Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Dielli im lind në perëndim

    Zgjohem në mëngjesin e mugët të jetës sime, hap ngadal dritaren që të thith ajrin e freskët të mëngjesit dhe sado pak të largoj shijen e hidhur të natës së kaluar. Në horizontin e hapur para meje e kërkoj diellin, diellin e jetës sime, e kërkoj më kot në drejtimin kah zakonisht lind dielli, në drejtimin kah edhe kam hapur dritaren e jetës, por nuk vërej, nuk gjej dhe nuk ndjej asgjë, as një rreze sado e vockël nuk më ngroh trupin, zemrën dhe mendjen.
    I zhgënjyer e mbyll dritaren dhe kthehem në vetminë time, aty ku jam mësuar të jetoj dhe i zhgënjyer ndal kërkimin, provoj sërish të mbyll sytë dhe ti kthehem gjumit, por nuk ia arrij, tanimë edhe gjumi ka ikur nga vetmia ime.
    Vishem me përtesë, dal jasht shtëpisë, në hapësirat e pafund të jetës, hyj në kolonën e gjatë të të humburve dhe këmbët vetvetiu më bartin andej kah të humburit kanë drejtimin, në botën e zhgënjimit.
    Ec dhe ec, kurse lodhja më ngarkon ndjenjat e shkatërruara dhe trupi fillon ngadalë ti dorëzohet rjedhes së jetës në shkatërrim!
    E kërkoj me ngulm diellin e jetës sime, e kërkoj në të gjitha anët e horizontit, e kërkoj në lindje, në veri, në jug…për qudi nuk e kërkoja në perëndim, sepse kjo më duket se barazohej me përfundimin e jetës sime…
    Ngadal sikur me frikë vërej një rreze të vockël që provon të qaj horizontin dhe të depërtoj në thellësinë e shpirtit tim, ndjej lehtas një ngrohtësi që më hyn në zemër!
    Qudi dielli im i jetës lind në perëndim!!!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Kur dielli lind ne perendim
    e Yjet ndricojne ne toke
    Zemra flet
    e Buza loton...
    nje dite ne pasqyre do ti lexosh
    syte qe pyesin:
    Mekat qenka te dashurosh???????

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Nëse mëkat qenka dashuria
    Atëherë jeta nuk paska vlerë,
    E ç’më duhet mua dielli
    Kur dimër do të kem edhe në verë!

    Kurse pasyrën do ta thej fare
    Dhe veç sytë e zemrës do ti lexoj,
    Mund të më vrasin, shpirtin t’më kallin
    Por s’mund të më ndalojnë të dashuroj!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Fiken dritat dhe jeta ime tani kalon nëpër tunelet plotë errësirë, nëpër tunelet e pafund që qojnë vetëm në një vend, kanë vetëm një destinacion, vuajtjen…
    Yjet shuhen, dielli ik nga qielli i mbushur me re ndjellakeqe, një erë e fortë shkund nga koka ime edhe të fundit ëndërr për ty, shuan edhe të fundit dëshirë, shuan çdo inspirim timin poetik dhe ty muza ime të shëndrron në një ëndërr të paparë, një shije të pashijuar, një trup të pa prekur, një dashuri të pa realizuar.
    Jeta më kalon nëpër gishta sikur pikat e shiut që dëshërojmë ti grumbullojmë.
    Dielli im ende është në perëndim dhe ende bën dritë, por jo për mua, sepse për mua nuk ka diell që më zbukuron ditët e mia të zymta, nuk ka diell që më ngrohë zemrën dhe nuk ka rreze që më shkrijnë akullin e zemrës!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 29-07-2005 më 17:56
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Se ç’më ka mbërthyer një nostalgji, një kujtim i humbur në ehon e të rrahurave të zemrës, në ehon e një zëri të shterrur i cili sa shkon e humbet, sa shkon e bëhet edhe më i mekët.
    Kthej kokën mbrapa në jetën time, shikoj mbeturinat që ajo më la dhe mundohem të mbledh thërimet e mbetura të cilat po provoj ti bëj brum të së ardhmes sepse e ardhmja e ka themel të kaluarën. Mundohem që nga këto thërrime të fshij shijen e hidhur të jetës dhe të pastroj të kaluarën time nga kjo shije ashtu që nektari i ëmbël të jetë shoqërues i të ardhmes sime dhe rreze e diellit të perëndimit mbi mua…
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Dikur një diell i lindur mbrapsht, një diell që lindje kishte perëndimin, megjithate herë pas herë më bënte dritë, dikur…por jo edhe tani…dielli im i perëndimit tani si duket është mëshehur pas shtatë kodrash, mu sikur Roma antike e mbrojtur nga armiqt e saj, por përse vallë ky diell imi ikën dhe mbrohet, nga kush vallë, mos mbrohet nga dashuria ime, nga frika e kësaj dashurie, apo nga frika e ndjenjave të veta?? Ditët e mia po lindin pa këtë diell, po lindin të errëta dhe po perëndojnë të tilla, në errësirën e plotë të ndjenjave…! Ah!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    A vdes dielli?
    Sigurisht se te gjithe ju forunist te nderuar do te thuani JO, por ja qe dielli im qenka i vdekshem dhe bashke me te edhe dita ime (pa diell ska dite apo jo?), dhe me vdekjen e dites, po vdes edhe hija ime, pjesa me besnike e unit tim....
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Keni parë kur në mes të ditës horizonti errësohet?!
    Sigurisht se po!
    Dhe e dini arësyen përse ndodhë ky fenomen?
    Kujtoj se jo!
    Ndodhë ngase premtimet shuhen, ngase dashuria vdes apo ngase dashuria vritet me pahir!
    Jo, jo ..Dita errësohet nga iluzionet e rreme …
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    As sot dhe as kurrë (për fat të keq) dielli im më nuk do të lind dhe jeta ime do të mbetët në ërrsirë totale, errësirën që po më frikëson, po e frikëson unin tim, po e vret vehten time dhe po më vret dashurinë dhe jetën në mua!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    ZGJOHEM

    1.
    Zgjohem me zemër të fjetur
    Rrugëtoj kah dielli që përvëlon
    I ofroj dashurinë bashkë me jetën time
    Asaj që as vehten më nuk e don!

    2.
    Dhe dielli sërish lind në perëndim
    Prapa shpindës sime është si gjithmonë,
    Dhe nuk me ndrinë fytyrën, as edhe zemrën
    Dielli i shuar nga ajo që më nuk më don!

    3.
    Pse pres dashurinë nga një botë e shuar
    Nga bota ime e tretur diku në histori,
    Aty ku kurrë nuk mund të takoheshim
    Aty ku isha unë dhe nuk erdhe ti!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. John Stevenson
    Nga Xhuxhumaku në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 00:59
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Adhurim
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:08
  4. Influenca e civilizimit islamik në Perëndim
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 07:40
  5. Mrekullite shencore te Kur'anit dhe Bibles
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 14:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •