Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 164
  1. #31
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ronaldo do te mungon per Realin 3 javet e ardheshme, kjo eshte nje humbje e madhe per Realin duke ditur se edhe Raul eshte i lenduar prej kohesh...

    Te shohim tash Cassanon sa eshte i afte te udheheq nje sulm si te Realit, e ka rastin te tregohet sa vlen, dhe te kap nje vend ne 11 e pare madrilene..

    Suksese Cassanos...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #32
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mbrojtėsi spanjoll, qė ka arritur majat nė moshėn 18-vjeēare, tregon pėr emocionet e para me fanellėn "merengese" 09-01-2006

    S.Ramos dhe ėndrra me emrin Real


    Mbrojtėsi spanjoll, Serxhio Ramos, ka shpėrthyer qė nė vitet e para tė karrierės sė tij. Nė moshėn 18-vjeēare luajti nė sezonin e parė si titullar me Seviljen. Paraqitjet dinjitoze i dhanė mundėsinė tė kalonte te Reali i Madridit, qė pagoi pėr tė 27 milionė euro. Aktualisht ai po luan me sukses nė rolin e mesfushorit shkatėrrues. Duket se Reali e ka gjetur pasardhėsin e Klod Makeleles. Ja cila ka qenė intervista e 18-vjeēarit:

    - Reali ėshtė 11 pikė prapa Barcelonės nė Primera Divizion. Ēfarė duhet pritur nga kjo skuadėr nė pjesėn e mbetur tė kampionatit?

    - Skuadrat rriten dhe mėsojnė nga gabimet e tyre. Duhet tė reflektojmė pėr ato qė kanė ndodhur, nė mėnyrė qė tė mos pėrsėriten nė tė ardhmen. Dua t'u them tifozėve tė kenė besim te ne, pasi sė shpejti do t'u rikthehemi fitoreve.

    - Ju shqetėson fakti qė nuk dolėt tė parėt nė grupin tuaj tė Ligės sė
    Kampioneve dhe tani do tė keni pėrballė njė kundėrshtar tė rrezikshėm si Arsenali?


    - Vendi i dytė nė grup na vuri nė njė pozicion tė vėshtirė, por jemi ende nė lojė pėr tė fituar Ligėn e Kampioneve dhe kjo ėshtė mė e rėndėsishmja. Do tė luftojmė deri nė fund pėr arritjen e kėtij objektivi madhor.

    - Championsi pėr herė tė parė dhuron gjithmonė emocione. Ju ēfarė ndjetė nė debutimin ndaj Lionit?

    - Eshtė shumė e vėshtirė ta largosh mendjen nga Liga e Kampioneve. Pas humbjes nė Lion nuk mė zinte gjumi nga dėshpėrimi. Por edhe nė rast fitoreje, emocionet janė aq tė mėdha, sa nuk fle gjithė natėn.

    - Si ndiheni nė rolin e mesfushorit tė tėrhequr...

    - Ish-trajneri Luksemburgo mė aktivizoi pėr herė tė parė nė kėtė rol. Pėr sa kohė do tė jem titullar, jam gati tė luaj nė ēdo pozicion tė fushės. Kam ndryshuar shpeshherė pozicionin tim dhe mosha e re mė ndihmon tė mos kem vėshtirėsi ambientimi nė ēdo pozicion.

    - Si ndiheni pėrkrah Pablo Garsias?

    - Jam i lumtur qė luaj pėrkrah Pablos. Prania e tij, ashtu si edhe e futbollistėve tė tjerė me pėrvojė, ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njė futbollist tė ri. Unė kam fatin tė punoj me Helgerėn, Zidanin, Gutin, emra qė kanė shkruar historinė e Realit.

    - Nė fund, njė dėshirė pėr 2006-n!

    - Dua tė fitoj ndonjė trofe me Realin dhe tė bėj njė botėror dinjitoz me Spanjėn. Pėr njė 18-vjeēar nuk mund tė mendoj se mund tė ketė mė mirė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #33
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ronaldo, edhe tri javė tė tjera pushim

    Sulmuesi i Realit tė Madridit, Ronaldo, do tė qėndrojė pėr tri javė larg fushave tė lojės, pas dėmtimit tė pėsuar nė kėmbėn e djathtė, nė ndeshjen ndaj Vilarealit. Lajmin e ka bėrė tė ditur faqja zyrtare nė internet e Realit tė Madridit. Braziliani nė sfidėn e sė dielės rikthehej pas njė dėmtimi qė e mbajti larg fushave nė fund tė dhjetorit dhe nė ndeshjen e parė tė vitit 2006, nė Kupėn e Mbretit, ndaj Bilbaos. Rikthimi i "Fenomenit" nė formacionin e Lopez Karos zgjati vetėm 33 minuta, nė ndeshjen qė u mbyll nė barazim pa gola. "Mė vjen shumė keq, - u shpreh shkurtimisht braziliani.

    - Shpresoja t'u kisha dhėnė fund dėmtimeve, por me sa duket mė duhet tė pushoj edhe gjatė janarit. Po pres me padurim rikthimin, sepse mė duhet tė rikuperoj periudhėn e kaluar nė infermieri." Ronaldo ka pasur njė pjesė tė parė tė sezonit mjaft tė vėshtirė dhe nuk ka luajtur pėr shkak tė dėmtimit nė asnjė nga gjashtė ndeshjet e Realit nė Ligėn e Kampioneve.

    Braziliani nuk ėshtė rikthyer nė nivelet e tij tė zakonshme, qė pas dėmtimit tė pėsuar ndaj Atletikos sė Madridit nė muajin tetor tė vitit tė kaluar. Ronaldo humbet kėshtu mundėsinė pėr tė luajtur nė Kupėn e Mbretit. Ai nuk do tė jetė nė ndeshjen e kthimit ndaj Bilbaos, si dhe nė dy ēerekfinalet, gjithnjė nėse Reali kualifikohet. Nė vend tė ish-sulmuesit tė PSV-sė, Barcelonės dhe Interit pritet tė luajė italiani Antonio Kasano.

    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #34
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Talenti brazilian ka fituar vendin e titullarit te "merengesit" dhe u premton suksese tifozėve madrilenė 11-01-2006

    Robinjo: Gjithēka ende nė lojė

    Eshtė i vetėdijshėm qė rendimenti i tij po vjen duke u rritur dhe tani ėshtė njė pjesė pėrbėrėse e Realit tė Madridit. Robinjo ka filluar tė ndjejė dashuri pėr fanellėn "merengese", kėsisoj premton se do tė bėjė tė pamundurėn pėr tė fituar ndonjė trofe tė rėndėsishėm nė kėtė sezon. Ja cila ka qenė intervista e sulmuesit brazilian, nė tė cilėn vlerėson edhe mėnyrėn e punės sė trajnerit Lopez Karo:

    - Barcelona ėshtė shkėputur 13 pikė pėrpara. Mendoni ende se mund tė fitoni titullin?

    - Pėrderisa ekzistojnė mundėsitė matematike, do tė vazhdojmė tė mendojmė pėr titullin. Gjithsesi, tani e ka radhėn ndeshja e kupės ndaj Bilbaos. E rėndėsishme ėshtė qė nė fund tė sezonit, "Bernabeu" tė festojė.

    - Por njė nga problemet qė keni, ėshtė mungesa e golit...

    - Po pėrmirėsohemi nga ndeshja nė ndeshje. Luajtėm dy ndeshje tė mira ndaj Bilbaos dhe Vilarealit, pavarėsisht se tė dielėn nuk arritėm tė shėnonim. Por skuadra ėshtė e qetė dhe me besim te forcat e veta.

    - A keni dalluar shumė ndryshim nga Luksemburgo te Lopez Karo?

    - Ēdo trajner ka metodat e tij tė punės. Lopez Karo ėshtė njė trajner i shkėlqyer dhe i pėlqen tė pėrdorim lojėn nga krahėt, markimin e ashpėr dhe qarkullimin e topit.

    - Problemet shtohen edhe me dėmtimet e vazhdueshme tė Ronaldos...

    - Fati i keq nuk po e lė tė qetė. Ai dėshiron gjithmonė tė luajė dhe kjo duket nga kėnaqėsia me tė cilėn punon nė stėrvitje. Ronaldo ėshtė njė sulmues i madh qė mund tė bėjė diferencėn. Shpresojmė tė riaftėsohet sa mė shpejt tė jetė e mundur, por te Reali ka shumė futbollistė tė aftė dhe asnjė tė pazėvendėsueshėm.

    - Ju pėlqen tė luani si mesfushor apo si sulmues?

    - Nė ndeshjet e para nė Madrid luajta si futbollist anėsor mes mesfushės dhe sulmit, nuk pata vėshtirėsi. Me Lopez Karon po luaj nė sulm, por ajo qė ka rėndėsi, ėshtė qė aftėsitė e mia tė shrytėzohen nė mėnyrėn e duhur pėr tė mirėn e skuadrės. Personalisht do tė mė pėlqente tė luaja si sulmues i majtė, por jam gati tė plotėsoj ēdo kėrkesė tė trajnerit.

    - Duke qenė se kampionati duket mjaft i vėshtirė pėr t'u fituar, nuk do tė ishte mė mirė tė pėrqendroheshit te Liga e Kampioneve ose te Kupa e Mbretit?

    - Gjithēka ėshtė ende nė lojė. Kemi njė pėrbėrje tė shkėlqyer futbollistėsh, kėsisoj do tė luftojmė pėr tė fituar tė trija veprimtaritė ku marrim pjesė. I takon trajnerit tė administrojė forcat tona pėr tė festuar nė maj.

    - Si ndiheni me Lopez Karon?

    - Ndihem mirė, sepse ėshtė njė trajner qė pėlqen ritmin e lartė dhe shpejtėsinė e lojės. Di ta vendosė skuadrėn nė fushėn e lojės dhe besoj se do tė na udhėheqė si duhet.

    - Ē'mendim keni pėr blerjen e Kasanos?

    - Eshtė njė futbollist i madh qė po stėrvitet shumė pėr t'iu bashkuar grupit. Jam i bindur se do tė na ndihmojė me golat e tij.

    - Po pėr Sisinjon?

    - Eshtė njė yll. I ka tė gjitha pėr tė luajtur nė njė skuadėr si Reali.

    Ronaldo: Kam besim te Reali

    Sulmuesi brazilian, Ronaldo, nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen braziliane "O Globo", pasi ka pohuar sėrish se nė Gjermani 2006 do tė synojė tė kalojė Gerd Mylerin, duke u bėrė futbollisti qė ka shėnuar mė shumė nė finalet e Kupės sė Botės, ka shprehur edhe besimin e tij te Reali: "Nuk e kam humbur shpresėn pėr tė fituar me kėtė skuadėr. Kam besim se sė shpejti Reali do tė ringjitet aty ku i takon."

    Ranieri: Kasano, njeriu i duhur

    Trajneri italian, Klaudio Ranieri, ka deklaruar pėr shtypin spanjoll se blerja e Antonio Kasanos do ta ndihmojė Realin e Madridit pėr t'u ngjitur nė nivelet e Barcelonės. "Ai ėshtė njė futbollist i jashtėzakonshėm, - tha ish-trajneri i Fiorentinės, Valencias dhe Ēelsit. - Karakteri i tij nuk ėshtė aq i keq sa thonė nė Romė dhe vallėzon me topin ashtu si mė tė mėdhenjtė e kėtij sporti. Mendoj se Antonio ėshtė njeriu i duhur pėr Realin."

    Gravesen kėrkon tė ikė nga Reali

    Mesfushori danez, Tomas Gravesen, ka bėrė tė ditur se po mendon pėr largimin nga Reali i Madridit. 32-vjeēari i blerė nė janarin e vitit 2005, ka pėrfunduar nga stol, i mbyllur nga Serxhio Ramos dhe Pablo Garsia. Nė njė deklaratė pėr shtypin anglez, menaxheri i Gravesenit tha: "Nėse nuk e aktivizon, pėr Realin dhe pėr Tomasin do tė ishte mė mirė njė transferim nė janar."
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #35
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Eshli Kol, nën "kthetrat" e Realit


    Reali i Madridit synon të marrë mbrojtësin e Arsenalit, Eshli Kol, për të zëvendësuar brazilianin Roberto Karlos, i cili ka të ngjarë t'i japë lamtumirën skuadrës "merengese", në muajin qershor. Roberto Karlos është i lakmuar nga skuadra në Katar, por edhe nga Fenerbahçeja, në Turqi, për të mbyllur në mënyrën më të qetë një karrierë të lavdishme ndërkombëtare. Braziliani ka përgatitur valixhet dhe kësisoj drejtuesve të Realit u duhet të gjejnë një mbrojtës të majtë në lartësinë e atij që ka qenë më i mirë në dhjetëvjeçarin e fundit. Eshli Kol është emri i parë në listën e Florentino Perezit dhe Emilio Butragenjos. Arsenali ka bërë të ditur se do të përpiqet me çdo kusht ta mbajë Eshli Kolin në skuadër, por sipas së përditshmes spanjolle "Marca", marrëveshja mund të arrihet në bazë të dëshirës që ka mbrojtësi anglez për të kaluar te "merengesit". "Galaktikët" janë gati të shpenzojnë 15 milionë euro, shifra e kërkuar nga Arsenali për mbrojtësin titullar të përfaqësueses angleze. Çmimi mund të rritet në rast të një paraqitjeje të mirë të 26-vjeçarit në botëror, kësisoj drejtuesit e Realit synojnë ta arrijnë marrëveshjen me Arsenalin para Gjermani 2006. Anësori i "Topçinjve" do të gjente te nëntë herë kampionët e Europës, dy bashkatdhetarët e tij, Bekham dhe Udgejt.

  6. #36
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    L.Karo: Po kalojmë një moment pozitiv


    Trajneri i Realit, Lopez Karo, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Bilbaos dhe me tone të qeta ka vlerësuar ecurinë e skuadrës së tij në javët e fundit, që pritet të kurorëzohet me kalimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Një objektiv shumë i rëndësishëm për "merengesit", duke parë disavantazhin prej 13 pikësh që kanë ndaj Barcelonës. Ja cila ka qenë intervista e trajnerit "merenges":

    -E keni përcaktuar formacionin që do të aktivizoni sot?

    Do ta vendos pak përpara ndeshjes, kur të grumbullohemi me futbollistët. Ndaj Bilbaos na pret një ndeshje shumë e vështirë, në të cilën duhet të japim më të mirën për të fituar. Do të flas me mjekët dhe më pas do të përcaktoj titullarët.

    - Flitet se do të përdorni rrotacionin...

    - Objektivi është të kalojmë në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Kemi arritur një rezultat të favorshëm në Bilbao, por na duhet të tregojmë respekt për kundërshtarin.

    - Si është gjendja e skuadrës?

    - Eshtë në progres të vazhdueshëm, sidomos në mënyrën e lojës. Në ndeshjen e fundit nuk ditëm të shrytëzojmë rastet për shënim, sepse loja e skuadrës ishte në nivelin e duhur, si individualisht, ashtu edhe në grup. Mendoj se po kalojmë një moment të mirë.

    - Të flasim për individët. Si është forma e Kasanos dhe Udgejtit?

    - Kasano është në përmirësim të vazhdueshëm, si rreth dëmtimit që kishte pësuar me Romën, ashtu edhe rreth formës fizike. Nuk do të luajë ndaj Bilbaos, por po bën një punë të mirë dhe debutimi i tij nuk do të vonojë. Udgejti ka punuar më shumë në palestër dhe mendoj ta lë pushim për ndeshjen e sotme.
    - Atëherë, ndaj Seviljes, të dielën pritet debutimi i Kasanos...
    - Po bën një sforco të madhe për të qenë i gatshëm sa më shpejt. Përpara ndeshjes ndaj Seviljes do të shohim sërish gjendjen e tij. Do të më pëlqente të debutonte në 100% të formës së tij.

    - Flitet se dëmtimi i Ronaldos ndaj Vilarealit ka ardhur si shkak i pakujdesshmërisë. Nuk ishte pak shpejt për aktivizimin e brazilianit?

    - Respektoj çdo mendim, por e rëndësishme është të dihet si qëndron situata. Fjala e parë në lidhje me aktivizimin u takon mjekëve, e dyta futbollistit dhe vetëm më pas vendos trajneri. Dy të parat më lanë të kuptoja se Ronaldo ishte i gatshëm, kësisoj e aktivizova. Fati i keq na detyron të vihemi para disa përgjegjësive që nuk na takojnë.

    - A i druheni një eliminimi në Kupën e Mbretit si ai i vjetshmi ndaj Valadolidit?

    - Historia shërben për të mësuar. E rëndësishme është që jemi përgatitur për ndeshjen ndaj Bilbaos, ashtu si duhet, fizikisht dhe mendërisht. Futbollistët e dinë atë që duhet të bëjnë për të vazhduar më tej.

    - I keni dëgjuar zërat për një transferim të Gravesenit në Angli?

    - Atij që nuk i pëlqen të qëndrojë, e ka derën të hapur për t'u larguar. Kush nuk ka dëshirë të punojë për këtë skuadër, bëhet i padobishëm për veten e tij, klubin dhe shokët e skuadrës. Unë nuk kam pasur asnjë bisedë me Gravesenin dhe vazhdoj të kem konsideratë për të, si futbollist dhe si njeri. Më habisin këto gjëra që shkruhen.

  7. #37
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ashley Cole mund te bashkangjitet me Realin veren qe vjen per nje shume prej 15 milion eurosh. Mendohet se do jete zavendsim i Carlosit qe mund te largohet ne fund te stinorit.

    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #38
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sonte sfida me Sevillen, do te jete nje rast i mire per Baptisten dhe Ramosin qe te pershendeten me shoket e ish skuadres se tyre Sevillen...



    Formacioni i mundshem:

    Casillas

    S. Ramos Mejķa
    Cicinho R. Carlos

    Gravesen
    Beckham
    Guti
    Zidane

    Baptista
    Robinho
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #39
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bekham, optimist pėr Kupėn e Mbretit

    Devid Bekham ka deklaruar se Reali i Madridit ka njė shans tė mirė pėr tė kaluar ēerekfinalet e Kupės sė Mbretit. Kapiteni i Anglisė ka besim se skuadra madrilene do ta kalojė sfidėn ndaj Betisit. "Betisi ėshtė njė skuadėr e fortė, por nėse luajmė si ndaj Atletiko Bilbaos, kemi shumė shanse pėr ta kaluar raundin," - tha Bekhami. Mbrojtėsi Mishel Salgado pritet tė mungojė, pasi ka pėsuar njė dėmtim qė do ta lėrė dy javė jashtė fushave.

    Fabregas, nė planet e Realit tė Madridit

    Luis Vilarejo i agjencisė EFE ka folur pėr interesin e Realit tė Madridit pėr disa lojtarė tė rinj. Drejtori teknik, Benito Floro, ka deklaruar se klubi madrilen do tė investojė te talentet e reja. Ai ka pėrmendur disa emra, midis tė cilėve spikat Ēesk Fabregas i Arsenalit. Edhe pse mesfushori i talentuar ka fituar besimin e Arsen Vengerit, madrilenėt kanė besim se mund ta marrin nė skuadrėn e tyre.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #40
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Trajneri madrilen mendon se skuadra ka nevojė pėr shumė punė dhe pėr harmoni nė grup 15-01-2006

    Lopez Karo: Duhet tė bėjmė lojė kolektive

    Trajneri i Realit tė Madrid, Lopez Karo, ka folur pėr gjithēka nė klubin madrilen. Ai ėshtė i kėnaqur me punėn e futbollistėve dhe flet pėr planet e sė ardhmes. Ja cila ka qenė intervista e tij:

    - Ēfarė mendoni pėr punėn qė po bėjnė futbollistėt e ekipit?

    - Tė gjithė e kanė kuptuar se rivaliteti ėshtė i madh dhe asnjėri nuk e ka vendin tė sigurt. Unė aktivizoj nė fushėn e lojės atė qė ėshtė mė i pėrgatitur dhe qė ėshtė stėrvitur mė mirė. Tė gjithė futbollistėt po bėjnė njė punė tė mirė dhe jam i kėnaqur pėr kėtė gjė.

    - Keni pasur shpesh probleme me dėmtimet. Si ėshtė gjendja tani?

    - Tani mendoj se jemi pak mė mirė. Formacioni qė mund tė krijoj, ėshtė shumė i mirė dhe pretendent. Nuk e mohoj qė na mungojnė disa lojtarė tė rėndėsishėm, gjithsesi kam shumė besim te futbollistėt qė kam nė dispozicion.

    - Keni ndryshuar shumė gjėra si trajner i Realit?

    - Pėr sa i pėrket stėrvitjes, kam ndjekur njė mėnyrė tė ndryshme nga trajnerėt e mėparshėm. Po punojmė shumė, qė tė bėjmė njė lojė sa mė kolektive dhe spektakolare. Nė skuadėr nuk mungojnė futbollistėt e klasit botėror, ndaj duhet tė pėrshtaten sa mė mirė me taktikat e mia.

    - Ēfarė keni vėrė re qė ėshtė pėrmirėsuar nė skuadėr?

    - Mund tė them se ka pasur pėrmirėsime nė aspektin e pėrgjithshėm. Mė kalimin e ditėve, stėrvitja bėhet me intensitet akoma mė tė lartė. Kjo gjė ndikon shumė te formimi i gjendjes fizike tė lojtarit dhe jam i kėnaqur pėr punėn qė kemi bėrė deri tani.

    - Keni besim akoma te Roberto Karlos?

    - Ai ėshtė njė futbollist me shumė eksperiencė. Gjithēka varet nga stėrvitja qė bėn dhe nga gjendja fizike. Deri tani kam parė se ai ėshtė njė futbollist shumė i pėrkushtuar dhe se jep maksimumin nė fushėn e lojės.

    - Si ėshtė gjendja fizike e Udgejtit?

    - Ai nuk ėshtė akoma gati pėr tė luajtur. Nė vendin e tij do tė luajė Mehija. Ky i fundi ėshtė stėrvitur shumė dhe puna e tij duhet tė vlerėsohet. Kam parė qė ėshtė shumė i qetė nė fushėn e lojės dhe pėr momentin i jap besimin tim.

    - Ēfarė mendoni pėr Betisin, kundėrshtarin tuaj nė Kupėn e Mbretit?

    - Kundėrshtar i vėshtirė dhe qė bėn njė lojė shumė kolektive. Gjithashtu nė skuadėr ka lojtarė shumė cilėsorė.

    - Kur mendoni se Kasano do tė arrijė tė jetė 100% nė formė?

    - Nuk mund ta them me saktėsi, pasi janė shumė faktorė qė ndikojnė. Ai duhet tė vazhdojė tė punojė dhe vetėm me punė mund tė arrijė maksimumin e tij.

    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#5
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:03
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •