Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Zgjadhjet ne Gjermani

    po afrojne dhe te djelen do te vendoset mbi kancelarin e ri te ketij shteti dhe partite fituese ne to.

    Perpara fatkeqesive natyrore te shkaktuara nga permbytjet e kesaj vere dhe perpara deklarates kundershtuese te kancelarit te tanishem Schröder, se nuk perkrah luften ndaj Irakut, sondazhet nxirrnin ne kuota me te mira per fitore kandidatin Stoiber.

    Kurse tani pas ngjarjeve te siperpermendura duket se ne sondazhe ai qe ka perqindje me te medha per fitoren ne zgjedhjet e se djeles eshte Schröder.
    Ndihma qe Schröder u caktoi zonave te permbytjeve nga lumi Elbe, duket se i ndihmoi vete kancelarit, popullariteti i te cilit po rritet ne vend.

    Pika me delikate ku Schröder sulmohet nga kundershtari bavarez i tij, duket se eshte, ekonomia e vendit dhe premtimi per uljen e papunesise ne vend, ku kjo e fundit duket se gjate qeverisjes se SPD e te te GJelberve, nuk eshte realizuar,pra papunesia ne Gjermani qendron gati ne kuotat qe ishte dhe gjate qeverisjes se Helmut Kohlit.

    Stoiberi ne kete pike eshte me favorit,pasi ne vete landin e tij te Bavarise, papunesi eshte ne kuotat me te ulta, ne rang vendi dhe kjo duket dhe si nje nga kartat fituese te ketij kandidati e te kualicionit qe ai perfaqeson (CDU / CSU)

    POr e djela do jete dhe dita, ne te cilen do te mund te shikojme rezultatet perfundimtare te ketij raundi zgjedhjesh dhe emrin ekancelarit te ardhshem te Gjemanise Federale.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Kualicioni Rot-Grünn do vazhdoje punen

    Rezultatet e zgjedhjeve te Gjermanise , treguan se kualicioni kuq-jeshil do te vazhdoje te qeverise ne Gjermani dhe per 4 vjecarin e ardhshem.
    Rezultatet e zgjedhjeve :

    - SPD 38,5

    - CDU/CSU 38,5

    - Grüne 8,6

    - FDP 7,4

    - PDS nuk arrin dot te kape kuaoten e 5 % per te hyre ne parlamentin federal (Bundestag).

    Me 306 deputete kualicioni i majte arrin mazhorancen absolute te parlamentit (603 deputete) e mund te qeverise rehat per 4 vjetet e tjere.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet nė Bllog
    22
    Si mund te qeverisesh rehat per 4 vjet kur rezultati eshte kaq i ngushte? Kur Bushi erdhi ne Shtepine e Bardhe, senati mbahej nga republikanet me 1 senator me shume se demokratet. Shume shpejt pushteti ndroi duar.

    Mos harro, se qeveria dhe kabineti i ardhshem i Shroder do te perballet me nje klime te ftohte nga Washingtoni pas qendrimit kunder per Irakun dhe komenteve te ministres gjermane per Bushin. Megjithate koha do ta tregoje se kush do te vuaje izolimin, US apo Gjermania ne arenen nderkombetare.

    Shroder do ta kete shume te veshtire qeverisjen si brenda edhe jashte Gjermanise.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Albo,
    lart kam thene e mund te qeverise rehat, cka nuk absolutizon nje qeverisje te rehatshme per 4 vjet.

    Vete Stoiber, ne nje deklarate post-zgjedhore u shpreh se, ishte i bindur se kjo qeveri nuk do e kete jeten e gjate dhe pas nje viti ai mund te behet kancelar i vendit.

    Deklaratat e ministres gjermane se BUsh po tenton te beje te njejten gje si Hitleri ne Gjermani, pra, heqjen e vemendjes nga problemet e brendshme te vendit e perqendrimin tek ato te jashtme, mendoj se ka qene nje deklarate-gafe nga ana e kesaj ministrie, dhe perpos, ashpersoi me keq ftohjen ne marredheniet SHBA e Gjermani.
    Stoiber e denoi nje deklarate te tille, dhe u shpreh se me SHBA nuk duhet te kete ftohje marredheniesh, por bashkepunim, megjithese dhe vete ky nuk e perkrahte nje dergim te trupave gjermane ne Irak.

    Midis Schröderit e Bushit nuk ka me komunikim, dhe kjo eshte normale, pasi Bush s'ka se si te kaperdije nje kafshate te atille fyerjeje, por dhe mosangazhimin e Gjemanise ne luften ndaj Irakut.
    Aq me teper qe kancelarit i ka mbetur tashme te zbatoje deklaratat e tij parazgjedhore, ne lidhje me Irakun.

    Te dy keta persona pra kane prere komunikimin dhe cdo gje ka mbetur pezull ne ajer mes tyre.
    Nje takim i mundshem mes tyre mund te ndodhe ne Nentor, me rastin e mbledhjes se shteteve anetare te NATO-s.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet nė Bllog
    22
    Sekretari Amerikan i Mbrojtjes deklaroi se do ta mėnjanonte njė takim me kancelarin gjerman

    Rumsfeld: Shrėder "helmoi" marrėdhėniet me SHBA-tė

    Sekretari i Departamentit amerikan tė Mbrojtjes, Donald Rumsfeld deklaroi se do ta mėnjanonte njė takim tė mundshėm me homologun e tij gjerman nė takimin e nesėrm tė NATO-s.

    Ramsfeld ka deklaruar se Kancelari i Gjermanise, Gerhard Shrėder, qe e ka rimbajtur kete post pas zgjedhjeve te se dieles, i ka "helmuar" marredheniet me SHBA-te.

    Dhomat gjermane tė tregtisė dhe industrisė (DIHK) deklaruan se Berlini duhej tė riparonte marrėdhėniet diplomatike me Uashingtonin, pėrndryshe do tė dėmtonte interesat e tij ekonomike.

    Megjithatė, shpėtimi i kancelarit gjerman mund tė jetė Ministri i Jashtėm Joschka Fischer, pėr tė cilin besohet se ka njė reputacion tė qėndrueshėm nė Uashington. Fischer, pėrfaqėsues i Tė Gjelbėrve, deklaroi se Gjermania nuk do tė harrojė kurrė se janė pikėrisht amerikanėt ata qė duhej tė falenderoheshin pėr ēlirimin e tyre nga nazizmi dhe pėr ndihmėn e dhėnė pėr ribashkimin e vendit, pas vitesh mbėshtetjeje gjatė Luftės sė Ftohtė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet nė Bllog
    22
    Kancelari gjerman pėrsėri nė pushtet. Largohet ministrja e Drejtėsisė

    Tė gjelbėrit "shpėtojnė" Shrėderin

    Pas njė nate tė tensionuar kur u duk se fitorja kaloi disa herė nga njėra palė nė tjetrėn, rezultatet pėrfundimtare tregojnė se qeveria e koalicionit kuq - e gjelbėrt e kancelarit Gerhard Shrėder do tė qėndrojė nė pushtet me njė njumėr fare tė vogėl vendesh mė shumė nė Bundestag.

    Partia Socialdemokrate (SDP) e kancelari Shrėder ėshtė fituesi i zgjedhjeve nė Gjermani megjithėse ekujlibri brenda qeverisė sė tij ka lėvizur drejt Partisė sė Gjelbėrt, partnere nė koalicion. Nė fillim sfiduesi konservator Edmund Shtoiber u ndje mė i sigurt nė fitore, por me numėrimin e mėtejshėm tė votave socialdemokratėt e Shrėderit kanė mundur tė dalin si partia mė e madhe nė parlament, tė ndihmuar edhe nga paraqitja shumė e mirė e tė gjelbėrtve, dhe rezultatet e dobta tė liberalėve, partnerė tė mundshėm tė konservatorėve:

    Dita e zgjedhjeve ishte traumatike pėr udhėheqėsin gjerman Shrėder, i cili nė njė pikė ishte i detyruar tė shihte kundėrshtatin e tij tė pretendonte fitoren gjatė njė nate me batica e zbatica. Sfiduesi kristiandemokrat (CDU) Edmund Shtoiber shpalli se partia e tij kishte dalė fituese: "Njė gjė ėshtė e qartė, ne i kemi fituar zgjedhjet - partia e vjetėr e qendrės ėshtė kthyer," tha zoti Shtoiber.

    Por mė pas u doli se ai ishte njė agim i rremė pėr qendrėn e djathtė. Partnerėt e tyre liberalė i kishin lėnė nė baltė duke marrė njė rezultat mė tė keq seē pritej, pas njė publiciteti negativ lidhur me pretendimet pėr anti-semitizėm prej njėrit nga udhėheqėsit e lartė tė partisė.

    Kur kancelari Shrėder doli mė pas nė telvizion ai ishte mė i kujdesshėm nė deklaratat e tij. E ardhmja e tij varej ende nė fije tė perit.

    Ai tha se po priste me ankth: "Ėshtė njė natė eksituese, njė natė shumė eksituese, ne kemi njė mundėsi tė mirė tė vazhdojmė politikat tona," tha zoti Shrėder. "Shumica ėshtė shumicė," tha ai, por nuk u duk plotėsisht i bindur.

    Por u desh tė kalonin disa orė para se zoti Shrėder tė dilte i gėzuar duke pėrqafuar bashkėpunėtorėt e tij pasi u duk se ai ishte fituesi i zgjedhjeve, i shpėtuar nga tė Gjelbėrit, partia qė e kishte vėnė atė mė parė nė vėshtirėsi gjatė qeverisjes sė tij.



    Tė gjelbėrtit shpėtues

    Synimi ynė zgjedhor ishte tė bėheshim partia e tretė nė vend, mendoj se kėtė e kemi arritur."

    Ministri i jashtėm Joshka Fisher, udhėheqėsi i Partisė sė Gjelbėrt, ishte shumė i kėnaqur me rezultatin e partisė sė tij.

    Ai tha se tė gjelbėrit kishin arritur objektivat nė zgjedhje dhe shpresonin tė vazhdonin koalicionin me kancelarin Shrėder tė socialdemokratėve.

    "Synimi ynė zgjedhor ishte tė bėheshim partia e tretė nė vend, mendoj se kėtė e kemi arritur," tha ai.

    "Synimi ynė ishte tė merrnim mė shumė se tetė pėrqind tė votave - disa menduan se ishte utopi, por mund tė them se tani edhe kėtė synim e kemi arritur," tha zoti Fisher. Ai vuri nė dukje se partia e tij kishte treguar se ishte e aftė tė ushtronte pėrgjegjėsi pa bėrė kompromis me parimet.


    Shtypi gjerman kapet nė befasi

    Shtypi gjerman u kap nė befasi pas zgjedhjeve legjislative me rezultatin mė tė ngushtė qė pas luftės nė Gjermani, tė cilat u karakterizuan nga njė ecje krah pėr krah e Socialdemokrat/Tė Gjelbėrve me Konservatorė/ Liberalėt, qė pėrfundoi natėn e sotme me njė fitore tė ngushtė tė tė parėve.

    "Vetėm para disa javėsh, pothuaj askush nė Gjermani nuk besonte se koalicioni i Tė Kuq-Tė Gjelbėrve mund tė dilte fitues pas 22 Shtatorit", shkruante e pėrditshmja konservatore "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

    Kjo hipotezė dukej e pėrjashtuar pėr tė pėrditshmen "Berliner Zeitung" (qendra e majtė), editorialisti i tė cilės shkruante nė njė moment se koalicioni SPD/Tė Gjelbėr dhe CDU/CSU dhe Liberalėt e FDP-sė ishin pothuaj nė pozicione tė barabarta tė Dielėn nė mbrėmje. "Koalicion i madh SPD/konservatorė, Stoiber kancelar?", shtronte pyetjen gazeta.

    Kėto dy mundėsi u fshinė nga rezultatet e para zyrtare tė botuara nė mėngjes herėt, duke dhėnė njė avantazh prej 11 deputetėsh pėr koalicionin Socialdemokrat-Tė Gjelbėr. Pėr tė pėrditshmen ekonomike "Handelsbaltt", zgjedhės tė shumtė shtruan pyetjen gjatė gjithė mbrėmjes elektorale: "A do ta shpėtojė ekologjisti Joshka Fisher Gerhard Shrėderin nė minutėn e fundit dhe, nė tė kundėrt, a e sabotoi fitoren e Edmund Stoiber liberali Guido Westerwelle? Ishin pikėrisht kėto hipoteza, tė bėra realitet, qė priteshin mė pak pėrpara zgjedhjeve".

    FAZ e vinte theksin mbi administrimin nga kancelari tė krizės sė pėrmbytjeve qė shkatėrruan lindjen e vendit vetėm disa javė pėrpara zgjedhjeve. "Nė momentet mė urgjente, sytė ishin kthyer nga kancelari qė jo vetėm gjeti fjalėt e duhura duke folur pėr njė ‘krizė kombėtare’, por qė e administroi gjithashtu krizėn me kurajo", shkruante e pėrditshmja qė dyshohet se anon nga socialdemokratėt.

    "Dy tė fituar, dy tė humbur, dhe njė kancelar I neutralizuar", vlerėsonte nga ana e saj "Die Welt". Fituesi I parė quhet Edmund Stoiber, shkruante e pėrditshmja konservatore, duke iu referuar progresionit tė CDU/CSU-sė, qė fitoi vetėm katėr pikė krahasuar me zgjedhjet e vitit 1998. "Fituesi i dytė i madh quhet Joshka Fisher. Ai pėrfitoi nga temat emocionuese qė shėnuan mbylljen e fushatės elektorale: Pėrmbytjet dhe lufta nė Irak", vlerėsonte "Die welt".

    E pėrditshmja ekonomike "Financial Times Deutschland", e vetmja qė bėri thirrje hapur tė votohej pėr kandidatin konservator Edmund Stoiber, vlerėsonte se "vetėm rezultati I mjerė i liberalėve e pengoi shumicėn e tė djathtės CDU/CSU/FDP tė fitonte".

    atsh
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet nė Bllog
    22
    Pas daljes sė rezultateve jozyrtare, deklarohet kandidati i konservatorėve, Edmund Stoiber

    "Qeveria e Shrėderit, jo mė shumė se njė vit"

    "Brenda njė viti unė do tė formoj njė qeveri tė re"


    MYNIH, 23 Shtator /ATSH-Reuters/ - Rivali konservator pėr gjerman, Edmund Shtoiber parashikoi dje se qeveria socialdemokrate e kancelarit gjerman Gerhard Schroeder nuk mund tė zgjasė mė shumė se njė vit, duke pranuar indirekt humbjen nė zgjedhjet e djeshme. "Nėse ne nuk mund tė formojmė kėtė qeveri, qeveria e Shrėderit do tė jetė nė gjendje tė qeverisė vetėm pėr shumė pak kohė", tha Shtoiber. "Brenda njė viti unė do tė formojė njė qeveri tė re". Pas rezultateve fillestare tė pjesshme qė treguan se konservatoret e Stoiberit morėn mė shumė se socialdemokratet, por qė nuk arritėm tė fitojnė shumicėn nė parlament pėr njė koalicion me demokratėt e lirė, Shtoiber e shpalli veten fitues moral te zgjedhjeve. Ndersa koalicionin e majte te Shrederit duket se e ka ndihmuar shume partia e te gjelberve, te cilet kane marre me teper pike se sa demokratet e lire, ne koalicion me konservatoret e Shrederit".


    Duke rilidhur "fijet" me Amerikėn Emma Thomasson


    Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, kundėrshtimi i tė cilit nė lidhje me njė sulm amerikan kundėr Irakut e ndihmoi pėr tė rifituar zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare, filloi pikėrisht sot riparimin e demit tė shkaktuar nga Ministrja e tij e Drejtėsisė, duke njoftuar largimin e saj nga posti.

    Sidoqoftė, ai nuk dha asnjė shenjė se gjithēka do tė rregullohej me aleaten e NATO-s. Lėvizja e parė e Schroeder ėshtė njoftimi se Ministrja e Drejtėsisė Herta Daeubler-Gmelin, e cila javėn e kaluar deklaroi se metodat e Presidentit Bush, pėr tė hequr vėmendjen e opinionit publik amerikan ndaj problemeve tė brendshme duke filluar njė luftė kundėr Irakut, ngjanin me ato tė diktatorit nazist, Adolf Hitler, nuk do tė pėrfshihej mė nė kabinetin e ri qeveritar gjerman.

    Edhe pse Gmelin refuzoi tė kishte bėrė njė krahasim tė tillė, Schroeder deklaroi nė njė konferencė shtypi se ajo kishte kėrkuar qė emri i saj tė mos merrej parasysh nė formimin e qeverisė sė re.

    Por, Schroeder shtoi gjithashtu se nuk e kishte ndryshuar qėndrimin e tij ndaj Irakut, qė vazhdon tė shqetėsojė Uashingtonin, dhe refuzoi sugjerimet sipas tė cilave qėndrimi I tij kishte dėmtuar marrėdhėniet me aleatin pėrtej Atlantikut.

    "Bazat e marrėdhėnieve mes Gjermanisė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės janė kaq tė sigurta, sa frika se ato u vunė nė dyshim gjatė fushatės elektorale ėshtė plotėsisht e pabazė", deklaroi kancelari gjerman.

    "Mes miqsh, mund tė ekzistojnė diferenca faktike, por ato nuk duhet tė personalizohen, veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr aleatė tė ngushtė", shtoi ai. Werner Weidenfeld, shef i Qendrės pėr Kėrkimet e Politikės sė Aplikuar (CAPR), nė Mynih, deklaroi se Schroeder nuk mund tė ndryshojė plotėsisht qėndrimin ndaj Irakut, pa pėrpunuar mė pare pėr kėtė numrin e madh tė votuesve, me tė cilėt fitoi zgjedhjet. "Nuk do tė jetė e lehtė pėr tė riparuar marrėdhėniet e dėmtuar keqazi me qeverinė amerikane", deklaroi Weidenfeld.


    A do tė zbutet qėndrimi i Kancelarit?

    Diplomatėt gjermanė kanė sugjeruar se kundėrshtimi i kancelarit pėr njė luftė kundėr Irakut mund tė zbutet nėse Sadam Husein do tė dėshtonte nė bashkėpunimin e plotė me inspektorėt e Kombeve tė Bashkuara pėr armėt ose nėse provohet se Iraku zotėron armė tė shkatėrrimit nė masė, qė ėshtė edhe akuza kryesore e Uashingtonit.

    "Tashmė qė zgjedhjet mbaruan, ekspertėt e politikės sė jashtme do tė marrin pėrsėri rolin drejtues", deklaroi Bernhard May i Kėshillit Gjerman pėr Marrėdhėniet me Jashtė (GCFR). May i ka kėrkuar kancelarit qė t’i shkruajė Presidentit Bush njė letėr, ku t’i sqarojė qėndrimin e tij, duke shpresuar se Schroeder do tė ketė tė njėjtin qėndrim kundėr Irakut, nėse Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara bie dakort pėr njė rezolutė tė re tė ashpėr mbi Irakun.

    Voigt deklaroi se trupat gjermane do tė mundėsonin lėnien tė lirė tė trupave amerikane dhe britanike pėr nė Irak, duke marrė mė shumė pėrgjegjėsi nė Ballkan dhe Afganistan.

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Struck ka kėshilluar krijimin e njė komande gjermano-holandeze, qė mund tė marrė pėrsipėr lidershipin e forcės paqeruajtėse nė Afganistan, pas mbarimit tė mandatit tė Turqisė, nė fund tė vitit, duke rritur madje edhe numrin e trupave.

    Pritet qė ai tė diskutojė mbi kėtė plan edhe me homologun e tij holandez nė takimin e nesėrm tė NATO-s nė Varshavė.

    Struck shtoi se do tė bisedonte edhe me homologun amerikan, Rumsfeld, edhe pse ky i fundit ka deklaruar se nuk do ta bėjė njė veprim tė tillė. "Aktualisht, marrėdhėniet tona janė politikisht tė vėshtira, por ato do tė pėrmirėsohen", deklaroi dje Ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Struck.

    ATSH / REUTERS
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Gjermania me Schröder ka tenisonuar mardheniet me SHBA, kjo u be per fushate zgjedhore. Tani kjo qeveri mundohet ta kufizoje demin. Gjermania pa SHBA-n nuk mundet se proamerikanizmi eshte akoma me i madh se e kunderta.
    Une jam dhe kam qene i bindur se Schröder do te marre pjese ne luften kunder Irakut, ne pyetje eshte vetem se si do t“ia shese kete kombit. Eshte e mundur te pohoje keshtu: " Sipas informatave qe kemi Iraku do te beje se shpejti bomben atomike e cila mund te godase edhe Evropen"! Kjo do t“i mjaftonte per ta lare fytyren dhe per tu arsyetuar para popullit. Ndoshta per te shpetuar fytyren, nuk marrin pjese aktive ne lufte, por do te bartin barren kryesore materiale, sic ben edhe ne kohen babait Bush.

  9. #9
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Tipike per te majtet ky arsyetim; te kthejne mbrapsht ato qe kane pohuar me pare.
    Schröder gjate fushates elektorale kundra Helmut Kohlit, deklaroi se do te frenonte e madje ulte numrin e te papuneve ne Gjermani, dhe nqs nuk ia arrinte dot brenda 4 vjecarit te qeverisjes se tij, nuk do te rikandidohej.
    Por papunesia jo qe nuk u ul, por as nuk u frenua dhe Schröder rikandidoi perseri me parullen "te vazhdojme punen e nisur"...

    Te njejten gje do beje e me SHBA, do te ktheje mbrapsht deklaratat e tia se nuk do te dergoje asnje ushtar gjerman ne nje lufte te mundshme me Irakun.
    Nqs Evropa do t'i bashkangjitet SHBA ne kete lufte, dhe Schröder te njejten gje do beje.

    Opinioni publik gjerman pas ftohjes se marredhenieve me Ameriken, e sheh kete fakt si dicka negative. Nisur kjo nga fakti se SHBA kane qene shteti kryesor ne rimekembjen e Gjermanise pas L.II.Bot.. Kane qene amerikaet, te cilet ndihmuan gjermanet me ndihma te gjitheaneshme. Plani Marshall ka qene nder katalizatoret kryesor ne rimekembjen e vendit. Gjermania ka qene aleati kryesor (perpos Britanise) i amerikaneve ne kontinentin plak dhe shtylla kryesore e bazave amerikane dhe atyre te NATO-s.

    Pra pozicionimi i kancelarit Schröder kundra Amerikes, mendoj se do i kushtonte shume atij.
    Deri tani i ka kushtuar renien e reputacionit nder politkanet e presidentin amerikan. Ku i dihet me tej ndoshta do te mund t'i kushtoj karrigen e kancelarit, gjithnje nqs vazhdon t'i qendroje premtimeve te tija elektorale.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Pervec asaj qe permende, amerikanet kane ndihmuar ribashkimin.
    Schröder nuk eshte treguar parimor per ato qe permende ti dhe nuk mendoj se keta do ta zvoglojne numrin e te papuneve, perkundrazi do te rritet akoma. Meqenese per kater vite nuk ka bere gje per kete, as per keto kater nuk mund te beje. Ky pati guxim tu hjek tatimet koncerneve qe do t“ishte tipike per nje parti te djatht, por jo nje e majte t`i nenshtrohet koncerneve dhe te punoje ne dobi te tyre. As CDU nuk e ka bere kete, por e majta, po!
    Se si do te ruhet dinjitetit i Schröder nuk e di, me siguri punojne ekspert ne kete drejtim, por se do te veproje sipas deshires amerikane nuk kam dyshim, ne pyetje eshte vetem se si do ta formulojne arsyetimin.
    Tani deshirojne t“i hipin tatimet, ndoshta cigaret do te kushtojne kater €, keshtu kane propozuar te gjelbertit, ndoshta i kthehen perseri benzines...sidoqofte keta nuk kane kompetence ekonomike, me teper jane demagog. Dhe kjo fitore e tij nuk ishte fitore, por Grünet e rivendosen Schröder ne karrigen qe nuk e fitoi denjesisht por me tema nderkombetare duke i marre shume votues PDS. Askush nuk i pat krkuar Gjermanise ushtare...ketij i sherbeu kjo teme per populizem dhe do ta paguaje kete ekonomia gjermane, ushtarakisht ose materialisht.....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Zgjedhjet parlamentare nė Gjermani.
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 14:33
  4. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •