Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 164
  1. #131
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Zv.presidenti i Realit: Duam vendin e dytė dhe 6 ndeshjet e mbetura janė si finale pėr ne 10-04-2006

    Butragenjo: Na duhet tė sakrifikojmė!

    Emilio Butragenjo, zv.presidenti i Realit tė Madridit, ka informuar nė lidhje me atė qė ėshtė vendosur nė mbledhjen e jashtėzakonshme qė stafi drejtues i Realit bėri dje, 24 orė pas barazimit 1-1 nė "Bernabeu" ndaj Sociedadit. Butragenjo tha se Reali po kalon njė periudhė krize dhe se duhen sakrificat maksimale tė secilit prej pjesėtarėve tė klubit pėr tė arritur vendin e dytė nė kampionat. "Presidenti ishte i shqetėsuar dhe kėrkoi njė takim me futbollistėt. Na kanė mbetur gjashtė ndeshje, tė cilat duhet t'i konsiderojmė tė gjitha si finale, pasi vendi i dytė ėshtė njė objektiv thelbėsor pėr ne.

    Po kalojmė njė situatė tė vėshtirė dhe pėr kėtė duhet tė qėndrojmė tė bashkuar dhe tė sakrifikojmė gjithēka pėr tė mbyllur sezonin ashtu si duhet." Presidenti Fernando Martin vendosi qė futbollistėt tė grumbulloheshin pėr tri ditė pas barazimit ndaj Sociadadit dhe tė liheshin pushim vetėm ditėn e mėrkurė. Por Butragenjo nuk e sheh kėtė veprim tė numrit 1 "merenges" si njė "dėnim" pėr skuadrėn pas rezultatit tė arritur.

    "Nuk ishte mirė qė presidenti tė fliste me futbollistėt menjėherė pas ndeshjes, - vazhdon zv.presidenti i Realit. - Pasi kaluan disa orė, ai i komunikoi trajnerit se skuadra duhej tė grumbullohej pėr tri ditė. Ai ėshtė pėrgjegjėsi kryesor nė klub dhe mendoi kėtė zgjidhje pėr tė dalė nga situata e vėshtirė. Nuk dua tė flitet pėr krizė." Nė fund Butragenjo shprehu optimizmin e mbetur te drejtuesit "merenges". "Futbollistėt dhanė gjithēka pėr tė fituar ndeshjen. Eshtė hera e dytė qė e mbyllim takimin me dhjetė futbollistė dhe kjo nuk ėshtė pozitive, por tė paktėn nė fushė pashė impenjim maksimal. Nėse Ronaldo do tė kishte shėnuar golin e dytė, gjithēka do tė ishte mbyllur. Kėshtu e ka futbolli. Ne duhet tė vazhdojmė luftėn pėr vendin e dytė," - pėrfundoi drejtuesi madrilen.

    Kasiljas kritikon skuadrėn

    Pas barazimit 1-1 tė shtunėn nė "Bernabeu" ndaj Sociedadit, portieri i Realit, Iker Kasiljas, kritikoi shokėt e skuadrės: "Duhet tė dalim nė vend tė dytė. Pjesėmarrja nė fazėn me grupe tė Championsit ėshtė njė domosdoshmėri pėr kėtė skuadėr. Jam i mėrzitur me skuadrėn. Nuk ėshtė mirė kur luhet me 80% tė mundėsive, pasi kėshtu po rrezikojmė edhe vendin e dytė. Me gabimet tona mund tė kompromentojmė edhe sezonin e ardhshėm. Kjo do tė ishte e patolerueshme."
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #132
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ronaldo do te pauzon 3 jave, si pasoje e lendimit qe morri kete fundjave ne takimin mes Realit dhe Real Socieadit.

    Ai do te mungon ne takimet me: Getafe (java33), Mįlaga (java 34) dhe Osasuna (java 35).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #133
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shtypi spanjoll kritikon sulmuesin italian qė tanimė ka humbur edhe shpresėn pėr tė luajtur nė botėror 11-04-2006

    "AS" sulmon Kasanon: Para tė shkuara dėm!

    "Kasano, 5,5 milionė euro tė hedhura nė plehra." Kėshtu titullohej e pėrditshmja spanjolle "AS", e cila ka filluar prej disa javėsh tė analizojė krizėn qė ka pėrfshirė Realin e Madridit. Nė kėtė artikull bėhej njė analizė e tre muajve tė Antonio Kasanos nė "Barnabeu". Tre muaj nė hije tė plotė...
    Ish-sulmuesi i Romės mbėrriti nė Spanjė mė 4 janar dhe u konsiderua si njė zėvendėsues luksi pėr kapitenin e Realit, Raul Gonzales, i cili do tė rikthehej nė mars pas dėmtimit nė gju. Por qė nė ditėt e para nė Madrid u kuptua se diēka nuk po shkonte mirė tek italiani. Kasano ishte 11 kilogram mbi peshė dhe kjo e detyroi trajnerin Lopez Karo dhe stafin drejtues qė tė pėrgatisnin njė plan tė veēantė stėrvitor. Debutimi me gola, nė ndeshjen e Kupės sė Mbretit ndaj Betisit, ngjalli shpresat e tifozėve "merenges". Por qė atėherė Kasano ka zbritur nė fushėn e lojės vetėm pėr 479 minuta.

    Gjithsej, 14 ndeshje, duke pėrfshirė tė gjitha veprimtaritė, nga tė cilat vetėm tre si titullar. Ndėrkohė, golat e shėnuar nga talenti i lindur nė Bari kanė qenė vetėm dy. Mė pas, shtypi spanjoll u pėrball me njė tjetėr karakteristikė tė Kasanos: heshtja me shtypin. Qė pas konferencės pėr shtyp nė ditėn e mbėrritjes nė Spanjė, 24-vjeēari nuk ka pasur asnjė takim zyrtar me gazetarėt. "AS" pohonte se Kasano dukej i penduar pėr zgjidhjen e tij: "Nė vitin e botėrorit do tė kishte qenė mė mirė tė mos mendonte pėr portofolin, por tė qėndronte te Roma. Kjo skuadėr shpėrtheu pikėrisht pas largimit tė tij." Kanė mbetur edhe gjashtė ndeshje nga fundi i kampionatit dhe koha nė dispozicion tė Kasanos pėr tė bindur Lipin, ka mbaruar. Antonio i jep kėshtu lamtumirė ėndrrės sė tij pėr tė luajtur nė botėrorin e parė tė karrierės."
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #134
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ronaldo, njė dėmtim nė ēdo dy gola

    Pikėrisht nė momentin ku filloi tė zbavitej duke gjetur golat dhe formėn mė tė mirė, Ronaldo mund tė ndalet nga njė tjetėr dėmtim. Nė fund tė ndeshjes ndaj Sociedadit, "Fenomeni" ėshtė ankuar pėr njė dėmtim nė kofshė dhe sipas "mjekėve" tė Realit, do t'i duhet tė qėndrojė dy apo tri javė pushim. Kjo ėshtė hera e dytė nė kėtė sezon qė braziliani dėmtohet pasi ka shėnuar nė dy ndeshje radhazi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #135
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mesfushori i Realit pohon se mund ta mbyllė karrierėn nė SHBA: Eshtė njė popull i apasionuar pas sportit 12-04-2006

    Bekham: Lamtumirėn nga Amerika!

    Kapiteni i Anglisė, Devid Bekham, ka deklaruar pėr herė tė parė se ka dėshirė ta mbyllė karrierėn nė Amerikė. Mesfushori i Realit tė Madridit, i cili do tė mbushė 31 vjeē muajin e ardhshėm, u shpreh se ndihej i intriguar nga mundėsia e tė luajturit nė kampionatin amerikan. Nė kėtė mėnyrė, anglezi pėrjashton njė herė e pėrgjithmonė mundėsinė e rikthimit nė Premier Ligė, pas dy vitesh, atėherė kur i mbaron kontrata me Realin. Bekhami ka shprehur haptazi admirimin e tij pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ai ka njė nga akademitė e futbollit nė Los Anxhelos dhe pranon se e ka shqyrtuar edhe mė parė mundėsinė e kalimit nga ana tjetėr e Atlantikut.

    "Pas disa vitesh mund tė kem mundėsinė tė luaj nė Amerikė. Unė kam bashkėpunuar me akademitė e futbollit tė moshave nė kėtė vend. Pėr momentin ndihem mirė te Reali i Madridit, por ku i dihet!? Ndoshta mė pas do tė tėrhiqem nga futbolli, pasi tė kem luajtur nė kampionati amerikan. Dėshiroj tė bėhem pjesė e njė populli mjaft tė apasionuar pas sportit. Kam njė akademi nė Los Anxhelos dhe kjo ėshtė jeta ime pas futbollit. Kur tė pėrfundoj sė luajturi futboll, do tė kem mundėsinė tė bėj jetėn time tė vėrtetė." Mesfushori i Realit vazhdon "malin" me elozhe pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duke lėnė tė kuptohet qartė se si ka vendosur ta vazhdojė jetėn pas pėrfundimit tė karrierės. "Nė Amerikė mund tė jesh i qetė nė ēdo moment dhe tė ecėsh nė mes tė rrugės, nė mes tė ditės, - tha ai. - Njerėzit atje janė mėsuar tė hasin aq shpesh njerėz tė famshėm, sa nuk u bėn mė pėrshtypje se cili ėshtė ai qė kanė pėrballė. Tė qenurit pjesė e kėsaj, mė intrigon shumė." Gjithsesi, pėr momentin Amerika duhet tė presė, pasi futbollisti mė i famshėm anglez i dekadės sė fundit ka ende ėndrra pėr tė realizuar nė futbollin "e rėndėsishėm".

    Atje ku mundėsitė nuk i mungojnė! Bekhami bėn tė ditur se Anglia mund tė fitojė Kupėn e Botės dhe se ēdo rezultat tjetėr nė "Gjermani 2006" do tė ishte i pajustifikueshėm. Ndėrsa nė lidhje me trajnerin Erikson, ish-mesfushori i Manēesterit tha: "Unė mendoj se Sveni ėshtė njė trajner i madh. Mendoj se e madhe ėshtė edhe puna qė ka bėrė me kombėtaren angleze. Na ka pėrmirėsuar nė lojėn me grup dhe ka futur te skuadra besimin pėr tė fituar veprimtari tė rėndėsishme." Nė fund njė koment i shkurtėr pėr Realin: "Gjėrat nuk po shkojnė ashtu si duhet dhe jam shumė i mėrzitur. Tri vite pa asnjė trofe janė me tė vėrtetė shumė. Gjithsesi, shpresa pėr revansh nuk ka humbur."

    Devidi, si "yjet" e sė kaluarės...
    Kėta janė disa nga futbollistėt "legjendarė" qė kanė magjepsur me talentin e tyre nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės...
    Pele: Futbollisti mė i madh i tė gjitha kohėve kaloi te Nju Jorku nė vitin 1974, pėr shifrėn e 7 milionė dollarėve. Njė rekord pėr kohėn.
    Franc Bekenbauer: "Kaizeri" i futbollit gjerman luajti katėr vjet me Nju Jorkun. Atje mbylli karrierėn mė 1983-shin.
    Johan Krujf: Mjeshtri holandez nė moshėn 32-vjeēare kaloi te Los Anxhelosi. Nė 1979-n u shpall futbollisti mė i mirė nė Amerikė.
    Xhorxh Best: Ish-futbollisti i Manēesterit luajti me tri skuadra nė kampionatin e vjetėr amerikan. (Los Anxhelos, Fort, San Hoze).
    Bobi Mur: Kapiteni i Anglisė, qė fitoi Kupėn e Botės nė '66-n, e mbylli karrierėn nė SHBA nė vitin 1976, duke luajtur me Siatėllin.
    Xhef Hėrst: Ai qė shėnoi tre gola nė finalen e Botėrorit 1966, u aktivizua dhjetė vjet mė vonė me Siatėllin dhe shėnoi shtatė gola.
    Lotar Mateus: Gjermani qė luajti nė pesė botėrorė, u aktivizua pėr tre vjet me Metrostarsin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #136
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sulmuesi brazilian i Realit ka deklaruar se rivalėt e tyre janė pėr t'u marrė shembull 13-04-2006

    Baptista: Tė ndjekim rrugėn e Barēės

    Sulmuesi i Realit tė Madridit, Hulio Baptista, ka pranuar se ekipi i tij duhet tė ndjekė shembullin e Barcelonės. Kėta tė fundit kanė arritur tė bėjnė diferencėn nė kampionat, ku janė njė hap larg fitimit tė kampionatit tė dytė radhazi, ndėrkohė qė janė kualifikuar edhe nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve.

    Nga ana tjetėr, skuadra e Realit tė Madridit vazhdon tė zhgėnjejė dhe ka treguar njė kaos, ku janė ndryshuar shumė herė trajnerėt dhe jo shumė kohė mė parė, edhe presidenti Florentino Perez dha dorėheqjen nga detyra e tij. "Unė nuk i kam aspak zili ata. Ajo qė dua tė them, ėshtė se duhet tė ndjekim tė njėjtėn mėnyrė, pasi katalanasit kanė arritur shumė suksese. Nė kohėn kur Frenk Rajkard u bė trajneri i Barcelonės, skuadra nuk luante njė futboll tė mirė dhe kampionatin e dominonte Valencia. Ne kemi shumė tė kundėrta me atė skuadėr dhe njė nga mė tė rėndėsishmet ėshtė fakti qė kemi ndryshuar shumė trajnerė. Shpresoj qė nė njė kohė tė shkurtėr, tė bėjmė disa ndryshime tė vlefshme dhe mė pas tė mos jemi shumė tė shpėrqendruar. Tė gjithė jemi shumė tė mėrzitur, pasi veshim fanellėn e klubit mė tė madh nė botė.

    Edhe pse po luftojmė shumė, nuk po arrijmė tė fitojmė trofe," - tha Baptista. Ky i fundit mund tė ishte transferuar tek Arsenali nė merkaton e verės, por vendosi tė qėndronte nė Spanjė, duke u larguar nga Sevilja dhe duke u transferuar te Reali. Nėse do tė ishte transferuar nė skuadrėn angleze, do tė kishte pasur shansin pėr tė luajtur nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve. "Unė mendova pėr tė mirėn time dhe nuk mė vjen aspak keq qė u transferova te Reali. Njerėzit kėtu janė shumė tė kuptueshėm dhe nuk ke probleme. Ndryshimi i vetėm ėshtė se futbollistėt qė ka ky ekip, kanė fituar shumė dhe janė emra tė mėdhenj tė futbollit botėror," - tha ai.

    Kasano i qėndron besnik Realit
    Menaxheri i sulmuesit italian, Antonio Kasano, ka deklaruar se klienti i tij nuk ka ndėr mend tė rikthehet nė Itali nė merkaton e kėsaj vere. Futbollisti 23-vjeēar nuk e ka justifikuar veten qė kur u transferua nė Madrid, duke shėnuar vetėm njė gol nė dhjetė ndeshje tė luajtura. Zėrat kanė pėrmendur se ai mund tė largohet nga klubi, duke qenė se dhe rivaliteti ėshtė mė i madh, gjithsesi ka ardhur menjėherė pėrgėnjeshtrimi
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #137
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Trajneri i Liverpulit synon tė formojė njė skuadėr "ėndrrash", duke filluar me blerjen e spanjollit 13-04-2006

    Benitez, gjithēka nis nga Rauli!


    Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, kėrkon tė ketė nė skuadrėn e tij pėr sezonin e ardhshėm, kapitenin e Realit, Raul Gonzales. Por ai bėri tė ditur se deri tani nuk u kishte bėrė asnjė ofertė madrilenėve pėr shėrbimet e sulmuesit spanjoll dhe se arritja e marrėveshjes do tė ishte shumė e vėshtirė, pasi Reali nuk e lejon lehtė largimin e "galaktikėve". Gjatė merkatos sė verės, trajneri i Liverpulit pėrgatitet tė largojė tre nga katėr sulmuesit qė ka aktualisht nė skuadėr, i konfirmuari i vetėm do tė jetė Piter Krouē. Morientesi ėshtė pranė Espanjolit, Folueri pritet krahėhapur nga Boltoni, ndėrsa Sise mund tė rikthehet nė Francė. Kėsisoj, nga Rauli do tė nisė reforma e sulmit liverpulas.

    Ky repart ka qenė mė i kritikuari dhe relativisht mė i dobti i Liverpulit tė sivjetėm, qė u eliminua nė 1/8 e Ligės sė Kampioneve dhe duket se do ta mbyllė Premier Ligėn nė vendin e tretė. Benitezi e njeh mirė Raulin, pasi kanė qenė sė bashku nė fillimin e viteve 1990 nė skuadrėn B tė Realit tė Madridit. Ka gjasa qė kapiteni i kombėtares spanjolle tė jetė njeriu i duhur pėr ta shndėrruar pėrfundimisht Liverpulin nė njė skuadėr tė madhe. Rauli, i cili ka shėnuar 51 gola me fanellėn e Realit nė Ligėn e Kampioneve, ėshtė prej 12 vitesh idhulli i tifozėve nė "Santiago Bernabeu". Gjithsesi, presidenti i ri i "merengesve", Fernando Martin, mund ta lejojė largimin e tij pėr nė "Anfild Road", pasi ka ideuar njė projekt qė ka si bazė rifreskimin e skuadrės. Futbollisti qė do tė mbushė 29 vjeē kėtė verė, ėshtė riaftėsuar sė fundi nga njė dėmtim nė gju qė e mbajti pėr katėr muaj larg fushave tė lojės. Problemi mė i madh pėr arritjen e marrėveshjes ndėrmjet tij dhe Liverpulit ka tė bėjė me pagėn e sulmuesit.

    Rauli merr 112 mijė stėrlina nė javė, shifėr qė jo ēdo klub do tė ishte nė gjendje ta paguante. Burime pranė Benitezit bėjnė tė ditur: "Rafa nuk ka nė duar paratė qė do tė bėnin tė mundur kalimin e Raulit te Liverpuli dhe kėsisoj pėr momentin ēdo lėvizje do tė ishte pa vlerė. Duket se Benitezi do tė shohė nėse presidenti i ri i Realit ka ndėr mend ta largojė Raulin. Pėrndryshe, do tė ishte shumė e vėshtirė t'i bindje madrilenėt qė tė linin tė lirė kapitenin e tyre. Nėse Reali do ta lėrė tė lirė tė largohet, atėherė ėshtė e sigurt se Benitezi do tė pėrpiqet ta bindė futbollistin tė vazhdojė karrierėn nė "Anfild"." Nga ana tjetėr, nuk mund tė thuhet se Rauli ka njė tė ardhme tė sigurt nė Madrid. Kėtė e tregon edhe "politika" e drejtuesve tė Realit, qė nė harkun e njė viti kanė blerė tre sulmues: Antonio Kasanon, Robinjon dhe Hulio Baptistėn.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #138
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Reali barazoi sot me ekipin e Getafes. Avancuan me golin e Bapitestes ne minuten e 61-te, por ishte M. Tena qe barazoi me minutat e 80-ta te takimit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #139
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Vendi i dytė, Valencia "parakalon" Realin


    Reali i Madridit ka barazuar 1-1 nė ndeshjen e luajtur dje ndaj Getafes, duke humbur vendin e dytė nė renditje. Pas njė pjese tė parė tė barabartė, Baptista shėnoi pėr Realin nė minutėn e 61-tė dhe u duk sikur tė besuarit e Lopez Karos do tė merrnin njė tripikėsh tė rėndėsishėm. Braziliani pėrfitoi nga njė aksion i Raulit nė hyrje tė zonės kundėrshtare. Pa Ronaldon, tė dėmtuar, miqtė ishin tė paqartė nė veprimet sulmuese dhe i dha mundėsinė Getafes tė qėndronte nė ndeshje. Dhe nė minutėn e 83-tė, skuadra e Shutserit e ndėshkoi duke barazuar me anė tė qendėrmbrojtėsit Tena.

    Antonio Kasano ėshtė aktivizuar nė minutėn e 85-tė, por vetėm njė kombinimim i tij me Zidanin ėshtė shumė pak pėr t'u pėrmendur nė lojėn e italianit. Nė sekondat e fundit, Reali i Madridit ishte edhe i pafat, pasi topi i goditur nga Baptista u ndal nė shtyllė. Me kėtė episod pėrfundoi gjithēka. Nuk pati fitues nė "derbin e vogėl" tė Madridit dhe Reali duhet tė pranojė vendin e tretė dhe barazimin e dytė radhazi 1-1. Tani "merengesit" ndodhen dy pikė larg objektivit tė vetėm qė i ka mbetur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #140
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Braziliani i Realit tė Madridit ka shprehur se duhet tė japin maksimumin pėr vendin e dytė 18-04-2006

    Sisinjo: Fati ėshtė kundėr nesh!

    Futbollisti brazilian i Realit tė Madridit, Sisinjo, ka folur pėr gjendjen aktuale tė klubit. Ai ka deklaruar se tė gjithė janė tė mėrzitur pėr faktin se nuk synojnė asnjė trofe, gjė qė ėshtė njė dėshtim i vėrtetė pėr njė klub tė tillė. Synimi i vetėm i madrilenėve ėshtė vendi i dytė nė kampionat dhe Sisinjo e ka pranuar se gjithashtu ėshtė diēka e vėshtirė. "Ne duam tė sigurojmė vendin e dytė, por duhet tė pranojmė se kemi mundur rivalitetin e fortė dhe qė nuk ėshtė objektiv shumė i lehtė. Jemi shumė tė mėrzitur pėr faktin se nuk synojmė asnjė treofe, ndaj dhe do tė japim maksimumin pėr tė qėndruar pas Barcelonės nė kampionat. Pėr sa i pėrket ndeshjes me Getafen dhe nė ndeshjet e fundit, dua tė theksoj se fati nuk ka qenė me ne. Kemi arritur tė bėjmė lojėn tonė dhe tė dhurojmė spektakėl, gjithsesi edhe fati ėshtė njė faktor tjetėr. Gjatė gjithė kėsaj jave do tė japim maksimumin nė stėrvitje, nė mėnyrė qė tė arrijmė tri pikėt ndaj Malagės," - tha Sisinjo.

    Ky i fundit luajti si mesfushor i djathtė nė ndeshjen ndaj Getafes, ndėrkohė qė nė shumicėn e rasteve ka qenė mbrojtės. "Me thėnė tė drejtėn, ndihem mė mirė kur luaj si mesfushor, pasi aftėsitė e mia janė tė tilla. Gjithsesi, e ka trajneri nė dorė njė gjė tė tillė dhe unė jam gati tė luaj nė ēfarėdo lloj pozicioni," - shtoi ai. Futbollisti brazilian ka folur gjithashtu edhe pėr forcėn qė ka skuadra. "Ne tė gjithė e dimė qė mund tė bėjmė diferencėn dhe nė ndeshjet e fundit do tė marrim maksimumin. Jemi tė ndėrgjegjshėm se nė skuadėr kemi futbollistėt mė tė mirė nė botė dhe njė gjė e tillė nėnkupton shumė. Duhet tė punojmė dhe tė jemi sa mė tė pėrqendruar nė fushėn e lojės.

    Nėse arrijmė tė japim tė gjithė sė bashku maksimumin, atėherė nuk do tė ketė rivalė pėr ne. Pėr sa i pėrket renditjes nė vendin e dytė, do tė jemi ne ata qė do tė bėjmė diferencėn. Ėshtė diēka e vėshtirė, por jo e pamundur. Jemi gati pėr tė treguar se nuk i meritojmė gjithė ato kritika. Mbase duhet tė pranojmė se ky sezon nuk ishte ashtu siē e prisnim, por duhet tė fillojmė qė tani punėn pėr tė ardhmen," - tha ai. Dhe si pėrfundim foli pėr gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve. "Pėrballjet do tė jenė vėrtet interesante dhe nuk mund tė parashikoj se kush do tė fitojė, gjithsesi do tė jem fans i Vilarealit," - pėrfundoi Sisinjo.

    Shuster mirėpret interesimin e Realit

    Trajneri i Getafes, Bernard Shuster, ėshtė shprehur i kėnaqur qė emri i tij ėshtė lidhur me njė tė ardhme te Reali i Madridit. Ka qenė pikėrisht drejtori sportiv, Benito Floro, qė ka hedhur idenė e Shusterit. "Unė po paraqitem mirė me ekipin tim dhe mė bėhet qejfi qė vlerėsohem nga njerėz qė e njohin shumė mirė futbollin, siē ėshtė Benito Floro. Jam shumė i lumtur me Getafen, por edhe Madridi mė pėlqen shumė," - ka thėnė Shusteri.

    L.Karo: Asnjė problem me Bekhamin

    Trajneri i Realit tė Madridit, Huan Ramon Lopez Karo, ka deklaruar se nuk ka asnjė mosmarrėveshje midis tij dhe Devid Bekhamit. Ai ėshtė shprehur shumė i befasuar nga mediat, tė cilat kanė bėrė tė ditur njė gjė tė tillė. Tė gjithė mendojnė se unė nuk shkoj mirė me tė, pasi Bekhami nuk ishte nė formacion gjatė ndeshjes me Getafen. Njė gjė e tillė nuk ka tė bėjė aspak. Skadrėn e vendos unė dhe dua tė fus nė fushėn e lojės 11 futbollistėt qė janė nė formėn mė tė mirė. Mesfushori anglez nuk ishte i dėmtuar, gjithsesi kishte futbollistė tė tjerė qė ishin nė njė formė mė tė mirė," - tha Lopez Karo. Ishte braziliani Sisinjo ai qė luajti nė vendin e Bekhamit, nė krahun e djathtė tė mesfushės.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#5
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:03
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •