Zv.presidenti i Realit: Duam vendin e dytė dhe 6 ndeshjet e mbetura janė si finale pėr ne 10-04-2006
Butragenjo: Na duhet tė sakrifikojmė!
Emilio Butragenjo, zv.presidenti i Realit tė Madridit, ka informuar nė lidhje me atė qė ėshtė vendosur nė mbledhjen e jashtėzakonshme qė stafi drejtues i Realit bėri dje, 24 orė pas barazimit 1-1 nė "Bernabeu" ndaj Sociedadit. Butragenjo tha se Reali po kalon njė periudhė krize dhe se duhen sakrificat maksimale tė secilit prej pjesėtarėve tė klubit pėr tė arritur vendin e dytė nė kampionat. "Presidenti ishte i shqetėsuar dhe kėrkoi njė takim me futbollistėt. Na kanė mbetur gjashtė ndeshje, tė cilat duhet t'i konsiderojmė tė gjitha si finale, pasi vendi i dytė ėshtė njė objektiv thelbėsor pėr ne.
Po kalojmė njė situatė tė vėshtirė dhe pėr kėtė duhet tė qėndrojmė tė bashkuar dhe tė sakrifikojmė gjithēka pėr tė mbyllur sezonin ashtu si duhet." Presidenti Fernando Martin vendosi qė futbollistėt tė grumbulloheshin pėr tri ditė pas barazimit ndaj Sociadadit dhe tė liheshin pushim vetėm ditėn e mėrkurė. Por Butragenjo nuk e sheh kėtė veprim tė numrit 1 "merenges" si njė "dėnim" pėr skuadrėn pas rezultatit tė arritur.
"Nuk ishte mirė qė presidenti tė fliste me futbollistėt menjėherė pas ndeshjes, - vazhdon zv.presidenti i Realit. - Pasi kaluan disa orė, ai i komunikoi trajnerit se skuadra duhej tė grumbullohej pėr tri ditė. Ai ėshtė pėrgjegjėsi kryesor nė klub dhe mendoi kėtė zgjidhje pėr tė dalė nga situata e vėshtirė. Nuk dua tė flitet pėr krizė." Nė fund Butragenjo shprehu optimizmin e mbetur te drejtuesit "merenges". "Futbollistėt dhanė gjithēka pėr tė fituar ndeshjen. Eshtė hera e dytė qė e mbyllim takimin me dhjetė futbollistė dhe kjo nuk ėshtė pozitive, por tė paktėn nė fushė pashė impenjim maksimal. Nėse Ronaldo do tė kishte shėnuar golin e dytė, gjithēka do tė ishte mbyllur. Kėshtu e ka futbolli. Ne duhet tė vazhdojmė luftėn pėr vendin e dytė," - pėrfundoi drejtuesi madrilen.
Kasiljas kritikon skuadrėn
Pas barazimit 1-1 tė shtunėn nė "Bernabeu" ndaj Sociedadit, portieri i Realit, Iker Kasiljas, kritikoi shokėt e skuadrės: "Duhet tė dalim nė vend tė dytė. Pjesėmarrja nė fazėn me grupe tė Championsit ėshtė njė domosdoshmėri pėr kėtė skuadėr. Jam i mėrzitur me skuadrėn. Nuk ėshtė mirė kur luhet me 80% tė mundėsive, pasi kėshtu po rrezikojmė edhe vendin e dytė. Me gabimet tona mund tė kompromentojmė edhe sezonin e ardhshėm. Kjo do tė ishte e patolerueshme."
Krijoni Kontakt