Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Libri "Bariu i mirė" (Episkop Kozmai)

    Duke lexuar librin “Bariu i mirė” (Episkop Kozmai)

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė ka historinė e saj tė pasur. Kjo histori qė nė dukje pėrfaqėsohet me objekte kulti, arkitekturėn, ikonografnė, afresket, pronat etj., ka nė qendėr tė saj episkopė dhe etėr, tė cilėt e trashėgojnė atė nga brezi nė brez. Njėrin prej kėtyre e gjejmė tė pėrshkruar me dashuri e respekt nė librin, “Bariu i mirė” (Episkop Kozmai). Tek fėmijėria e tij sheh vizionin e madh tė njeriut pėr t’u shkolluar me sakrifica, pasi vetėm kėshtu mund tė bėhesh dikush qė mund t’u shėrbesh tė tjerėve. Rruga nga Bestrova pėr nė Nartė, ku ai kreu shkollėn fillore, vlen ta kujtosh pėr trastėn e leshit ku mbante librat e fletoret, opingat e shqyera mbushur me baltė, po edhe zbathur. Ai do t’ia dilte mbanė pasi rrahjet e kambanės e ftonin tė emocionuar pėrpara kishės pėr tė bėrė kryqin dhe dėgjuar liturgjinė. Historia e tij me Kishėn dhe pėrpjekjet e mėvonshme pėr t’i shėrbyer asaj nisin kur atij i ra nė dorė libri i Dhiatės sė Re. Tashmė ai kishte mėsuar tė lexonte dhe “ky libėr u bė bashkudhėtar i jetės sė tij, tani e ndiente Jisu Krishtin, po e prekte me dorė.” Leximi i Dhiatės sė Re bėn qė Episkop Kozmai tė mendojė e jetojė ndryshe. Jeta me punėt e pėrditshme ishte mbijetesė, kurse shpirti jeton jo vetėm brenda tij, por e ēon atė nė qiell tė flasė me etėrit, me Perėndinė. Frymėzuesi i tij ishte Jisu Krishti, tė cilin nuk e ndau nga vetja kurrė dhe si Ai filloi t’u flasė bashkėfshatarėve tė tij pėr Perėndinė si krijues i gjithėsisė. Ky pėrkushtim u vlerėsua nga besimtarėt dhe si rrjedhojė ai u hirotonis dhe hyri nė radhėn e klerikėve. Kėshtu atij iu plotėsua edhe ėndrra pėr t’u bėrė prift.
    Njė tjetėr moment interesant nė kėtė libėr ėshtė dhe trajtimi i mbylljes sė kishave. Pėr njė ēast u duk se bota u shemb dhe njerėzit s’merrnin mė frymė. Shteti komunist shqiptar, i cili kishte bėrė tė gjitha eksperimentet fizike me njerėzit e vet bėri edhe tė fundit, provoi t’u heqė edhe shpirtin pėr tė parė nėse do tė mund tė mbijetonin. “O Zot, profetėt e tu i vranė dhe altarėt e tu i prishėn dhe unė mbeta i vetėm, dhe ata kėrkojnė jetėn time”. Ky varg por dhe shumė tė tjerė lidhin natyrshėm momentet e vėshtira tė jetės sė Episkopit me ato ēka pėrshkruhen nė Shkrimin e Shenjtė.
    Procesverbali i kishės “Pesė Martirėt” pėr materialet e kishės dorėzuar njerėzve tė pushtetit ėshtė interesant, qė ndoshta edhe sot duhet marrė si shembull korrektėsie. Bashkė me materialet e kishės, Episkop Kozmait i dukej sikur po dorėzonte shpirtin e tij. Ai qėndroi rreth njė vit i mbyllur brenda pa hequr rason dhe mjekrėn. Shpirti i Shenjtė vjen, futet brenda tij, e zgjon dhe i thotė se ky tėrmet komunist ka rėnė vetėm nė Shqipėri dhe se njė ditė do tė bjerė mbi komunizmin dhe kishat do tė hapen pėrsėri. Ndaj, Episkop Kozmai i mbushur me optimizėm ndezi qiririn pėr tė mos e fikur kurrė pavarėsisht nga furtunat qė do tė frynin.
    Ashtu si maratonomaku ai vendosi tė rendė e tė vrapojė pėr tė ēuar flakėn e qiririt tė ndezur deri nė destinacionin e duhur, deri nė ditėn kur do tė hapeshin kishat. Dialogjet e cituara aq bukur na ēojnė tek besimtarėt e Dhėrmiut. Kėta njerėz duket se kanė qenė mbėshtetėsit kryesorė nė ato vite pėr Episkop Kozmanė. Flaka e qiririt vazhdon e ndezur tė ngrohė zemrat e atyre qė e donin dhe tė verbonte ata qė pėrpiqeshin ta shuanin. Kėshillat e tij tė menēura tashmė u bėnė udhėrrėfyese pėr besimtarė tė shumtė. Vitet kalonin duke gdhendur portretin e tij ikonografik, ku flaka e qiririt zbulonte detajet e kėtij portreti, ku rrudhat zgjateshin duke u bėrė njė me mjekrėn. Balli i lartė, sytė e futura thellė shikonin larg por edhe afėr ditėn e shumėpritur kur kishat do tė hapeshin pėr tė ndezur qirinjtė e shumtė nga flaka e pashuar prej 23 vjetėsh. Ajo ditė erdhi, pėr tė ishte e gėzuar, por jo e papritur, vetėm se i lirė veshi rason dhe krejt natyrshėm vazhdoi meshimin nė kishat e rrėnuara jo vetėm nė Vlorė, por edhe nė rrethe tė tjera.

    Me respekt
    Paskal Kota,mėsues Selenicė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėrkujtohet 10 vjetori i jetėndėrrimit tė Episkopit Kozma Qirjo

    Nė datėn 8 Gusht u krye nė Kishėn e Shėn Theodhorit, Vlorė, pėrshpirtja me rastin e 10 vjetorit tė fjetjes sė tė pėrkujtuarshmit Episkopit tė Apollonisė, Hirėsi Kozmait (Qirjo). Mesha dhe pėrkujtimorja u drejtuan nga Mitropoliti i Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė, Imzot Ignatit, me pjesėmarrjen e shumė klerikėve tė Mitropolisė, si edhe tė njė shumice besimtarėsh tė qytetit, shumė prej tė cilėve e kanė njohur nga afėr Hirėsi Kozmain si nė kohėn e persekutimit por edhe mė pas, kur kishat u rihapen.
    Pas Meshės dhe pėrshpirtjes nė kishė u krye njė takim nė ambientin e famullisė sė kishės ku folėn dhe treguan kujtimet e tyre shumė prej tė pranishmėve. Tė gjithė sollėn nė kujtimet e tyre momente tė jetės sė Hirėsi Kozmait, sidomos kurajėn dhe guximin e tij gjatė kohės sė persekutimit, por edhe zellin dhe punėn e palodhur pas rihapjes sė kishave. Mė tej, njė pjesė e tė pranishmėve u drejtuan pėr nė fshatin Bestrov, tek kisha e Pesė Martirėve ku prehet prej 10 vitesh episkopi Kozma Qirjo. Edhe kėtu u krye pėrshpirtja e rastit nga Mitropoliti Ignat dhe klerikėt e tjerė tė pranishėm. Aktivitetet pėrkujtimore u mbyllėn me drekėn e shtruar me kėtė rast nga Mitropoliti.

    Jetėshkrim i shkurtėr

    Hirėsia e Tij, Episkopi i Apolonisė dhe Ndihmės i Kryepiskopit Anastas, i Pėrkujtuarshmi Kozma (Qirjo), lindi mė 13 tetor 1921 nė njė familje tė varfėr, por besimtare, nė fshatin Bestrov tė Vlorės. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin Nartė dhe mė pas arsimi i tij i vetėm do tė ishte Shkrimi i Shenjtė dhe pėrvoja e jetės. Nė moshėn 23 vjeēare vendos tė bėhet murg dhe pėr kėtė dėshirė tė tij tė zjarrtė bisedon me Mitropolitin e atėhershėm tė Beratit, Imzot Visarionin (Xhuvani), i cili i thotė se do t’i kthejė pėrgjigje sė shpejti. Ndėrkohė nėna e tij Zoica, duke mėsuar kėtė dėshirė tė tė birit, i lutet dhespot Visarionit qė tė mos e pranojė Kozmanė nė radhėt e murgjėrve, pasi ajo kishte vetėm atė. Kėshtu Visarioni duke e marrė parasysh dėshirėn e sė ėmės i pėrgjigjet Kozmait se dėshira e tij pėr t’u bėrė murg nuk mund tė plotėsohet. Kėshtu, Kozmai vazhdon jetėn nė fshatin e lindjes ku edhe martohet me bashkėshorten e tij Elisabetėn.

    Bashkėfshatarėt e tij, duke parė zellin dhe dashurinė e zjarrtė qė ai kishte pėr Perėndinė menduan qė ta kishin atė si udhėheqėsin e tyre shpirtėror dhe i propozuan Mitropolitit Visarion qė ta dorėzonte prift tė fshatit. Kėshtu, mė 25 prill 1945 ai u dorėzua dhjak nė kishėn e Shėn Vllasit nė Vlorė dhe pas katėr ditėsh m

    ė 29 prill 1945 u dorėzua prift nė kishėn Shėn e Diela nė Nartė. Me dashuri pėr Zotin dhe pėr bashkėfshatarėt e tij Atė Kozmai vazhdoi punėn e klerikut deri nė mbylljen e kishave, nė vitin 1967. Megjithėse besimi fetar tashmė ishte i ndaluar dhe gjithashtu rreptėsishtė e ndaluar ishte edhe ēdo ushtrim i tij, Atė Kozmai kurrė nuk rreshti sė shkuari shtėpi mė shtėpi nė ēdo qytet tė vendit pėr tė mbajtur tė palėkundur nė Orthodhoksi sa mė shumė besimtarė tė mundte. Ai kryente pagėzime, kurorėzime nė ēdo familje ku e kėrkonin dhe meshonte nė shtėpinė e tij natėn e mė pas me kungatėn e Hyjshme, shkonte pranė besimtarėve pėr t’i kunguar nė mėnyrė qė tė mos lejonte sistemin qė t’i privonte ata nga ushqimi hyjnor.

    Kėshtu e ushtroi priftėrinė e tij Atė Kozmai deri nė vitin 1990, vit nė tė cilin ai pėrveē nė misteret e Kishės do tė jepej me shpirt edhe nė pėrpjekjen pėr rihapjen e kishave nė qytete tė ndryshme tė vendit. Ai ishte anėtar i Kėshillit Iniciator pėr Rihapjen e Kishave dhe me pas anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė KOASH-it. Nė vazhdim ishte nga pritėsit e parė tė Eksarkut tė atėhershėm Patriarkal, sot Kryepiskopit Anastas, dhe mbeti deri nė fund tė jetės sė tij njė nga bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė. Pėr shumė vite, ai shėrbeu si Epitrop Arkihieratik i Mitropolisė sė Beratit si edhe Atė Shpirtėror nė Seminarin Teologjik nė Durrės, duke ndihmuar kėshtu nė pėrgatitjen e klerikėve tė rinj tė Kishės sonė. Me gjithė angazhimet e mėsipėrme, ai asnjėherė nuk la pas dorė punėn e famullitarit tė pėrkushtuar, tė cilėn e kreu pėrgjatė gjithė kohės nė qytetin e Vlorės, por edhe nė zonat pėrreth.

    Nė vitin 1998, njė detyrė tjetėr e rėndėsishme do tė shfaqej para tij. Kisha sė cilės i shėrbeu me vetėmohim dhe Providenca Hyjnore i patėn ruajtur njė mirėnjohje tė madhe, por edhe njė kryq tė rėndė, duke e ngritur atė nė gradėn episkopale. Ishte njė mirėnjohje dhe njė falėnderim pėr punėn e palodhur, por edhe njė kryq i rėndė pasi vinte nė njė moshė tė kaluar. Por edhe kėtė herė, duke qenė nė lartėsinė e situatės, ai e kuptoi se duhet tė pranonte kėtė kryq nė mėnyrė qė tė mund tė ngjitej nė Fronin e tij edhe Mitropoliti i Beratit tashmė i dorėzuar prej vitesh, por i ndaluar nga autoritetet pėr tė marrė detyrėn e tij. Kėshtu “po”- ja e tij nė thirrjen e Kishės edhe kėtė herė ishte e menjėhershme dhe frymėzuese pėr tė gjithė ne. ”Ja ku jam, u bėftė nė mua sipas fjalės sate”, kjo ishte pėrgjigja e Ikonomit Kozma Qirjo nė propozimin pėr t’u dorėzuar Episkop i Apollonisė dhe Ndihmės i Kryepiskopit. Mė 23 korrik 1998, ai u dorėzua Episkop prej Kryepiskopit Anastas, Mitropolitit Ignat dhe Mitropolitit Joan, nė kishėn katedrale tė Ungjillėzimit tė Hyjlindėses nė Tiranė. Edhe me funksionin e ri tė Episkopit, ai vazhdoi veprėn e tij baritore deri mė 11 gusht tė vitit 2000, ditė nė tė cilėn Ati qiellor e thirri atė pranė Tij. Tani ai lutet pėr ne dhe pėr Kishėn e tij pėrpara Altarit tė Shenjtė dhe qiellor, zjarri pėr tė cilin e digjte nė zemėr pėrgjatė gjithė jetės sė tij.



    Fjala e Kryepiskopit Anastas nė Shėrbesėn e Hirotonisė nė Episkop tė Imzot Kozmait, Tirane, 23 korrik 1998

    Fort i shtrenjti z. Kozma,

    Biri i Perėndisė thotė: "I di punėrat e tua, edhe dashurinė, edhe shėrbesėn, edhe durimin tėnd, edhe punėrat e tua tė pastajme, se janė me tė tepėrta se tė parat" (Apokalipsi 2:19).
    Ke kaluar njė jetė tė tėrė plot sprova, hidhėrime e varfėri, njė jetė totalisht tė pėrkushtuar te Krishti. Gjatė 23 viteve tragjike tė persekutimit tė pamėshirshėm ateist, ti nuk u pėrkule dhe vazhdove pa zhurmė me besim tė palėkundur, me durim mahnitės, veprimtarinė tėnde hieratike, duke meshuar dhe duke pagėzuar rreth tre mijė njerėz. Edhe Mitropoliti i dorėzuar se fundi, i pėrndershmi z. Joan, prej teje e mori pagėzimin gjatė atyre viteve, kur tė gjithė besimtarėt e Shqipėrisė ecnin nė hijen e vdekjes.

    Sapo u dha liria pėr shprehjen e besimit te Perėndia, ti shpejtove me entuziazmin, pėrulėsinė dhe urtėsinė nė pėrpjekjen pėr rimėkėmbjen e Kishės sonė nga gėrmadhat. Qė nė vitin 1991, sapo mbėrrita nė Shqipėri, pata rastin tė vlerėsoj bashkėpunimin tėnd tė zellshėm nė postet e pėrgjegjshme, si pėrfaqėsues arkihieratik i Mitropolisė sė Beratit, Kaninės dhe Vlorės dhe si anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Kishtar; gjithnjė i butė dhe i pėrulur nė zemėr, i gatshėm pėr ēdo mision tė pėrgjegjshėm. Dhe tani sė fundi, nė njė kthesė tė vėshtirė tė ecjes se Kishės sonė... ti pranove njė formė tė re sakrifice.... Duke vlerėsuar lart gjithė jetėn tėnde tė kontributit, tė shėrbesės dhe dashurisė pėr Krishtin, Kisha jonė, nė mbledhjen e parė tė Sinodit tė saj, tė zgjodhi Episkop tė Apolonisė, ndihmės tė Kryepiskopit. Me kėtė vendim, nderohen nė personin tuaj edhe tė gjithė priftėrinjtė e bekuar dhe heroikė tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, tė cilėt gjatė viteve tė persekutimit mbartėn peshėn e pėrgjegjėsisė sė tyre hieratike, me konsekuencė, besnikėri dhe pėrkushtim."Vlera e re arkihieratike" dhe misioni ynė, qė tė rezervoi Providenca e Perėndisė, po vjen nė njė moshė shumė tė pjekur. Por "Hiri Hyjnor, ai qė shėron tė sėmurėt i plotėson ato qė mungojnė", ai qė jep frymė tė re, rezistencė, ndriēim dhe fuqi atij i mbėshtesim me besnikėri absolute veten tonė dhe njėri-tjetrin... Nė vitet e persekutimit, pėr tė mbajtur familjen tėnde, krahas shėrbimit qė bėje nė fshehtėsi si prift, punove si vreshtar e punėtor, duke mirėmbajtur dhe sheshuar rrugėt. Sot dashuria e Perėndisė tė ngarkon qė tė mirėmbash vreshtin e Kishės dhe si Pararendės, tė pėrgatitėsh "shpirtrat pėr rrugėn e Zotit", qė ti bėsh ato tė sheshta. Uroj me gjithė shpirt, qė Perėndia Triadik tė te rinojė "ashtu si shqiponjėn", tė tė falė shėndet tė palėkundur dhe ndriēim me bollėk tė Shpirtit tė Shenjtė, qė edhe me vulėn e cilėsisė sate si Episkop, tė vazhdosh tė predikosh Ungjillin e Krishtit, mesazhin gazmor tė dashurisė, tė shpresės dhe durimit, tė ngushėllohesh dhe tė shenjtėrosh popullin e Perėndisė, ta ēosh atė me fjalėn, me shembullin dhe me jetėn tėnde, drejt ligjeve shpėtimtare, tė kontribuosh me pėrvojėn dhe urtėsinė tėnde nė vlerėsimet dhe nė vendimet e Sinodit tė Shenjtė tė Kishės sonė.

    Paskal Mamaj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-09-2010 mė 02:39

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Libri "Bariu i mirė" (Episkop Kozmai)


Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni ''At'' Nikolla Marku
    Nga Fenomeni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 424
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 09:35
  2. A ta tolerojme shenjtin Orthodoks Shėn Kozma Etoliani
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 253
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 00:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •