Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Liria ime

  1. #1
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695

    Liria ime

    Të ikësh nga shtrati i gruas
    ta ndezësh një cigare
    ta takosh vetëveten
    të flasësh në jermi me të panjohur
    kjo është liria për mua

    jashtë shtëpisë të cilën s'e kam
    (gati të gjithë e kanë nga një shtëpi)
    del dhe sheh se je i harruar
    për ty flasin si një personazh përrallash
    na ishte një herë
    a nuk është kjo liria e shprehjes tënde

    Mos hani m**
    ka shumë gjëra që mund t'i bleni me një çerek çmimi
    më lirë

    të gjithë mund të shkojnë në luftë të droguar idealizmi
    të hajë plumbin në prapanicë
    sepse ka pasur liri për të shkuar në luftë
    të mbesësh i gjallë
    të të njohin
    është art të bëhesh hero

    po frikohem kur ta fitoj lirinë
    cigarja më nuk do ta ketë shijen e njëjtë
    shtëpinë kur do da bëj
    nuk do të jetë vetëm një shtëpi
    se do të kërkoj ta bëj edhe një tjetër
    as m.. kur nuk do të kem nevojë të ha
    pyes çfarë shije do të ketë ushqimi i zakonshëm

    pse është shpikur liria
    kur si të zgjidhur plagosim njëri-tjetrin në zemër

    të lirë
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deep_blue : 04-12-2005 mė 04:34
    Te gjitha jane thene

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    painfully true!

    por kam frike se, edhe duke qene te lidhur ne plagosim njeri-tjetrin...ne zemer.

    deep, me pelqeu!
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695

    S’po di ēka me ba me lirinė

    Shtatė pazare me sy e kanė pa
    Kush s’po don me e ble
    Ashtė shumė e papastėr
    E pakrehun
    E pakrueme
    S’po di ēka me ba me lirinė
    I kam thane hajneshe
    Ka vjedhun nje zemer
    dhe e ka shitun ne rrugice
    me gjyse cmimi shit e ka
    Se gjys asht vet ajo
    hajnesha

    Erdhėn njerėzit e thanė:
    Ja kjo ėshtė liria

    Pak e bukur
    pak e mirė
    pak e dobishme
    Provuan me e prekė
    me e puthė
    lirinė

    Tė tjerė njerėz erdhėn e thanė:

    Mos e prekni
    se po i bini m’sysh

    Mos e shikoni
    se liria nuk tė bjen me hangėr

    Mos e prekni
    se e kemi tė virgjėr
    veē na mundemi me i hipė lirisė

    Mos e puth
    se po ia ngjitni zgjeben

    Tash vjen doktori me e kontrollue lirinė
    pėr me dijtė
    a mundeni me i hipė edhe ju
    Te gjitha jane thene

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •