Italiani, sikurse Ronaldo nė vitin 2002, ka shėnuar golin e parė me Realin, pas vetėm tri minutash lojė 20-01-2006
Antonio Kasano, debutimi pėrallor..
Sulmuesi italian, Antonio Kasano, tha se goli i shėnuar ndaj Betisit nė Kupėn e Mbretit, ishte mėnyra ideale pėr debutimin e tij me fanellėn e Realit. Njė gol i rėndėsishėm pėr 24-vjeēarin, i cili ėshtė kritikuar gjatė kėsaj jave pėr gjendjen jo tė mirė fizike.
"Nuk mund tė kisha kėrkuar njė debutimim mė tė mirė me Realin, - tha ish-futbollisti i Romės nė njė deklaratė pėr shtypin spanjoll, njė ditė pas ndeshjes. - Jam shumė i lumtur dhe shpresoj tė vazhdoj kėshtu edhe nė ndeshjet e ardhshme. Ishte gjithēka pėrrallore.
" Italiani i kaloi dy javėt e para me fanellėn e Realit, duke u pėrpjekur tė hiqte kilogramėt e tepėrt. Problemi i mbipeshės e ka tė vėshtirė ingranimin e Kasanos nė skuadrėn e Lopez Karos. Gjithsesi, vetėm tri minuta pasi u hodh nė fushėn e lojės nga Lopez Karo, talenti i lindur nė Bari gjeti rrugėn e golit, duke pėrfituar nga njė gabim i portierit vendės, Toni Doblas.
Reali e fitoi krejt takimin me rezultatin 1-0. "Tifozėt mė thėrrisnin "i shėndosė" kur u futa nė fushėn e lojės, por kam mėsuar tė ruaj qetėsinė, - vazhdoi Kasano. - Tani jam i lumtur, sepse skuadra fitoi dhe unė shėnova golin e parė me Realin. Tė tjerat janė dytėsore. Nuk ka rėndėsi nėse jam mbi peshė apo jo, e rėndėsishme ėshtė qė Reali fitoi njė ndeshje tė vėshtirė. Kemi siguruar kalimin nė gjysmėfinalen e Kupės sė Mbretit.
" Goli i Kasanos nė ndeshjen e parė me fanellėn e Realit, kujton atė tė shėnuar nga Ronaldo. Braziliani, nė tetor tė vitit 2002, shėnoi ndaj Alavesit golin e parė me Realin, pas vetėm dy minutash lojė si futbollist "merenges". Pėr rastėsi tė fatit, edhe Ronaldo nė ditėt e tij tė para nė Madrid u kritikua pėr tė njėjtėn arsye si italiani, mbipeshėn. "Nuk duhet tė habiteni qė pas njė muaji pushimi absolut, nuk jam nė maksimumin e formės sime. Dua ta gjej atė hap pas hapi, duke pasur shumė kujdes. Jam i kėnaqur me fizikun tim dhe e ndiej se gradualisht po arrij formėn e shokėve tė skuadrės, - vazhdoi Kasano.
- Nuk mendoj se do tė vonojė shumė nga ēasti kur do tė jem nė 100% tė formės sime." Nė fundin e deklaratės sė tij, italian flet pėr objektivat qė i ka vėnė vetes nė gjashtė muajt e mbetur tė sezonit: "Dua tė fitoj vendin e titullarit te Reali dhe ndonjė trofe nė fund tė sezonit. Kam njė kontratė pesėvjeēare me "merengesit" dhe ndihem pjesė e njė projekti fitues. Shpresoj qė gjithēka tė shkojė nė mėnyrėn e duhur, pasi mė duhet tė fitoj edhe njė vend pėr nė botėror.
" Kasano bėn pjesė nė planet e Marēelo Lipit, por grumbullimi i tij nė pėrfaqėsuesen "axurre" qė do tė luajė nė Gjermani 2006, ėshtė lidhur ngushtė me aktivizimin e tij nė "Bernabeu". Kėtė e ka lėnė tė kuptohet vetė trajneri i pėrfaqėsueses italiane.
Krijoni Kontakt