Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 164
  1. #141
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Drejtori teknik, Benito Floro, tregon dėshirat e tij: Mė pėlqejnė Xherrard dhe Adriano. Trajneri? Ndoshta Shuster! 20-04-2006

    Xherrard dhe Adriano, "ėndrrat" e Realit

    Drejtori sportiv i Realit tė Madridit, Benito Floro, mė nė fund ka vendosur tė bėjė tė ditura planet e tij dhe propozimet qė i ka dhėnė presidentit Fernando Martin. Floro zėvendėsoi Arrigo Sakin nė muajin dhjetor dhe do tė ketė njė detyrė tepėr tė rėndėsishme. Ai duhet tė hedhė idenė mbi njė Real, i cili duhet tė arrijė sa mė shumė suksese nė vitet e ardhshme.

    Idetė e Benito Floros kanė tė bėjnė me Adrianon, Stiven Xherrardin dhe trajnerin Bernard Shuster. "Mendoj se skuadra ka nevojė pėr njė sulmues me peshė dhe tė fortė fizikisht, ndaj Adriano do tė ishte alternativa mė e mirė. Ndėrkohė, duhet tė mendojmė edhe pėr faktin qė Zinedin Zidan mund tė tėrhiqet nga futbolli pas Kupės sė Botės, edhe pse ka njė kontratė deri nė vitin 2007. Ndaj ne duhet tė shikojmė pėr njė tjetėr mesfushor tė atij klasi. Pėr mendimin tim, alternativa mė e mirė ėshtė ajo e Stiven Xherrardit. Kapiteni i Liverpulit ėshtė njė nga mė tė mirėt nė botė nė rolin e tij. Idetė e mia ia kam bėrė tė ditur presidentit Fernando Martin," - tha Floro.

    Nė fakt, Martini ka shprehur dėshirėn pėr tė gjetur njė trajner tė ri pėr skuadrėn, i cili tė zėvendėsojė Huan Ramon Lopez Karo pėr sezonin e ri dhe mediat kanė pėrmendur shumė emra. Por ka qenė sėrish Floro ai qė ka thėnė njė alternativė tė vlefshme. Bėhet fjallė pėr ish-mesfushorin e Realit tė Madridit dhe Gjermanisė, i cili pėr momentin ėshtė trajner i Getafes, Bernard Shuster. "Mendoj se Shusteri ėshtė alternativa mė e mirė pėr skuadrėn, nėse Lopez Karo nuk dėshiron tė jetė trajner vitin e ardhshėm. Ai ėshtė trajneri i duhur pėr Realin dhe e njeh shumė mirė futbollin spanjoll. Shusteri gjithashtu pėrdor taktika, tė cilat pėrshtaten mė sė miri nė skadrėn tonė. Janė disa faktorė, tė cilėt e favorizojnė nga kandidaturat e tjera," - tha Floro.

    Gjithsesi, ky i fundit ka folur edhe pėr njė fakt tjetėr. Bėhet fjalė pėr Antonio Kasanon, i cili nuk po paraqitet ashtu siē duhet dhe nuk po gjen shumė hapėsira nė skuadėr. "Unė nuk e kam kėrkuar asnjėherė blerjen e Kasanos. Ai ėshtė njė futbollist shumė i talentuar, por Reali kishte tė tillė nė atė pozicion. Klubi kishte menduar ta blinte Kasanon para se Ronaldo dhe Raul tė dėmtohej, ndaj unė nuk e kuptoj njė gjė tė tillė. Ai ėshtė njė futbollist mė shumė nė njė rol qė ka shumė tė tillė. Unė kam dashur qė nė repartin sulmues, tė kemi njė futbollist me karakteristika tė tjera, i cili tė jetė i fortė fizikisht," - pėrfundoi ai.

    Van Nistėlroi drejt Madridit!
    Sulmuesi holandez i Manēester Junajtidit, Rud Van Nistėlroi, mund tė jetė njė alternativė e vlefshme pėr Realin. Ai nuk ka gjetur shumė hapėsira te "Djajtė e kuq" kohėt e fundit, ndaj dhe ėshtė shprehur i pakėnaqur. Sezoni tjetėr mund ta gjejė nė njė skuadėr tė re, ndaj Reali do tė ishte ekipi i duhur, duke qenė se madrilenėt janė interesuar pėr tė
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #142
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    REALI ngelet perseri pa president !

    Satira spanjolle ka ne shenjester barkderrin Cassano .

    Mbaruan shpejt ditet e triumfit kur erdhi tek Reali gjithe pompozitet .

    Filloi mire pas atij golit dhe fitores ne ndeshjen e pare . Por me pas vetem ne pankine dhe shume pak aktivizim .

    Nje bllof sipas shume analisteve dhe 5 milion euro te hedhura ne kosh , sipas disa drejtusve te stafit te Realit .


    Mbipesha e detyroi ti futej nje diete te forte per te humbur kilet e teperta . Por gjithcka e kote ....




    Tanime ''il gorgo'' nuk eshte me Ronaldo , por Cassano .

    Llupsi Cassano nuk i shpetoi imitatorit te famshem spanjoll CARLOS LATRE , i cili ka imituar edhe Beckam e Gravensen .





    Ja disa sekuenca te skecit me foto .....

    1- Cassano shkon per te vjedh embelsirat ....

    2.- I fut nje shqelm makines se embelsirave ....

    3.- I gezuar merr embelsiren ....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  3. #143
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    1.- Jemi ne Bernabeu ..Cassano perballe portierit ka nje arme sekrete ...

    2.- Nxjerr dicka nga xhepi....(kamer e ngadalte ) ...

    3.- Linje perfekte e trupit ....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  4. #144
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    1.- Cassano i perqendruar tek embelsira ...

    2.-Kafshim i eger , ndersa portieri pret....

    3.- ....gol .....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #145
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    CASSANO FISHKELLEHET NGA PUBLIKU MADRILEN .


    Nje deshtim i plote Cassano tek Reral Madrid . Pervec akuzave te shtypit per mbipeshen dhe lojen , tanime i shtohet edhe polemikat me tifozet .


    Sot u fishkellye gjate ndeshjes se Realit . U zevendesua ne minuten 61, kur Real po rrihej 1-0 ...Soldado qe u fut ne vend te tij lozi me mire dhe mori duartrokitjet .


    Ja si shkruan ''Marca'' qe e sulmon vazhdimisht :

    << Askush tek ReaL nuk merr pergjegjesine e blerjes me te pashpjegushme te viteve te fundit . Gjithe bota e dinte , vetem Real jo , qe lojtari ishte mbipeshe 10 kile .
    E megjithate erdhi ne Madrid dhe i bllokoi rrugen nje te riu me te ardhme , Soldado .
    >>
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #146
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Ehhh epo mire ta shesin .

    Normal qe nje lojtar nuk e aktivizon, i bjen interesi dhe deshira per te luajtur.
    Ishalla po e shesin ke Juvja !

  7. #147
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Reali per sa kohe te vazhdoj te blej sulmusa, per aq kohe do vazhdoj te hedh paret ne kosh te plehrave. Eshte bere shume ekip antipatik. Bli vetem sulmusa, na hapi barkun. Me gjithe ato pare qe kane mund te benin nje ekip absolut ne bote. Me duket sikur punojn vetem amatore atje qe s'din ca te bojn me paret. E kane prish futbollin me kto blerje pa kuptim. I prishin edhe lojtaret.

    Si ekipe zgjepsash me duken kto ekipet qe kane pare me te thy koken, se vetem per keq ndikojn ne sport.

    Reali per momentin eshte nje nga ekipet me te shpifur ne bote. Luan me 10 sulmusa e nje portier. Nje ndeshje e fiton 5-0 nje ndeshje rrifet 6-0. Hajde merre vesh ti.
    HOLLAND...

  8. #148
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    DM strategjia e Realit keto vite ka qene: Grumbullo sa me shume para me reklama qe te jete e mundur. Natyrisht dhe sic pritej kjo strategji e futi ne krize. Prandaj Reali po ben rifreskimin eventual dhe besoj se do riperterihet shume shpejt, per arsye se ka tradite dhe sidomos para.
    Shiti sulmusat be disa blerje te sakta mbrojtje mesfush edhe e shef prap Realin ne majat e futbollit Evropian.
    I vetmi problem me sa po shoh une eshte se ato parat e reklamave po u vijne te embla dhe s'po u mbushet mendja per ndryshim.

    ps. Meqe ra fjala hidheni nga nje ndihme ke firma po deshet.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  9. #149
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Bechkam u ble per arsye financiare per reklama dhe fitime nga sponsoret te Adidas dhe Pepsi.
    Reali kishte shancin te blinte Ronaldinhon nga PSG por zgjodhi Beckham ne vend te tij!


    Sado leke te ket Reali nuk ecen perpara, do ti duet tamam nje trajner i mire qe ta regulloj ate klub ndonje trajner si Hiddinks do ishte gjeja me e mire per sezonin e ardhshem edhe sikur te mbajn ata lojtare qe kan!

  10. #150
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Ore vertet o shendosh ashtu ai. bo booooooooooo paska lan nam.

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#5
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:03
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •