Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 164
  1. #41
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    4– REAL MADRID: Casillas; Cicinho, Sergio Ramos, Mejķa, Roberto Carlos (Raśl Bravo 67“); Gravesen (Soldado 79“), Guti, Beckham, Robinho; Baptista.

    2 – SEVILLA: Palop; David, Alves, Dragutinovic, Aitor Ocio; Maresca, Navas (Kepa 86“), Martķ, Adriano (Jesuli 63“) Luis Fabiano (Jordi 80“) y Kanouté.



    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #42
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ballina e te perditshmes "MARCA" ne lidhje me ndeshjen e fundit te Realit, ku shkelqyen Zidane dhe Guti. Reali fitoni bindshem me rezultat 4:2 ku nje tregolesh shenoi Zidane.......dhe nje Guti....

    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #43
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    L. Karo: Bekhami ndihet mirė me ne

    Trajneri i Realit tė Madridit, Huan Ramon Lopez Karo, i ka pėrgėnjeshtruar deklaratat e Eriksonit dhe ka folur pėr gjendjen e Bekhamit nė ekip. "Devidi ėshtė njė futbollist shumė profesionist. Ai ėshtė shumė i kėnaqur nė skuadėr dhe jep gjithmonė maksimumin nė fushėn e lojės. Ju thjesht duhet ta shihni duke luajtur.

    Nuk e kuptoj se si mund t'u besoj atyre fjalėve," - tha Lopez Karo. Nė fakt, trajneri i Anglisė, Sven-Goran Erikson, ra nė "kurthin" e njė gazetari. Ai luajti rolin e njė biznesmeni tė fuqishėm arab dhe i ofroi Eriksonit njė vend pune si trajner i Aston Vilės, pasi tė blinte klubin anglez. Nė fakt, trajneri suedez kishte deklaruar se do ta linte detyrėn e tij dhe mund tė merrte nė skuadėr lojtarė si Devid Bekham.

    Ai kishte shtuar se kapiteni i Anglisė ėshtė i pakėnaqur te Reali i Madridit dhe se mund tė largohej pa problem. "E di me siguri qė ai do tė kthehet nė Angli. Nėse do tė jetė klub londinez, ai do tė vinte qė nesėr. Unė mund ta bind qė tė vijė te skuadra ku do tė jem," - ka thėnė Eriksoni.

    Bekhami nuk ka arritur tė fitojė asnjė trofe qė kur u transferua nga Manēesteri pėr te Reali i Madridit, nė verėn e vitit 2003. Ai ka njė kontratė qė skadon nė vitin 2007 dhe drejtuesit e klubit madrilen po pėrgatisin njė ofertė qė futbollisti tė zgjasė kontratėn deri nė vitin 2009.

    Bekham: Nuk largohem nga Reali

    Devid Bekham ka deklaruar se fjalėt e Eriksonit janė tė pavėrteta dhe se ai nuk do qė tė largohet nga Spanja. Sipas Eriksonit, kapiteni i Anglisė mund tė vinte te njė klub tė tjetėr. Zėdhėnėsi pėr shtyp i futbollistit madrilen tha: "Ai nuk ka asnjė mendim qė tė transferohet nė klub tjetėr apo tė kthehet nė Angli.

    Ėshtė shumė i pėrkushtuar pas Realit tė Madridit dhe nuk e ka menduar asnjėherė largimin. Pėr sa u pėrket deklaratave qė janė dhėnė, ato janė tė pavėrteta. Nėse ėshtė thėnė se Bekhami ėshtė i pakėnaqur, pasi nė skuadėr janė ndėrruar shumė trajnerė, futbollisti kėrkon tė sqarojė se nuk ka rėndėsi se sa trajnerė ndėrrohen. E rėndėsishme ėshtė qė klubi tė fitojė trofe."

    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #44
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mesfushori francez ka shėnuar ndaj Seviljes tregolėshin e parė tė karrierės sė tij tė lavdishme 17-01-2006

    Zidane: 34 vjet pėr njė tregolėsh

    Mesfushori i Realit tė Madridit, Zinedin Zidane, ėshtė rikthyer nė formėn e tij mė tė mirė. Ai ka disa ndeshje radhazi qė po paraqitet mjaft mirė nė fushėn e lojės dhe nė fakt, nė sfidėn kundėr Seviljes, ku Reali fitoi 4-2, francezi shėnoi plot tre gola. Ai ka treguar se mosha e tij nuk ka ndikuar nė cilėsitė e tij si lojtar dhe se klubi madrilen po rritet ndjeshėm.

    Zidane ėshtė shumė i kėnaqur me fitore, me ekipin dhe me tre golat e shėnuar. Sipas tij, golat qė ka shėnuar, janė rezultat i punės sė mirė qė ka bėrė individualisht dhe me ekipin.

    "Mund tė themi qė pak e nga pak po pėrmirėsohemi dhe jemi nė rrugėn e duhur pėr tė qenė si Reali i vėrtetė i Madridit. Po punojmė sė bashku si skuadėr dhe ēfarė ndodhte mė parė ishte jo normale. Ne kemi akoma pėr t'u pėrmirėsuar dhe nuk mund tė themi se gjithēka po shkon mirė. Ne fituam njė ndeshje tė kampionatit, por vetėm kaq. Personalisht ndihem shumė mirė.Fizikisht jam shumė mirė dhe nė njė formė tė shkėlqyer. Pėr momentin mendoj vetėm pėr tė punuar sa mė shumė, nė mėnyrė qė tė paraqitem sa mė mirė nė fushėn e lojės," - tha Zidane.

    Ai nuk e filloi sezonin nė mėnyrėn e duhur, pasi qė nė fillim pėsoi njė dėmtim. "Ėshtė hera e parė nė karrierėn time qė shėnoj tre gola dhe nuk ėshtė keq qė ta arrish njė gjė tė tillė edhe kur je afėrsisht 34 vjeē. Gjithsesi, mė e rėndėsishmja ėshtė qė arritėm tė fitonim ndeshjen. Skuadra ėshtė nė rrugėn e duhur dhe tani duhet tė mendojmė pėr tė arritur suksesin nė ēdo ndeshje," - tha ai.

    Klubi madrilen nuk ėshtė nė situatėn e duhur edhe nė kėtė sezon, duke qenė se ka dy vjet qė nuk fiton asnjė trofe. Pėr sa i pėrket luftės pėr kampionat, "galaktikėt" e kanė shumė tė vėshtirė. Pas fitores ndaj Seviljes, madrilenėt u renditėn nė vendin e katėrt nė renditje, tri pikė pas Valencias dhe 13 pikė larg kryesuesve tė Barcelonės. Katalanasit duken tė papėrmbajtshėm nė kėtė sezon dhe duket si e pamundur qė Reali t'i arrijė. Gjithsesi ėshtė akoma nė garė pėr Kupėn e Mbretit.

    Madrilenėt kanė siguruar njė vend nė ēerekfinalet e Kupės sė Mbretiti, pasi eliminuan me rezultatin 4-0 Atletikun e Bilbaos. Nė raundin tjetėr ata do tė pėrballen me skuadrėn e Betisit, qė nuk ėshtė njė kundėrshtar i pakalueshėm. Ndėrkohė, nė Ligėn e Kampioneve nuk mund tė themi se ėshtė favorit, pasi rivaliteti ėshtė i madh. Deri tani ėshtė nė garė dhe u takon atyre tė vendosin pėr ecurinė nė kompeticionin europian.

    "Galaktikėt" duket se po e kuptojnė qė deri tani paratė e shpenzuara nuk kanė sjellė asnjė rezultat, ndaj u takon futbollistėve pėr tė justifikuar atė qė fitojnė.

    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #45
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Spanjolli qė ka fituar vendin e titullarit te Reali, synon kombėtaren e Aragonesit

    Guti: Botėrori, ėndrra ime

    Mesfushori i Realit tė Madridit, Guti, ka shprehur dėshirėn e tij pėr t'u rikthyer nė kombėtaren spanjolle, e cila do tė marrė pjesė nė finalet e Kupės sė Botės. "Qėllimi mė i madh i tė gjithė jetės sime ėshtė tė luaj nė njė botėror, - tha spanjolli pėr tė pėrditshmen "AS". Eshtė njė ėndėrr dhe njė objektiv qė i kam vėnė vetes nė fillim tė sezonit dhe nuk mund tė mos mendoj ēdo ditė pėr tė. Dua tė jem nė Gjermani dhe shpresoj qė tė ndodhė diēka e tillė." 29-vjeēari ėshtė futur nė rrethin e kombėtares spanjolle, pas ndeshjes sė debutimin ndaj Kroacisė nė vitin 1999.

    Ndeshjen e fundit me kombėtaren iberike e ka luajtur nė shkurt tė vitit 2005, nė fitoren 5-0 qė Spanja arriti ndaj San Marinos. Mesfushori i Realit mungoi nė ndeshjet vendimtare tė "play off"-it ndaj Sllovakisė. Forma e mirė qė ka treguar nė kėtė kampionat, ku ka luajtur nė 18 ndeshje, e bėjnė Gutin tė shpresojė sėrish. Ai ishte protagonist nė fitoren qė arriti kėtė javė Reali ndaj Seviljes.

    Duke shėnuar golin e parė, Guti i hapi rrugėn fitores sė "merengesve". Me futbollistin e Barcelonės, Ksavin, tė dėmtuar, Guti ėshtė shndėrruar nė njė pretendent serioz pėr nė skuadrėn e Luis Aragonesit, qė do tė luajė nė Gjermani 2006. "Kam shumė besim se do tė arrij botėrorin, - vazhdoi Guti. - Mendoj se po kaloj njė moment tė mirė forme dhe futbolli im ėshtė nė nivelet e kėrkuara nga Aragonesi." Spanja do tė bėjė pjesė nė grupin H tė kampionatit botėror, qė fillon mė 9 qershor. Iberikėt do tė luajnė ndaj Ukrainės, Tunizisė dhe Arabisė Saudite.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #46
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sezoni i fundit pėr Zidanin...!

    Mesfushori i Realit tė Madridit, Zinedin Zidan, ka filluar tė mendojė seriozisht t'i japė lamtumirėn futbollit tė luajtur, pas finaleve tė Kupės sė Botės. Shtypi spanjoll ka publikuar deklaratėn e njė drejtuesi tė Realit, ende anonim, i cili tha: "Kemi njė kontratė deri nė 2007-ėn me Zidanin dhe duam qė magjia e tij tė vazhdojė nė "Bernabeu", por me sa duket francezi ka plane tė tjera."

    Di Stefano del nga spitali

    Presidenti i nderit tė Realit tė Madridit, Alfredo Di Stefano, pas disa ndėrhyrjeve kirurgjikale nė zemėr, ėshtė pėrfundimisht jashtė rrezikut dhe pritet tė largohet nga spitali i Valencias ku ishte shtruar pas njė infarkti nė zemėr, mė 24 dhjetor. "Ndėrhyrjet dhe rehabilitimi i zemrės sė Alfredos kaluan me sukses. Shėndeti i tij ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm dhe duke pasur kujdes njė "lumė" me kėshilla, mund tė largohet nga spitali," - tha mjeku Ramon Valdes.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #47
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    CASSANO SHENON GOLIN E PARE .

    Betis - Real Madrid 0 - 1

    Me shume fat ish -lojtari i Romes ne debutimin me Realin .Kishte 3 minuta qe ishte futur ne loje dhe arrin te shenoje golin e fitores per Realin ne ndeshjen e Kupes se Mbretit .

    Megjithese duhet thene qe goli ishte i parregullt , se beri faull ndaj portierit .
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Trajneri i Realit ėshtė i kėnaqur me pėrgatitjen individuale tė futbollistėve 21-01-2006

    L.Karo: Tė bėjmė lojė kolektive

    Trajneri i Realit tė Madridit, Huan Ramon Lopez Karo, ka folur pėr skuadrėn e tij para ndeshjes me Kadizin. Ai ėshtė shumė optimist nė aspektin e pėrgatitjes sė secilit futbollist, gjithsesi mendon se duhet tė punojė mė shumė nė aspektin kolektiv. "Jam shumė i kėnaqur, pasi kam njė skuadėr shumė kompetitive. I kemi tė gjitha mundėsitė qė tė luajmė futboll tė bukur dhe tė arrijmė rezultate tė mira.

    Tani duhet tė vazhdojmė tė luajmė mirė, nė mėnyrė qė tė bindim pėr forcėn qė zotėrojmė," - tha ai. Pėr sa i pėrket ndeshjes sė kampionatit kundėr Kadizit, ai ėshtė optimist dhe mendon se skuadra e tij do tė arrijė tė marrė tri pikėt nė "Santiago Bernabeu". "Kadizi, nė aspektin kolektiv, ka punuar shumė. Luajnė lojė shumė tė qetė dhe arrijnė tė bėjnė kundėrsulme spektakolare. Arritėn tė eliminonin Seviljen nė Kupėn e Mbretit dhe ndaj Malagės luajtėn njė ndeshje tė jashtėzakonshme. Duhet tė jemi tė kujdesshėm ndaj tyre, gjithsesi kam besim te futbollistėt e mi. Mendoj se ne do tė arrijmė tė marrim tri pikėt, pasi ėshtė e vetmja mėnyrė qė na ēon te realizimi i synimeve tona," - tha Lopez Karo.

    Nė fakt, ēėshtja me tė cilėn janė marrė specialistėt e futbollit pėr momentin, ka qenė krahasimi dhe vendimi pėr tė futur Kasanon apo Robinjon. Braziliani ka treguar se ėshtė nė njė formė shumė tė mirė, ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm dhe ėshtė stėrvitur shumė. Ndėrkohė, Kasano nuk ka punuar aq shumė dhe ka treguar se ka nevojė pėr shumė stėrvitje, gjithsesi arriti tė shėnojė golin e fitores nė ndeshjen ndaj Betisit. Nė fakt, vendimi i takon vetėm Lopez Karos dhe ai e di mė mirė gjendjen e tė dy futbollistėve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Goleadossss

    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    urime per kassanon mu be shume qefi qe ne debutimin e tij ariti te shenonte
    me mire skishte se si te fillonte
    shpresoj qe ne spanje ti veje gishtin kokes e te mos perserisi te njejtat histori si ne rome edhe pse te jemi realist Real nuk eshte Roma
    Suksese edhe njehere

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#5
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:03
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •