Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Exclamation Vlorë,zhyten nën ujë 7 fshatra

    -----------------------------------------------------------

    Vjosa del nga shtrati, përmbytet ura e Mifolit


    Vërshon lumi i Vjosës, përmbyten gjithë fshatrat e ultësirës perëndimore të Vlorës. Reshjet e shënuara gjatë 48 orëve të fundit, si rrallëherë kanë fryrë ujërat e këtij lumi, të cilat kanë mbuluar mijëra hektarë tokë, duke izoluar fshatrat: Mifol, Novosel, Bishan, Akërni, Ferras, Fitore dhe Aliban. Rreth 800 shtëpi të kësaj zone, janë bërë të pabanueshme. Shkolla, kopshte, furra buke, janë zhytur nën ujë. Ndërkohë, është ndërprerë furnizimi i energjisë elektrike si dhe i ujit të pijshëm, pasi është përmbytur stacioni elektrik. Hekurudha në afërsi të Urës së Mifolit, është mbuluar nga ujërat, të cilat arrijnë deri në një metër lartësi. Si pasojë e daljes së Vjosës nga shtrati i tij, është bllokuar rruga nacionale Vlorë-Fier. Situata dramatike e krijuar mëngjesin e djeshëm, ka dërguar në këto zonë forcat e ushtrisë, të cilat deri në orët e vona të mbrëmjes, kanë evakuuar 350 banorë. Të alarmuar nga përmasat e jashtëzakonshme të dëmeve të shkaktuara nga reshjet, përfaqësues të pushtetit vendor dhe lokal në Vlorë, kanë bërë një mbledhje urgjente dhe kanë marrë masat e para për mbajtjen në kontroll të situatës. Paraditen e djeshme ka mbërritur në Vlorë dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj.

    -----------------------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga zeus : 03-12-2005 më 05:50
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    ja si ja shperblen Sal Ir Seni vlores per 97 ten



    Izolohet dhe Vlora, 4 mijë njerëz bllokohen tek Ura e Mifolit

    Vlorë- Shirat e furishëm e të vazhdueshëm që kanë rënë gjatë natës në rajonin e vlorës, Fierit, Mallakastër, Permetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës, kanë krijuar një situatë të pazakontë përmbytjesh.

    Si rezultat i kësaj situate, lumi i Vjosës është fryrë së tepërmi dhe ka dalë nga shtrati në zonën e komunës së Novoselës, gjë që ka shkaktuar një përmbytje totale me një shtrirje që shkon nga Selenica e deri në Akerni. E gjithë komuna e Novoselës që shtrihet përgjatë lumit Vjosa është përmbytur plotësisht. Situata më problematike është te ura e Mifolit në Novoselë, ku lumi Vjosa ka dalë me një gjerësi nga ura e deri në fshatin Mifol, gati 500m dhe nga ura e deri matanë fshatit Ferras të Fierit, gati 300m gjerësi. Po ashtu, ujrat e dala nga shtrati lumit kanë përmbytur rreth 10 shtepi të ndërtuara gabimisht gjatë urës së Mifolit, ujrat kanë hyrë në një lartësi 500 cm në brendësi të tyre, ndërkohë që niveli i tyre në zonat e përmbytura arrin deri në 3 m.

    Sipas burimeve nga komuna e Novoselës, deri tani nuk ka patur probleme në njerëz, por janë mbytur edhe dhjetëra hektarë tokë dhe me qindra bagëti dhe shpendë. Vlera e dëmeve të shkaktuara arrin në miliona lekë, sipas të dhënave paraprake, si rezultat i kësaj përmbytjeje të pazakontë, është bllokuar qarkullimi rrugor pranë urës së Mifolit nga të dyja anët e saj. Drejtori i policisë së qarkut të Vlorës, kryekomisar Josif Shtembari tha sot se e gjithë policia e Vlorës ka shkuar në ndihmë të banorëve të zonës së përmbytur, kanë ardhur edhe dy helikopterë si dhe automjete ushtarake, të cilët kanë bërë të mundur transportin e njerëzve nga të dyja anët e urës, autobuzet me studentë të qytetit të Fierit që ktheheshin në shtepi, janë detyruar të kthehen pas, ndërkohë që shumë automjete kanë mbetur të bllokuar në pritje të tërheqjes së ujrave. Sipas kryetarit të komunës së Novoselës zotit Kanan Shakaj , komuna ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe është bërë evakuimi i popullatës në të gjithë zonën e përmbytur. Llogaritja e saktë e dëmeve të shkaktuara do të bëhet vetëm kur të tërhiqen ujrat dhe të normalizohet situata. Kjo situatë është parë në këtë zonë rreth 40 vjet më parë, shprehen më të vjetrit. Masa të shpejta të Bashkisë së Vlorës për normalizimin e situatës së përmbytjeve në qytet.

