Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 164
  1. #51
    Italiani, sikurse Ronaldo nė vitin 2002, ka shėnuar golin e parė me Realin, pas vetėm tri minutash lojė 20-01-2006

    Antonio Kasano, debutimi pėrallor..

    Sulmuesi italian, Antonio Kasano, tha se goli i shėnuar ndaj Betisit nė Kupėn e Mbretit, ishte mėnyra ideale pėr debutimin e tij me fanellėn e Realit. Njė gol i rėndėsishėm pėr 24-vjeēarin, i cili ėshtė kritikuar gjatė kėsaj jave pėr gjendjen jo tė mirė fizike.
    "Nuk mund tė kisha kėrkuar njė debutimim mė tė mirė me Realin, - tha ish-futbollisti i Romės nė njė deklaratė pėr shtypin spanjoll, njė ditė pas ndeshjes. - Jam shumė i lumtur dhe shpresoj tė vazhdoj kėshtu edhe nė ndeshjet e ardhshme. Ishte gjithēka pėrrallore.
    " Italiani i kaloi dy javėt e para me fanellėn e Realit, duke u pėrpjekur tė hiqte kilogramėt e tepėrt. Problemi i mbipeshės e ka tė vėshtirė ingranimin e Kasanos nė skuadrėn e Lopez Karos. Gjithsesi, vetėm tri minuta pasi u hodh nė fushėn e lojės nga Lopez Karo, talenti i lindur nė Bari gjeti rrugėn e golit, duke pėrfituar nga njė gabim i portierit vendės, Toni Doblas.
    Reali e fitoi krejt takimin me rezultatin 1-0. "Tifozėt mė thėrrisnin "i shėndosė" kur u futa nė fushėn e lojės, por kam mėsuar tė ruaj qetėsinė, - vazhdoi Kasano. - Tani jam i lumtur, sepse skuadra fitoi dhe unė shėnova golin e parė me Realin. Tė tjerat janė dytėsore. Nuk ka rėndėsi nėse jam mbi peshė apo jo, e rėndėsishme ėshtė qė Reali fitoi njė ndeshje tė vėshtirė. Kemi siguruar kalimin nė gjysmėfinalen e Kupės sė Mbretit.
    " Goli i Kasanos nė ndeshjen e parė me fanellėn e Realit, kujton atė tė shėnuar nga Ronaldo. Braziliani, nė tetor tė vitit 2002, shėnoi ndaj Alavesit golin e parė me Realin, pas vetėm dy minutash lojė si futbollist "merenges". Pėr rastėsi tė fatit, edhe Ronaldo nė ditėt e tij tė para nė Madrid u kritikua pėr tė njėjtėn arsye si italiani, mbipeshėn. "Nuk duhet tė habiteni qė pas njė muaji pushimi absolut, nuk jam nė maksimumin e formės sime. Dua ta gjej atė hap pas hapi, duke pasur shumė kujdes. Jam i kėnaqur me fizikun tim dhe e ndiej se gradualisht po arrij formėn e shokėve tė skuadrės, - vazhdoi Kasano.
    - Nuk mendoj se do tė vonojė shumė nga ēasti kur do tė jem nė 100% tė formės sime." Nė fundin e deklaratės sė tij, italian flet pėr objektivat qė i ka vėnė vetes nė gjashtė muajt e mbetur tė sezonit: "Dua tė fitoj vendin e titullarit te Reali dhe ndonjė trofe nė fund tė sezonit. Kam njė kontratė pesėvjeēare me "merengesit" dhe ndihem pjesė e njė projekti fitues. Shpresoj qė gjithēka tė shkojė nė mėnyrėn e duhur, pasi mė duhet tė fitoj edhe njė vend pėr nė botėror.
    " Kasano bėn pjesė nė planet e Marēelo Lipit, por grumbullimi i tij nė pėrfaqėsuesen "axurre" qė do tė luajė nė Gjermani 2006, ėshtė lidhur ngushtė me aktivizimin e tij nė "Bernabeu". Kėtė e ka lėnė tė kuptohet vetė trajneri i pėrfaqėsueses italiane.

  2. #52
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Trajneri i Realit vlerėson lojėn e grupit si ēelėsin e fitores ndaj Kadizit

    L.Karo: Tani jemi njė skuadėr

    Huan Ramon Lopez Karo, trajneri i Realit tė Madridit, tha pas ndeshjes nė tė cilėn skuadra e tij fitoi 3-1 ndaj Kadizit, se "merengesit" kishin ende diēka pėr tė pėrmirėsuar nė intensitetin e lojės, por ishte i kėnaqur nga rezultati dhe nga loja kolektive qė zhvilloi Reali. "Atė qė u kėrkova futbollistėve, e zbatuan. Kjo mė bėn tė shoh me qetėsi pėrpara.

    Nė pjesė tė caktuara loje, skuadra dhuroi spektakėl dhe mori duartrokitjet e publikut. Kundėrshtarėt harxhuan shumė energji dhe kjo na dha mundėsi tė ndėrtonim fitoren nė 30 minutat e fundit tė takimit. Nuk mė pėlqyen vetėm minutat e para tė ēdo pjese. Gjithsesi, e rėndėsishme ėshtė qė tani luajmė si njė skuadėr e vėrtetė," - u shpreh trajneri i Realit. Sipas Lopez Karos, ajo e djeshmja ishte ndeshja mė e mirė e Realit qė kur ai ka marrė drejtimin e "merengesėve".

    "Skuadra luajti mirė dhe dha gjithēka nė fushėn e lojės. Arritėm njė fitore tė merituar dhe u jap futbollistėve notėn maksimale. Mė shumė se 10. Disa prej tyre po arrijnė formėn optimale dhe skuadra ka filluar tė pėrfitojė. Jam shumė i kėnaqur, pėr shembull, me punėn e bėrė nga Ivan Helgera." Trajneri spanjoll kėmbėngul duke e konsideruar lojėn kolektive si ēelėsin e suksesit. "Skuadra tregoi shpirt kolektiviteti. Pashė njė Real mjaft tė pėrqendruar dhe vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė largojmė gabimet e sė kaluarės.

    Robinjo beson te titulli

    Braziliani i Realit, Robinjo, paralajmėron Barcelonėn: "Ne mund tė bėhemi kampionė!". 20-vjeēari, i cili shėnoi njė nga tre golat qė i dhanė Realit fitoren 3-1 ndaj Kadizit, u shpreh: "Po pėrmirėsohemi nga dita nė ditė dhe besoj se mund tė fitojmė kampionatin. Jemi gati tė pėrfitojmė pėr ēdo hap fals tė Barcelonės.

    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #53
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Real Madrid ose Capellon ose Ronaldon!

    Shtypi spanjoll ka treguar se cilat janė prapaskenat qė kanė penguar arritjen e marrėveshjes Real-Kapelo. "Merengesit" i kanė ofruar 7.5 milionė euro trajnerit italian, por sipas sė pėrditshmes "AS", Kapelo ka refuzuar, sepse kėrkon mė parė spastrime. Flitet se "Don Fabio" ka bėrė gati njė listė futbollistėsh qė nuk i do nė skuadėr. Pėrveē Helgerės, Salgados dhe Roberto Karlosit, nė kėtė listė bėn pjesė edhe emri i Ronaldos.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Spekulime te shtypit jane keto.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #55
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Une ne shtyp i mora
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Perrallat e gazetave per ti mbush faqet e tyre as gje me shum..
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  7. #57
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Portieri madrilen ka thėnė gjithashtu se ėshtė i kėnaqur me Lopez Karon dhe me blerjet e reja 26-01-2006

    Kasiljas: Jemi tė etur pėr trofe

    Perez: Ronaldo nuk largohet nga Reali

    Presidenti i Realit tė Madridit, Florentino Perez, i ka siguruar Ronaldos se do tė qėndrojė nė skuadėr pėr njė kohė tė gjatė. Ditėn e enjte, futbollisti brazilian dhe Perezi ishin takuar sė bashku dhe presidenti i klubit madrilen i kishte thėnė: "Rri i qetė. Derisa tė jem unė president, ti do tė qėndrosh nė skuadėr, pasi je nė planet e klubit pėr njė kohė tė gjatė." Zėrat e kishin lidhur Ronaldon me njė transferim tė mundshėm te Manēester Junajtidi ose tek Interi.

    Portieri i Realit tė Madridit ėshtė optimist se skuadra do tė fitojė trofe nė kėtė sezon dhe ėshtė nė rrugėn e duhur pėr tė arritur suksesin nė Kupėn e Mbretit.

    - Skuadra ėshtė paraqitur shumė mirė nė ndeshjet e fundit!

    - Po, ėshtė e vėrtetė. Ne kemi treguar shpirt gare dhe pėrmirėsim tė ndjeshėm nė lojėn tonė. Tani kemi shumė besim nė vetvete dhe jemi tė etur pėr trofe.

    - Ēfarė problemesh ka pasur skuadra vitin e kaluar? Keni arritur ta zbuloni?

    - Pak nga tė gjitha. Presion, pasiguri... Tė gjitha shfaqeshin nė fushėn e lojės dhe njerėzit ishin tė pakėnaqur me ekipin. Lojtarėt e dinin kėtė gjė dhe mbanin mbi supe njė peshė tė rėndė. Duhej tė zhvillonin njė ndeshje shumė tė mirė nė fushėn tonė, por nė tė vėrtetė nuk duhej vetėm njė. Duhej tė arrinin rezultate shumė tė mira nė tė gjitha ndeshjet dhe nė fakt atė po mundohemi tė bėjmė tani.

    - Mė 12 prill zhvillohet finalja e Kupės sė Mbretit, nėse ju arrini tė jeni. Diego Lopez ka mundėsi tė luajė si titullar nė vendin tuaj. Ēfarė mund tė thoni?

    - Mė duket gjė e mirė. Njė gjė tė tillė mund ta vendosė vetėm trajneri dhe vendimet e tij duhen respektuar nga tė gjithė.

    - Pse jeni fiksuar pėr tė fituar Kupėn e Mbretit?

    - Sepse ėshtė njė trofe shumė i mirė. Eshtė njė kompeticion, rėndėsia e tė cilit ndihet shumė nė finale. Gjatė raundeve tė tjera nuk duket se ėshtė shumė i vėshtirė, por kur arrin tė jesh nė finale, gjėrat janė ndryshe. Kam humbur dy herė dhe nuk do ta pranoja njė gjė tė tillė kėtė herė.

    - Si ka mundėsi qė keni arritur tė fitoni finalen e Ligės sė Kampioneve dhe keni humbur nė atė tė Kupės sė Mbretit?

    - Nė fakt duhet parė edhe mėnyra se si kemi humbur. Ndaj Deportivos, mė shumė se 75% e stadiumit ishte me ne, ndėrsa kundėr Saragozės ishim favoritė dhe prapė humbėm. Mendoj se varet nga mentaliteti qė kemi nė fushėn e lojės. Kur je favorit, ka raste qė edhe e nėnvlerėson kundėrshtarin. Ju siguroj qė njė humbje pėr herė tė tretė nė finale, nuk pranohet.

    - Pėr sa i pėrket ekipit, thonė qė Kapelo mund tė jetė trajneri i ardhshėm i Realit tė Madridit..

    - Mendoj se nuk duhet tė pėrmenden shumė emra dhe tė ndėrrohen shumė trajnerė, edhe pse ne jemi mėsuar. Pėr mendimin tim, Lopez Karo ėshtė trajneri perfekt qė i duhet Realit, gjithsesi njė gjė tė tillė e dinė drejtuesit.

    - Lopez Karo duket se ėshtė i ngjashėm me Vinsente Del Bosken.

    - Nuk mund tė krahasoj trajnerėt, pasi secili punon nė mėnyrė tė ndryshme dhe ka idetė e tij. Me Huan Ramon ndihemi shumė mirė dhe nė fakt po arrijmė rezultate tė mira.

    - Ēfarė mund tė thoni pėr pėrforcimet e fundit tė klubit, Kasanon dhe Sisinjon?

    - Blerje shumė tė mira. Kasano ka shumė talent dhe ėshtė i aftė tė luajė mė mirė. Ndėrsa Sisinjo ėshtė i magjishėm. E them seriozisht kėtė, pasi ka treguar aftėsi shumė tė mėdha.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #58
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Anglezi ka folur pėr karrierėn e tij dhe pėr statusin qė gėzon tani 29-01-2006

    Bekham, "Zot" i futbollit modern

    Devid Bekham, futbollisti i Realit tė Madridit, kapiteni i kombėtares sė Anglisė, tifozi i Manēesterit, bashkėshorti i Viktorias dhe babai i tre fėmijėve ka folur pėr gjithēka. Edhe pse kanė kaluar dy vjet e gjysmė te Reali Madridi, ai nuk ka fituar asnjė titull. Ai ka vendosur edhe tė ardhmen e tij dhe tani flet shkurtimisht pėr ēastet e rėndėsishme tė karrierės.

    - Devid Bekham do tė mbahet mend si njė ikonė e kulturės "pop", apo si njė nga mesfushorėt e djathtė mė tė mirė nė botė?

    - Kam qenė shumė me fat nė karrierėn time, pasi qė nė fillim tė saj kam pasur shansin tė stėrvitem nga trajnerė tė shkėlqyer si Nobi Stajls, Erik Herrison dhe tė tjerė. Ata mė kanė ndihmuar shumė qė tė hedh hapat e duhur nė njė karrierė si futbollist. Mė pas jam ndihmuar shumė nga Aleks Ferguson. Ai ka njė meritė tė madhe nė formimin tim si futbollist dhe kam arritur deri kėtu falė tij. Por karrieria ime nė njė ditė tė bukur pėsoi njė ndryshim rrėnjėsor. U largova nga Manēesteri dhe u transferova te Reali i Madridit. Gjithēka ishte ndryshe. Te Manēesteri isha i lumtur, i qetė dhe kisha shokė shumė tė mirė. Papritur i fillova tė gjitha nga fillimi. Gjithsesi, shokėt e Realit mė kanė mbajtur afėr dhe nuk jam ndjerė si i huaj. Nė fillim duhej tė pėrshtatesha me lojėn e futbollit spanjoll. Gjėja mė e keqe nė karrierėn time si futbollist i Realit tė Madridit, ka qenė ndėrrimi i shpeshtė i trajnerit. Kjo gjė nuk na ka ndihmuar shumė. Sidomos mua. Isha ndihmuar tė luaja dhjetė vite me njė skuadėr dhe tė kisha vetėm njė trajner. Kamaēon nuk arrita ta njihja mirė, pasi nuk qėndroi shumė, ndėrkohė qė me Karlos Kuerozin nuk pata probleme. Atė e njihja shumė mirė dhe isha mėsuar me mėnyrėn e tij tė stėrvitjes. Gjithsesi, nė detyrėn e trajnerit tė Realit, emrat dhe personat kanė qenė tė shumtė pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe.

    - Njerėzit mendojnė se momenti kyē i kalimit tuaj te Reali i Madridit, ka qenė ndeshja e Ligės sė Kampioneve 2003, kundėr skuadrės spanjolle. Nė ndeshjen kundėr tyre ju patėn dhe mosmarrėveshjen e parė me Aleks Fergusonin, pas njė incidenti nė dhomat e zhveshjes.

    - Ajo ndeshje ka qenė njė nga mė tė rėndėsishmet nė historinė e klubit tė Manēesterit. Unė isha pjesė e asaj ndeshjeje. Por pėr sa i pėrket rėndėsisė sė kalimit tim te Reali, nuk ėshtė e vėrtetė. Janė thėnė shumė gjėra qė nuk janė aspak tė vėrteta. Gjatė asaj kohe thuhej se kisha pasur bisedime me drejtuesit e Realit tė Madridit, por nuk ishte aspak e vėrtetė. Pėr herė tė parė kam menduar largimin shumė kohė mė vonė, kur Piter Kenion mė mori nė telefon dhe mė tha se klubi nuk mė donte mė.

    - Qė kėtu u prishėn marrėdhėniet e tua me Fergusonin?

    - Kam folur njė herė me tė dhe nuk e kam bėrė mė njė gjė tė tillė, edhe pse dua ta bėj pėrsėri. Te Reali nuk kam ikur vetė me dėshirėn time, por ashtu u krijua njė situatė, nė tė cilėn mė takonte mua tė vendosja pėr tė ardhmen. Reali i Madridit po interesohej pėr mua dhe unė mendova se ishte njė nga klubet mė tė mira, nėse do tė mė duhej tė largohesha. Duke qenė se te Manēesteri drejtuesit nuk mė donin mė, atėherė u largova pėr nė Madrid. Nuk u largova nga Manēesteri se pata ndonjė arsye personale apo se duhej tė fitoja mė shumė para. Unė nuk jam njė person i tillė dhe kėtė e dinė tė gjithė ata qė mė njohin.

    - Ju keni fituar shumė famė dhe jeni njė nga futbollistėt mė tė dashur nė tė gjithė botėn. E pėrdorni statusin qė keni krijuar pėr veten, pasi me kėtė rast keni mundėsi pėr tė fituar shumė para?

    - Unė mundohem tė mos luaj vetėm rolin e futbollistit. Kam dhėnė maskimumin tim pėr tė ndihmuar tė tjerėt dhe nuk ka qenė arsyeja e karrierės sime si futbollist qė mė ka bėrė tė famshėm. Mua mund tė mė njohė edhe njė fėmijė 10 vjeē, por ai nuk di se unė kam fituar 6 kampionate dhe njė Ligė Kampionesh. Mundohem tė jem sa mė i mirė me tė tjerėt dhe t'i ndihmoj sa mė shumė ata.

    - Te Manēesteri keni arritur shumė suksese. Ēfarė mund tė thoni pėr karrierėn tuaj te Reali i Madridit?

    - Nė Spanjė mė ėshtė dashur tė ambientohem me njė lloj tjetėr loje. Nuk duhet tė markosh shumė kėtu, pasi edhe arbitrat janė ndryshe. Pastaj, secili trajner ka pasur ide tė ndryshme pėr mua. Karlos Kueroz kėrkonte qė unė tė isha zėvendėsuesi ideal i Klod Makeleles, ndėrsa Kamaēo dhe Garsia Remon donin qė tė luaja nė qendėr tė mesfushės, pėr mos tė lėnė si zėvendėsues Luis Figon, i cili luante me ne atėherė. Kjo gjė nuk mė ka ndihmuar. Gjithsesi kam pasur besim nė vetvete, pėr faktin se kam luajtur gjithmonė. Arrita tė krijoja besimin te shokėt e ekipit dhe ata gjithashtu kishin besim tek unė. Ne shkojmė shumė mirė me njėri-tjetrin dhe kjo na ndihmon nė fushėn e lojės. Mė pėlqen shumė kėtu. Kam luajtur dhjetė vite nė Angli dhe ndryshova jetė. Jam mėsuar me jetėn dhe me lojėn spanjolle, dhe tani ndihem shumė mirė.

    - Ju keni pasur fatin tė luani ndaj shumė futbollistėve cilėsorė. Kush mendoni se ėshtė mė i miri nė botė?

    - Unė jam i sigurt kur them se Ronaldinjo ėshtė mė i miri nė botė. Ai i ka merituar tė gjitha ēmimet qė ka marrė si lojtar. Do tė doja shumė ta kisha nė ekip dhe tė luaja me tė. Ka njė talent tė jashtėzakonshėm. Do tė ishte i mirėpritur nė "Bernabeu". Ai ėshtė njė pėrforcim i duhur pėr tė fituar trofe me klubin ose me kombėtaren. Barcelona ėshtė njė ekip i fortė dhe i bashkuar. Pėr tė qenė i sinqertė, kur kam ardhur te Reali, mendoja se do ta kishim ne atė ritėm. Mund tė blesh shumė lojtarė dhe tė shpenzosh shumė para, por nėse nuk zgjedh ata tė duhurit, nėse nuk ke trajnerin e duhur dhe nėse nuk bėn lojė kolektive, atėherė nuk arrin tė fitosh asnjė trofe.

    - Kohėt e fundit, disa probleme e kanė penguar Bekhamin tė luajė nė nivelin e tij maksimal.

    - Po. Dėmtimi qė kam, nuk mė lejon tė jem ai qė dua nė fushėn e lojės. Shpresoj tė mos zgjasė shumė.

    - Si pėrfundim, ēfarė mund tė thoni pėr tė ardhmen tuaj?

    - Unė mė parė nuk e besoja se do tė largohesha nga Manēesteri, ndėrsa tani them se nuk do tė largohem nga Reali i Madridit. Nuk jam edhe nė moshėn e duhur pėr shumė aventura tė tjera, gjithsesi nuk mund ta parashikoj asnjėherė tė ardhmen...

    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #59
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Reali po fillon te luaj mire dhe ne ndeshjen me Celtan beri loje te mire por ka problem me demtimet! Ka 1 problem qe ne mesfushe nuk duken shume te sigurt!
    Ne pergjithesi eshte ekip me i mire nga ai i fazes se pare per momentin!!

  10. #60
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Zv.presidenti i Real Madridit flet pėr skuadrėn e tij, zėrat pėr njė transfertė tė Balakut dhe tė ardhmen e klubit 30-01-2006

    Butragenjo: Paraja e lėviz futbollin

    Zv.presidenti i Real Madridit, Emilio Butragenjo, ka njė detyrė mė shumė se tė vėshtirė, aq mė tepėr nė kohėt e sotme kur punėt te klubi i tij nuk po shkojnė nė drejtimin e duhur. Prej dy vjetėsh, Reali nuk fiton mė asnjė titull, ndėrkohė qė thuajse ēdo javė flitet pėr njė blerje tė re. Cili trajner do tė vijė, kush do tė qėndrojė? Cili futbollist do tė largohet, cili mund tė vijė i ri? Kėto pyetje shqetėsojnė aktualisht tė gjithė botėn e futbollit, por prekin edhe futbollin gjerman, pasi aty po pėrflitet gjithnjė e mė shumė njė largim i mundshėm i Mikael Balakut nė Madrid. Pėr kėto dhe tė tjera flet nė kėtė intervistė drejtuesi i lartė madrilen, Butragenjo.

    - Zoti Butragenjo, a e dini qė edhe nė Gjermani, fjala "Real Madrid" vjen menjėherė pas fjalėve: "Botėror, para tė tė drejtave televizive dhe shkarkime trajneri"?
    Besoj se nuk ndodh gjithmonė kėshtu. Por cili ėshtė shkaku?
    Mikael Balak?

    - E ēfarė lidhje ka kjo?

    - Balaku? Nuk ėshtė nė tratativa me ju?

    - (qesh) Mikael Balak ėshtė padyshim njė nga lojtarėt mė tė mirė nė botė. Por ne kemi krijuar njė grup tė mirė me lojtarėt dhe me trajnerin qė kemi, kėshtu qė nuk mendojmė pėr ndryshime pėr momentin. Veē kėsaj kemi edhe marrėdhėnie tė mira me Bajernin e Mynihut dhe, me sa di unė, Balaku ndihet shumė mirė atje.

    - Spekullohet shpesh me faktin se Reali s'po negocion pėr tė marrė Balakun, pasi pret vendosjen e pasardhėsit tė trajnerit Lopez Karo nė verė. Sa tė vėrteta janė kėto zėra?

    - Zoti Lopez Karo ka njė kontratė deri nė fund tė sezonit dhe gėzon besimin tonė tė plotė. Pastaj, do tė shikojmė se ēfarė do tė bėjmė. Por dua t'ju bėj me dije se te Reali gjėrat janė ndryshe nga ē'keni dėgjuar nė klubet e tjera. Edhe pse mund tė tingėllojė pak e ashpėr, te ne vendos klubi pėr tė blerė lojtarė dhe jo trajneri.

    - Nė fakt, kjo tingėllon pak ashpėr...

    - Por nė fakt nuk ėshtė kėshtu. Kjo ėshtė thjesht njė ide parimore. Real Madridi ka qenė gjithmonė mė i madh se gjithė tė tjerėt qė kanė punuar pėr tė. Pėr kėtė, ai merr lojtarėt te tė cilėt ka besim, kjo ėshtė ideja jonė. Detyra e trajnerit ėshtė tė stėrvisė futbollistėt.

    - Pėrflitet gjithashtu emri i njė trajneri gjerman, ai i Otmar Hicfeldit, por edhe ai i Fabio Kapelos sė Juventusit pėr postin e teknikut tė Realit.

    - Otmar Hicfeld ėshtė vėrtet njė trajner shumė i mirė, qė, me sa di unė, ka fituar shumė, sidomos me Bajernin, ndėrsa pėr sa i pėrket Kapelos, flitet gjithashtu qė ai ka pranuar tė vijė te ne, me kusht qė Reali tė marrė disa lojtarė, gjė qė nuk ka si tė ndodhė, pėr arsyet qė ju thashė mė sipėr.

    - Zoti Butragenjo, jeni vėrtet diplomat nė pėrgjigjet qė jepni. Por le tė flasim tani pėr Bundesligėn. Si e shikoni atė nė krahasim me kampionatet e tjera europiane?

    - Aktualisht, ajo nuk ėshtė aq e fortė sa mė parė.

    - A shikoni ndonjė arsye pėr kėtė?

    - Unė mendoj se ėshtė paraja. Lojtarėt mė tė mirė shkojnė gjithmonė aty ku fitojnė mė shumė. Dhe ndoshta nė Bundesligė qarkullon shumė pak paraja. Njė gjė e tillė vihet re mė sė miri nė Itali. Mė pėrpara, atje ishin rrogat mė tė larta. Ndėrsa tani stadiumet janė bosh, shumė klube kanė vėshtirėsi financiare dhe papritur Seria A nuk ėshtė mė kampionati mė i dėshiruar. Pėr mua ėshtė paraja ajo qė e vė nė lėvizje futbollin.

    - Si e parashikoni pėrballjen e afėrme mes futbollit gjerman dhe atij italian, e pėrfaqėsuar nga Bajerni dhe Milani, nė ndeshjen e tyre nė Ligėn e Kampioneve?

    - Do tė jetė padyshim njė ndeshje shumė e bukur pėr t'u ndjekur, pasi unė mendoj se do tė vihen pėrballė edhe dy shkolla tė ndryshme futbolli, ajo italiane, e pėrfaqėsuar mė sė miri nga Milani, dhe ajo gjermane, ku natyrisht Bajerni ka bėrė epokė. E shikoj njė ndeshje tė hapur pėr ēdo rezultat.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#5
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:03
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •