Mirembrema e miredita te gjitheve forumisteve qe po lexojne kete teme. kam nderin t'iu ftoj te gjithe juve te merrni pjese ne kete teme qe do te permbaj nje histori qe ne te gjithe bashke do te shkruajme. gjithesecili prej jush do te filloje tregimin e tij nga pika ku do ta kete lene shkruesi i meparshem duke u perpjekur ti japi shkrimeve te tij nje fill llogjik por edhe letrar. DO isha shume mirenjohes kujtdo qe te jape kontributin e tij. pune te mbare kolege. Natyrisht me takon mua te jem nismetari i ketij tregimi:
Ai buzeqeshi lehte ndersa konstatoi se si nata kishte filluar te zbehej e yjet, te terrorizuar nga drita po fillonin te fshiheshin, por ishte nje buzeqeshje e hidhur, tipike per dike qe sapo kishte kaluar naten e dyte rresht pagjume, nje buzeqeshje e hidhur qe pasqyronte me se miri gjendjen e tij shpirterore. Pastaj veshtroi edhe njehere drejt dhomes, rremuje totale, ashtu si edhe brenda tij. I nervozuar filloi te kerkonte cigaret, pastaj kuptoi qe i kishte ne xhepin e pantallonave qe kishte veshur e me veshtiresi, cakmakut po i vinte fundi, ndezi nje dhe shfryu gjithe nervozisem tutje tymin, pastaj e thithi serish, por nuk e shijoi si fillimisht, perkundrazi ndjeu nje te cjerre ne gryke. Iu afrua serish dritares e ndonese i vetedijshem, qe ishte fund janari,e jashte temperatura ishte me siguri disa grade nen zero, ndjeu nevojen te ishte i pranishem ne ate moment kur qyeteti i tij dhe gjithcka qe e rrethonte ishte ne ate momentin magjik midis gjumit e rizgjimit, prandaj e hapi e i kenaqur shfryu tutje tymin. Ndjeu eren e ftohte ti perplasej ne fytyre, ne kraharor, por per nje cast ndjeu nje ndjenje prehjeje e atehere vendosi te qendronte edhe pak aty per te kundruar ate moment, qe ishte i preferuari i dites se tij. Pastaj padashur kthehu edhe njehere koken drejt celularit, me shpresen se kishte degjuar zilen e tij, por ishte gabuar. I zhgenjyer veshtroi serish drejt fenereve te rruges qe dalngadale po shuheshin. edhe ate nate ajo nuk kishte telefonuar. edhe ate nate ajo e kishte harruar. Po ai perse duhet te vuante keshtu? Ajo me siguri tani do ishte duke fjetur duke shtrenguar fort jastekun sic bente gjithnje kur flinte me te. Imazhi i saj ne shtrat i fali nje ndjenje nostalgjie qe thelloi melankoline qe i mbante shoqeri prej oreve te para nates. Pastaj per nje cast nje mendim i tmerrshem i erdhi ndermend. Po sikur ne ate shtrat, sonte, ajo te mos kishte qene vetem?
(vazhdim te mbare)
Krijoni Kontakt