Termi apostolik deri ne vitin 400 thuhej ne vend te termit orthodhoks. Termi orthodhoks perdorej afersisht nga viti 300 -per here te pare ndesht tek Methodhios Potaron (Simp. 3,10 8,10)-, por jo kaq shpesh. Term i shpesh per orthodhoks ishte apostolik. Nga mesi i shekullit te katert edhe tutja, pas Athanasit te Madh filloi te perdored me shume termi orthodhoks. Qe atehere termi apostolik humbi kuptimin fillestar. Shume gjaera ama ngelen me emrin qe kishin me pare, te tilla ishin Kisha Apostolike, Kanunet Apostolike, Mesimi Apostolik, dhe Simboli Apostolik.
Kur u karakterizuan keshtu tekstet apostolike nuk kuptoheshin si 'tekse te apostujve' por tekste orthodhokse, te vijes se drejte apostolike te Kishes Apostolike qe te kundervihen nga tekstet jo-orthodhokse dhe jo-apostolike domethene heretiket; sepse ato tregojne fjalen apostolike te Dhjates se Re dhe bindjen apostolike te Kishes. Kjo Kishe me vone u quajt Orthodhokse kurse ne simbolin e besimit ngeli deri me sot si kishe apostolike (ne nje Kishe te shenjte apostolike dhe te gjithanshme). Sepse termi orthodhoks nuk ishte akoma i perhapur ne dy sinodet e para ekumenike.
Mesimi Apostolik, ky tekst othodhoks, solemn, i shkurter kristian eshte shume i lashte, jo me i lashte i vitit 120, nuk eshte e pamundur qe te jete dhe me e lashte e Letrave te Ignacit. Me karakterizimin fillestar si apostolik kuptohet si orthodhoks, jo heretik pra, sipas mesimeve te Dhiates se Re. Mesimi Apostolik, te cilin zbuloi ne doreshkrimin 54, te vitit 1056, te Bibliotekes Patriarkane te Jeruzalemit, peshkopi i Nikomidhise Filotheos Vrienios dhe qe botoi ne Stamboll ne vitin 1883 (VEP 2,209-220) nuk eshte sic thuhet tekst i padeshmuar ne lashtesi, po ideshmuar dhe i njohur. Ky eshte teksti qe titullohej si Krisis Petrou, d.m.th. veper e apostullit Pjeter qe titullohej Krisis (sic thone dhe Bariu i Erma-se) dhe se latinisht quhet nga Jeronimi (+ 420) Iudicium Petri (De Viris Illustribus, 1) kurse nga Rufini (+ 410) prape Iudicium Petri ose dhe Duae vitae d.m.th Dy Jete(Comment. in Symbolum Apostollorum, 38 PL 21,374b). Dy Jete e quanin librin latinet sepse fillon me frazen 'Dy rruge egzistojne, njera e Jets dhe tjetra e vdekjes (1,1) dhe Krisis (=Iudicium) dhe ne shqip Gjyq e quanin sepse eshte gjyqi i dy rrugeve, te jetes apo te vdekjes. Mund te jete edhe lexim gabim i frazes Duae viae (dy rruge). Ne Perendim gjate shekullit te katert quhej si liber i apostullit Pjeter dhe prandaj jeronimi e karakterizon si apokrif. Por nuk eshte apokrif sepse brenda ne tekst nuk paraqitet tendencat qe paraqiten ne librat apokrife te tjera. Nga gabime perkthimi te pasardhesve u quajt si i tille dhe kjo nuk i terheq asgje nga karakteri orthodhoks i librit. Atehere nuk ishte i ralle qe nje liber te titullohet sipas frazes se pare qe ka brenda, keshtu qe hebrenjte quanin keshtu shume libra te Dhiates se Vjeter (p.sh. Vrisith=Ne fillim=Genesis=Zanafilla, U el lesmoth=Keto emra=Eksodi, U ikra=dhe thiri=Levitiku) kurse sot themi p.sh de profundis=nga thellesia, muzika e Ramo, tantum ergo=keshtu pra (sepse perendia e deshi boten= Gjon 3.16) etj etj.
Kanunet Apostolike qe jane me te thjesthit dhe me seriozet nga te gjithe kanunet, jane sipas mendimit tim kanunet e sinodit te pare ekumenik, e cila u quajt apostolike, dhe keshtu u quajten qe ne fillim dhe jo si tekst qe u shkrua nga apostujt. Kurse kanunet qe qe kane ngelur ne doreshkrime sot dhe quhen si kanune te sinodit te pare ne te vertete jane te synoditi te dyte ekumenik bashke me ata qe paraqiten si kanune te se dytes. vetem qe jane shtese e mevonshme fallco frazat e kanunit te trete πλην των νεων χιδρων...προσφορας, dhe te kanunit 82 οιος και ο ημετερος Ονησιμος εφανη. Kurse kanuni 84, 85 dhe i fundit jane fallco dhe te mevonshme. Ne perkthimet e lashta latinike, koptike, etiopike, arabike te Kanuneve Apostolike teksti i tyre paraqitet me shume diferenca sic midis tekstit origjinal grek ashtu edhe nepermjet perkthimeve. Ky kanun fallco eshte indeksi i librave te Bibles qe eshte i kundert me indeksin e Athanasit te Madh dhe indeksin e shkrimtareve kishtare te tjere te lashte, le jashte Zbulesen dhe fut si libra te Dhiates se Re te quajturit ''urdhera te apostujve'', liber heretik dhe dy letrat e Klementit te Romes qe marrin si te vertete mitet pagane greke dhe egjiptiane te Danaideve, te Dirkeve, dhe te fenikut te pavdekshem (Epist. I 6.2, 25.1-4) Disa doreshkrime te origjinalit grek dhe te perkthimeve te lashta pas te quajturit 'kanuni 85' kane 'Kanune te Petrit' dhe 'Kanune te Pavlit' te apostujve d.m.th. Eshte perhapje e fallcifikimit.
vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdo n
Krijoni Kontakt