Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Bashkim Gazidede, ish kreu i SHISH kthehet në Shqipëri

    -----------------------------------------------------

    Emri i tij ngjalli shumë debate pas trazirave të vitit 1997, por ish-kreu i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, është rikthyer thuajse pa u vënë re në Shqipëri. Së bashku me të shoqen dhe dy vajzat e tij, Bashkim Gazidede është rikthyer në banesën e mëparshme, është ulur normalisht nëpër kafetë e Tiranës pa rënë në sy të kërkujt. Kanë qënë vetëm miqtë e tij të ngushtë që e kanë përshëndetur apo e kanë takuar, gjatë ditëve të para të rikthimit Bashkim Gazideden. Fqinjët e tij pohojnë se kanë qënë të shumtë njerëzit që i kanë urdhëruar mirëseardhjen në shtëpi ish-kreut të SHIK-ut, e apartamenti i tij duket se ka vend vetëm për ta. Megjithëse ka ditë në Tiranë, Bashkim Gazidede ka mënjanuar çdo takim me mediat. Në apartamentin e tij, në një pallat pesë katësh në Tiranën e Re janë të mirëpritur vetëm njerëzit që janë të njohur për familjen. Në fakt, që pas largimit të tij nga Shqipëria, në mesin e vitit 1997, askush nuk ka patur dijeni të saktë për vendndodhjen e Gazidedes dhe familjes së tij. Burime të besueshme thonë se Bashkim Gazidede është përgatitur për t’u rikthyer në Shqipëri gjatë ditëve të para të korrikut, atëherë kur ka qenë i sigurt edhe rikthimi i PD-së në pushtet.


    Ka qënë një leje kalimi e siguruar nga Ministria e Brendshme ajo që i ka mundësuar zyrtarisht rikthimin në Shqipëri, ish- shefit të Shërbimit Sekret, Bashkim Gazidede. Burime të Ministrisë së Brendshme bëjnë të ditur se pikërisht nga ky institucion ka dalë leja e kalimit për Bashkim Gazideden, pasi prej vitesh ish -profesorit të fizikës i kishte skaduar pasaporta. Falë kësaj lejeje të siguruar, Bashkim Gazidede ka mundur të kalojë normalisht në pikën kufitare të aeroportit të Rinasit. Zyrtarisht nuk dihet vendi nga e ka nisur rrugën e kthimit Gazidede, por ai ka përdorur si vendkalimi tranzit, Turqinë. Burime të besueshme thonë se për një kohë të caktuar Bashkim Gazidede ka qëndruar në Pakistan dhe nuk është çudi që rikthimi i tij pas tetë vjetësh në vendlindje të ketë pikënisjen nga ky vend. Gjithsesi, Gazidede, duke përjashtuar çdo mundësi kontakti me median shton tymnajën e diskutimeve rreth vendit ku qëndroi gjatë 8 viteve të arratisë. Pas largimit nga Shqipëria në vitin 1997 askush nuk ka ditur me saktësi vendondodhjen e tij apo vëshirësitë ligjore me të cilat është përballur gjatë këtyrë viteve. Vetë Gazidede premtoi se gjithçka që lidhet me të do ta bëjë me dije gjatë një konference për shtyp, e cila pritet të organizohet javën e ardhshme.

    -----------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tema

    EDITORIALI

    Gazidede si test

    Nga Andi Bushati

    Disa prej të përditshmeve më të mëdha të vendit
    shndërruan, dje, në kryelajmin e tyre, një fakt
    kronike, atë se ish kryetari i shërbimit sekret
    shqiptar, Bashkim Gazidede, ishte rikthyer pas tetë
    vitesh emigracioni në Shqipëri, duke kaluar aeroportin
    e Rinasit me pasaportë të skaduar dhe i pajisur me një
    leje të thjeshtë kalimi. Lajmi i përcjellë me bujë e i
    rimarë më pas edhe nga të gjitha TV-të më të
    rëndësishme, e meritonte një zhurmë të këtyre
    përmasave. Për disa arsye.
    Emri i këtij personazhi enigmatik e plot hije të
    viteve të para të demokracisë shqiptare (për të cilin
    çuditërisht në të gjitha arkivat e mediave shqiptare
    ekzistojnë gjithsej vetëm dy fotografi bardh e zi),
    është i lidhur me një mori kronikash gjyqësore, i
    prezantuar shpesh si i kërkuar, qoftë për krime kundër
    njerëzimit, qoftë për dezertim më 1997. Por, nga kjo
    pikëpamje, qytetari Gazidede, nuk është më interesant.
    Tashmë, ai është liruar qoftë nga akuza absurde për
    krime kundër njerëzimit, që prokurorët politikë të
    1998-ës nuk e vërtetuan dot kurrë, qoftë nga ajo e
    dezertimit nga komanda e gjendjes së jashtëzakonshme.
    Ai, fizikanti, muslimani i mirë dhe qytetari pa
    funksione Gazidede, tani është një njeri i lirë, që
    mund të hyjë në vendin e tij normaisht, që prej vitit
    2003.
    Por, në rastin e kësaj figure kaq kontroverse, sa të
    anatemuar e të urryer për disa, aq edhe të shpërfillur
    apo të harruar nga të tjerë, problemi nuk mund të jetë
    vetëm ligjor. Ai është njëkohësisht edhe politik.
    Sepse emri i Gazidedes përfaqëson një nga faqet më të
    errëta të historisë sonë të re. Ai është shembulli
    tipik i shpërdorimit të shërbimeve sekrete, për
    ndjekjen, përgjimin dhe dhunën mbi opozitën. Ai është
    shembulli tipik i njeriut mendje mbyllur, besnik deri
    në fanatizëm ndaj besimit të tij, që papritur
    shndërrohet në vegël qorre, pavarësisht nga çmimi që
    ka një gjë e tillë.
    Emri i tij rimon me shpërndarjen e dhunshme të
    protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të
    kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin
    drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit,
    qeverisjen e parë të demokratëve.
    Emri i tij dhe institucionit që ai drejtonte, lidhet
    me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e
    një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës,
    dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, që e morën për
    atentator, Remzi Hoxhës.
    Deri këtu, gjithë sa u përmendën, janë pjesë e një të
    shkuare që duhet harruar. Por, rikthimi i Gazidedes,
    është gjithashtu politik edhe për një fakt tjetër. Për
    arsyen se opozita e majtë po e shndërron në një
    lajtmotiv të propagandës së saj të re, rikthimin në
    Shqipëri të atyre njerëzve, që dikur ishin pjesë e
    mekanizmit represiv të qeverisjes 1992-1997. Që gjatë
    fushatës së para tre korrikut, socialistët dhe aleatët
    e tyre të majtë, u munduan të trembin elektoratin me
    tezën e rikthimit të çeçenëve që ishin bërë pjesë e
    mërgatës së Brukselit.
    Në fakt, një gjë e tillë ndodhi. Pas ardhjes së PD-së
    në pushtet, shumë prej këtyre njerëzve u kthyen. Disa
    vërtet si fansa të PD-së, disa si oportunistë me
    shpresën se ndryshimi i ri do t’u sillte edhe ndonjë
    vend pëllumbash e disa të tjerë si mashtrues ordinerë,
    nga ata që dalin në skenë pas çdo turbullire me
    ndërrim pushteti.
    Por ky fakt tashmë i njohur, sado politik qoftë, nuk
    mund të përdoret në mënyrë sipërfaqësore, si
    paralelizëm mes qeverisjes së sotme dhe asaj të
    dikurshme të PD-së. Vërtet Gazidede nuk duhet harruar,
    qoftë edhe si qytetar i lirë i këtij vendi,
    veprimtaria e tij duhet t’i nënshtrohet një gjykimi
    publik, por, në fund të fundit, më e rëndësishme se
    prezenca e tij në rrugët e Tiranës, është prezenca e
    të përndjekurve prej tij në zyrat e shtetit. Përpara
    se të evidentojmë faktin se Gazidede kaloi Rinasin, ne
    mund të përmendim atë se Arben Imami i 28 majit 1996,
    ndodhet në paradhomën e Berishës. Se Genc Ruli i
    drurit të arrës, drejton një nga ministritë më të
    rëndësishme të kabinetit. Se agjenti i lobit grek,
    Pashko, është në Këshillin Kombëtar të PD-së. Se një
    pjesë e mirë e atyre të rinjve energjikë të KOP-it, që
    nuk kanë asnjë lidhje me qeverisjen represive, por
    janë vazhdues të frymës reformatore të fillimviteve
    ’90, gëlojnë sot në majë të administratës.
    Pikërisht për këto arsye, kthimi i Gazidedes dhe i
    sivëllezërve të vet, nuk duhet kthyer në retorikë
    politike. Natyrisht as nuk duhet kaluar në heshtje.
    Pikësëpari ai duhet të na shërbejë si test. Si një
    test për të parë se si Berisha, do të sillet sot, ndaj
    bashkëpunëtorëve të tij të vjetër, të tipit Gazidede,
    të cilët dikur, kryesisht për faj të vet, e çuan drejt
    humbjes së rëndë të 1997-ës. Para së gjithash, kthimi
    i bujshëm i ish shefit të SHIK-ut, është i
    rëndësishëm, për këtë gjë.


    ......

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Le te vije edhe Agim Shehu dhe te nxjerrim nga burgu suden me alimucen dhe ...vojla pastaj

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    --------------------------------------------------------------------------------

    Shqiperia eshte e mbushur me Gazidede
    E Premte, 16 Dhjetor 2005
    Nga Mustafa NANO

    Gjate gjithe kohes kam menduar se, nder te gjithe te ikurit per arsye "politike" prej Shqiperise gjate pesembedhjete viteve te fundit, vetem tre prej tyre mund te perbenin lajm me kthimin e tyre ne atdhe. Qe te tre kane qene te ikur e te pathyer ne nje fare menyre prej Berishes. Fati politik i ketij te fundit ka kondicionuar ne nje mase te madhe "syrgjynin" e tyre ne dhé te huaj. Dy syresh mezi kane pritur qe Berisha te vinte ne pushtet, ndersa i treti- me sa duket, me i pafati- mezi ka pritur largimin e Berishes nga politika. Eshte fjala per Bashkim Gazideden, Agim Shehun dhe Eduard Selamin. Per te tre nuk ka reshtur asnjehere vemendja gazetareske ne Shqiperi. Emrat e tyre kane gjetur rrugen per te care here pas here rrjeten tekanjoze te filtrave e te mekanizmave mediatike te gjurmimit te lajmeve ketejpari. Shpesh jane permendur pa asnje shkak, dhe e gjitha kjo ka te beje me faktin, qe ata kane lene gjurme te pashlyeshme me veprimtarite e bemat e tyre ne Shqiperi. Ben vaki qe nder te ikurit e pakthyer ka njerez esencialisht me te rendesishem se sa keta, por sic ngjan rendom, vemendja mediatike nuk diktohet prej vleres reale te personave, por prej nje zinxhiri ngjarjesh, ne mes te te cilave, qellon qe nje person cfaredo shnderrohet ne nje bicim personaliteti a VIP-i. Keta te tre, kush me shume e kush me pak, kane qene thjesht persona, jeta e te cileve u mpleks fort me ngjarje te jashtezakonshme te jetes shqiptare. Dhe ndodhi, qe gjate tete viteve te shkuara, ndersa Eduard Selami vec glorifikohej e idealizohej vazhdimisht, Bashkim Gazidede e Agim Shehu vec demonizoheshin me te njejtin zell. Nuk eshte se ky shenjterim i njerit apo demonizim i dy te tjereve eshte bere kuturú. Jo! E gjitha e ka nje baze logjike. Eduard Selami iku duke bere (pasi beri) nje gjest dinjitoz. I'u kundervu ne nje fare menyre regjimit autoritarist te Berishes, me te cilin bashkejetoi per nje cope here. Ndersa Gazidede e Shehu iken, pasi iku dhe regjimi i shpifur i Berishes, ne mbrojtje te te cilit ata qendruan deri ne fund. Dhe keshtu, ndersa Eduard Selami ka qendruar e qendron ne dhé te huaj i paisur me nje patente dinjiteti e integriteti (nuk eshte ndonje dinjitet per t'u glorifikuar kushedi se cfare. Eshte thjesht dinjitet), dy te tjeret nuk kane mundur ta shqitin prej vetes vulen e dy maskarenjve par excellence (por nuk jane maskarenj per t'u demonizuar me shume se sa duhet).

    Duhet theksuar fraza e fundit te kallur ne kllapa, pasi keto dite jane ngritur zera majtas e djathtas, te cilet duan ta shohin e interpretojne rikthimin e Gazidedes ne vendin e vet si rikthimin e nje djalli ne strehen e engjejve. Kjo ngjarje, se bashku me rikthimin e pritshem e te paralajmeruar te ish- policit Shehu, po konsiderohet si nje rrufe e papritur ne qiell te kthjellet. Pjesa me e madhe e ketyre zerave jane shtinjake. Te gjithe e kane ditur qe ata do te ktheheshin. Te gjithe ata e kane ditur qe pikerisht ky ishte momenti per t'u rikthyer. Ata iken kur Berisha ra tok me regjimin e tij. Dhe ata po vine bash kur Berisha eshte serish i gjalle. Tok me regjimin e tij, sigurisht.

    Ka nje perkitje interesante ne kete mes. Sipas informacionit qe ka dhene shtypi, i bie qe Gazidede te kete rivene kemben ne Shqiperi para kater ditesh, bash ne monentin kur Berisha pas shume e shume kohesh riperseriti nje qendrim te harruar. Foli per rebelimin komunist te vitit 1997. Ka qene me sa duket nje lloj pershendetje mireseardhjeje qe i ka bere Gazidedes. Keshtu qe ky rikthim nuk eshte rrufe ne qiell te kthjellet; perkundrazi, eshte nje bubullime dosido ne nje shtrengate qe ka filluar. Bubullimat e tjera jane ndjere pa qene Gazidede ketu. E do te ndihen ne ditet e ardhshme pavaresisht nga Gazidede.

    Demonizimi publik e mediatik pra i Gazidedes dhe i Shehut ne keto rrethana eshte nje pese me hic. Gazidede eshte nje instrument e nje sejmen i mjere; eshte nga ato veglat qorre, te cilat, nje zullumqar i pushtetshem, mjaft t'ua kete nevojen, dhe mund t'i gjeje aty per aty e ne cdo hap. Shqiperia nuk di te beje gje tjeter (pervec te tjerash), vecse te prodhoje pa fund Gazidede. Shkurt, ish- shefi i sherbimeve sekrete, megjithese eshte i mirepritur qe c'ke me te prej ish- kapos se tij te djeshem e prej kapos se pushtetit te sotem (padroni eshte gjithmone mirenjohes per sklleverit e tij te katandisur si mos me keq), nuk eshte se mund te ndryshoje ndonje gje ne rendin e ketushem te gjerave. Ky rend, ashtu si njehere e nje kohe, nuk percaktohet nga Gazidedet, por nga ustallaret e ketyre te fundit.

    Zhurma qe po behet keto dite deshmon se pikerisht kjo gje nuk eshte kuptuar. Ne fakt, nuk duan ta kuptojne. Shumekujt qe ka lexuar numrin e djeshem te gazetes "Koha Jone", me siguri i ka rene ne sy, qe Nikolle Lesi i kish ndezur te gjitha baterite kunder bujtesit me te famshem ne Shqiperine e sotme. Dhe Nikolle Lesi e di me mire se shume te tjere, se nuk ka qene Gazidede arkitekti i regjimit te periudhes 1992-1997, nuk ka qene Gazidede ai qe i ka vene flaken redaksise se gazetes "Koha Jone", ai qe ngriti me kembe nje polici sekrete te frikshme, ai qe ka gjurmuar gazetaret, ai qe ka pergjuar politikanet, ai qe i ka rrahur ata diten me diell, ai qe vodhi votat ne vitin 1996, ai qe lejoi piramidat, ai qe shpalli gjendjen e jashtezakonshme, ai qe nisi ushtrine ne jug. Gazidede ka qene thjesht dora e komanduar prej Berishes. E c'kuptim ka atehere qe me nje ane Berishen ta kesh Kryeminister apo ta kesh ndihmuar te behet Kryeminister, e me ane tjeter te vijosh pa fund te merresh me Gazideden? Afermendsh, nuk ka asnje kuptim. Kjo eshte pune rrufjanesh. Edhe kete Nikolle Lesi e di. Paskal Milo gjithashtu.

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Ne shqiperi tashme ka nje rregull i cili e sfidon hapur shtetin: Nese i ke hyre ne hak kujt dhe nuk ndodhesh pas hekurave ende pas pisllekut qe ke bere, dije se shpejt te hekurosin ne mes te asfaltit dhe pa ja bere syri terr kurrkujt. Nese i nderuari eshte i paster ne ndergjegjen e tij atehere te jetoje i qete jeten e tij. Ndryshe sot s'ta fal kush.

    Shume vipa jane gjendur nen tyten e nje arme apo te ndonje kilogrami tritol per maskaralleqet e tyre.

    Dito.

  6. #6
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    E Premte, 16 Dhjetor 2005
    BERISHA REHABILITON GAZIDEDEN

    Markel Bejdo

    Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar rikthimin e ish-shefit te SHIK-ut, Bashkim Gazidede, si te cdo shtetasi shqiptar. Pas rikthimit te Gazidedes, dje kreu i qeverise shqiptare e ka cilesuar ate si nje shtetas shqiptar me te drejta te plota, nderkohe qe ka vleresuar dhe punen e bere prej tij gjate qendrimit ne krye te SHIK-ut. Ne nje konference per mediat, Berisha i ka cilesuar si politike akuzat e ngritura nga ish-qeveria socialiste, qe sipas tij u terhoqen pasi nuk u argumentuan asnjehere. Duke u bazuar ne keto argumente, kryeministri ka theksuar se Shqiperia eshte atdheu i te gjitheve dhe nuk mund t'i mohohet kurrkujt. "Shqiperia eshte vendi i te gjithe shqiptareve dhe z.Gazidede mund te kishte ardhur kur te donte ne Shqiperi. Ndaj tij nuk rendon asnje lloj vepre konkrete penale, pervec akuzes politike per krime kunder njerezimit qe u detyruan ta terheqin ashtu sic e leshuan. Ne qofte se ndokush mendon t'i mohoje vendin kujt, pastaj mendoj se te parit qe i duhet mohuar eshte atij qe i lind ky mendim. Ky vend nuk mund t'i mohohet askujt. Pervec te tjerash, ai ka qene nje punonjes jashtezakonisht me integritet, i ndershem, i perkushtuar. Nuk them se del kush jashte teorise se gabimeve", u shpreh Berisha. Nderkohe lidhur me ngjarjet e vitit 97, kryeministri Berisha i ka cilesuar keto ngjarje si te mbyllura tashme. Por kreu i qeverise ka theksuar se 97-a u sherben atyre njerezve te cilet e perdoren ate edhe ne fushate ashtu edhe ne ato vite, duke theksuar ketu djegiet, bandat dhe vjedhjet e bankave. "97-a eshte ceshtja. Por une dua te deklaroj se '97-n une e kam mbyllur. Fatos Nano dhe te tjere bene fushate me '97-n. Po t'i kthehesha '97-s, bloza dhe tymi ketyre nuk iu del kurre. Por une e kam kapitull te mbyllur '97-n, sepse ka ligje, ka rregulla. "97-a eshte kompleksi i tyre dhe keta persa kohe te mbeten ne politike nuk dalin nga ai kompleks. Dogjen institucionet, vodhen bankat, bene ato qe jane te denja vetem per rebele dhe banda. Por ky eshte nje kapitull i mbyllur. E kam deklaruar. Ka nje ligj amnistie, te cilin e kerkuan me insistim. Wshte miratuar dhe uk kam keqardhje", u shpreh Berisha.


    PESHA E FJALES

    "Gazidede, i ndershem dhe i perkushtuar". Kete shqiptoi dje para shqiptareve kryeministri Berisha. Per nje moment, ai harroi se nuk eshte thjesht kryetar i PD-se por kryetar i nje qeverie qe perfaqeson gjithe kombin. Ai tha se viti '97 quhet nje kapitull i mbyllur, por ne fakt Berisha e rihapi ate. E rihapi duke rehabilituar ish-shefin famekeq te SHIK-ut, Bashkim Gazidede, i cili sigurisht eshte nje qytetar i lire, por kjo nuk e zhvesh ate nga pergjegjesia per shume te zeza qe kane rene mbi kete popull. "PS-ja dogji bankat, institucionet, eshte e denje vetem per rebele dhe banda" ! Cudi! Nuk fliste keshtu kryetari i PD-se para 3 korrikut. Perkundrazi, ishte i perunjur para elektoratit sa ne nje vegim te lehte mund ta krahasoje me Gandhin. Berisha tha qe e quan kapitull te mbyllur '97-n, por ne thelb ai nuk shprehu asnje minimum pergjegjesie per te gjitha ngjarjet e vitit famekeq. Ai mendon se 97-a eshte pergjegjesi e popullit te PS-se, por ai kryetari i popullit te PD-se ka vendosur te rishkruaje historine. Berisha edhe mund te heshtte vertet dje, kur u pyet per Gazideden, por ai zgjodhi nje rruge tjeter: vendosi t'i heqe mekatet ish-shefit te SHIK-ut. Duke e bere kete, ai ben jo vetem nje gabim taktik politik por edhe fyen inteligjencen e te gjithe atyre qe e kane votuar.

    A.N



    GAZIDEDE - SHEHU, NJE CESHTJE IMAZHI

    Nga Ilir Paco

    Rikthimi i Gazidedes dhe pergatitja e terrenit per mberritjen e njeriut tjeter qe simbolizonte per ne gazetaret, njeriun e frikshem qe mund te te shfaqej ne ndonje cep te erret neteve pas pune, mund te komentohet sipas sentences se njohur te gotes gjysme bosh ose gjysme plot.

    Nga nje kendveshtrim pozitivist, per disa, kthimi i Gazidedes por edhe ardhja e mundshme e ish zv/ministrit te Brendshem, Agim Shehu, i denuar me 7 vjet burgim ne mungese, nuk perben asnje lloj shqetesimi per opinionin pasi ata jane qytetare te lire. Te pakten per Gazideden kjo vlen qe nga 2001-shi kur u lirua nga te gjitha akuzat, perfshi edhe akuzen absurde te "krimeve kunder njerezimit". Mirepo nga nje tjeter kendveshtrim, kthimi i tyre, sado normal qe te duket, nuk do beje gje tjeter vecse do zhvleftesoje akoma me shume ne syte e shqiptareve ate qe sot ehte nje nga pushtetet me te perfolur, ate gjyqesor, por edhe imazhin e funksionimit te shtetit. Dhe kjo per arsyen fare te thjeshte se te dy ish-njerezit e fuqishem te ish-pushtetit te pare te Berishes, duket se nuk kane zgjedhur kohen me te pershtatshme per te realizuar nje kthim te tille. Gazidede me kthimin e tij, pikerisht tani "qe nuk ka zot, t'ia mohoje sepse eshte e drejta e tij) nuk beri gje tjeter vecse perforcoi imazhin e krijuar te njerezit se ne Shqiperi shteti funksionon jo si shtet por si ciflik dhe kur je mik i cifligarit te nderojne te gjithe. Ai ishte shpallur i pafajshem, pra duhet te kish tentuar te vinte me pare se PD te ngjitej ne "olimp". Pra kthimi i tij pikerisht tani, ashtu si kthimi i shume personazheve te tjere me pak te njohur se ai prane PD-se, madje disa edhe te perfolur per perfshirje ne afera te paligjshme, te krijojne idene se partia ne pushtet eshte mbi gjithcka, edhe mbi ligjet, edhe mbi gjykatat, mbi cdo gje. Edhe njehere e theksoj se ne rastin e zotit Gazidede, nuk ka asnje pengese dhe askush nuk mund t'i mohoje te kthehet ne atdheun e tij, por nese donte t'i bente nje te mire imazhit te shtetit, mund te kishte zgjedhur p.sh. te vinte para tre korrikut ne Shqiperi.

    Sa per rastin Shehu, kjo duket akoma me e disfavorshme per imazhin e shtetit. Ai sipas informacioneve te shtypit ka nisur procedurat per te fituar pafajesine dhe e ka cuar ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese, nga e cila pret shfuqizimin e vendimit te gjykates ushtarake, e cila e ka denuar ne 5 nentor 2001 dhe si rjedhoje rigjykimin nga nje gjykate civile. Pa e paragjykuar aspak pozicionin juridik te gjeneral Shehut, do te ishte me vlere te shikohej se cfare pasojash do te sillte clirimi i tij pikerisht tani nga akuzat, ne imazhin e sistemit gjyqesor shqiptar. Nese Agim Shehu shpallet i pafajshem "ai edhe mund te jete i tille vertet), atehere mendoni se cfare goditjeje do te merrnin dhe sa false do te dukeshin per qytetaret, deklarimet e autoriteteve mbi perpjekjet dhe reformat per te arritur pavaresine e sistemit gjyqesor shqiptar. Rikthimi i njerit dhe perpjekjet per pafajesi te tjetrit, duhet ta kene vendosur ne siklet kryeministrin Berisha, i cili ka bere dhe po ben perpjekje te mundimshme per te permiresuar imazhin e tij, si njeri qe nuk do te perserise gabimet e se shkuares kur te gjitha pushtetet perfshi edhe ate te drejtesise i kishte nen kontroll. Pikerisht tani kur institucionet nderkombetare vazhdojne ta shpallin sistemin gjyqesor si me te korruptuarrin dhe me pak te pavarurin, dy njerezit "hijerende" dhe besnike te ish-Presidentit Berisha, mund ta kishin "kursyer" pak kete te fundit, duke e shtyre ose duke e shpejtuar ardhjen e tyre. Shumekush mund te kete nje opinion krejt tjeter nga ky qe po shpreh autori i ketyre radheve. Nga nje kendveshtrim me europianist, shumekush mund te kete te drejte te mos mendoje si une, por Shqiperia eshte ende ne fazen e nevojes per te krijuar nje imazh te ri dhe besim te qytetareve ndaj institucioneve, dhe per kete nevojiten edhe sakrifica, te cilat te paret duhet t'i bejne ata, gjeneralet, qe te pakten teorikisht jane betuar dikur t'i sherbejne me perkushtim ketij vendi.

  7. #7
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    nuk di ke torturoj, por di nje hale qe nuk e torturoj mustafa al nano.
    kete renegat qe i "djeg" zemra per drejtesi dhe demokraci,
    ketij kolumnisti qe kaq shume e mbron lirine e fjales dhe te "verteten" e saj.
    Ketij plere qe per 8 vjet nuk tha nje llaf te keq per Tosin me shoke, thua se kishim ne qeveri Nene Terezen me Motrat e saj, e jo nje bande kusaresh e hajdutesh e vrasisish, qe nuk i ka hyre gjemb ne kembe akoma!!!!!!!
    Ate dhe shume si ai nuk i torturoje..............

  8. #8
    T.N.T
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Vendndodhja
    Lake shore drive
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga Brari
    viox .. pa na thuaj ke torturoi gazdedja?

    Gazidedja juaj i dashur ishte arkitetk i planit per pushtimin e vlores ,tepelenes dhe komplet JUGUT me mercenar te paguar me parat e vefes dhe gjallices.
    Urdhrat qe kishi mercenaret ishin qelloni ku te kete rezistence .

    Nuk do ta kete te gjate ky heroi juaj ,mban mbi kurriz hasmerine e nje kombi . Po te ishte aq i ndershem nuk fshihej ne vrime te miut per 8 vjete .

  9. #9
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Interesant.......

    te shohim cfare do thot ne konferencen per shtyp Gazidedja....

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga Brari
    viox .. pa na thuaj ke torturoi gazdedja?

    Bisnezmenin shqiptaro-maqedons qe e zhduken pa lene zhurme. Ndersa neper rajonet e policise se tiranes me urdher te tijin zhulsat e palare nga tropoja turturonin kedo qe nuk i vinte pas midese qeverise.

    Sala juj thote qe eshte burre i fjales. Pse nuk e mbrojti Gazideden Sala sa qe 8 vjet ne opozite? Apo per te fituar pike? Burre lege.n.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •