Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 164
  1. #71
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mesfushori synon ta mbyllė sezonin me njė paraqitje dinjitoze nė Gjermani 2006 15-02-2006

    Ronaldo: Synoj finalen e botėrorit

    Futbollisti i Manēester Junajtidit dhe kombėtares sė Portugalisė, Kristiano Ronaldo, ka folur pėr veten dhe pėr skuadrat qė ai luan, gjatė prezantimit tė fanellės sė re tė ekipit tė tij kombėtar. Ai beson se me Portugalinė do tė synojė tė arrijė tė njėjtin rezultat si nė Euro 2004. Skuadra e tij arriti tė jetė finaliste e kampionatit europian dhe u mund nė finale nga Greqia. Futbollisti i talentuar ka shumė besim te skuadra e tij dhe te forma, pasi ėshtė paraqitur shumė mirė kohėt e fundit.

    Ai arriti tė shėnojė dy dygolėsha nė ndeshjen ndaj Fulhamit dhe mė pas ndaj Portsmuthit. "Tė arrish finalen nė Kupėn e Botės, ėshtė njė synim i madh. Ne kemi njė skuadėr me kualitete dhe jemi duke punuar shumė. Jemi shumė tė sigurt se me punėn qė po bėjmė, kemi pėr t'u paraqitur shumė mirė nė Gjermani dhe prej besimit qė kemi nė vetvete, ka ardhur dhe synimi i lartė nė kompeticion. Pėr sa i pėrket nivelit personal, po kaloj njė formė shumė tė mirė. Kam arritur tė jem mė nė fund i stabilizuar nė skuadėr, pas njė periudhe me mungesa.

    Kam shėnuar katėr gola nė dy ndeshje tė kampionatit dhe kam fituar shumė besim tek aftėsitė e mia. Gjithsesi dua tė pėrmirėsohem akoma. Jam duke punuar shumė dhe dua t'i ndihmoj sa mė shumė tė dyja skuadrat e mia, Manēesterin dhe Portugalinė. Nėse vazhdoj tė pėrmirėsohem, do tė jap njė kontribut tė madh nė Angli dhe do tė jem nė njė formė tė shkėlqyer pėr Kupėn e Botės," - tha Ronaldo. Nė fakt, ai ka fituar edhe shumė besim te tifozėt e "Djave tė kuq" pas paraqitjeve tė fundit dhe ata shpresojnė qė futbollisti i skuadrės sė tyre tė zemrės, tė vazhdojė serinė e golave edhe nė ndeshjen e Kupės sė Anglisė, kundėr Liverpulit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #72
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mesfushori francez pohon: Nėse gjėrat shkojnė si duhet, do tė vazhdoj me Realin edhe pas botėrorit 16-02-2006

    Zidan, "lamtumira" mund tė presė!

    Zinedin Zidan ka deklaruar se kėrkon tė shijojė ēdo moment tė mbetur nga karriera e tij futbollistike dhe pėr herė tė parė i hap derėn mundėsisė pėr tė luajtur edhe nė sezonin e ardhshėm me Realin e Madridit. "Nėse gjėrat shkojnė ashtu si duhet dhe fiziku ma lejon, do tė ishte mirė tė luaja edhe nė vitin 2007. Nuk e kam pėrjashtuar kėtė mundėsi."

    Mė pas, francezi beson te mundėsitė qė ka Reali pėr t'u shpallur kampion nė Spanjė dhe garanton se do tė japė maksimumin pėr t'i shtuar tituj tė tjerė "palmaresit" tė tij: "Nuk mė ka mbetur edhe shumė kohė dhe pėr kėtė do tė jap maksimumin qė tė shijoj fitore dhe trofe tė tjerė. Po punoj me entuziazėm sė bashku me Lopez Karon. Me tė skuadra ka gjetur rezultatet dhe ndihemi mė mirė fizikisht. Po i drejtohemi formės ideale dhe loja jonė po pėrmirėsohet nga ndeshja nė ndeshje." Zidani garanton se te Reali janė futbollistėt e duhur dhe i vetmi problem ishte bashkimi i grupit. Tani qė diēka e tillė ka ndodhur, rezultatet po duken nė fushė.

    "Duket qartė qė tani jemi njė ekip mė "i rregullt", qė di se si arrihet te fitorja. Nėse nuk do tė kishim gabuar nė dy muajt e parė tė sezonit, tani do tė ishim nė pozita edhe mė tė favorshme." Rritja e rendimentit tė mesfushorit francez ka pėrkuar me rritjen e nivelit tė lojės "merengese". Ky ėshtė shembulli mė i mirė i aftėsive tė jashtėzakonshme tė Zidanit. Aftėsi tė cilat do t'i duhen, jo pak, Realit nė ndeshjen e 1/8 tė Ligės sė Kampioneve, ndaj Arsenalit. "Zizu" u shpreh: "Kam filluar tė mendoj prej kohėsh pėr Arsenalin. Eshtė njė ekip i vėshtirė pėr t'u mundur, por jemi gati tė bėjmė gjithēka pėr t'ia dalė mbanė.

    Liga e Kampioneve ėshtė objektivi ynė kryesor nė kėtė sezon. Mendoj se do tė bėjmė diferencėn nė ndeshjen e kthimit nė "Santiago Bernabeu"." Nė sfidėn ndaj "Topēinjve", Zidani do tė ketė si kundėrshtar Tierri Henrinė. Pėrkrah kėtij tė fundit, mesfushori i Realit ka fituar Kupėn e Botės dhe kampionatin europian me kombėtaren franceze. Zidani pėrgatitet qė nė "Gjermani 2006", tė luajė botėrorin e fundit tė karrierės sė tij dhe kėrkon tė largojė euforinė nga pėrfaqėsuesja franceze. "Duhet tė punojmė dhe tė djersisim nė ēdo ndeshje. Takimet e botėrorit janė gjithmonė tė paparashikueshme. Duhet tė bėjmė kujdes ose ndryshe do tė pėrfundojmė si nė botėrorin e kaluar."

    Nė botėrorin e zhvilluar nė vitin 2002 nė Kore dhe Japoni, Franca, qė luante me titullin e kampiones sė botės, nuk arriti tė kalojė as fazėn me grupe. Njė tjetėr dėshtim ishte edhe Euro 2004, pas eliminimit nga Greqia nė ēerekfinale. Situata e Francės vazhdoi tė mbetej delikate edhe nė eliminatoret e botėrorit, por rikthimet e Zidanit, Makeleles dhe Turamit e ndihmuan skuadrėn e Domenekut nė arritjen e kualifikimit. Nė fund tė deklaratės sė tij, Zidani u shpreh: "Nė Gjermani do tė kemi pretendimet tona, pasi shkojmė me njė ekip tė pėrgatitur. Kam besim se do tė jemi nė 100% tė mundėsive tona."
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2006
    Postime
    119

    Real Madrid

    Davius Zidanit I Kane Rene Breket Me Kohe Tani Eshte Vetem Per Reclama Qe Te Futeni Ne Loje Vitin Tjeter Per La Liga Duhet Te Mbeshteteni Te Brazilianet .se Po Pritet Te Zidani Prap Venin E 2 Keni Me Vjen Mire Qe Ndjek Me Shume Futbollin Spanjoll Se Eshte Me Spektakular Pepinot Italis Nuk Shi Fen Me Sy Mo Per Mu Ke Qen Numri Nji Para Disa Vitesh Qe Kur Bon Pisllikun Me Ronin Qe Humi Interi Campionatin Sa Te Jete Moggi Drejtues I Juves Kshu Do Shkoj Campionati Nji Here Milan Dy Here Juve Bye Gjithe Te Mirat

  4. #74
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mbrojtėsi brazilian ka thėnė se ndaj Saragozės skuadra "merengese" ka treguar motivimin e duhur 17-02-2006

    R.Karlos: Synojmė titullin dhe Championsin


    Ramos: Betisi mund ta ndalojė Barēėn

    Serxho Ramos, mbrojtėsi i Realit tė Madridit, ka treguar se ka besim dhe se do tė kishte shumė dėshirė qė Betisi ta ndalonte Barcelonėn. "Unė jam njė futbollist rival i Betisit, pasi vij nga Sevilja, gjithsesi mendoj se ka fuqinė e duhur pėr tė bėrė rivalitet tė madh ndaj Barēės. Shpresoj tė arrijė njė rezultat tė mirė," tha Ramosi.

    Edhe pse me inatin qė nuk skuadra nuk arriti tė shėnojė golin e pestė, Roberto Karlos ka folur pėr gjithēka dhe ėshtė shprehur shumė optimist pėr skuadrėn e Realit tė Madridit. Ai ka deklaruar se skuadra madrilene tregoi se sa e fortė ėshtė nė ndeshjen ndaj Saragozės. Ajo paraqitje ishte e mahnitshme dhe nė fakt kishte kohė qė nuk kishim parė njė Roberto Karlos aq shumė aktiv dhe tė motivuar nė fushėn e lojės. Nė intervistėn e tij, braziliani ka pėrmendur edhe punėn e madhe tė trajnerit Lopez Karo.

    Ēfarė mund tė na thoni pėr fitoren 4 0 ndaj Saragozės, nė Kupėn e Mbretit?

    Me thėnė tė drejtėn, na erdhi shumė inat qė nuk arritėm tė shėnonim golin e pestė, pasi e merituam, po ashtu siē meritonim finalen. Nė fushėn e Saragozės bėmė njė gabim tė madh dhe pėsuam gjashtė gola, ēka nuk ėshtė normale edhe njė avantazh pėr kundėrshtarin. Gjithsesi, ne treguam se ēfarė jemi tė aftė tė bėjmė nė ndeshjen e dytė dhe nė fakt tė gjithė u kėnaqėn me paraqitjen qė bėmė. Kjo na ka dhėnė mė shumė besim tek aftėsitė tona.

    Mund tė luani gjithmonė si ndaj Saragozės?

    Duke filluar qė tani, mund tė themi se jemi shumė tė frymėzuar pėr tė dhėnė maksimumin nė fushėn e lojės. Nė fakt kemi arritur nė njė pikė qė nuk na falen gabimet dhe duhet tė arrijmė vetėm rezultate pozitive. Unė kam besim se jemi tė aftė pėr tė fituar si kampionatin, edhe Ligėn e Kampioneve. E di se ēfarė fuqie ka skuadra dhe mendoj se tani mund ta tregojmė vazhdimisht nė fushėn e lojės. Ndaj Arsenalit do tė paraqesim Realin e vėrtetė dhe do tė konfirmojmė se jemi favoritėt kryesorė pėr tė fituar kompeticionin europian.

    Cili ėshtė mė i vėshtirė, kampionati apo Liga e Kampioneve?

    Ne nuk do tė veēojmė asnjė nga tė dy trofetė. Do tė luajmė tė gjitha ndeshjet qė do tė kemi, me motivimin dhe shpirtin e garės qė treguam ndaj Saragozės. Kampionati ėshtė bėrė vėrtet interesant, pasi Barcelona nuk ka mė njė avantazh shumė tė madh. Tani duhet tė fitojmė sa mė shumė pikė qė tė jetė e mundur. Ndėrkohė qė Liga e Kampioneve ėshtė njė trofe qė na pėlqen shumė. Mendoj se do ta fitojmė. Jemi gati tė vdesim nė fushėn e lojės, vetėm qė tė fitojmė njė trofe tė rėndėsishėm nė kėtė sezon.

    Ēfarė mund tė thoni pėr "Santiago Bernabeun" nė ndeshjen kundėr Saragozės?

    Ishte i jashtėzakonshėm. Kam dhjetė vite qė luaj me Realin dhe nuk e kisha parė ndonjėherė stadiumin tė mbushur plot me tifozė qė na pėrkrahnin gjatė gjithė kohės. Ishte njė ndeshje shumė emocionuese dhe shpresoj qė tė jenė shumė tė tilla. Mendoj se do tė kishte qenė njė mbrėmje perfekte nėse do tė kishim shėnuar edhe golin e pestė.


    Ēfarė faji mendoni se ka trajneri i ri?

    Lopez Karo ėshtė trajneri qė na ka befasuar tė gjithėve. E bėn punėn e tij me shumė profesionalizėm. Kėrkon shumė punė dhe i ka idetė e qarta. Mendoj se ėshtė njė trajner i shkėlqyer. Lopez Karo punon shumė dhe flet pak. Mė pėlqen gjithashtu se ėshtė njė njeri shumė i mirė dhe luan rolin e prindit nė disa raste.

    Tė flasim pėr tė ardhmen. Na thoni ndonjė gjė tė re.

    Unė i kam vėnė disa synime vetes. Nė fakt kam vendosur tė luaj futboll deri nė moshėn 38 vjeēare dhe gjatė gjithė kėsaj kohe nuk do tė largohem nga Reali i Madridit. Klubi mund tė blejė shumė futbollistė tė rinj dhe tė talentuar, dhe unė i uroj gjithė tė mirat, gjithsesi nuk kam ndėr mend tė largohem. Jam i dashuruar me Madridin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #75
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Anglezi qė po pėrjeton momentin mė tė mirė, qė kur ka kaluar te Reali, pohon: Kam tre vjet qė pres Championsin 18-02-2006

    Bekham, tani fillon e bukura


    Lopez Karo grumbullon Raulin

    Sulmuesi spanjoll Raul ėshtė grumbulluar nė skuadrėn e Realit pėr ndeshjen e sotme ndaj Alavesit, duke i dhėnė fund kėshtu njė dėmtimi qė e ka mbajtur pėr tri muaj larg fushave tė lojės. Kapiteni i "merengesve", qė do ta nisė ndeshjen nga stoli, ka plot dy muaj kohė pėr tė gjetur formėn e duhur pėr nė finalet e Kupės sė Botės.

    Devid Bekham po kalon momentin e tij mė tė mirė, qė kur ka mbėrritur nė Madrid. Anglezi ka gjetur formėn e duhur pėr tė ndihmuar "merengesit" qė t'ia dalin mbanė nė Ligėn e Kampioneve ndaj Arsenalit: "Championsin e pres me padurim prej tre vitesh." Ja cila ka qenė intervista e mesfushorit pėr tė pėrditshmen "Marca":

    - Si ėshtė e mundur qė Reali ėshtė rikthyer njė skuadėr fituese me ndryshimin e trajnerit?

    - Eshtė e pabesueshme sa kemi ndryshuar nė tre muajt e fundit. Jemi njė ekip i ri. Mendoj se Lopez Karo ka punuar shumė mirė dhe ka arritur ta bashkojė skuadrėn, duke i dhėnė asaj moralin e duhur pėr t'u rikthyer nė majė. Po kalojmė njė periudhė tė shkėlqyer.

    - Pra, Lopez Karo ėshtė ndryshe nga Lukesmburgo...

    - Nuk ka ndryshime ndėrmjet tyre, thjesht tani ekipi ėshtė mė i kompeltuar. Lopez Karo na e ka rikthyer pasionin dhe kjo duket nė terrenin e lojės.

    - Ju keni ndryshuar pozicion. Tani luani sėrish nė tė djathtė...

    - Ashtu ėshtė. Mua mė pėlqen tė luaj nė qendėr, por trajneri ka vendosur tė mė aktivizojė nė krah. Pėrderisa rezultatet kanė qenė pozitive, nuk mund tė ankohem. Personalisht, ndihem i lumtur te Reali dhe po kaloj momentin mė tė mirė qė kur kam mbėrritur nė Madrid. Jam nė "top" tė formės sime.

    - Tė martėn, ndaj Saragozės nė Kupėn e Mbretit, "Bernabeu" pėrjetoi njė natė magjike, por mbeti njė gol larg nga mrekullia. Si janė marrėdhėniet tuaja me tifozėt?

    - Ishte njė natė e paharrueshme, por mė vjen keq qė pėr njė gol nuk e arritėm finalen. Tre gola nė dhjetė minuta, dhe tė katėrtin, kur mbeteshin edhe 60 minuta lojė, njė dhuratė pėr publikun e mrekulleshėm. Ka qenė ndeshja ime mė e bukur nė "Bernabeu". Ndoshta pėr kėtė u dėshpėrova pa masė pėr eliminimin. Nuk mund ta krahasoj as me pėrballjet ndaj Barēės. Kam marrėdhėnie shumė tė mira me tifozėt.

    - Ndoshta ka ardhur edhe koha pėr trofeun tuaj tė parė me Realin... - Gjėrat po shkojnė mirė dhe optimizmi nuk na mungon. Do tė luajmė ndaj Arsenalit nė Champions dhe do tė jetė si ndeshja e jetės pėr ne. Kemi mundėsi tė fitojmė Ligėn e Kampioneve dhe do tė bėjmė gjithēka pėr tė arritur nė finalen e Parisit. E pres me padurim prej tre vitesh kėtė trofe.

    - Po afron sfida me Arsenalin...

    - Mė kujton ndeshjet e para tė karrierės sime me Manēesterin. Ndeshjet ndaj tyre ishin gjithmonė mė tė vėshtirat. Edhe tani asgjė nuk ka ndryshuar.

    - Keni nostalgji pėr Anglinė. Ku do tė jetė e ardhmja e Devid Bekhamit?

    - Sigurisht qė kam nostalgji, por jam ende njė futbollist. Si i tillė, nuk mė shkon ndėrmend tė largohem nga Reali.

    - Po nė jetėn jashtė fushe, si ndiheni nė Madrid?

    - Nė Madrid, nė jetėn time tė pėrditshme, gjithēka ėshtė e bukur. Edhe nė fushė luaj i qetė. Familja dhe futbolli, pasionet e jetės sime, kanė kushte ideale nė kėtė qytet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #76
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Devid Bekham: Jam nė maksimum!

    Raul: Ndihem sėrish njė futbollist

    Kapiteni i Realit tė Madridit, Raul, pas ndeshjes ndaj Alavesit, nė tė cilėn ai u rikthye, pas tre muajsh nė infermieri, tha se i duhej ende punė pėr tė arritur nė nivelet mė tė larta. Spanjolli u dėmtua nė fund tė nėntorit nė ndeshjen e humbur ndaj Barēės. "Jam shumė i lumtur pėr rikthimin tim, - tha sulmuesi. - Eshtė e rėndėsishme qė e fillova me sukses fazėn e fundit tė riaftėsimit. Tani do tė pėrpiqem tė shfrytėzoj minutat qė mė jepen, pėr t'iu afruar formės ideale. Kam ende punė pėr tė bėrė, por e rėndėsishme ėshtė qė ndihem sėrish njė futbollist."

    Po pėrjeton njė moment tė artė dhe kėrkon ta shfrytėzojė sa mė shumė tė jetė e mundur. Devid Bekham po tregon nė ēdo ndeshje se ka arritur nė nivelet e lij mė tė larta, qė kur luan me fanellėn "merengese". Forma e mirė qė po kalon Reali i Madridit, ėshtė e lidhur ngushtė edhe me "shpėrthimin" e anglezit. Ja cilat kanė qenė disa nga temat, pėr tė cilat ka folur mesfushori gjatė konferencės pėr shtyp, dhėnė dje nė Madrid.

    Forma aktuale: "Ndaj Alavesit pėsova njė goditje nė kėmbė, por tani jam mirė. Pėrpara ndeshjes me Arsenalin do tė punoj nė pishinė dhe mendoj se do tė jem nė gjendje perfekte pėr kėtė takim. Ndihem shumė mirė dhe rezultatet qė po arrin Reali, me japin moralin e duhur pėr tė vazhduar punėn. Fitorja ndaj Saragozės nė Kupėn e Mbretit, pavarėsisht nga eliminimi, na e shtoi dyfish besimin nė aftėsitė tona. Skuadra po pėrmirėsohet dita-ditės dhe personalisht jam i kėnaqur me rendimentin tim. Jam nė momentin mė tė mirė tė karrierės, por e ndiej se kam ende pėr tė pėrmirėsuar. Pėr kėtė po mė ndihmon edhe trajneri. Gjithēka ėshtė perfekte. Kur Reali luan ashtu siē di, asnjė skuadėr nuk mund tė krahasohet me tė."

    Sfida me Arsenalin: "Kam pritur tre vjet pėr tė luajtur nė Angli dhe nuk dua tė zhgėnjej. Do tė kisha dėshirė tė sfidoja Manēesterin, por edhe njė ndeshje nė Londėr ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua. Skuadra po arrin tė shprehė potencialin e vėrtetė dhe besoj te njė ndeshje e mirė ndaj Arsenalit. "Topēinjtė" janė njė skuadėr mjaft e rrezikshme dhe me njė trajner tė shkėlqyer, por besoj se Reali nuk do tė zhgėnjejė. Na duhet tė zhvillojmė njė ndeshje tė madhe nė Londėr, pėr tė pasur njė punė mė tė lehtė nė Bernabeu."

    Kombėtarja angleze: "Janė hapur shumė zėra nė lidhje me trajnerin e ri tė kombėtares, por mendoj se ajo qė duhet tė bėjmė aktualisht, ėshtė tė pėrqendrohemi te Kupa e Botės. Nė Angli ka shumė trajnerė tė aftė, por edhe njė zgjidhje jashtė saj nuk do tė ishte e keqe. S'e di ēfarė do tė bėjė federata. Personalisht jam i mendimit se me Eriksonin mund tė luajmė njė botėror tė madh dhe po punoj vetėm pėr kėtė. Jam i pėrqendruar maksimalisht te botėrori."

    Barcelona: "Barcelona ėshtė njė ekip i habitshėm pėr aftėsitė e disa futbollistėve si Ronaldinjo apo Mesi, por pėr momentin ne te
    Reali ndihemi mė tė fortė."

    Rinovimi kontratės: "Mė pėlqen tė luaj nė kėtė klub dhe nė kėtė kampionat, por deri tani nuk kam biseduar me presidentin nė lidhje me rinovimin. Kemi rėnė dakord qė tė fillojmė bisedimet pas dy javėsh. Pra, pas ndeshjes sė kthimit ndaj Arsenalit. Tė gjithė e dinė se dėshira ime ėshtė tė vazhdoj edhe pėr shumė vjet karrierėn nė Madrid."
    Raul dhe Udgejt: "Rauli ėshtė njė futbollist i madh dhe mė gėzon fakti qė ėshtė kthyer nė kohė pėr tė na ndihmuar nė pjesėn e dytė tė sezonit. Pėr mua, Udgejti ėshtė i rėndėsishėm, pasi kam nevojė pėr njė shok anglez. Ka gjetur formėn optimale dhe mė vjen mirė pėr kėtė. Xhoni mund tė bėhet numri 1 nė rolin e tij. I duhet vetėm pak fat mė shumė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #77
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Ronaldo: Do tė largohem nga Reali

    Sulmuesi brazilian, Ronaldo, i ka shokuar tė gjithė kur ka thėnė ditėn e hėnė se mund tė largohet nga Reali i Madridit nė fund tė sezonit. "Unė asnjėherė nuk jam ndjerė si nė shtėpinė time te Reali i Madridit. Tifozėt nuk janė sjellė asnjėherė me dashuri me mua. Ata nuk mė kanė pranuar asnjėherė. Nė fakt unė gjithmonė e kam thėnė se nuk dua tė qėndroj nė njė vend ku nuk mė duan. Pas Kupės sė Botės do tė mendoj seriozisht pėr mundėsinė pėr t'u larguar nga Reali i Madridit. Nuk e di se si do tė sillen tifozėt pas kėsaj deklarate, por pėr tė qenė i sinqertė, nuk mė intereson mė," - tha Ronaldo.
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  8. #78
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    Ronaldo shpeton Realin ne min 90 !

    Ne oren 20:30 ne nje mbledhje urgjente presidenti Real Madrid FLORENTINO PEREZ ka dhene doreheqjen .

    PEREZ ka qene president qe nga viti 2000 dhe gjate presidences se tij Real ka fituar 2 Kampionate 2001 e 2003 , Champions 2002 , Superkupen spanjolle 2001 e 2003 , Superkupen e europes 2002 .

    Ne vend te tij Perez ka propozuar zevendesin Fernando Martin Alvares .

    << Besojme qe Real ka nevoje per nje ndryshim . Ky eshte momenti em i pershtatshem per te lene presidencen . Jam i bindur qe ketu dop filloje kthesa per t e cilen ka nevoje klubi >>
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #79
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Konflikt Ronaldo - Raul .

    Para doreheqjes se PEREZ ka bere pershtypje debati midis Raul dhe Ronaldo .


    Para ndeshjes me Arsenal RONALDO deklaroi qe mund te largohet nga Real ne fund te sezonit , sepse publiku nuk e do dhe vetem e fishkellen .
    Edhe para disa kohesh RONALDO i kerkoi ndihme publikut , q e ti mbeshteste dhe jo vetem ti f ishkellente pasi ndiheshin sikur loznin jashte fushe dhe jo ne Bernabeu.


    Pas humbjes kunder ARSENAL , RAUL kritikoi Ronaldon per deklaratat e para ndeshjes duke justifikuar qendrimin e publikut . Sipas tij publiku ka fishkellyer edhe lojtare te medhenj ne historine e Realit , ndaj Ronaldo beri gabim me ato deklarata .


    Sot , pas humbjes me Maiorcen , RONALDO i pergjigjet kritikave te RAUL :
    << Cdo njeri thote ate qe deshiron , por fjalet e Raul e perkeqesuan situaten. Raul eshte pergjegjes per fjalet e tij dhe une per te miat . Une desha vetem qe publiku te kuptonte situaten time . Megjithate une dua te loz mire dhe te shenoj gola , keshtu qe do ja mbyll gojen shume personave . Deshiroj te fitoj respektin e tifozave , sepse jam ne klubin me te mire ne bote >>
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #80
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Perez ka bere hapin e duhur, nuk kishte sukses politika e tij ne Madrid.

    Suksese kryetarit te ri, Fernando Martķn Įlvarez.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#5
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:03
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •