KTV ankohet për sulm ndaj ekipit në Gjilan.
Sipas një njoftimi nga KTV, tre punëtorë të afërt të Kryeshefit të ekzekutivit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Enver Muja, kanë sulmuar tv- ekipin e tyre. Në njoftim thuhet se gazetari Driton Mehmeti ka marrë lëndime të lehta trupore. Është sulmuar edhe kameramani, Bujar Cahani. Njoftohet po ashtu se policia ka arrestuar dy nga sulmuesit, ndërsa njëri nga ta është shoferi i kryeshefit komunal.
Në njoftim sqarohet se ekipi i KTV-së po qëndronte në Gjilan, në përpjekje për të realizuar një kronikë rreth korrupsionit në nivel komunal.
KTV thotë se ka në “pronësi” faturat, thuhet në njoftim, e në të cilat “në llogari të asfaltimit të një rruge, është ndërtuar edhe rruga afër shtëpisë trikatëshe të kryeshefit të ekzekutivit, Evner Muja”.
RTK 15/12/2005
Krijoni Kontakt