juven nga eleminimi....


    Krahasime me skuadra te tjera ????

    Ti do e krahasosh me Milanin para 1 jave , pse nuk e krahason me Milanin e derby (3-2 per Interin ) apo me Milanin kur u rraf 1-0 nga PSV ne grup ...Me duket se PSV u shpartallua nga LYON apo jo ??? Atehere me kete llogjike qe thua ti , Lyon do shpartalloje Milanin ...
    E pra cdo ndeshje eshte hesap me vete dhe te flasim per ate qe shofim ne 90 minuta , se topi eshte i rrumbullaket dhe mund te eleminoje edhe nje ekip shume here me i dobet ....




    Po te shofesh postimet e interistave , te gjithe pranojme edhe ndonje problem qe kemi sidomos per formen jo te mire te sulmit... Por kjo na ben optimist , sepse me rikthim ne forem te Adrit e Martins do jemi edhe me te forte sesa tani...


    p.s

    goli super i Stankovic...

    http://s53.yousendit.com/d.aspx?id=2...X1TMG0UUK9GDQC


    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga inter_forever : 15-03-2006 mė 10:40
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #109
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Inter forever leri ca thone kto ore.

    cunimartum Interi loz me cdo skuader edhe mban ritimin e cdo skuadre. Te barces juves edhe kujdo ect. Por ka te beje edhe fati mos harro. Ja psh juve fiton me hile. Inter ben lojen e lodhjen juve fito lojen se ka ble gjysmen e albitrave te italise. Po lozem me barcen a kujton se do lozim si me ajaxin? Sigorisht qe jo dhembe per dhembe me te do shkojme.

  10. #110
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    .

    Cristiano Zanetti nuk e marr vesh se cfare rroli ka. As e pashe te prekte top fare sonte. Keta thone qe ka ik ke Juventusi. Ka ik apo jo ? Nese po ngule ne stol se nuk esht per loje ai.
    Mancini tani duhet te provoje Pizarron. Eshte gafe e madhe qe ai rri ne stol. E vetmja menyre qe mund te kuptoj nderrimin Veron-C.Zanetti(eshte e disata here qe behet) eshte qe C.Zanetti siduket ruan vendosjen tekniko-taktike te Interit te Veronit, ndersa futja e Pizarros fut nje vendosje komplet tjeter ne loje duke qene se Pizarro mban topin me teper, eshte me i avashte dhe kryesisht punon ne mes dhe jo me krahet(Stankovic dhe Figo), di rrjedhoje ekipi coroditet. Sidoqofte Mancini duhet te gjej celesin qe keta te dy te nderkembehen ne nje loje te plote dhe ekipi si rrjedhoje te kete me dinamizem, pra skema ne raste se nje menyre loje nuk na hecen(qe ka ndodhur shpesh here), perndryshe nese vritet Veroni prap si i behet ? Kily duhet te shitet, pasi esht plak, Cezari te futet ne loje avash avash. Tani mbetet nga nje blerje per rrepart, nje mbrojtes nga krahu i Cordobas, nje mesfushore nga krahu i Figos dhe nje sulmues tjeter(mbase Recobes i ka ardh koha me u shit). Kjo nese Veroni nuk iken. Nese Veroni iken, atehere ka shume pune per tu bere atje. Duhet te gjendet nje mesfushore i afte si ai qe vallaj mua vetem Totti ose Ronaldinho me vjen ne mendje(qe Roma apo Barca as per enderr nuk ti japin)

    Veron dje ishte akoma i demtuar ne kavilje . Ka loz vetem se ishte ndeshje rendesishme . Cdo 10 minuta Mancio e pyeste , nese donte te dilte apo jo . Ne fund kur pa qe e futem ne kasaforte ndeshjen doli dhe u fut Cristiano Zaneti .
    Nuk futi Pizzaron se i mjaftonte 1-0 dhe donte vetem te bente ''mur'' para mbrojtjes .

    Veron eshte i pazevendesushem . Shpresoj te beje nje kontrate 2 vjecare ne fund te sezonit .

    Per vitin tjeter kjo eshte gjendja :
    Porten mire fare me Toldo e J.Cesar .

    Mbrojtjen me te forten ne bote : Samuel (Materazzi),Cordoba(Burdisso) , J.Zaneti(Maicon ),Maxell (Wome)....

    Mesfusha Veron , Cambiasso , Stankovic , Figo .... (Cesar , Pizzaro )... shiten Kily e Solari .
    Nje blerje super eshte C,Ronaldo ...ai na ben pune se loz edhe sulmues po te duash ....

    Sulmi ... Dhe une them qe Recoba do hequr ne fund te sezonit ... Ne vend te tij Torres do ishte bomb fare ... Adri - Torres ose Cruz-Martins si rezerva dhe je ne rregull ...
    Torres- C.Ronaldo ja vlen ti hedhesh 50 mil euro se jane t e rinj dhe i ke per te ardhmen....

    2 emra qe veshtire ti marrim...
    Henry eshte mire fare , por veshtire ...Kurse Ronaldo degjova qe mund te prishe kontraten me Real ...nese behet ja vlen ta marresh pa lek....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga inter_forever : 15-03-2006 mė 15:52
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •