Drejtori teknik, Benito Floro, tregon dėshirat e tij: Mė pėlqejnė Xherrard dhe Adriano. Trajneri? Ndoshta Shuster! 20-04-2006
Xherrard dhe Adriano, "ėndrrat" e Realit
Drejtori sportiv i Realit tė Madridit, Benito Floro, mė nė fund ka vendosur tė bėjė tė ditura planet e tij dhe propozimet qė i ka dhėnė presidentit Fernando Martin. Floro zėvendėsoi Arrigo Sakin nė muajin dhjetor dhe do tė ketė njė detyrė tepėr tė rėndėsishme. Ai duhet tė hedhė idenė mbi njė Real, i cili duhet tė arrijė sa mė shumė suksese nė vitet e ardhshme.
Idetė e Benito Floros kanė tė bėjnė me Adrianon, Stiven Xherrardin dhe trajnerin Bernard Shuster. "Mendoj se skuadra ka nevojė pėr njė sulmues me peshė dhe tė fortė fizikisht, ndaj Adriano do tė ishte alternativa mė e mirė. Ndėrkohė, duhet tė mendojmė edhe pėr faktin qė Zinedin Zidan mund tė tėrhiqet nga futbolli pas Kupės sė Botės, edhe pse ka njė kontratė deri nė vitin 2007. Ndaj ne duhet tė shikojmė pėr njė tjetėr mesfushor tė atij klasi. Pėr mendimin tim, alternativa mė e mirė ėshtė ajo e Stiven Xherrardit. Kapiteni i Liverpulit ėshtė njė nga mė tė mirėt nė botė nė rolin e tij. Idetė e mia ia kam bėrė tė ditur presidentit Fernando Martin," - tha Floro.
Nė fakt, Martini ka shprehur dėshirėn pėr tė gjetur njė trajner tė ri pėr skuadrėn, i cili tė zėvendėsojė Huan Ramon Lopez Karo pėr sezonin e ri dhe mediat kanė pėrmendur shumė emra. Por ka qenė sėrish Floro ai qė ka thėnė njė alternativė tė vlefshme. Bėhet fjallė pėr ish-mesfushorin e Realit tė Madridit dhe Gjermanisė, i cili pėr momentin ėshtė trajner i Getafes, Bernard Shuster. "Mendoj se Shusteri ėshtė alternativa mė e mirė pėr skuadrėn, nėse Lopez Karo nuk dėshiron tė jetė trajner vitin e ardhshėm. Ai ėshtė trajneri i duhur pėr Realin dhe e njeh shumė mirė futbollin spanjoll. Shusteri gjithashtu pėrdor taktika, tė cilat pėrshtaten mė sė miri nė skadrėn tonė. Janė disa faktorė, tė cilėt e favorizojnė nga kandidaturat e tjera," - tha Floro.
Gjithsesi, ky i fundit ka folur edhe pėr njė fakt tjetėr. Bėhet fjalė pėr Antonio Kasanon, i cili nuk po paraqitet ashtu siē duhet dhe nuk po gjen shumė hapėsira nė skuadėr. "Unė nuk e kam kėrkuar asnjėherė blerjen e Kasanos. Ai ėshtė njė futbollist shumė i talentuar, por Reali kishte tė tillė nė atė pozicion. Klubi kishte menduar ta blinte Kasanon para se Ronaldo dhe Raul tė dėmtohej, ndaj unė nuk e kuptoj njė gjė tė tillė. Ai ėshtė njė futbollist mė shumė nė njė rol qė ka shumė tė tillė. Unė kam dashur qė nė repartin sulmues, tė kemi njė futbollist me karakteristika tė tjera, i cili tė jetė i fortė fizikisht," - pėrfundoi ai.
Van Nistėlroi drejt Madridit!
Sulmuesi holandez i Manēester Junajtidit, Rud Van Nistėlroi, mund tė jetė njė alternativė e vlefshme pėr Realin. Ai nuk ka gjetur shumė hapėsira te "Djajtė e kuq" kohėt e fundit, ndaj dhe ėshtė shprehur i pakėnaqur. Sezoni tjetėr mund ta gjejė nė njė skuadėr tė re, ndaj Reali do tė ishte ekipi i duhur, duke qenė se madrilenėt janė interesuar pėr tė
Krijoni Kontakt