Shqiptaret ne veshje e teprojne shume .. me nje fjale sdine kohen e pershtatshme ku te veshin dhe cfare te veshin ne vendin e duhur ...
Shqiptaret ne veshje e teprojne shume .. me nje fjale sdine kohen e pershtatshme ku te veshin dhe cfare te veshin ne vendin e duhur ...
ti shkurt the qe shqiptaret vishen keq sepse nuk kane para per t'u veshur mire.
une t'u kunderpergjigja duke te thene qe gjermanet edhe nese kane para, vishen keq. kjo verteton qe paraja nuk eshte e domosdoshme per t'u veshur mire...
te duket kaq palidhje ky krahasim?
une jetoj vetem qe ne moshen 18 vjeç dhe qe ne ate moshe jam i pavarur ekonomikisht...
Vasudhaiva Kutumbakam
haha! jo. kam inat qe fjala "shqiptar" te perdoret si sinonim i dikujt qe nuk di te vishet... po une, nese di te vishem nuk quhem me shqiptar??? shqiptar jam.
prandaj nuk me duket e drejte qe disa ketu quajne "fshatar" nje person pa kulture dhe intelekt dhe nese eshte intelektual, e quajne "qytetar"...
Vasudhaiva Kutumbakam
Ne lidhje me temen,
keto fjale te tipit qytetar vs katnar , e kane historine ehu shume vite me pare. Kjo ka ardhur si rezultat se fshataret kane qene te percmuar, diskriminuar gjithmone qe ne kohen e enverit, qe i futi ne koooooperative.. kshu tuf. Lol
Ka qene lloji i jeteses dikur ne fshat, te distancuar nga cdo gje...i la shume te prapambetur. Jo se ish faji i tyre, po i tille ishte ambjenti , jeta atehere. Tani ka ndryshuar koncepti. E perdorin me shume katnaret tani vs qytetareve. E kunderta. LoL
Si urdheron pink panther...
po nga te erdhi ky hamendesim??? apo ngaqe nuk bej si ti qe perdore fjale anglisht per te bere si intelektuale?
ah po... harrova se hobi yt eshte te hipotezosh mbi anetaret e forumit...
nuk eshte hera e pare qe e ben...
e po te pakten po me behet qejfi qe kete rradhe nuk shkruajte ndonje "Meshkujt Retard"; "I believe jane te rralle"; apo "Oh well, vazhdo".
te lumte pink panther! po ben progrese!!!
Vasudhaiva Kutumbakam
Për konceptitn e qytetarisë, QYTETARIT, është folur me qindra vjet dhe vazhdon të flitet e të shkruhet edhe sot.
Koncepti qytetartregon qytetrim, intelekt, veti të shumta njerëzore. Qytetari mund të jetë në qytet edhe katund. Pra koncepti i qytetarisë, QYTETARIT nuk ka të bëjë me vendin ngushtësisht, ndërkaq në mënyrë të tërthortë po.
Predispozitat për zhvillim të konceptit të qytetarisë, natyrish në qyteti janë më të mëdha sesa në katunde. Vetë mënyra e jetës, zhvillimi i jetës kulturore dhe gjithsesi edhe tradita pararendëse ndikojnë që personi në qytet, (jo domosdoshmërisht) të jetë më afër të konceptit të qytetarisë, pra të qenit qytetar.
Një rëndësi, natyrisht dominante kanë pararendësit, intelekti dhe qytetrimi i tyre, patjetër që krijon mundësi për zhvillim intelektual me koncept qytetar.
Fjala katundar, në të shumtën e herave përdoret si fyerje. Kjo, s' do mend është e padrejtë, e paarsyeshme.
Sa më shumë që të zhvillohet fshati, krijohen kushte dhe mundësi për zhvillim të intelektit dhe konceptit qytetar.
Dikur, aristokracia kishte intelekt dhe koncept qytetar, por aty nuk perfshiheshin masat. Ata madje ishin grupe tepër të vogla.
Koncepti i qytetarisë, i qytetarisë intelektuale në masat e gjera është vështir të arrihet, madje kjo gati është e pamundshme...
Ndryshuar për herë të fundit nga trysil : 24-02-2010 më 15:16
Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!
Per te dyja palet une nuk them gje no coment.
Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...
Krijoni Kontakt