    Pas natës së përmbytjeve në qytetin e Vlorës, ku shirat e rëna përmbytën lagje dhe rrugë të qytetit, sidomos në zonën e Skelës, Bashkia e Vlorës ka reaguar menjëherë. Në zonat problematike ka shkuar vet Kryetari i Bashkisë zoti Shpetim Gjika, së bashku me zëvendësat e tij, ku ka parë nga afër situatën dhe ka udhëzuar ndërhyrjet për normalizimin sa më parë të situatës.

    Eshtë fakt se, situatë të tilla janë të pashmangshme, jo vetëm për Vlorën, një qytet në nivele të përafërta me detin, por edhe në qytetet moderne të Italisë, Austrisë, Gjermanisë etj. Sasia e shirave të rëna gjatë gjithë natës, ka qenë e papërballueshme me rrjetin e kanalizimeve të qytetit të Vlorës, megjithatë Bashkia ka ndërhyrë për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura.

    Kryetari i Bashkisë së Vlorës zoti Shpetim Gjika ka kërkuar zgjidhje të shpejtë të situatës, duke propozuar ndërhyrje emergjente për hapjen e kanaleve që krijojnë mundësi të shpejta për tërheqjen e ujrave.

    Zonat më të prekura janë ato të Skelës në segmentin rrugor Vlorë-Skelë, atë në lagjen "Pavarësia", në lagjen "10 Korriku", në lagjen "1 Maji" dhe "24 Maji" etj.
    24 ore


    grricu me vloren o sal grricu se njiher ta tregun ate te vicit...



    Vërejtje: (0%)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja si ja shperblen Sal Ir Seni vlores per 97 ten...shkruan vixi..


    degjo vix..

    porta e nje dige rezervuari.. a liqeni a lumi.. e kanali varet nga dora e njeriut..dhe kur kjo dore shtyp nje buton.. a leviz nje saracineske.. shperthen me vrull uji ne varesi te energjise potenciale te mases se ujit ne liqen kanal a rezervuar apo ne kazan te shpise..

    dhe kjo eshte e vertete..e nuk eshte teze e PD-se as e brarit por e FIZIKES..

    ishte dora e qeverise se PS qe shtipi butonat apo saracineskat ne digen e liqene ne Drin..para ca kohesh.. qe uji me vrull vate e permbiti.. fshatra e toka te Lezh Shkoder zadrimes..

    dhe kjo eshte e vertete.. si drita e diellit.. jo per gje por edhe se e thot brari qe kurre nuk shpif e flet genjeshtra..


    kurse Shiu e Bora o vix i ZP-se.. nuk varen nga butonat qe shtyp dora e PD apo PS-se..
    jo mor erion i braces..jo..

    Shiu vjen nga qielli.. dhe ta shpjegon mejdani po deshe procesin..

    Dhe kur bie Shi i madh-- lumenjte dalin nga shtrati pa pyetur enverin Saliun apo Fatosin..

    Mirpo shtetet marrin masa.. ata bejne argjinatura e ledhe e porta e punime hidro teknike qe ti dalin te keqes perpara..

    Une.. sikur te kish qene PD ne pushtet nga 1944 deri ne 92 e nga 97 -ta deri ne 2005 e sikur kto 2 muaj ta kish marre pushtetin Fatos Meto edvin majkua.. e te kish ren nje shi i madh e vjosa apo drini te kish dale.. e te mbyste fshatra.. sdo kisha qen kaq i paftyre sa te thoshja si ZP e jotja.. se Fatos edvini mbyti Vloren apo Levanin apo Lezhen..
    Do me vinte turp..
    do thoshja boo ca thash..sa i neveritshem u bera..qe thash te tilla shpifje.. kushedi cthon lexuesit.. cfar legeni ky brari.. edhe shiun ja rrasi Fatosit apo x-it..

    ahh mor vix..

    shko shikohu ne pasq.ire..

    cte te them..
    Po sjam vetem .. mendon ti.. jemi nje soj i madh ne "familja ruco-soc specialiste".. me pleq kokbardhe e profesora e burra me kollare e cupka me mini e tanga qe shpifim keshtu pa turp..
    ke te drejte..



    tha e ngrata Arte Dadja.. se sikur parat e nanos harxhuar dubaj kazinove te shkonin per TeCE.. kishim bere jo 1 (asnje sbet ne fakt) por 5 Tece..

    e po me llogjik te artes do te thosha o vix.. se sikur pak deshire te kishit patur e pakez pakez respekt te kishit patur per Vlor e Mallakaster qe ju dendi me vota.. ju vetem me 1% te miljardave te kullufitura nga deputeti i zones se permbytur..Arben Malua.. kishit disiplinuar jo Vjosen per 8 vjet ne pi.dhshtet.. qe ishit po Amazonen..me Misisipnë bashke..

    moderator ma fal fjalornë..

    pah.. cfar rrrace..

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    PERMBYTEN 100 DITET E QEVERISE

    Ne 3-mujorin e pare te saj ekzekutivi nuk arrin dot te mbaje asnje nga premtimet e dhena

    Qeveria Berisha peson permbytjen e saj te madhe ne 100 ditet e saj te qeverisjes. Kur nuk kane mbetur dhe pak dite ne kete plotesim ditesh, qeveria e vogel ka deshtuar ne punet e saj te medha. Prej tri ditesh i gjithe vendi eshte permbytur nga reshjet e shumta qe rane. Ndoshta lutja per te pasur reshje e per te shpetuar nga erresira u konkretizua ne nje krize tjeter qe rendon edhe me shume ne familjet shqiptare. Mbase krejt e rastesishme, por vetem nje dite para se vendi te permbytej, opozitaret kuvendore kerkuan nga Ministri i Brendshem te dine se si eshte situata ne shtabet e emergjences ne rast te ndonje situate te tille. "10 dite furnizime per 100 mije persona", ishte pergjigja e vetme qe mund te jepte qeveria. Nga kriza ne krize, eshte perkthimi i vetem qe mund te vije per qeverine e re, qe ne tete vjetet e saj opozitare, sic duket, nuk kishte nje strategji te qarte te ardhjes se saj ne pushtet. Duket e larget koha e nxehte e veres, me premtime po te nxehta elektorale. Uje, drita, rritje pagash, trajtim i vecante per shtresa te ndryshme te shoqerise, lufte pa kompromis korrupsionit. Ky i fundit duket si nje paradoks ne keto dite te veshtira shqiptare. Me shume se nje premtim i pambajtur, njerezit tashme po vuajne pasojat e nje terrori psikologjik. Erresira, uji deri ne permbytje kushedi ku shkon e nesermja per ta. Ata nuk mendojne dot per te sotmen, deri sa kane nje ekzekutiv qe po mban diete per te mbajtur premtimet. Shkurtime ne administrate eshte zgjidhja e dhene nga kjo qeveri. Do te pushohen ata 2500 punonjes, po valle e zgjidh kjo krizen energjitike? Valle e zgjidh kjo kaosin ne vend? Se fundi, qeveritaret tane hartuan nje projektbuxhet ku asnje nga premtimet e tyre elektorale nuk ishte i misheruar. Edhe per ata arsimtare apo infermiere qe perfitojne nje rritje rroge, nuk dihet se kur mund ta marrin. Mungojne te pasqyruara ne kete buxhet investimet qe do te behen ne infrastrukture. Mungon aty zgjidhja e krizes energjitike. Ministri i Financave e tha qarte se kjo krize do te ndikoje dukshem ne te ardhurat e vitit tjeter. Mire se krizen ja faturuan paraardhesve te tyre ne pushtet, po ne ditet ne vijim cfare pritet te ndodhe? Duket se ditet e nxehta elektorale ku lideri opozitar i asaj kohe premtonte ne dite dielli se "ata jane zgjidhja e vetme per kete vend" jane nje e kaluar e kthyer ne imazh. Ne 100 ditet e saj kjo qeveri kishte premtuar se do te afronte parajsen e munguar per shqiptaret. 100 ditet jane drejt skadences e duket se dhe qeveria ka skaduar bashke me to. Kabineti i ri me njerez te rinj po me nje lider te vjeter nuk solli dot ndryshimin e pritur per shqiptaret qe dhe nje here i besuan voten e tyre politikes se djathte.



    KJ

  5. #5
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Shikoja lajmet sot e fjala e vetme qe me vjen nder mend momentalisht eshte Tragjedi.

    Nuk mjafton varferia,mizerja,mungesa eletrike,etj etj po na duhesh dhe kjo permbytje.Ne disa fshatra te Fierit e te Vlores situate eshte dramatike ku shtepite,e tokat e fshatareve si te vetmet pasuri te tyre jane permbytur nga ujrat e njerezit kane ngele jashte.Dhe ne veri situata eshte e rende ku ne Kukes parcelat jane pothuajse te gjitha te permbytura.

    Kurajo atij populli....

    Ps.Mire do ishte te mos lehni kot eaq me teper te mos perfitoni nga fatkeqesisa e popullit duke e perdorur ate qofte si reklame e qofte si akuze...
    .........................

  6. #6
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Eh po kjo keshtu......Deri dje luteshin te bjeri shi se ngelem pa drita.....Fajin e kishte Sala dhe atehere se ai e kontrollonte thatesiren.....I degjon lutjes Sala dhe i jep urdher shiut:"Bjer"....Ra ai i ziu shi....Keta maluketerit tani e akuzojne Salen se ra shi me teper se c'duhet dhe i permbyti....

    Si i thone asaj punes: Ma dogje gomarin, ma ftove gomarin......Prite kur te teshtije Sala ndonji dite ne Tirane dhe per koincidence ti bjeri ndonji tepelensi ndonji shtylle elektriku ne koke.....Prape Salen do akuzojne!
    "Who is John Galt?"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rendesi ka qe Sala me gjith djelmoshat e tij simpatike ministra nuk gjenden Dubajeve kto dite..as ne "specializime" per tu bere hajdut me harward si ben malo deputeti zones se permbitur.. por ne krye te punve aty tek fshataret e Vjoses.. shpi me shpi e fshat me fshat .. bashk me polica, ushtarake e pushtetaret vendas.. per te ndihmuar me urgjence zonen e permbytur..

    Pra ashtu sikurse perballuan Minen elektrike te projektuar nga PS.. qeveria do perballoj dhe Permbytjen e Natyres..

    Pra nuk do gezonen gjate ruco erion edvinat ..

  8. #8
    Kryeministri tha se të gjithë banorët e zonave të përmbytura do të evakuohen. Ai ka urdhëruar prerë prishjen e ndërtesave mbi kolektorë: Banorëve të tyre do t’u japim kredi për shtëpi të tjera

    Berisha në Vlorë: Të përmbyturit do të strehohen në hotele


    Ardian Dauti

    “Të përmbyturit nuk duhet të shqetësohen fare për strehimin. Shqipëria ka plot hotele dhe motele dhe shteti do t’i strehojë ata nëpër dhomat e tyre”,-kështu deklaroi dje kryeministri shqiptar Sali Berisha, gjatë inspektimit të zonave të përmbytyra në Vlorë. Por para kësaj, ai tha se të gjithë banorët e zonave të përmbytura do të evakuohen, sepse pritet që shiu dhe përmbytjet të kthehen sërish. Zgjidhja e vetme për strehimin e tyre, sipas kryeministrit, do të jetë strehimi në hotele e motele.
    ***
    Berisha ka parë dhe vizituar nga afër përmbytjet në fshatrat e Vlorës si Mifol, Bishan, Fitore etj. Kryeministri ka qenë i shoqëruar nga disa ministra, nga deputetët e zonës, prefekti e komunarët e fshatrave përreth.
    Ai mbërriti në orën 15.00 të mbasdites në Urën e Mifolit dhe vizitoi disa shtëpi aty pranë, të cilat ishin krejtësisht nën ujë. Pasi ka dëgjuar prefektin Kreshnik Alimerko, kryetarin e komunës Qendër, Kanan Shaka, të cilët i kanë shpjeguar situatën, Berisha ka bërë premtime konkrete. I pari ka qenë ai për energjinë elektrike. Shaka i ka treguar kryeministrit se mungon një linjë e transmetimit të energjisë. “Kemi një problem me hidrovorin ku, nga 5 pompa, që janë të reja, punojnë vetëm 2 pasi mungon një linjë e energjisë e cila do të bënte të mundur funksionim e tyre”,-tha ai.
    “Të hënën do të nisë vendosja e linjës në mënyrë që pompat të punojnë me kapacitet të plotë, do të vijnë këtu specialistët e KESH-it”,-iu përgjigj atij kryeministri.
    ***
    Sali Berisha ka bërë edhe një premtim tjetër, për të gjitha ata që kanë ngritur banesat e tyre mbi kolektorët e zonës (kanalet e shkarkimit të ujërave), duke i bllokuar ato e përmbytur zonat përreth. Por para se të bënte premtimin, kryeministri ka lëshuar fjalë të prera. “Të gjitha ndërtimet e bëra mbi kolektorë do të prishen, pa diskutim. Ato po përmbytin të tjerët. Ne do t’ua shpjegojmë banorëve të këtyre shtëpive që duhet të ikin nga këto ndërtesa, se ato janë të dëmshme për të tjerët. Do t’i ndihmojmë me kredi të buta, me sheshe ndërtimi, ku të ngrenë shtëpitë e reja, sipas rregullave”,-tha ai. Kryeministri shtoi se ata administratorë që kanë dhënë lejet për ndërtime të tilla, do të ndiqen penalisht. “Qeveria jonë është qeveria e shërbimeve dhe e njerëzve të pastër, kështu që ne nuk do të tolerojmë asnjë deformim të ligjit”.
    Kryeministri shqiptar shtoi se qeveria është në krah të të përmbyturve nga shirat dhe se do t’i ndihmojë ata. “Ne do të nisim qysh nesër (sot) drejt jush ndihma në batanije, ushqime e ilaçe. Qeveria është me ju dhe padyshim që kjo situatë e vështirë do të ketë ndihmën tonë të padiskutueshme. Qysh nesër ose pasnesër do të krijojmë një fond që do të vihet në dispozicion të kësaj zone me qëllim ndërtimin e argjinaturave dhe pastrimin e kanaleve kulluese”,-deklaroi ai gjatë vizitës në fshatrat e Vlorës.
    Më pas Berisha ka vizituar një prej familjeve të përmbytura në Mifol. Sapo është futur brenda, kryeministri ka parë me sytë e tij ujin që sapo kishte liruar shtëpinë, por që ishte ende në oborr, si një liqen i vogël. “Më vjen shumë keq për shtëpinë tuaj. Jam këtu për t’ju garantuar se qeveria do t’ju ndihmojë”,-i ka thënë ai të zotit të shtëpisë.



    shekulli
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

Tema të Ngjashme

  1. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Debimi dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarve ne sanxhakun e Nishit
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 12:35
  3. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  4. Shuarja e ngadaltë e arvanitasve
    Nga BOKE në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-11-2005, 14:06
  5. Islamizimi te shqiptarët
    Nga Agron Jozef Mje në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •