Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Me gjithe keto fakte qe keni ju kunder gazidedes cudi se si gjykata e ka nxjerre te pafajshem ne 2003!!?
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  2. #12
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    o shitso, te duket vetja interesant ty lale, a do ti japesh ndonje medalje meqe ka futut ne dhe gjithe ata djem te rinj, e si thua, shko e jepi ndonje tufe lule dhe thuaji te filloje prape nga e para


    e pruri koken qeni, ai qe ka vrare me mijera bij nenash, ai qe i la shiksit e tij ne meshire te fatit dhe te perpifeshin nga flaket. me mizorite qe ka bere ai as djalli nuk do ta pranoje ne ferr se ligesite e tij ia kalojne gjithckaje. Funderrina kur nuk vdiq andej nga ishte
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e pruri koken qeni, ai qe ka vrare me mijera bij nenash, ai qe i la shiksit e tij ne meshire te fatit dhe te perpifeshin nga flaket...etjetj..

    thote juvi..


    juv .. kur genjen a skuqesh?

    tash tek meshira e fatit..

    ai nuk i la shiksit ne meshir te fatit dhe fati i vrau..
    shiksit nuk u rrethuan nga fati.. por nga persona te komanduar nga shtabi i rebelizmit dhe u masakruan dhe kta persona dihet se kush jane te pakten se kujt i sherbenin dihet saktesisht..
    Sipas teorise tende i bie qe luiz kanibalja e Vlores te jete bashkpuntore e gazidedes..
    Pra te bie poshte genjeshtra qe the o juve..
    pra faji i gazidedes eshte qe i la mes atyre rebeleve por rebelet qe i masakruan a kan ndonje faj?

    jo sipas teje .. ata mund te jene ministra e deputete, krere policie doganiere..etj.

    ne 8 vjet pati kohe partia punes te gjente ca te vrare nga gazidedja.. por nuk gjeti asnje ..

    aty ishte 8 vjet PPSh-ja pse nuk e zbardhi ceshtjen e biznesmenit kosovaro gostivaras.. kush e ndaloj..

    per 97-ten eshte shkruar ne disa tema te forumit ku jan treguar shume nga menxurat qe u bene si dhe fillesat ..se nga kush u organizua dhe kush e udhehoqi..

    Ja tani qarte duket se Ps po pergatit nje 97 te re.. e neser do thoni se e beri Saliu..

    kush po i fryn ne vesh pensionisteve , ish ushtarakeve.. sindikatave.. ?
    kush po bertet .. 100 ditet e territ..
    Kush po bertet cdo dite Saliu po vjedh Saliu po vret..Saliu genjen..
    Kush po ben thirrje per revolucion.. PS e Blush Ruco edvinave..

    Ka nje fakt te cuditshem qe ja u a nxin fytyren nga marazi 97-cve..

    3 korriku..

    tufan me shpifje ben.. dhe prap nuk fituan..

    Para disa vitesh desh te vej Saliu ne Vlore dhe e kercenuan Ben Malo Nano Caush gjinushet.. saken se shkon se do te vrasim..
    Ai vajti.. dhe ai miting pritje qe Vlora i beri "lokuT" "vrasesit..xhahilit..shpellarit qe i veshi me te zeza nenat vlonjate.." ishte dicka madheshtore..
    Skishin pire uje tonelatat shpifje.. dhe ku pa..ne Vloren qe e pesoi aq keq nga 97-ta..
    Pra Vlora e dinte mire se.. ajo gjeme nuk u erdhi nga Saliu..

    Ajo gjeme erdhi nga ajo gjem-sjellsja 50 e ca vjecare qe vlora e njihte mire..

    thuajini te vertetat per veten tuaj per kenaqsine tuaj..

    te fort jeni qe e mbani genjeshtren ne bark pa pik zori e villni..

    hajde soj hajde ..

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ketu dikush i bien pragut e dikush deres,e dikush pragut qe te degjoje dera.
    Pa hyre fare ne debatet tuaja po i them edhe une dy fjale.
    Ka njerez qe kane plot 8 vjet qe presin Z.Gazidede te kthehet ne memedhe.
    I duruari fiton perhere.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Kthimi i Gazidedes ne Shqiperi eshte interesant per shume arsye. Arsyeja e pare eshte fakti qe gjithe mediat shqiptare e kthyen ne kryeartikull kthimin e tij ne Shqiperi. Arsyeja e dyte eshte qe Gazidede hyri ne Shqiperi me "leje kalimi" nga ambasada shqiptare ne Turqi, e leshuar me pelqimin e ministrise se jashtme shqiptare, pra vete qeverise shqiptare. Dhe kthimi i tij behet akoma me shume interesant, kur edhe vete kryeministri i vendit prononcohet ne media per te.

    Bashkim Gazidede eshte nje "hije e zeze" ne historine e pluralizmit shqiptar, jo vetem nga pozita qe mbajti, por edhe nga "krushqite" qe ai beri si kur ishte ne krye te SHISH, edhe kur u largua prej Shqiperise ne 1997. Dhe "krushqite" e Gazidede ishin te tilla qe nuk kishin vetem pasoja politike, por kishin pasoja te vete imazhit te Shqiperise si ne gjeo-politiken ballkanike/evropiane, por edhe ne portretizimin e Shqiperise ne realitetin e ri boteror te "luftes kunder terrorizmit" pas shtatorit 2001.

    A eshte i ndershem Gazidede?
    A ka kryer krime apo abuzuar me pushtetin ai?

    Keto jane pyetje qe i bejne njerezit e kafeneve apo gazetaret e zellshem qe gezohen qe kane dicka per te cilen te shkruajne. Kryeministri i ri Berisha, qe pretendon se "ka mbyllur kapitullin e 1997", mbase ne menyre te pavetedijshme po e rikthen 1997 perseri ne retoriken politike dhe opinionin mediatik te Tiranes me "emerimet" dhe "riatdhesimet" me vendime qeveritare te figurave kryesore te 1997.

    Prandaj i dashur kryeminister, nese vertet deshiron ta mbyllesh kapitullin e 1997, mos bej levizje te tilla qe cenojne jo thjeshte temperaturen politike ne vend, por i rikthejne qeverise se re qe ti kryeson ate hijen e zeze qe ti shkunde nga trupi ne keto 8 vjet.

    Dhe ne mbyllje, besoj se Gazidede do tu rrefeje shqiptareve se ku i ka ngrysur keto 8 vjetet e jetes se tij ne ilegalitet dhe cilet kane qene ata "miq" qe e kane strehuar.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-12-2005 më 01:49

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korrieri

    -------


    Berisha provokon

    E Diele, 18 Dhjetor 2005

    Nga Frrok CUPI

    E mbani mend? Betimi i Qeverise "Berisha" para Presidentit te Republikes, ka pasur nje moment te frikshem. Kryeministri ulet per te firmosur, hedh firmen, mban pak frymen dhe me grushtin e lapsit i bie fort tavolines. "Tani jam une, thundra ime u ngul". Keshtu lexuam, me frike, te gjithe para ekraneve televizive.

    Te nesermen nuk reagoi askush. As disa dite me vone. Ishte perhapur nje deshire e mire, e bazuar askund, se "ky do te kete ndryshuar". Akti me i fillimte tregoi te kunderten, por hajd te presim. Nuk jane mbushur akoma 100 dite te Qeverise se tij, dhe ai e ka perseritur "thundren" e pare disa here. Akti me i dukshem i Kryeministrit, eshte provokimi. Kryeministri, i ngjallur ne pushtet tete vjet pasi revoltat popullore te mbare vendit e debuan nga froni, ka zgjedhur rrugen e provokimit te asaj periudhe dhe situate qe solli renien totale te shtetit nen mbikqyrjen e tij.

    Pardje deklaroi se "Gazidede eshte i ndershem dhe i perkushtuar". Gazidede ka qene shefi i sherbimeve sekrete gjate periudhes 1992 deri ne renien e shtetit me 1997. Kjo eshte nje periudhe qe ngjall frike per secilin qe e kujton. Gazidede hyri ne memorien e njerezve si nje shkaktar i asaj tragjedie. Te pakten ne memorien e njerezve, ai keshtu ndodhet edhe sot e kesaj dite. Kryeministri mori guximin qe ne nje fjalim te stisur enkas, njesoj si ne stilin bolshevik, t'u hedhe njerezve ne fytyre ate cfare ata e kishin lene ne nje gremine te kujteses se keqe.

    Ne festen e krijimit te PD-se, kryetari i saj dhe nderkohe Kryeminister, evokoi periudhen e deshtimit te tij ne pushtet 1992-97, duke e quajtur revolten popullore te shkaktuar prej qeverisjes se keqe dhe prej falimentimit te piramidave mashtruese, si "revolucion komunist". Shtetasit shqiptare, aq sa votuan per riardhjen e Berishes, e bene kete me besimin ne ate qe ky njeri ishte betuar tete vjet: "Kam ndryshuar!" Tani qe ky erdhi, iu hedh dorashken: "Jeni komuniste!"

    Para vendimit shume te keq te Qeverise per ndalimin e mjeteve motorike lundruese, Kryeministri ka thene publikisht se "do te qellohet me arme kushdo qe nuk ndalon para policise". Kush e degjoi iu dridh mishte. Provokacioni shkonte direkt ne Vlore, aty ku eshte thene kaq shpesh se "eshte vend i skafeve". Por mendja e Berishes, padyshim punonte ne vitin 1997. Vlora atehere ishte nje prej qyteteve qe kerkoi doreheqjen e Presidentit Berisha. Ky tani iu kthehet keshtu.

    Pse provokon Berisha?

    Arsyeja e pare eshte qe te tatoje pulsin e njerezve se sa e pranojne nenshtrimin. Me Gazideden kete e realizon mjaft mire. Sepse duke imponuar kete njeri te kujteses se keqe, imponon vetveten. Ne qoftese provokimi "punon", atehere Kryeministri mund te mendoje lirshem se "ate cfare bera, mund ta bej perseri". Figura e Gazidedes ka shume lidhje me sjelljet e Berishes gjate periudhes qe i ra shteti.

    Arsyeja e dyte eshte qe te mase pulsin e "armiqve" te vitit 1997. Gazidede, ne fjalimin e fundit te mbajtur ne Parlament ka akuzuar sherbimet e huaja sekrete, duke perfshire CIA dhe Greqine. Berisha tani rehabiliton Gazideden si "te ndershem" per t'u thene aleateve se edhe deklarata e tij ishte "e ndershme". Dmth., gishti i Kryeministrit per ngjarjet e vitit 1997 drejtohet edhe nje here nga CIA dhe nga Greqia. Pak kohe me pare ky tentoi te dergonte si ambasadore ne SHBA pikerisht nje nga ato qe e kishte vene CIA-n ne nje sulm te pashoq per ngjarjet e deshtimit te Berishes... Por nderkohe, kur thote se "Gazidede eshte i perkushtuar", Berisha i pershtatet nje fjalori tipik islamist. Gazidede njihej si nje njeri i lidhur me ate bote, i betuar per perkushtim ne Meke; aq me shume qe per nje periudhe te gjate kohe jetoi ne Libi. Me sa duket "perkushtimin" e Gazidedes e perdor si nje sfide tjeter ndaj qyteterimit perendimor.

    Dhe, me e fundit arsye pse Berisha provokon, eshte se punet e qeverisjes i kane ngecur keq. Kriza me energjine, bllokimi i sipermarrjeve, asfiksimi i ndermarrjeve te medha private, deshtimi ne premtimet e veta, buxheti thuajse ne faliment... Te gjitha e shtyjne Kryeministrin drejt instiktit te vjeter te provokimit dhe te betejes.

    ---








    qe thua ti albo qe je i zoti topit me te cilin luajm ne kalamajt e lagjes..
    hijet e 97 -tes nuk zhduken me syrgjynosjen e Gazidedes.. ne firifistun.. por me hapjen e letrave nga te gjitha palet pjesmarrese ne tragjedine 97.

    97-ta nuk erdhi si rrufe ne qiell te paster..
    ajo erdhi ja...keshtu si po ndodh kto dite..

    ka 100 dite mbas 3 korrikut qe leh Edvini..

    berisha vodhi berisha genjeu .. berisha po vret berisha na la ne erresire etjetj.. (cdo dite keshtu thot ZP ) a thua se edvinua me te vetet votoi ne 3 korrik per Berishen dhe na qenka i zhgenjyer nashi..

    Ka rregulla demokracia..

    fiton nje grupacion politik dhe drejton qeverine dhe kjo qeveri lihet te punoje pa ju ven shkopinj nen rrota pra pa ju bere revolucion..
    pik per pike cpo ndodh kto dite ka ndodhur me 92-97-ten..
    Ska revolucion kur ka votime.. e aq me teper kur keto votime behen nen patronazhin e qeverise se Partise A dhe i fiton partia B sic ndodhi ne 92 qe shtetin e kish pasur per 50 vjet partia A ..pra PPSh dhe votimet i fitoi partia B pra PD-ja. Edhe tani shtetin per 8 vjet e kish partia A pra Ps dhe votimet i fitoi partia b pra PD.

    Ne kto raste Partia A ben gam gam po jo pergatitje per revolucion sic beri ne 92-97 e sic po ben tani.

    Albo mos bjer ne pozitat e Frrok Cupit..

    Cdo shqiptar e ka vendin ne vendin e tije dhe pastaj se rri i lire apo ne burg e vendosin gjykatat.

    Psh a eshte normale qe Frrok Cupi nje nga nxitesit e djegjes e tragjedise 97 dhe nxites i gafurr mazrrekut qe vrau Azemin me 6 plumba ne parlament te rri 8 vjet drejtor me kolltuk e kompjuter ne zyre ne bulevard e pi kafe cdo dit ne Rogner me vetur te bi.tha.. e ai qe desh ta ndale zjarrin.. e 97 -tes pra gaz dedja me shoke te syrgjynoset?
    Pse ku jemi ketu ..Shqiperi 1945..

    Iken Rilindasit ne 44-45 me Mithad Frasherin ne krye e s'u kthuen me.. pse se Shteti duhej te ishte vec per Zan Caush e Rita marko e aranita e Hekurana..

    te vije Bashkimi e kush te doje e bujrum te vej kush te doje ne Gjykate te hape padi..

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Kur ne pushtet vijne ujqrit, dhe sorrat do rrotullohen aty verdalle. Gazidedes & Co qe po nxjerrin koken nga vrimat ku ishin futur, ju erdhen ne pushtet miqte e shoket, ata plehra politikane qe e zhyten vendin ne halene e '97-es, e doemos nuk ja ka me friken ligjit. Ky mizerje rrob, qe jo vetem eshte pergjegjes per vdekjen e shume bije nenash por dhe per iderat psiqiko-fantastiko-shkencore qe i vune fajin Greqise per pislleqet qe gatoi ai me Berishen e shoke, e i vuri flaken dhe atyre 2-3 mardhenieve qe patem me matufet Greke. Nuk eshte cudi qe neser pasneser ti shohim te lire dhe Alimucen e ndonje tjeter gatues te asja corbe, se ne fund te fundit Alimuca eshte thjesht fasada, mjeshtrat e vertete te '97 sot jane ne fuqi e do bejne c'eshte e mundur ti nxjerrin shoket e miqte nga vrimat ku kane futur koken. Berish corb-gatuesi, e nisi flaken, ngadale ngadale po i nxjer dhe tiganet, me sa duket ate corben e '97 do e ham perseri. Po s'faj ka ai, fajin e kane rrobt e shkrete qe kerkojne derman, dhe padashur vendosin ne pushtet keta mizerje politikane, mushkonja malsie, qe po krijojne rreth vetesh pirgje mbeturinash e po na kthejne perseri ne hale te ballkanit.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  8. #18
    http://vertet.blogspot.co
    Anëtarësuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    Frrok Cupi kercenon...

    Nepermjet gazetes “Korrieri” Frrok Cupi me shkrimin me titull “Berisha provokon” kercenoje edhe nje here shqiptaret se ka plane dhe jane marre te gjitha masat per ta djegur edhe nje here Shqiperine…
    Fakt eshte se pavarsisht nga faktoret te cilet cuan ne tensionimin e situates ne vitin 1997 dhe pavarsisht nga masat e plota organizative per ta djegur Shqiperine ne 1997, pa gazeten “Koha Jone” dhe te paguarin Frrok Cupi qe e coi Shqiperine por vecanarisht Vloren ne histeri me thenjet se, na mbyten, na vodhen, na vrane, na shtypen maloket… Shqiperia nuk do te qe shkrumbuar…
    Ja pra edhe njehere kercenim, por kesaj radhe nepermjet “rrufes” Korrieri me te paguarin Frrok sepse na eshte kthyer ne Atdhe personi “non grata”, Bashkim Gazidede…
    Djall! Po c’i djeg kaq shume Cupit?
    A mos ka frike se munde te dokumentohet roli i tije ne djegjen e Shqiperise? Pse nuk me shqetsoi mua dhe shumices se shqiptareve shkelja e tokes shqiptare nga Bashkim Gazidede…?
    Do na kthehet 1997, bertet Frroku dhe tashme shqetsimet ne zemer e tije lexohen qarte. Cila pjese e shqetson derziun? E para-djegja? Apo e dyta-poshterimi qe i bene ne zgjedhjet parlamentare (per deputet te Vlores) ata te cileve i sherbeu dhe i solli ne pushtet? Apo te dyja,corba, djegje-poshterim?
    Bosat nuk e lane pa gje, munde te thote dikush. E urdheruan ti sherbej nepermjet postit te drejtorit te ATSH-se dhe djalin ja nisen me “studime” ne Greqi…
    Oh, 97-ta zoti Frrok…?
    Ne jo vetem kemi nevoje te kthehemi tek ai vit por ne duhet te kthehemi deri tek 1999-1990 qe te analizojm rrenjet e fatkeqsise shqiptare dhe te nxjerrim personat pergjegjes qe kush e di ku po bredhin hypur ne kale… dhe ne qofte se keto vite ju duken te largeta une them t’ja nisim qysh nga 1986, Katovica, si pikenisja kryesore e poshtersise ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve ne keto vitet e fundit

    Marre nga http://vertet.blogspot.com
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2006
    Vendndodhja
    rome
    Postime
    44

    Gjeneral Bashkim Gazidede rikthehet ne atdheun e tij te dashur...

    Nga BALKANWEB: Shqiperi, Shteti rimerr ne pune gjeneral Bashkim Gazideden. Ish-drejtuesi i SHIK-ut ne krye te Hipotekave!

    Lajmi i pare qe lexova sot, e pa qene supresticioz, them se dita ime filloi keq!

    I kujtoj mire ato dite, kur gjenerali matematicien ishte ne kulmin e karrieres se tij politike e si ROTTWEILER besnik zbatonte, me embelsine qe e karakterizon, urdherat e presidentit te vet, per te shtypur revoltat e 97-es.

    Shume shpejt do te zbulojme, se nje person i tille i ka munguar shume Shqiperise dhe shteti duhet t'i kerkoje te falur per keto vite emigrim te detyruar; e pse jo... ta demshperbleje!

    Shqipetaret, mendoj, kane nje arsye me shume sot, te jene me te "qete"!

    Nje fakt me shume qe me bind se eshte Zoti ai qe e drejton historine, duke transformuar budallallekun e njerezve. Te ishte per ne...do t'a kishim shkaterruar boten me kohe! Faleminderit Gazidede!

  10. #20
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Emërimi nga Ministria e Drejtësisë. U kthye në Shqipëri para 5 muajsh
    Rehabilitohet Gazidede, në krye të Hipotekave
    Që sot zv/drejtor i përgjithshëm

    Altin Kreka
    krekas@hotmail.com

    Bashkim Gazidede është emëruar zv/drejtor i përgji-thshëm i hipotekave ose siç quhet në gjuhën zyrtare, zv/kryeregjistrues.
    Ai do të jetë që sot në punë dhe do të mbulojë çështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomike dhe juridike të hipotekave. Emërimi është bërë nga ana e ministrisë së Drejtësisë që ka në vartësi këtë institucion. Lajmi është konfirmuar dje zyrtarisht për “Gazeta Shqiptare” dhe nga burime të autorizuara pranë ministrit të Drejtësisë. Ish-gjenerali që u emëruar nga ish-presidenti Berisha në krye të operacionit për shtypjen e revoltës që përfshiu vendin pas rrëzimit të skemave piramidale është kthyer qetësisht vetëm pak muaj më parë pas një largimi prej 8 vjetësh nga Shqipëria.
    Burime pranë Kryeministrisë konfirmuan dje mundësinë që Bashkim Gazidede shumë shpejt të jetë në krye të zyrës së rregjistrimit të pasurive të paluajtshme pas një dorëheqje të mundshme të kryeregjistruesit aktual Edlir Vokopola, i cili mund të largohet për arsye shëndetësore.

    Skema e ndryshimeve
    Gjithçka është përgatitur më së miri në zyrën e përgjithshme të hipotekave për të hapur vendin për zv/drejtorin e ri. Struktura e vjetër e hipotekave nuk kishte të parashikuar postet e zv/drejtorëve por me ardhjen kryeregjistruesit të ri Edlir Vokopola u krijuan këto dy vende. Gjatë gjithë kësaj periudhe atje kanë punuar me kontratë dy persona. Respektivisht Sonila Jahazaj si zv/kryeregjistruese që kujdesej për çështjet e rregjistrimit fillestar si dhe Alkent Shpendi, z/kryerregjistrues që kujdeset për anën financiare dhe juridike si dhe çështjet e ankesave të klientëve. Do jetë pikërisht Alkent Shpendi që do të kalojë në postin e drejtorit juridik të zyrës së rregjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe postin dhe zyrën e tij do ta marrë Bashkim Gazidede sot. Ish-kreu i SHIK deri në vitin 1997 do jetë sot në zyrën e tij të re të punës, të paktën kështu bëhet e ditur nga burimet në lidhje me këtë çështje. Gazidede thuhet se do të qnëdrojë disa kohë në këtë detyrë për të kaluar më pas butësisht në krye të hipotekave.

    Emërimi
    Komunikimi i emërimit është bërë dje nga ana e ministrit Bumçi i cili mësohet të ketë bërë edhe një takim me kryeregjistruesin aktual Edlir Vokopola për të saktësuar hollësitë e fundit në lidhje me këtë ndryshim në drejtimin e Hipotekave. Po dje është komunikuar që sot do të jetë në zyrën e tij të re të punës, Bashkim Gazidede, i cili herën e fundit që ka patur një post zyrtar në administratën shtetërore ishte kur drejtonte shërbimin informativ kombëtar deri në vitin 1997 nga ku u largua duke mërguar me gjithë familjen për 8 vjet me rradhë për shkak të situatës së krijuar në vend me rrëzimin e skemave piramidale. Ish-mësuesi i fizikë-matematikës do të jetë tani në krye të një prej zyrave më të rëndësishme të shtetit shqiptar, që merret me pronat, Hipotekat.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •