Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Takim i klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

    Në fund të shtatorit në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit dhe të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Durrës, u zhvillua një takim i klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ku morën pjesë edhe të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, të kryesuar nga Fortlumturia i Tij, Kryepiskopi Anastas.
    Kjo mbledhje i zhvilloi punimet nga data 19 deri 21 shtator dhe në të u diskutuan shumë probleme që kleri i has gjatë kryerjes së shërbesave dhe në veprimtarinë e përditshme.
    Ditën e parë, e hënë 19 shtator, në drekë, në manastir u mblodhën të gjithë pjesëmarrësit. Mbasdite u zhvillua edhe takimi i parë dhe përgatitja për Liturgjinë e së nesërmes.
    Fjalimin e parë e mbajti Kryepiskopi Anastas, rreth thënies të Apostull Pavlit të shkëputur nga letra e dytë drejtuar Korinthasve (6,1) “Mos e lini të shkojë më kot hiri që pranuat nga Perëndia”.
    Kryepiskopi theksoi disa çështje si: Vlerësimi i hirit të dhënë nga Perëndia. Eshtë një tragjedi ta lëmë të bjerë atë në zbrazëti, kur Perëndia na thirri dhe na dha Hirin e Tij. Gjithashtu, u theksua rëndësia e përmbushjes së misionit të klerikut, i cili duhet të jetë model imitimi dhe të jetë korrekt edhe në gjërat më të vogla. Ai duhet të jetë trasmetues i jetës së krishterë dhe i përjetimit të pastër dhe të sinqertë. Gjithashtu, Kryepiskopi theksoi që kleriku duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme në jetën e tij shpirtërore. Kjo është një nga gjërat më të domosdoshme që duhet të ketë një klerik, sepse si do mundemi ne të ndihmojmë të tjerët shpirtërisht nëse nuk bëjmë përpjekje personale? Si do të ndriçojmë të tjerët kur nuk kemi vetë dritë?
    Ditën e dytë, e martë 20 shtator, dita nisi me Liturgjinë Hyjnore, ku bashkëmeshuan hierarkë e klerikë nga të katër mitropolitë, dhe që u drejtua nga Kryepiskopi Anastas.
    Më pas u vazhdua me takimet e radhës dhe temat e tyre. Një ndër temat kryesore ishte edhe ajo ekonomike.
    Folësit u ndalën në mangësitë e vërejtuara dhe rrugët për kapërcimin e tyre Gjithashtu u theksua, se edhe klerikët duhet të mendojnë edhe për veprimtari dhe burime nga brenda kishës që mund të mbulojnë shpenzimet, sepse vetëm kështu do mund të arrihet autoqefalia ekonomike. E veçanta e mbasdites ishte ndarja e pjesëmarrësve në takim në tri grupe, të drejtuara nga episkopët, në bazë të problematikave të caktuara, ku bënë edhe propozime konkrete për mbarëvajtjen e punëve.
    Një fjalën e tij Hirësi Ignati, Mitropoliti i Beratit, në lidhje me misionin e klerikut përmendi faktin se ai duhet të predikojë Ungjillin dhe jo thjesht ta lexojë atë, por ta shprehë me gjithë forcën e shpirtit të tij. Ky është çelësi i cili do të afrojë besimtarët në kishë.
    Ndërsa mosmarrëveshjet shkojnë në dëm të besimtarëve dhe i bëjnë të rinjtë të largohen nga kisha dhe të ndjekin rrugën larg saj dhe shpëtimit të Zotit tonë Jisu Krisht. Gjithashtu ai tha se: Një nga përgjegjësitë e klerikëve është që të nxisin dhe përgatisin kuadrot e rinj të kishës, sepse ata janë një hap më i sigurt për të ardhmen.
    Një temë u mbajt edhe nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani. Në fjalën e tij ai tha ndër të tjera se: Njeriu e ka shumë të vështirë në jetën e përditshme në qoftë se nuk pozicionohet në një vizion më global të jetës së tij. Në pasazhin e Apostullit të ditës, të cilin Kryepiskopi e përmendi disa herë, shën Pavli flet pikërisht për këtë gjë: Njeriu është në një luftë përpjekjesh. Që nuk ka të bëjë thjesht me veten e tij po me një vizion akoma më të madh. Të gjitha vështirësitë, duhet ta bëjnë që të inkuadrohet më tepër në këtë luftë, si dhe të jetë pak më i ndërgjegjshëm në pozicionin e tij. Dhe të jetë i qartë se ç’po kryen.
    Në mbledhje kishte diskutime të hapura nga klerikët në lidhje me jetën shpirtërore në famullitë e tyre, si dhe rreth problemeve dhe vështirësive që ata ndeshin në kryerjen e misionit të tyre. Pasi këto çështje u diskutuan u dhanë dhe udhëzimet e duhura dhe zgjidhje konkrete në kapërcimin e vështirësive dhe ushtrimin sa më të efektshëm të misionit të tyre.
    E nesërmja, 21 shtator, ishte edhe dita e fundit e takimit, ku u rrahën edhe pikat e propozimet e dala nga grupet e veçanta, përpara se të gjithë të largoheshin për në enoritë e tyre.
    Kryepiskopi Anastas mbylli atë duke i ftuar të gjithë pjesëmarrësit të psalin “Cila Perëndi është aq e madhe sa Perëndia ynë”, lutje e cila do të na shoqërojë dhe do të na japë fuqi në përmbushjen e shërbimit tonë të shenjtë.
    Përveç kohës dedikuar takimeve të programit, pjesë shumë e rëndësishme e ditës ishte kryerja e përbashkët e shërbesave, por edhe koha e lirë, që u jepte mundësi klerikëve të zonave të ndryshme të forconin miqësitë dhe të diskutonin rreth problemeve të dala etj.

    Vlash Plepi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-12-2005 më 22:35

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë ndodhi me shqiptarët në vitin 1967
    Nga RaPSouL në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 08:54
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. SHKRIMI I SHENJTË: Kapitulli V: Historia e Kishës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 00:21
  4. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  5. Leke Dukagjini
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •